Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Kryeministri Edi Rama regjistroi sot aktin më të rëndë të një zyrtari të lartë kundër mediave dhe gazetarëve, duke i atakuar ata nga pozita e kreut të qeverisë dhe duke i ofenduar publikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

    Fjalori i kryeministrit, i denjë për një individ që vjen nga rruga dhe jo nga vota e qytetarëve, kaloi çdo kufi etik duke u shndërruar në një agresion të hapur ndaj gazetarëve. Ky sulm përngjan me ato që organizatat kriminale kanë përdorur në Italinë e viteve të përplasjes me Mafian, për t’u mbyllur gojën gazetarëve.

    Eshtë e vërtetë që kryeministri sot është në hall, por ky hall i tij nuk buron nga puna që bëjnë qindra gazetarë, në kushte mjaft të vështira, për të informuar publikun. Sot duhet të ishte dita kur kryeministri do duhej të dilte me kokën ulur dhe t’u kërkonte falje atyre reporterëve që, shpesh duke rrezikuar edhe jetën e tyre, kanë informuar për katër vite me radhë për trafikun e drogës, për bandat që kontrollojnë territorin e vendit, për makinën e numrit dy të qeverisë që përdorej nga një organizatë kriminale, për avionët e drogës që uleshin e ngriheshin me bekimin e policisë, për deputetët e tij që kërkoheshin ndërkombëtarisht për krime, për ngjarjet në Elbasan, Lushnje, Vlorë, etj, për korrupsionin dhe koncesionet e turpshme të klientëve të qeverisë… Kryeministri duhet të kërkonte falje që këto raportime, që u vërtetuan botërisht, me zë, figurë dhe presh në duar dhe që ai sot i quan thjesht gabime, dikur i cilësonte baltë, kazan, shpifje, sulme, etj.

    Të gjithë e panë që kazani nuk ishin mediat dhe gazetarët, por qeveria, të cilës sapo iu hap kapaku, mbyti me erën e saj gjithë vendin. Kazani sigurisht nuk janë mediat, por ata që flirtojnë me kriminelët, që bëjnë fushatë me ta, udhëtojnë me ta dhe ndajnë paratë me ta. Dhe për këtë nuk duhet ndonjë dije e posaçme nga ato që predikon i dituri kryeministër, mjafton të shohësh faktet. Mjafton të shikosh se si në katër vjet, krimi është ulur në Kuvend, qeveri e bashki. Këtë fenomen nuk e pollën gazetarët, ata vetëm po tregojnë se ku e ka burimin kriminalizimi që ka mbërthyer vendin.

    Kryeministri do duhej t’i falenderonte gazetarët për punën që kanë bërë, sepse sot ishte dita e tyre. Por ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse në krye të gjithë këtij degradimi qëndron ai vetë dhe sepse çdo shqiptar sot e ka të qartë vlerësimin për profesionistët e medias dhe propagandën manipuluese të qeverisë. është publiku dhe jo Edi Rama, ai që gjykon punën e gazetarëve. Edi Rama nuk ka as kompetencën ligjore të ndërhyjë në një pushtet tjetër dhe as aftësinë intelektuale për të vlerësuar apo për të dhënë leksione gazetarie. Ai di të bëjë vetëm propagandë, madje edhe kur kapet mat.

    Por sot, agresioni i Ramës ndaj mediave e kaloi kufirin e propagandës. Ai u kthye në një sulm të hapur dhe intimidues, pikërisht për t’u mbyllur gojën gazetarëve që sot duhet të ndihen krenarë sepse puna e tyre në katër vjet triumfoi mbi manipulimet dhe propagandën e shpifur të kryeministrit. Kjo ndërhyrje brutale e kreut të qeverisë, e padëgjuar në një vend normal demokratik, duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë diplomatët e huaj që janë në Tiranë. Sepse provon në radhë të parë se pas gjithë aferave në qeveri qëndron vetë kryeministri dhe sepse së dyti, një politikan që sulmon mediat është i aftë të bëjë gjithçka. Nëse deri dje kanë ngurruar të flasin për hir të “stabilitetit”, sot është në nderin e tyre të ngrenë zërin në mbrojtje të shtypit të lirë në Shqipëri.

    Në çdo vend tjetër në Europë, gazetarët do t’i kishin larguar mikrofonat në shenjë proteste ndaj fyerjeve të një kryeministri. Në Shqipëri, ku kryeministri kontrollon një pjesë të pronarëve të mediave, (tani do të bëjë edhe kryeredaktorin) një gjë e tillë është e vështirë. Gazetarët jetojnë nga puna e tyre dhe ndihen realisht të kërcënuar, por dinjitetin e tyre nuk mund ta nëpërkëmbë një kryeministër dhe aq më pak një kryeministër si Edi Rama. Ai duhet bojkotuar.© Lapsi.al

    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!

    Nga Andi Bejtja

    Pamë sot një skene që nuk e kemi pare ne asnje vend të botes, ne asnje vit, ne asnje shekull, ne asnje epoke: Kryeministrin e një vendi që del perballe gazetareve të kombit të vet duke i thene haptas, që kam dale të merem me ju dhe i fyen i poshteron, i quan të paditur, injorante etj etj, jo per 10 sekonda një apo dy minuta, po per minuta të tera, madje duke u larguar, dukej qarte dhe i pangopur…Nuk i mjafton që ka blere pjesen derrmuse të pronareve të medias me njemije menyra të drejtperdrejta e të terthorta, por do të mendojne si ai jo vetem gazetaret e thjeshte, por edhe operatoret edhe montazhieret, madje dhe shoferet e medias.

    Të gjithe jemi të ndergjegjshem që gazetaria shqiptare ka problemet e veta, mund të kete shume me pak të ditur se Edi Rama, mund të kete dhe shume me të ditur e të shkolluar se ai: por një gje ja u them me plot gojen: me gjithe problemet, me gjithe paditurite, me gjithe kompromiset, madje dhe me faktin e shemtuar se shpeshehere media ka qene dhe zgjatim i politikes, media shqiptare është me pak e qelbur dhe me profesionale se politika shqiptare. E kemi pare kryeministrin tone ne studio televizive, me gazetare të ndryshem që i ka ofenduar po njesoj si sot, por akoma nuk e di t’i jape pergjigje pyetjes se cili është investimi me i madh ne Shqiperi dhe nuk e thote dot akoma sot e kesaj dite: e kemi pare neper samite të ndryshme kur ai tregonte barcaleta dhe kryeministri i Serbise merte para per vendin e tij..etj etj.

    E kemi pare të shaje dhe të ofendoje kedo, jo vetem gazetaret, por dhe opoziten dhe ish aletatet, të jeni të sigurte pak me vone do të shaje dhe do të ofendoje edhe popullin me të cilin mendon se po bashkeqeveris tani: të vetmit që nuk ka share asnjehere jane të fortet dhe trafikantet. Po nuk ka rendesi, le të behemi pak amerikane: Kryeministri po e mbron me thonjte e lyer me balte profesionin e tij, poltiken: gazetare mbroni profesionin tuaj gazetarine: hiqjani mikrofonin Edi Rames.

    http://www.dailymotion.com/video/x663uyf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-10-2017 më 19:18
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Dritan Kaba kundër Bejtes/ Mos i bëni nder Ramës, ai do që ta bojkotoni se....

    18:01, 25/10/2017
    Përfaqësuesi i LSI-së, Dritan Kaba, ka dalë kundër thirrjes së bërë sot nga analisti Andi Bejtja, drejtuar gazetarëve, ku i kërkonte të bojkotonin kryeministrin Edi Ram,a, pasi ky i fundit ofendoi median dhe fjalën e lirë.

    Përmes një postimi në Facebook, kaba thekson se Rama nuk duhet bojkotuar, pasi në këtë momente ai është i kapur nga paniku i së vërtetës.

    Kaba vijon më tej duke ju thënë gazetarëve që të mos e bojkotojnë Ramën, përkundrazi ta nxjerrin ata sa më shpesh në mënyrë që shqiptarët ta shohin si është ai në të vërtetë.

    Ja çfarë shkruan Kaba:

    JAM KUNDER BOJKOTIT TE RAMES!

    Pikerisht keto dite qe ate nuk e mbajne nervat nuk duhet bojkotuar

    Po e bojkotoni ne nje dite qe ai nuk ka argument per te mbrojtur vendimin e tij politik, ne mbrojtje te krimit te organizuar.

    Doni ta bojkotoni, tani kur ai ka humbur logjiken nga vazhdimesia e fashikujve qe vijne.

    Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka kapur makthi e frika e asaj qe do te ndodhe, pa dijenine e tij.

    Doni ta bojkotoni, tamam ne kete kohe, kur ai eshte me keq se kurre.

    Doni ta bojkotoni, pikerisht tani, kur e ka zene pasiguria e asaj qe do sjelle e nesermja.

    Doni ta bojhkotoni, pikerisht tani, kur ortaket e tjetersimit te votes ne 25 qershor, nuk e lene te qete duke i kerkuar haraçin e karikes se pushtetit qe i dhane.

    Doni ta bojkotoni, pikerisht ne kete çast, kur ai do te rrije ta kaloje hallin qe e ka zene me veten e tij dhe te ndonje ndihme "anesore".

    Ju lutem mos e bojkotoni!

    Shqiptaret duhet ta shohin ashtu si eshte, pikerisht tani!

    Ju lutem mos e bojkotoni, por kerkoni pavaresi ne punen tuaj!

    Ju lutem mos e bojkotoni, por vazhdoni ta pyesni!

    Ju lutem mos e bojkotoni, se ai vete nuk do vete te flase me, se nuk ka çfare te thote!



    © SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Deklaron gazetarja që u sulmua nga Rama: Ishte...

    Gazetarja Elja Zotka ka treguar variantin e saj të asaj që ndodhi atje. Ajo tha se Rama e kishe planifikuar edhe më herët atë që bërei, pasi sipas saj ai nuk priti asnjë pyetje nga gazetarët.

    “Në qoftë se do e përkuzoja me një fjalë e gjithë ajo që ndjeva është një fjalë që Rama e përdorë, sëkëlldi. Ishte një sulm i menduar më parë, ai e deklaroi që në fillim, “Kam ardhur këtu për ju”. Ishte një sulm i përgatitur pasi ai nuk priti që ne ti bënim pyetje”, tha Elja Zotka.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    I gjati i do te gjithe leqe/peqe, vuan rende nga sindroma e diktatorit.
    Kush e kundershton esht i paditur, pyetjet i ka idiote...

    Para dy javesh, hodhi idene qe ne parlament te kete vetem nje grup kamerash.
    Si puna e Erjonkes, qe filmimet/intervistat ua jep te gatshme mediave.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    I ka te gershetuara shume bukur sindromat e diktatorit me ate te psikopatit, te cilat kur priten ne nje pike, shkaktojne skandale te kesaj natyre. Por fatkeqsisht jemi mesuar tashme me te tilla gjera, nuk eshte hera e pare..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Nje qen i terrbuar qe drejton nje kope delesh..kjo eshte vatha (atdheu) jone

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Edhe pak u ka thene nje llum politik ku shprehen si te duan dhe e ngrene dhe e ulin ketl sipas interesit, kazan politik!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    ...jemi ne fazen e qeverise se shpetimit kombetar ende dhe ujerat politike jane te nxehta, prandaj Edi Ram duket si rrugac apo horr politik! ajo qe te ben pershtypje eshte zeri i Greqise qe acaron luften moderne te klaneve te huaja qe e kane 'pushtuar' Shqiperine! nje vend i cuditshem i brishte por shkembor ku kane lene koken me mijera Paride dhe Hektore me pare!

  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Nje qen i terrbuar qe drejton nje kope delesh..kjo eshte vatha (atdheu) jone
    murik,

    nuk hane qen, por jan klysh...

    Sepse te gjitha mediat ishin te perqendrum tek Tahir Habilaj.
    Doli tashi ky i gjati, dhe beri “skup” me mediat, dhe u harru Tahiri tashi...

    Keto jan bk te vertete...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Skandali i Edi Ramës/ Gazetarët duhet t’a bojkotojnë kryeministrin

    Te thush qe mir ja boni se thu dot. Te thush qe boni keq prap se thu dot.

    E vetmja gjo qe mundet te thuhet eshte se si nuk pati a nuk doli nje gazetar me kulture demokracie dhe qe te mbronte lirin dhe etiken e mediave ne ate moment. Si nuk doli asnje gazetar qe t'ja kishte kercit mikrofonin kokes !
    Do kishim dhe nje kryeminister qe respektohet ne problemin e ngritur dhe do kishim dhe nje gazetar qe bente nje autokritike kostruktive. Se,t'ja kishin hy te gjithe sa ishin ne dru kryeministrit (jo vetem me mikrofona) nuk do ishte pjeserisht e drejte. Do fillonte populli te ndikohej nga mediat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •