Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Shqiperia sot

    Sot, jetojmė nė njė gjendje katastrofike, mes manipuluesėve, poshtersive, krimeve, kriminelėve dhe shkeljeve sė tė drejtave. Vendi ynė, veēanėrisht, ėshtė nė njė gjendje mjaft tė rėndė, dhe mė e rėndė, shumė herė mė e rėndė, ėshtė gjendja e popullit, “tė thjeshtėve”.
    Ne, shqiptarėt, kemi vetė-lejuar qė tė jemi inferiorė nga qeveria, dhe ne, edhe pse jemi tė vetėdijshėm pėr gjithēka qė ndodh, edhe pse dimė gjithēka, ne, sė bashku, si popull, jemi tė paaftė tė bėjmė diēka pėr tė mbrojtur veten tonė, tė tjerėt rreth nesh, e pėr mė tepėr, atdheun tonė.
    E kemi nė gjak. Ēdo shqiptar qėndron nė pritje, qė dikush tė bėjė diēka pėr tė, pėr popullin, pėr atdheun, por nėse tė gjithė kanė kėtė mentalitet, dhe presin qė tė tjerėt tė bėjnė diēka pėr ta, doemos, askush nuk do tė ngrihej.
    Tė gjithė, nė mbarė botėn, ngrihen me deklarata, pėr tė thenė fjalė tė bukura, filozofi, por askush nuk ngrihet, pėr tė manifestuar lirinė. Padrejtėsitė ndodhin pėrditė, por askush nuk tregohet i aftė pėr tu ngritur, dhe pėr tė luftuar kėtė negativitet qė do tė mbysė ngadalė ēdo gjeneratė.
    Ky ėshtė vendi, ku do tė rriten fėmijėt tanė, breza tė rinj. Por nėse ne do tė qėndrojmė duarkryq, atėherė do tė ketė diēka tė parashikueshme e negative nė lidhje me brezat qė do tė vijnė. Nėse ne ngrihemi, atėherė sėrish do tė ketė diēka tė parashikueshme, por kėsaj here, ajo do tė jetė pozitive.
    Intelektualėt po largohen dita ditės, sepse e dinė qė nė njė vend si ky fundi i tyre do tė vijė shpejt. Ata qė nuk ia dolėn, bėjnė pėrpjekje pėr t’u pėrshtatur, nė mėnyrė qė tė mos poshtėrohen e tė ndihen tė barabartė, e mė pas ata bien.
    Turma e shėmtuar e njė popullsie tė mbaruar, qė nuk mund tė bėjė asgjė, pėr tė mbrojtur vetveten, e zgjedh tė largohet, tė mbyllė sytė e tė qėndrojė duarkryq si njė spektator i apokalipsit, ai ka marrė fund.
    Ndėrsa ai qė zgjedh tė ngrihet, nė manifestimin e lirisė, t’i ngrejė zėrin poshtėrsive dhe tė kėqijave qė na bėhen pėrditė, ai po, ėshtė hero. Ai qė ngrihet, dhe zėri i tij kthehet nė bukurinė e jehonės sė lavdisė, ai do tė jetė nderi i njė kombi qė do tė rrisė bijtė e tij nė lirinė e vėrtetė.
    Tirania nuk ka zgjatur asnjėherė, askund. As Shqipėria nuk do ta bėjė atė tė zgjasė. Dhe kur ky popull tė ngrihet me lavdi, nga mjerimi e manipulimi, drej kryengritjes, nė rrugėn e trimėrisė dhe lavdisė, do tė vijė edhe dita e fundit e tiranisė...
    “...dhe njė zė vengon nga lumi,
    mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
    se mileti po gatitet,
    se tirani lebetitet,
    se pėlcet, kėrcet furtuna,
    fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    skuqet Semani dhe Drini,
    dridhet beu dhe zengjini,
    se pas vdekjes ndriti jeta
    dhe kudo gjėmon trumbeta;
    ngrehuni dhe bjeruni,
    korini dhe shtypini,
    Katundar' e punėtorė,
    qė nga Shkodra gjer nė Vlorė...”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Shqiperia sot

    shqiptaret jane rober te zoterinjve shqiptare dhe standartet e zoterinjve lene per te deshiruar! nese Ballakni apo Azia do te ishte nje tezge shpirtrash dhe roberish, Evropa nje banke shpirtrash dhe Amerika nje supermarket shpirtrash, shqiperia do ti ngjante tregut te gabit apo nje orgjie te piset shpirtrash, ku zoterinjte shqiptare i pjellin me shumice dhe shtrojne nje treg shtet mesjetar!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •