Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Ashtu sikundër një person që e mendon vehten të  ofenduar dhe të rrezikuar, vazhdon të mërmëisë me vehte fjalë hakmarrëse dhe plot helm duke u përpjekur të përmbajë vehten që të mos i shprehë ato në public  për arësye të paraqitjes si personalitet apo person të ndershëm, ashtu dhe një pjesë e mirë e politikanëve dhe parlamentarëve në Shqipëri kryesisht nga opozitat parlamentare por dhe nga Maxhoranca, kanë mprehur shpatat për të kundërsulmuar me të tërë batërite e ligjit dhe të anti-ligjit me qëllim që të përmbysin Partinë fituese në zgjedhje për ti marrë asaj pushtetin nëpërmjet akuzave-shpifje dhe dis-informimit mediatik.

    Kjo tregon se lufta politike e paprinciptë e ashpërsuar këtë katër vjeçarin e kaluar,  kur Shqipëria u qeveris me Koalicion të gjërë PS-LSI-PDIU-PDNJ-PDK e që përfundoi  me tre parti për shkaqe kryesisht të klientelizmit i cili si zakonisht kamuflohet me deklarata politike, - vazhdon të dëmtojë shtetin shqiptar dhe stabilitetin e vëndit.  

    Lufta politike midis atyre që humbën zgjedhjet dhe atyre që i fituar ato me 25 qershor vazhdon po aq e ashpër dhe konfliktuale, sa që mund të themi se nuk ka dallim nga lufta e ashpër politike që bënte dikur PPSH  kundër armikut të klasës: e paprinciptë, plot të pavërteta apo të vërteta të thëna përgjysëm, madje kështu si ka nisur mund të përfundojë edhe me krime.

    Argumentat se përse po ndodh kështu, janë të shumta, dhe këtu qëndron problematika e kësaj përplasjese e cila e ka bazën në vetë sistemin capitalist, i cili nxit dhe përkrah ekonominë e tregut, ka për bazë fitimet me çdo kusht dhe pasurimin e padrejtë,  por ka dhe elementë negativë të përhershëm si korrupsionin, krimin ekonomik e politik, dhe degjenerimin moral e social.

    Pavarësisht se ky sistem është nga ana materiale më i mirë se sistemi që trashëguam, problemet e dala janë të mëdha aq sa 1/3 e popullsisë është larguar këto 27 vite, dhe tranzicioni së bashku me Reformat në Drejtësi,  nuk po përfundojnë, duke krijuar hije ë rënda dyshimi mbi palët e interesuara madje dhe tek ndërkombëtarët, të cilët kanë përgjegjësinë se përse po hezitojnë  të  veprojnë aktivisht.

    Konfliktet politike ka kohë që kanë nisur dhe janë zhvilluar duke filluar që nga rënia e shtetit në 1997 dhe duke vazhduar deri në ditët e sotme po aq ashpërsisht.

    Shumë nga perëndimorët (BE dhe SHBA),  mendojnë se si ka mundësi që një vënd kaq i vogël ka një rryl fyti kaq të madh saqë zëri i tij dëgjohet në të gjithë Europën. Por habia më e madhe qëndron tek problemet për të cilat bërtet.

     Bërtasin për korrupsion galopant, duke ja hedhur fajin njëri tjetrit dhe duke kërcënuar njëri tjetrin me burgje, me llahtarira të ndryshme, por harrojnë se ishin apo janë ata që po e drejtojnë këtë vënd.

    Bërtasin për papunësinë duke akuzuar njëri tjetrin,  por harrojnë se kanë bërë shumë pak për të hapur vënde pune në vend në një kohë kur në 1990-1991 mbyllën të gjitha vëndet e punës në Shqipëri me pretekstin se do të vinte `çeku i bardhë`..

    Bërtasin duke akuzuar njëri tjetrin për drogën dhe kanabisin por harrojnë se droga si kanabisi, kokaina,  u futën që në vitet 1999-2000, pikërisht pas rënies së firmave piramidale me qëllim si burim fitimi, pikërisht nga lënia e shtetit në tranzicion dhe pa ligje.

    Bërtasin dhe trashin zërin duke akuzuar me  `futje në burg` të kundërshtarëve respektivë politikë, por në mëndje kanë  se si t`ja hedhin ligjit dhe drejtësisë.

    Bërtasin për dalje të parave të pista dhe të `pastra` jashtë shtetit por nuk thonë se janë ata dirigjentët e levizjes së parave si brënda ashtu dhe jashtë.

    Kështë që ngel  e qëndrueshme thënia e Vranickit për politikanët shqiptaërë kur thoshte në 1997: Këtu është vështirë të dallosh se kush  janë ëngjëjt dhe kush janë Djajtë.

    Por për mendimin tim ata dallohen vetëm nga veprat që kanë bërë dhe jo nga fjalët.

    Përsa i përket situatës së tanishmë ka vetëm një paradox që mesa duket hedh poshtë pretendimet e Opozitës se vëndi është keq ekonomikisht , dhe për nxirjen e situatës në një kohë kur ekonomia është e stabilizuar me një ritëm tek 3%, shumë më mirë se disa shtete në Ballkan dhe në Europën Lindore e qëndrore në raport me luftën e ashpër politike e cila nuk ka sens kur shihet me sytë e politikanëve perëndimorë të cilët ngrenë supet të habitur ; sidoqoftë kjo luftë politikë ka sens po të shihet nga populli,  i cili e dha votën dhe nuk e dha ashtu si mendon opozita: me para, dhe as me drogë apo me dhunë.

    Populli i dha votën Maxhorancës këto katër vite për të vendosur shtet e ligjet që kanë munguar.

    Pikërisht kjo është ajo që nuk do Opozita, që nuk e duan madje dhe disa elementë politikë të ish Maxhorancës madje dhe ndonjë i Maxhorancës sot: vendosjen dhe zbatimin e ligjit.

     Përse?

    Sepse vendosja dhe zbatimi i ligjeve do të thotë asgjësim i informalitetit, pagim të taksave,  realizmin e vettingut aq të kërkuar në sistemin e korruptuar të drejtësisë përfshi dhe prokurorinë, dhe vendosjen para drejësisë të të inkriminuarve.

    Atëhere të inkriminuarit e pa vënë parapërgjegjësisë në vite dhe të inkriminuarit e këtyre katë viteve të fundit, kanë hartuar një strategji djallëzore duke patur parasysh tezën e vjetër:`mbrojtja më e mirë është sulmi`, dhe akuzat më të efektëshme  janë errësimi  punës së Maxhorancës dhe Dis-informimi.

    Interesant është fakti se të gjitha akuzat janë drejtuar vetëm ndaj drogës si një nga elementët në të cilën kanë qënë të përfshirë edhe opozita me mungesën e luftës ndaj drogës  (duke e përdorur sulmin si alibi për vehten e tyre), dhe mungon ajo që është më e rëndësishmja në funksionin e Opozitës: programet dhe projektet që duhet të përgatisë për të marrë pushtetin të shoqëruara me mungesën e theksuar të reflektimit se përse dështuan në zgjedhjet.

    Për fat të keq elementi i dytë i rëndësishëm negative me të cilën sulmon opozita është : `prishja e imazhit të vëndit` para të huajve. Kjo çuditërisht po shoqërohet me ashpërsimin e sulmeve të fqinjëve jugorë duke përdorur disa minoritarë për të ngritur problem që jo vetëm nuk egzistojnë port ë krijohet përshtypja se politikanët fqinjë tanë  u intereson një Shqipëri  copë copë, u interon grindja e përhershme midis grupeve politike në Shqipëri dhe u intereson largimi i Ramës  (për shkak të qëndrimeve plot dinjitet ndaj problemeve me këtë shtet).

    Nëse kjo  është e mirë për fqinjët , është për të ardhur keq që opozita dhe disa politikanë kryesorë shqiptarë po përpiqen të shesin dinjitetin e shtetit për përfitime personale,-pra për karriken e pushtetit.

     Kjo nuk duhet lejuar sepse në një farë mënyre sovraniteti i vëdndit nuk duhet prekur për shkak të përplasjeve politike.

    Në rastin Tahiri, shikohet qartë nxitja politike për të shkaktuar çoroditje dhe destabilizim nëpërmjet disa prokurorëve të cilët kërkojnë në Komisionin Parlamentar arrestimin e një Deputeti pa fakte.

    Kjo bie në kundrshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut që pasqyrohen në Kushtetutën tonë. Merreni me mënd se ç`farë pësojnë njerëzit e thjeshtë para këtyre lloj prokurorësh: të arrestosh një deputet pa fakte duke përdorur metodën enveriste: ``plase në burg pastaj gjej faktet``!!!???

    Duke mos i mbajtur anën deputetit Tahiri, në parim këta Prokurorë duhet në Demokraci të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën e cila thotë:e realizmin e vettingut aq tw a, dhe realizmin e vettingut

    Neni 15

     1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

     2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

    Neni 17

     1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

     2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

    Neni 32

    2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme.

     Në përfundim mund të them se kjo strategji e kundërshtimit në çdo hap ndaj veprimeve të Maxhorancës madje pa arritur as 100 ditët e verprimti, politizimi i  aksidenteve, kapjes së kriminelëve, shpifjet kundër individëve të Maxhorancës e të tjerëve, përkrahja e `heshtur` nga fqinji jugor, nxirja e jetës në Shqipëri nëpërmjet mediave të blera brënda vëndit dhe paraqitje me ngjyrë të zezë jashtë vëndit, është në aktivitet të plot; sidoqoftë kjo po ndodh se duke mos u përballur me drejtësinë, apo duke përfituar nga kjo drejtësi e korruptuar një mori politikanësh ndër vite, është krijuar një front i rrezikshëm dhe djallëzor anti-Vetting, i cili përdor mjete të sofistikuara të shpifjeve e të disinformimit për t`ju shmangur përgjegjësisë ligore që do të vijë kur të realizohet vettingu, dhe duke përdorur metodën `hajduti thërret kapeni hajdutin`, për të çoroditur opinionin Publik brënda dhe jashtë vëndit.

    Megjithatë sot pas 27 vitesh, populli po kupton kush mbetet Ëngjëll dhe kush është Djalli apo Djajtë, dhe kush janë djajtë që vishen si ëngjëj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Pirro vetem diçka,per Tahirin prova eshte makina. Diten qe u vertetua qe Habibajt trafikonin droge me makinen e Tahirit,Tahiri del automatikisht person i akuzuar.

    Ne çdo vend te Europes nje njeri qe ben sikur shet nje makine dhe e perdor prap kete makine...dhe kjo makine dyshohet a vertetohet se eshte perdorur per trafik droge automatikisht ish pronari i makines arrestohet sepse duhet te shpegoje si shitjen si edhe perdorimin e makines.

    Kur plasi skandali Qeveria-Tahiri u munduan ta anashkalonin skandalin duke shpeguar qe deri me sot nuk kishte prova qe makina ishte perdorur per droge dhe Habibajt nuk ishin akuzuar per trafik droge. Kjo do te thote qe edhe per qeverine dhe vet Tahirin diten qe vertetohet qe makina eshte perdorur per trafik droge nuk ka nevoje per asnje prov tjeter.

    Per lojen e opozites dhe pa-aftesia me dashje a pa dashje e prokuroris jane diskutim tjeter...Por diten qe u arrestuan Habibajt duhej te arrestohej dhe Tahiri...edhe sikur te ishte qytetar i thjeshte,lere pastaj qe si ish minister i brendshem eshte akoma me shume pergjegjes per faktin qe ai akuzohet.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    murik (24-10-2017)

  4. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Pirro10, rridhke komunizem gjithandej...

    Edhe Enveri shtet beri, po po, shtet. Por me vrasjet dhe persekutimet ka shkaterruar kodin gjenetik te nje kombi! (lexoje nja dy-tre here ket qe ta kuptosh...)

    Per nje njeri qe ka dy sy ne balle, dy veshe dhe te pakten 2 gram mend, e kupton se çfare po ndodh ne te vertete.
    Shtetin e ben zbatimi i ligjit or mik, dhe te gjithe te barabarte para ligjit.

    Si ore pirrodhjeta do ti ngresh lapidar krimineleve?! A s'te mjaftoi Prenga, Frroku, Roshi etc?!

    Tahiri, esht qershia mbi torte, esht fytyra e rilindasve. Ministri i brendshem trafikant nderkombetar droge!!! Ministria e mbrojtjes ve ne disposizion te gjitha mjetet per trafikantet e droges!!!


    Pra, o pirro, nga keta pret ti qe te bejn vetingun?!



    P.S.
    - Meqe ti krahasove me siper te majte me te djathte, ajo qe te them une, esht se sado te meta te kete Basha, ai nuk pajtohet me krimin, edhe se po paguan nje kosto te larte....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    murik (24-10-2017)

  6. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Te flasesh sot per Vettingun kur Ministri Mbrendshem bashkepunon me grupe te strukturuara kriminale eshte me se pakti budallallek! Ai qe duhet te ishte shembull per te gjithe shqiptaret ne zbatimin e perpikte te ligjit, perdor makinen personale per te transportuar droge..
    Ministria e Mbrojtjes e cila ka per detyre ruajtjen e kufinjve te vendit, fik radaret e ushtrise per t’ja lehtesuar aktivitetin kriminal te trafikut te droges disa grupeve mafioze.

    Keta dy persona kryeministri i vendit i ka promovuar e vleresuar ne çdo rast perpara syve te publikut. Njerin e quante ministrin kampion i cili rilindi policine e vendit ndersa tjetren e quante gruan me te zote e te hekurt qe kishte punuar ndonje here!
    Si per ironi te fatit personi i cili i denoncoi keta dy ish-ministra, u denua me burg dhe u anatemua me ze e figure nga i pari i vendit...

    Do vazhdojme akoma te tregojme perralla me Vetingje e drejtesi o Pirro? Apo per ty s’ka me asnje kufi karagjozlleku??
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Pallavra, ide te pabazuara ne fakte nje opozite medioker qe cdo dite e me shume po humb pike ne syte e publikut, e vetmja shprese qe te indinjohet nga humbja eshte te nxjerre ministrat me rekorde kriminale..

    Te gjithe ju analistet e forumit, cfare e gjeti liken me videon para disa vitesh per korrupsion, cfare e gjeti lulin qe vodhi leket per rrugen e kombit dhe shiti detin, cfare e gjeti Salen qe vrau 4 veta perpara kryemimistrise apo djalin e sales me gerdecin..

    Mos u kapni midis prockullave te portaleve sepse dhe do e shohim ketu, se di do jete fundi...

  8. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    O Lazo une mendoja se i fundit i Mohikaneve qe besonte akoma tek pastertia e Edi Rames me krimin ishte Pirroja.
    Po mesa duket paska ngelur edhe ndonje fanar ndriçues bojkaf qe beson akoma tek perralla-pallavra e rilindjes..

    Na fute te gjitheve me nje thes ne analistet e forumit bashke me mediat e kazanit dhe opoziten e shpifjeve.. FALEMINDERIT!!!

    Po desha me te pyet pak ku te bazohemi sipas teje? Tek shembujt e deputeteve me te shkuar kriminale si Prenga, Doshi, Roshi &co?
    Te avionet e riformatove qe bihen serbes ne mes te Divjakes? Tek pistat e sajuara te kaçatorreve vetem 5 km larg kryeqytetit? Tek laboratori i kokaines ne Xibrake? Apo tek dhjetera mijera tonelatat me hashash-kokaine-heroine qe kapin greket e italianet te ardhura nga Shqiperia?
    Ne analistet e forumit jemi pergjegjes per kete situate? Apo fajin e kane italianet qe pergjojne kushurinjte e 10-te te Tahirit?!
    Se jo per gje po shokut Pirro i eshte mbushur mendja se Vettingun bashke me reformen ne Drejtesi e duan me shume nga te gjithe vellezerit Habilaj.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2017
    Vendndodhja
    Tirane 0673864554
    Postime
    18

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Ashtu sikundër një person që e mendon vehten të  ofenduar dhe të rrezikuar, vazhdon të mërmëisë me vehte fjalë hakmarrëse dhe plot helm duke u përpjekur të përmbajë vehten që të mos i shprehë ato në public  për arësye të paraqitjes si personalitet apo person të ndershëm, ashtu dhe një pjesë e mirë e politikanëve dhe parlamentarëve në Shqipëri kryesisht nga opozitat parlamentare por dhe nga Maxhoranca, kanë mprehur shpatat për të kundërsulmuar me të tërë batërite e ligjit dhe të anti-ligjit me qëllim që të përmbysin Partinë fituese në zgjedhje për ti marrë asaj pushtetin nëpërmjet akuzave-shpifje dhe dis-informimit mediatik.

    Kjo tregon se lufta politike e paprinciptë e ashpërsuar këtë katër vjeçarin e kaluar,  kur Shqipëria u qeveris me Koalicion të gjërë PS-LSI-PDIU-PDNJ-PDK e që përfundoi  me tre parti për shkaqe kryesisht të klientelizmit i cili si zakonisht kamuflohet me deklarata politike, - vazhdon të dëmtojë shtetin shqiptar dhe stabilitetin e vëndit.  

    Lufta politike midis atyre që humbën zgjedhjet dhe atyre që i fituar ato me 25 qershor vazhdon po aq e ashpër dhe konfliktuale, sa që mund të themi se nuk ka dallim nga lufta e ashpër politike që bënte dikur PPSH  kundër armikut të klasës: e paprinciptë, plot të pavërteta apo të vërteta të thëna përgjysëm, madje kështu si ka nisur mund të përfundojë edhe me krime.

    Argumentat se përse po ndodh kështu, janë të shumta, dhe këtu qëndron problematika e kësaj përplasjese e cila e ka bazën në vetë sistemin capitalist, i cili nxit dhe përkrah ekonominë e tregut, ka për bazë fitimet me çdo kusht dhe pasurimin e padrejtë,  por ka dhe elementë negativë të përhershëm si korrupsionin, krimin ekonomik e politik, dhe degjenerimin moral e social.

    Pavarësisht se ky sistem është nga ana materiale më i mirë se sistemi që trashëguam, problemet e dala janë të mëdha aq sa 1/3 e popullsisë është larguar këto 27 vite, dhe tranzicioni së bashku me Reformat në Drejtësi,  nuk po përfundojnë, duke krijuar hije ë rënda dyshimi mbi palët e interesuara madje dhe tek ndërkombëtarët, të cilët kanë përgjegjësinë se përse po hezitojnë  të  veprojnë aktivisht.

    Konfliktet politike ka kohë që kanë nisur dhe janë zhvilluar duke filluar që nga rënia e shtetit në 1997 dhe duke vazhduar deri në ditët e sotme po aq ashpërsisht.

    Shumë nga perëndimorët (BE dhe SHBA),  mendojnë se si ka mundësi që një vënd kaq i vogël ka një rryl fyti kaq të madh saqë zëri i tij dëgjohet në të gjithë Europën. Por habia më e madhe qëndron tek problemet për të cilat bërtet.

     Bërtasin për korrupsion galopant, duke ja hedhur fajin njëri tjetrit dhe duke kërcënuar njëri tjetrin me burgje, me llahtarira të ndryshme, por harrojnë se ishin apo janë ata që po e drejtojnë këtë vënd.

    Bërtasin për papunësinë duke akuzuar njëri tjetrin,  por harrojnë se kanë bërë shumë pak për të hapur vënde pune në vend në një kohë kur në 1990-1991 mbyllën të gjitha vëndet e punës në Shqipëri me pretekstin se do të vinte `çeku i bardhë`..

    Bërtasin duke akuzuar njëri tjetrin për drogën dhe kanabisin por harrojnë se droga si kanabisi, kokaina,  u futën që në vitet 1999-2000, pikërisht pas rënies së firmave piramidale me qëllim si burim fitimi, pikërisht nga lënia e shtetit në tranzicion dhe pa ligje.

    Bërtasin dhe trashin zërin duke akuzuar me  `futje në burg` të kundërshtarëve respektivë politikë, por në mëndje kanë  se si t`ja hedhin ligjit dhe drejtësisë.

    Bërtasin për dalje të parave të pista dhe të `pastra` jashtë shtetit por nuk thonë se janë ata dirigjentët e levizjes së parave si brënda ashtu dhe jashtë.

    Kështë që ngel  e qëndrueshme thënia e Vranickit për politikanët shqiptaërë kur thoshte në 1997: Këtu është vështirë të dallosh se kush  janë ëngjëjt dhe kush janë Djajtë.

    Por për mendimin tim ata dallohen vetëm nga veprat që kanë bërë dhe jo nga fjalët.

    Përsa i përket situatës së tanishmë ka vetëm një paradox që mesa duket hedh poshtë pretendimet e Opozitës se vëndi është keq ekonomikisht , dhe për nxirjen e situatës në një kohë kur ekonomia është e stabilizuar me një ritëm tek 3%, shumë më mirë se disa shtete në Ballkan dhe në Europën Lindore e qëndrore në raport me luftën e ashpër politike e cila nuk ka sens kur shihet me sytë e politikanëve perëndimorë të cilët ngrenë supet të habitur ; sidoqoftë kjo luftë politikë ka sens po të shihet nga populli,  i cili e dha votën dhe nuk e dha ashtu si mendon opozita: me para, dhe as me drogë apo me dhunë.

    Populli i dha votën Maxhorancës këto katër vite për të vendosur shtet e ligjet që kanë munguar.

    Pikërisht kjo është ajo që nuk do Opozita, që nuk e duan madje dhe disa elementë politikë të ish Maxhorancës madje dhe ndonjë i Maxhorancës sot: vendosjen dhe zbatimin e ligjit.

     Përse?

    Sepse vendosja dhe zbatimi i ligjeve do të thotë asgjësim i informalitetit, pagim të taksave,  realizmin e vettingut aq të kërkuar në sistemin e korruptuar të drejtësisë përfshi dhe prokurorinë, dhe vendosjen para drejësisë të të inkriminuarve.

    Atëhere të inkriminuarit e pa vënë parapërgjegjësisë në vite dhe të inkriminuarit e këtyre katë viteve të fundit, kanë hartuar një strategji djallëzore duke patur parasysh tezën e vjetër:`mbrojtja më e mirë është sulmi`, dhe akuzat më të efektëshme  janë errësimi  punës së Maxhorancës dhe Dis-informimi.

    Interesant është fakti se të gjitha akuzat janë drejtuar vetëm ndaj drogës si një nga elementët në të cilën kanë qënë të përfshirë edhe opozita me mungesën e luftës ndaj drogës  (duke e përdorur sulmin si alibi për vehten e tyre), dhe mungon ajo që është më e rëndësishmja në funksionin e Opozitës: programet dhe projektet që duhet të përgatisë për të marrë pushtetin të shoqëruara me mungesën e theksuar të reflektimit se përse dështuan në zgjedhjet.

    Për fat të keq elementi i dytë i rëndësishëm negative me të cilën sulmon opozita është : `prishja e imazhit të vëndit` para të huajve. Kjo çuditërisht po shoqërohet me ashpërsimin e sulmeve të fqinjëve jugorë duke përdorur disa minoritarë për të ngritur problem që jo vetëm nuk egzistojnë port ë krijohet përshtypja se politikanët fqinjë tanë  u intereson një Shqipëri  copë copë, u interon grindja e përhershme midis grupeve politike në Shqipëri dhe u intereson largimi i Ramës  (për shkak të qëndrimeve plot dinjitet ndaj problemeve me këtë shtet).

    Nëse kjo  është e mirë për fqinjët , është për të ardhur keq që opozita dhe disa politikanë kryesorë shqiptarë po përpiqen të shesin dinjitetin e shtetit për përfitime personale,-pra për karriken e pushtetit.

     Kjo nuk duhet lejuar sepse në një farë mënyre sovraniteti i vëdndit nuk duhet prekur për shkak të përplasjeve politike.

    Në rastin Tahiri, shikohet qartë nxitja politike për të shkaktuar çoroditje dhe destabilizim nëpërmjet disa prokurorëve të cilët kërkojnë në Komisionin Parlamentar arrestimin e një Deputeti pa fakte.

    Kjo bie në kundrshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut që pasqyrohen në Kushtetutën tonë. Merreni me mënd se ç`farë pësojnë njerëzit e thjeshtë para këtyre lloj prokurorësh: të arrestosh një deputet pa fakte duke përdorur metodën enveriste: ``plase në burg pastaj gjej faktet``!!!???

    Duke mos i mbajtur anën deputetit Tahiri, në parim këta Prokurorë duhet në Demokraci të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën e cila thotë:e realizmin e vettingut aq tw a, dhe realizmin e vettingut

    Neni 15

     1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

     2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

    Neni 17

     1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

     2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

    Neni 32

    2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme.

     Në përfundim mund të them se kjo strategji e kundërshtimit në çdo hap ndaj veprimeve të Maxhorancës madje pa arritur as 100 ditët e verprimti, politizimi i  aksidenteve, kapjes së kriminelëve, shpifjet kundër individëve të Maxhorancës e të tjerëve, përkrahja e `heshtur` nga fqinji jugor, nxirja e jetës në Shqipëri nëpërmjet mediave të blera brënda vëndit dhe paraqitje me ngjyrë të zezë jashtë vëndit, është në aktivitet të plot; sidoqoftë kjo po ndodh se duke mos u përballur me drejtësinë, apo duke përfituar nga kjo drejtësi e korruptuar një mori politikanësh ndër vite, është krijuar një front i rrezikshëm dhe djallëzor anti-Vetting, i cili përdor mjete të sofistikuara të shpifjeve e të disinformimit për t`ju shmangur përgjegjësisë ligore që do të vijë kur të realizohet vettingu, dhe duke përdorur metodën `hajduti thërret kapeni hajdutin`, për të çoroditur opinionin Publik brënda dhe jashtë vëndit.

    Megjithatë sot pas 27 vitesh, populli po kupton kush mbetet Ëngjëll dhe kush është Djalli apo Djajtë, dhe kush janë djajtë që vishen si ëngjëj.
    Te vijne zoret ne gryke duke lexuar kete pacavure

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pirro vetem diçka,per Tahirin prova eshte makina. Diten qe u vertetua qe Habibajt trafikonin droge me makinen e Tahirit,Tahiri del automatikisht person i akuzuar.

    Ne çdo vend te Europes nje njeri qe ben sikur shet nje makine dhe e perdor prap kete makine...dhe kjo makine dyshohet a vertetohet se eshte perdorur per trafik droge automatikisht ish pronari i makines arrestohet sepse duhet te shpegoje si shitjen si edhe perdorimin e makines.

    Kur plasi skandali Qeveria-Tahiri u munduan ta anashkalonin skandalin duke shpeguar qe deri me sot nuk kishte prova qe makina ishte perdorur per droge dhe Habibajt nuk ishin akuzuar per trafik droge. Kjo do te thote qe edhe per qeverine dhe vet Tahirin diten qe vertetohet qe makina eshte perdorur per trafik droge nuk ka nevoje per asnje prov tjeter.

    Per lojen e opozites dhe pa-aftesia me dashje a pa dashje e prokuroris jane diskutim tjeter...Por diten qe u arrestuan Habibajt duhej te arrestohej dhe Tahiri...edhe sikur te ishte qytetar i thjeshte,lere pastaj qe si ish minister i brendshem eshte akoma me shume pergjegjes per faktin qe ai akuzohet.
    Rendesi ka qe ne demokraci nuk futesh ne burg pa fakte. Prokuroret e sotem zbatojne porosine e Enverit edhe sot: " kalbeni ne burg pastaj gjeni faktet"..

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Rendesi ka qe ne demokraci nuk futesh ne burg pa fakte. Prokuroret e sotem zbatojne porosine e Enverit edhe sot: " kalbeni ne burg pastaj gjeni faktet"..

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Qenke me te vertete rende i nderuar. Vill se edhe shoket e tu vjellin vrer e shpifje. E verteta te semur por edhe te sheron. Si duket e paske lexuar mrapsh idene. Ja po ta spjegoj shkurt:
    Rendesi ka qe ne demokraci nuk futesh ne burg pa fakte. Prokuroret e sotem zbatojne porosine e Enverit edhe sot: " kalbeni ne burg pastaj gjeni faktet"..

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Rendesi ka qe ne demokraci nuk futesh ne burg pa fakte. Prokuroret e sotem zbatojne porosine e Enverit edhe sot: " kalbeni ne burg pastaj gjeni faktet"..
    Varet se çfare supozojme per fakte edhe ne demokraci.

    Ne qofte se nuk quajme fakt qe makina e Tahirit eshte perdorur per veprimtari kriminale nuk e di se çfare gje tjeter mundet te quajme fakt !

    Edhe sikur te vertetohet me prova qe nje qytetar i thjeshte nuk ka pasur dijeni ose nuk ka perfituar nga kjo veprimtari kriminale prap do kishte pergjegjesi morale .Ne rastin e ministrit te brendshem kjo pergjegjesi morale nuk mundet te egzistoje sepse eshte shfaqsuar qe nuk egzistonin provat qe kjo makine eshte perdoruar per veprimtari kriminale. Ky arsyetim (i pergjegjesis morale) mundet te egzistonte sikur Tahiri te kishte dhene dorheqjen qe ne momentin qe ju be e ditur ky skandal,mbas keti skandali ku supozohet se u vertetua kjo veprimtari kriminale me makinen e tije Tahiri ka pergjegjesi penale. Qe do te thote : ne çdo demokraci perendimore ky person do izolohej per kerkimin e menjehershem te provave si bashkpunues dhe perfitues.

    Krahasimi me kohen e Enverit nuk me duket i arsyeshem per te shkuar nga nje ekstrem ne ekstremin tjeter,nga nje llogjik totalitare ne nje llogjik antisociale."Hajt te vjedhim se e kemi dhe popullin budalla".

  14. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Çfare faktesh do o pirro?
    Mos do ndonje kontrate te firmosur nga Tahiri me Habilajt per trafikimin e droges?
    Se s’po te kuptojm.

    Do fakte?


    1- Tahiri ne rolin e ministrit te brendshem nuk ka ndaluar veprimtarine e Hanilajve ne trafikun e droges.
    2- Tahiri ne rolin e ministrit te brendshem, edhe pas denancimit te vazhdueshem nga PD-ja nuk mori asnje mase per ndalimin e aktivitetit te Habilajve.
    3- Tahiri ne rolin e ministrit te brendshem, edhe pas denancimit nga oficeri i policise Zagani, nuk mori asnje mase per Habilajt.

    Mjaftojn keto, makina qe kane levizur ne emer te Tahirit, dhe fakti qe Habilajt u kapen ne Itali me tonelata droge qe prokuroria te kerkoje arrestimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skender76 : 26-10-2017 më 14:51
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  15. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Çfare faktesh do o pirro?
    Mos do ndonje kontrate te firmosur nga Tahiri me Habilajt per trafikimin e droges?
    Se s’po te kuptojm.

    Do fakte?


    1- Tahiri ne rolin e ministrit te brendshem nuk ka ndaluar veprimtarine e Hanilajve ne trafikun e droges.
    2- Tahiri ne rolin e ministrit te brendshem, edhe pas denancimit te vazhdueshem nga PD-ja nuk mori asnje mase per ndalimin e aktivitetit te Habilajve.
    3- Tahiri ne rolin e ministrit te brendshem, edhe pas denancimit nga oficeri i policise Zagani, nuk mori asnje mase per Habilajt.

    Mjaftojn keto, makina qe kane levizur ne emer te Tahirit, dhe fakti qe Habilajt u kapen ne Itali me tonelata droge qe prokuroria te kerkoje arrestimin.
    Keto nuk jane fakte sipas teje po sipas partise qe ke degjuar dhe shprehesh..

    Kurre nuk ka rezultuar ne 4 vjet mandat qe kishte ndonje lidhje me Habilajt dhe nuk ka asnje prove konktrete qe te arrestohet pervece abuzimit politik qe i behet nga opozita dhe jo vetem..

    Imuniteti qe kerkonin ju hoq as nga Shqiperia qe pretendohej se mund te largohej prap ketu eshte, c'doni me shume? Madje e kerkon edhe vet te hapen hetimet per te deri sa te dale cdo e vertete..

  16. #14
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Keto nuk jane fakte sipas teje po sipas partise qe ke degjuar dhe shprehesh..

    Kurre nuk ka rezultuar ne 4 vjet mandat qe kishte ndonje lidhje me Habilajt dhe nuk ka asnje prove konktrete qe te arrestohet pervece abuzimit politik qe i behet nga opozita dhe jo vetem..

    Imuniteti qe kerkonin ju hoq as nga Shqiperia qe pretendohej se mund te largohej prap ketu eshte, c'doni me shume? Madje e kerkon edhe vet te hapen hetimet per te deri sa te dale cdo e vertete..
    O Lazo,


    Zaganin e ka marre ne mbrojtje Italia, se ndryshe do e vrisnin Tahiri me Habilajt.
    Ne baze te informazioneve qe ka dhene Zagani, prokuroria Italiane beri t’mundur arrestimin.

    Posi posi, i dhane te drejte prokurorise qe te kontrollonin banesen..., kontroll nga prokuroria pasi u lajmerua nje jave para...


    Nese do kishim nje kryeprokuror 100% ne funksionin e tij, duhet te nise hetimet direkt per kryeministrin qe pengoi arrestimin e Tahirit.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Jashte teme.

    E dini ku eshte e bukura e kesaj historie ose morali i historise me Tahirin qe pothuajse 90 % e shqiptareve nuk e duan Tahirin ne burg. Edhe kjo tregon se ne çfar gjendje ndodhet ai popull. Dhe jane keta 90 % e ketij populli qe ankohen se keta politikan kane 27 vjet qe vjedhin e vrasin ate popull.

    Ne çdo vend te botes,per nje histori te njejte dhe ne nje situate te tille 27 vjeçare do ishin pothuajse 99 % pro burgut per Tahirin. Por ndodh, qe eshte per tu habitur se te duket vetja sikur jemi populli me liberar dhe garantist i gjithe historise boterore,ndodh qe gjysma nuk e duan ne burg se kan frike se bie qeveria dhe gjysmes tjeter nuk i intereson burgu i Tahirit por kan hall te bjeri vetem qeveria.

    Dhe per ta mbyllur kete psikopati kolektive.... te gjithe keta 90% jane pro reformes ne drejtesi. Lind pyetja; kur nuk e duan burgun per Tahirin ose burgun ne pergjithsi per politiken per çfar valle e duan reformen ne drejtesi ?! Te pakten te dali njeri (edhe Lu-ja) qe te na e shpegoj qe klasa politike e sotme (qe duhet te vleje edhe per klasen politike te se ardhmes) mundet te reformohet edhe me ndonje menyre tjeter perveç burgut.

    Kjo psikopati kolektive ka sjelle qe sot ne si popull te mos denojme kriminelin dhe hajdutin,te na duken si njerez normal,si pjese e shoqerise sone. Se kur nuk kerkon (i gjith si popull) burgun per Meten a Tahirin te duket pastaj e pranueshme qe nje njeri normal vjedh nje cop tok,nderton pallat pa leje,prish lumin ose pasurin publike...sepse kur vjen puna per denim e krahasojme me Meten a Tahirin... dhe ne fakt te duken si te pafajshem.

    Kemi arritur ne nje pike si popull qe nuk kuptojme se çfar duam,si e duam dhe per çfare e duam. Erresire e plote...ku kemi kete friken dhe mentalitetin e trasheguar qe nuk na le as te levizim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 26-10-2017 më 18:21

  18. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Ne gjithe kete histori te bezdis fakti, se duhet te flasin njehere te huajt per fenomene qe i dijne te gjithe qe te reagoje shoqeria.
    Ketu te huajt flasin kur i cenohet interesi i tyre dhe heshtin kur nuk i cenohet interesi i tyre! Nderkohe shqiptaret me sehirllekun te gershetuar me tifozllekun partiak, jane thuajse dorezuar perpara ketij degradimi me pasoja te shume te renda qe po i behet vendit!

    Jam gjithmone e me teper i bindur se nese perpara disa vitesh shteti ne bashkeveprim me krimin arrinte ta kontrollonte ate, sot po ky shtet eshte i marre peng nga krimi.
    Sepse eshte shume i çuditshem fakti se ne kulmin e diskutimit per Vettingun (qe mesa duket i eksiton disa te verbuar), lirohet krimineli Lul Berisha me nje shkrese te Gjush Dakos. Bihen poshte te gjitha akuzat e Shullazit i cili guxon edhe ti kercenoje deshmitaret LIVE ne sallen e gjyqit etj etj.
    Dhe nga ana tjeter burgoset ai fshatari qe vjen e shet qepe e prase ne qytet ose i kerkohet kupon tatimor atij fakirit tjeter sepse shet fara lule dielli!

    Prandaj o Pirro kjo lloj reforme ne drejtesi qe nuki vyn as dreqit, nese vazhdon me keto rritme ka per t’i nxjerre edhe Habilajt te pafajshem duke marre demshperblim nga taksat e miat dhe te tuat, vetem se atehere do jete shume vone per auto-kritike..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #17
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Kopeja thuaj se popull nuk jemi.Ose populli me pervers ne historine e njerzimit. I vetmi vend ne bote ku populli te nxjerr syte po i shave partine dhe liderin. Sa me shume kalojne vitet aq me shume po duket qarte pse jemi ne kete gjendje.
    Eshte e qarte pse Enveri beri si desh me kete kope delesh

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    SERAFIM DILO (27-10-2017)

  21. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Mendoj se ka nje paradoks midis gjendjes ek-financ te vendit dhe konfliktit pilitik brenda vendit.
    Nuk perputhwt.
    Ekonomia po permiresohet por politika ashlersohet . Pse?
    MMendoj se ketu futet deshira per te mos realizuar vettingun.
    Kjo shkakton nje furtune anri vetting per te kamufluar pergjegjesite dhe per tja hedhur fajin te tjereve.

  22. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Une kam komplet ndryshe mendim per ceshtjen e droges ne teresi .
    E para , italianet dolen vjet dhe thane qe 99.99% e droges ne shq. eshte cbere ! Qe po genjenin e dinin te gjithe edhe Ne edhe Ata . Mesazhi ishte i qarte -keni mbeshtetjen tone-.
    E dyta, mire po ja bejne Evropes qe po i dergojme droge se ne fund te fundit Evropa eshte tregu prites .Nuk ka mundesi qe ne e prodhojme jemi te vetmit fajtore kurse ata qe po e blejne nuk kane faj fare!!!
    Do te thote se edhe atje "bie ere" . Nese Evropa donte vertet te miren e Shq. dhe ishte kaq e interesuar per ne sic po hiqet, pse nuk e beri Shq. vend te BE-se sic beri Rumanine edhe Bullgarine qe para 1000 problemeve qe kishin i mbylli te dy syte sepse i trembej rrezikut Rus ne Ballkan .
    E treta , Banknat e Zvicres dhe Luxemburgut (Jean-Claude Juncker ka qene dhe Krytar shteti i ketij vendi te vogel qe nuk prodhon asgje por ka te ardhurat me larta ne bote) bejne ,pra, qarkullimin e e te gjitha parava te pista ne botes po i dhene llogari askujt (ne thelb).
    E katerta , Mayami , Las Vegas , Rio de Janiero ,bregu mesdhetar i Spanjes etj etj e kane fillimin e zhvillimit te tyre ekonomik nga nga ajo qe prodhon edhe shqiperia pra marihuana dhe jo vetem .
    Dhe se fundi mua me duket kjo qe ndodhi me Tahirin eshte nje prishje pazaresh ose edhe frike e klaneve italiane qe jane edhe atje ne nivele te larta , nga ngritja e shpejte dhe e grupeve rivale shqiptare .

  23. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Pa industrine e droges shqiperia do te kishte marre fund si shtet i pavarur, dhe keto jane rregullat e lojes! Mirepo shqiperise i mungon opozita e vertete ngaqe i mungon pozita e vertete dhe zeri i saj politik eshte i stisur por ne suazat e lirise se individit! Nje opozite e vertete duhet te ishte e forte dhe e pavarur nga populli vetem ne diten 'per sy e faqe' te votimit, pra te mos kishte nevoje per revolta popullore apo primitive dhe lufta politike, ne te gjithe rangjet e saj, duhet te kruhej nga vete strukturat e saj dhe kaosi apo vrajset do te ishin larg pa zerin pa kuptim te popullit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •