Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    4,746
    Faleminderit
    204
    221 falenderime nė 204 postime

    Mihal Luarasi

    Mihal Luarasi lindi mė 16 shtator tė vitit 1929 nė Korēė. Shkollėn e mesme e kreu nė liceun artistik "Jordan Misja" nė Tiranė, ndėrsa studimet e larta nė Akademinė e Arteve tė Teatrit dhe Filmit nė Budapest tė Hungarisė.

    Nė teatėr pėr herė tė parė si regjisor paraqitet me tragjedinė Shilerit "Intrigė dhe dashuri" nė 1957 me shumė sukses nė Teatrin Popullor, spektakėl qe qėndroi nė repertor shtatė vjet dhe u luajt mė sė 300 herė.

    Mihal Luarasi ėshtė njeri nga tre regjisoret e shquar tė periudhės mė tė ndritur e cilėsore tė teatrit shqiptar nė vitet 1957-1973 : Luarasi - Spahivogli - Mani. Pėr arsyet qė dihen, nė Teatrin Kombėtar Luarasi vuri pak pjesė, por ato u dalluan pėr cilėsinė dhe nivelin e lartė artistik, si : "Dragoi i Dragobisė", "Dhelpra dhe rrushtė" (fituese e te gjitha ēmimeve te para nė Festivalin e II-te kombėtar tė teatrove), “Mosha e bardhė”, "Banorėt e shkallės nr. 6", "Rrugė tė tėrthorta", "Njė dashuri e tille". Mė 1966 ve pėr herė tė parė nė skenė nė Teatrin Migjeni tė Shkodrės dramėn "Cuca e maleve". Nė 1973 vuri nė skenė dramėn e Tennessi Wiliamsit "Orfeu zbret nė ferr", dramė qė u ndalua nė provat e pėrgjithshme.

    Ėshtė regjisor i dramės “Njolla te murrme” me trupėn e Korēės me tė cilėn fitoi tė gjitha ēmimet e para nė Festivalin e IV kombėtar tė teatrit 1969. Pas tre ditėsh spektaklin e pa diktatori Enver Hoxha dhe e dėnoi si vepėr armiqėsore. Ne teatrin AZC tė Korces punoi pesė vjet dhe realizoi njė sere shfaqjesh tė paharruara, si "Te pamposhtur", "Pas dy vjetėsh", "Flake nė shtepi", etj. Mė 1972 nė teatrin A. Moisiu tė Durrėsit vuri nė skenė dramėn "Ēėshtja e inxhinier Saimirit" tė Fadil Pacramit, vepėr qė u dėnua. Me festivalin 11 nė RTVSH 1972, Luarasi u ndesh pėrsėri me Diktatorin i cili kėsaj herė nuk ia fali "fajet" e vazhdueshme dhe urdhėroi burgosjen e tij. U dėnua me tetė vjet heqje lirije. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri nė vitin 1990.

    Ne dhjetor 1990 largohet nė Hungari. Mė 1991-1992, vė nė skenė nė Budapest dramėn e Rexhep Qosjes "Vdekja e njė mbretėreshe". Mė 1995 e fton Teatri Kombėtar nė Tiranė dhe vė nė skenė dramėn "Hekurat" tė dramaturgut hungarez Göncz Arpad. Mihal Luarasi ėshtė regjisor i disa spektakleve te mėdha nė Teatrin e Operas e dhe Baletit, si "Karmen", "La traviata", "Pranvera", "Opera pėr tre grosh", etj.

    Gjate qėndrimit ne Hungari, ka botuar njė sere shkrimesh mbi teatrin nė shtypin hungarez dhe atė shqiptar. Nė vitin 2003 u botua libri i tij "Teatri Kombėtar nė udhėkryq" dhe pas dy vjetėsh libri i dyte me shkrime mbi teatrin dhe arte tė tjera "Kujtesa qė nuk flė".

    Ne vitin 2001 Luarasi shkruan dramėn "Gomone" qė u vu nė skenė nė TK, nė 2003, nga regjisori Gezim Kame. Nė kėtė vit ai kthehet pėrfundimisht nga Hungaria. Vė nė skenė nė TK dramėn e Ruzhdi Pulahes "Streha e tė harruarve" nė 60 vjetorin e Teatrit Kombėtar. Nė 2006 shkruan dhe vė nė skenė dramėn "Korbi bardhe" qė vazhdon tė shfaqet me sukses (2007).

    U nda nga jeta mė 30 tetor 2017.

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Mihal_Luarasi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    4,746
    Faleminderit
    204
    221 falenderime nė 204 postime

    Pėr: Mihal Luarasi

    Jeta e Regjisorit Mihal Luarasi, sfidat dhe rikthimi ne skenen e shenjte te teatrit

    http://revistapsikologji.com/jeta-e-...te-te-teatrit/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    4,746
    Faleminderit
    204
    221 falenderime nė 204 postime

    Pėr: Mihal Luarasi



    Qofshi i Parajses Mjeshter i Artit Shqiptar & i Perjetshem kujtimi dhe krijimtaria juaj !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-11-2017 mė 11:27

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    4,746
    Faleminderit
    204
    221 falenderime nė 204 postime

    Pėr: Mihal Luarasi

    Nje rrefim i shkurter per Top Channel - 2015

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-11-2017 mė 12:02

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    4,746
    Faleminderit
    204
    221 falenderime nė 204 postime

    Pėr: Mihal Luarasi

    Interviste per RTSH - Maj 2017


  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    SERAFIM DILO (01-11-2017)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •