-
Kali i detit
Lexova kėto ditė pėr tezėn e njė arkeologu italian, Francesco Tiboni, tė Universitetit tė Marsejės: sipas tij, Kali i Trojės paska qenė, nė fakt, anije.
Keqkuptimi, siē ndodh nė raste tė tilla, i detyrohet njė gabimi nė pėrkthim, meqė hippos, siē e quanin kalin nė greqishten e vjetėr, ishte nė fakt njė lloj anijeje fenikase qė quhej Hippos.
Te Plini plak gjendet njė shpjegim pėr emrin: kėtė model anijesh e pat shpikur njė mjeshtėr i quajtur Hippus. Ndoshta pėr shkak tė homonimisė, kėto anije pėrdornin njė kokė kali si zbukurim tė bashit.
Hippos-i fenikas, barelievi nė Kohrsabad.
Nuk ėshtė, nė fakt, e vėshtirė tė pėrfytyrosh ngjashmėritė mes teknikave tė ndėrtimit tė njė kali gjigand prej druri dhe njė anijeje aq mė tepėr qė atė tė Trojės e patėn ndėrtuar mjeshtrit mirėmbajtės tė flotės greke.
Dhe do tė ketė qenė shumė e lehtė tė fshihje njė grusht luftėtarėsh nė barkun e njė anijeje, sesa nė barkun e njė kali.
Hipoteza intrigon, edhe pse tė flasėsh pėr tė vėrtetat e luftės sė Trojės jashtė Epeve tė Homerit duket si ushtrim skolastik.
Pėrndryshe, nė njė plan mė abstrakt, edhe anija edhe kali nuk janė veēse mjete pėr tu zhvendosur: anija nė det, kali nė stere. Siē e thotė edhe fjala, njeriu tė dyjave u hipėn nė fakt, foljen shqipe hipi e kanė krahasuar me greqishten e vjetėr hippos.
Pa folur pastaj qė edhe anijen e supozuar Hippos, edhe Kalin e Trojės, mund ti pėrfytyrojmė si enė pėr tė mbajtur dhe bartur njerėz.[1]
Kali mitik i Trojės mbante brenda vetes ēetėn e luftėtarėve grekė qė pastaj do tė hapnin portat e qytetit; por edhe anija, si objekt abstrakt dhe platonik, nuk ėshtė veēse brendėsi e kulluar.
Tek njė nga esetė e tij tė njohura (Nautilus et Bateau ivre), Roland Barthes vėren se anija, nė njė nivel mė tė thellė, ėshtė simboli i pėrmbylltėsisė (clōture), dhe se shumė anije nė legjendė dhe nė fiction shėnjojnė vetizolimin e kujt kėrkon tė shijojė njė univers tė mbyllur, tė rrumbullt dhe tė lėmuar.
Barku i Kalit tė Trojės, njėlloj sikurse hambari i anijes Hippos (dhe i balenės qė gėlltiti Jonas-in) funksionojnė kėshtu si mjedise tė vetėmjaftueshme: kur janė fshehur brenda Kalit, grekėt kushedi nuk do ta kenė ndier urgjencėn pėr tė dalė andej sėrish.
Pėrndryshe, kuajt dhe anijet mjaftojnė, pėr ta pėrmbyllur eposin homerik edhe nga jashtė.
Lufta e Trojės, nga ky kėndvėshtrim, nuk ishte veēse pėrpjekje e grekėve jashtė, pėr tė hyrė brenda mureve tė qytetit: njė akt penetrimi titanik, qė do tė pėrkonte edhe me fundin e Trojės vetė.
Por ky penetrim, nga jashtė -> brenda, realizohet vetėm kur ata pak grekė tė fshehur nė barkun e Hippos-it arrijnė tė dalin nga brenda -> jashtė, ose nė kah tė kundėrt.
Kjo dinamikė e kundėrvėnies midis njė brendėsie dhe njė jashtėsie i shoqėron tė gjitha kronikat e rrethimeve tė kėshtjellave nė histori. Pėr tu shėnuar edhe zgjidhja gjeniale e Gjergj Kastriotit, qė duke ndenjur ai vetė jashtė mureve tė Krujės gjatė kohės qė osmanėt ia kishin rrethuar kėshtjellėn, i shndėrroi forcat osmane nga rrethues nė tė rrethuar.
Sikurse ndeshet edhe tek Odiseja, e cila rrėfen endjen shumė-vjeēare tė Uliksit pėrjashta, dhe mė pas hyrjen e kėtij nė Itakė, nė fillim po aq fshehurazi sa edhe grekėt nė barkun e Kalit (a tė Hippos-it) e mė pas, pas njė masakre tė domosdoshme, brenda vetė Penelopės.
Barthes-i e krahason anijen me njė shtėpi perfekte, superlative, sepse pėrfundimisht tė mbyllur. Duke folur pėr anijet e Jules Verne-it, ai vėren se largėsitė e lundrimeve tė tyre veēse ua shtojnė magjinė e pėrmbylltėsisė, ose pėrsosmėrinė e humanitetit tė tyre tė brendshėm.
Por pėrfundimisht e mbyllur ėshtė edhe njė kėshtjellė e rrethuar, e cila bėhet perfekte vetėm e vetėm ngaqė prej saj nuk mund tė dalėsh mė.
Nė kėtė kuptim, Kali i Trojės, anija Hippos, Troja dhe vetė Itaka ishull nė mes tė detit nuk do tė ishin veēse forma tė sė njėjtit objekt mistik; dhe ri-interpretimi i rrėfimit homerik veēse kalim nga njė formė nė tjetrėn, nėn diktatin e shifrės sė arsyes.
[1] Shqipen anije e afrojnė etimologjikisht me enė; tė krahasohet edhe italishtja vascello, frėngjishtja vaisseau dhe anglishtja vessel, qė vijnė nė analizė tė fundit nga latinishtja vascellum, nga vās, vāsis me kuptimin enė, pjatė, vazo.
Ardian Vehbiu
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt