Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    “Stuhi” në burgje, shkarkohen e çohen për ndjekje penale drejtorët

    Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj lajmëroi mesditën e së shtunës një nga rrokadat më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë në historinë e sistemit të burgjerve në vendin tonë.

    Janë shkarkuar nga detyra dhe janë kallëzuar në prokuroritë përkatëse 8 drejtorë burgjesh për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Vetë ministrja Gjonaj ka bërë publike disa nga shkeljet e konstatuara.
    “Jane konstatuar shkelje që, jo vetëm kanë dëmtuar funksionimin e sistemit, por kanë rrezikuar edhe sigurinë e burgjeve. Jane mbi 150 shkelje vetëm në periudhën korrik-tetor të këtij viti, nga të cilat 6 raste të futjes së lëndëve narkotike dhe pjesa tjetër për futjen e sendeve të ndaluara si celularë, pije alkoolike etj”, tha ministrja Gjonaj.
    Nga shkeljet e konstatuara pjesën më të madhe me 88 raste e ka burgu i Peqinit, ndërsa prokuroria e Elbasanit ka hapur 90 procedime penale për shkeljet në burgje. Përveç drejtuesve të shkarkuar dhe të denoncuar penalisht, ministrja Gjonaj paralajmëroi se mosreagimi i paraardhësve të saj në ministrin e Drejtësisë ndaj kësaj situate do të jetë pjese e punës e organeve ligjzbatuese.
    Ndërkohë deri në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të burgjeve nëpërmjet konkurseve, në postet e tyre janë komanduar persona me integritet dhe karrierë të pasur në sistemin e burgjeve.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: “Stuhi” në burgje, shkarkohen e çohen për ndjekje penale drejtorët

    Kjo eshte nje nga ato lajme qe i ka qef si populli dhe partia. Populli se mendon se Qeveria po ben diçka dhe Partia qe fillon e shperblen militantet mbas zgjedhjeve.

    Njerez te ndershem ne ate vend nuk gjinden dot as per rektora universiteti e jo me drejtora burgjesh. A,po te jete per persona me integritet dhe te pasur nga karriera ka sa te duash.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: “Stuhi” në burgje, shkarkohen e çohen për ndjekje penale drejtorët

    Ironia e Patozit: Shumë trafikantë e kanë gjetur drejtor burgu shokun e bandës kur kanë rënë brenda

    Pas shkarkimeve që bëri Ministrja e Drejtësisë para pak minutash, ka reguar edhe ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi. Ai shkruan në facebook se gjysma e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri paskan qenë vetë të dënuar. Patozi ironizon duke thënë se ndoshta ky është një kriter i Rilindjes dhe s eshumë kriminelë kanë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.
    “TA KESH DREJTORIN SHOK BURGU

    Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri. Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.
    Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.
    Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.
    I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.
    Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës.” – shkruan Patozi.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •