-
Deputeti grek kërcënon Shqipërinë: Të lëshojmë avionët luftarakë mbi Himarë
Shembja e ndërtesave në Himarë është çështje delikate që përfshin dy shtete, Greqinë dhe Shqipërinë.
Pala greke ka ashpërsuar tonet pas urdhrit për prishjen e ndërtimeve në Himarë, duke lëshuar deklarata lidhur me respektimin e pakicës greke nga pala shqiptare.
Ministri i Jashtëm grek ka paralajmëruar Ramën që të ketë kujdes me respektimin e minoritetit grek në territorin shqiptar ose në të kundërt do merrnin masa.
Ndonëse nuk është bërë e qartë nga fqinjët tanë se çfarë masash do të merrnin, përveç kërcënimit për statusin kandidat në BE, deputeti i Agimit të Artë ka qenë i prerë në fjalimin e tij.
Është korrespondenti i “Ora News” në Athinë, i cili në emisionin “Arena” është shprehur:
Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F-16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare. Fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve.”
Mund të përshkruhet si një “luftë e ftohtë” marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë megjithëse nuk duhet harruar ngjyrimi partiak që i jepet, pasi në nivel kombëtar është ende e dobët si “betejë”.
Por, duhet përmendur që banorët e prekur nga shembja e objekteve në Himarë protestuan me flamurin grek dhe amerikan në duar me thirrjet “Poshtë qeveria shqiptare.”
/Metro/
-
-
Për: Deputeti grek kërcënon Shqipërinë: Të lëshojmë avionët luftarakë mbi Himarë
Shajm,shajm parlamentaret shqiptare por te pakten gjejme ndonjehere edhe ngushellime nga greku. Nuk eshte e lehte te votosh dhe te zgjedhesh parlamentar te tille ...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt