Postuar më parë nga
pirro10
Ashtu sikundër një person që e mendon vehten të ofenduar dhe të rrezikuar, vazhdon të mërmëisë me vehte fjalë hakmarrëse dhe plot helm duke u përpjekur të përmbajë vehten që të mos i shprehë ato në public për arësye të paraqitjes si personalitet apo person të ndershëm, ashtu dhe një pjesë e mirë e politikanëve dhe parlamentarëve në Shqipëri kryesisht nga opozitat parlamentare por dhe nga Maxhoranca, kanë mprehur shpatat për të kundërsulmuar me të tërë batërite e ligjit dhe të anti-ligjit me qëllim që të përmbysin Partinë fituese në zgjedhje për ti marrë asaj pushtetin nëpërmjet akuzave-shpifje dhe dis-informimit mediatik.
Kjo tregon se lufta politike e paprinciptë e ashpërsuar këtë katër vjeçarin e kaluar, kur Shqipëria u qeveris me Koalicion të gjërë PS-LSI-PDIU-PDNJ-PDK e që përfundoi me tre parti për shkaqe kryesisht të klientelizmit i cili si zakonisht kamuflohet me deklarata politike, - vazhdon të dëmtojë shtetin shqiptar dhe stabilitetin e vëndit.
Lufta politike midis atyre që humbën zgjedhjet dhe atyre që i fituar ato me 25 qershor vazhdon po aq e ashpër dhe konfliktuale, sa që mund të themi se nuk ka dallim nga lufta e ashpër politike që bënte dikur PPSH kundër armikut të klasës: e paprinciptë, plot të pavërteta apo të vërteta të thëna përgjysëm, madje kështu si ka nisur mund të përfundojë edhe me krime.
Argumentat se përse po ndodh kështu, janë të shumta, dhe këtu qëndron problematika e kësaj përplasjese e cila e ka bazën në vetë sistemin capitalist, i cili nxit dhe përkrah ekonominë e tregut, ka për bazë fitimet me çdo kusht dhe pasurimin e padrejtë, por ka dhe elementë negativë të përhershëm si korrupsionin, krimin ekonomik e politik, dhe degjenerimin moral e social.
Pavarësisht se ky sistem është nga ana materiale më i mirë se sistemi që trashëguam, problemet e dala janë të mëdha aq sa 1/3 e popullsisë është larguar këto 27 vite, dhe tranzicioni së bashku me Reformat në Drejtësi, nuk po përfundojnë, duke krijuar hije ë rënda dyshimi mbi palët e interesuara madje dhe tek ndërkombëtarët, të cilët kanë përgjegjësinë se përse po hezitojnë të veprojnë aktivisht.
Konfliktet politike ka kohë që kanë nisur dhe janë zhvilluar duke filluar që nga rënia e shtetit në 1997 dhe duke vazhduar deri në ditët e sotme po aq ashpërsisht.
Shumë nga perëndimorët (BE dhe SHBA), mendojnë se si ka mundësi që një vënd kaq i vogël ka një rryl fyti kaq të madh saqë zëri i tij dëgjohet në të gjithë Europën. Por habia më e madhe qëndron tek problemet për të cilat bërtet.
Bërtasin për korrupsion galopant, duke ja hedhur fajin njëri tjetrit dhe duke kërcënuar njëri tjetrin me burgje, me llahtarira të ndryshme, por harrojnë se ishin apo janë ata që po e drejtojnë këtë vënd.
Bërtasin për papunësinë duke akuzuar njëri tjetrin, por harrojnë se kanë bërë shumë pak për të hapur vënde pune në vend në një kohë kur në 1990-1991 mbyllën të gjitha vëndet e punës në Shqipëri me pretekstin se do të vinte `çeku i bardhë`..
Bërtasin duke akuzuar njëri tjetrin për drogën dhe kanabisin por harrojnë se droga si kanabisi, kokaina, u futën që në vitet 1999-2000, pikërisht pas rënies së firmave piramidale me qëllim si burim fitimi, pikërisht nga lënia e shtetit në tranzicion dhe pa ligje.
Bërtasin dhe trashin zërin duke akuzuar me `futje në burg` të kundërshtarëve respektivë politikë, por në mëndje kanë se si t`ja hedhin ligjit dhe drejtësisë.
Bërtasin për dalje të parave të pista dhe të `pastra` jashtë shtetit por nuk thonë se janë ata dirigjentët e levizjes së parave si brënda ashtu dhe jashtë.
Kështë që ngel e qëndrueshme thënia e Vranickit për politikanët shqiptaërë kur thoshte në 1997: Këtu është vështirë të dallosh se kush janë ëngjëjt dhe kush janë Djajtë.
Por për mendimin tim ata dallohen vetëm nga veprat që kanë bërë dhe jo nga fjalët.
Përsa i përket situatës së tanishmë ka vetëm një paradox që mesa duket hedh poshtë pretendimet e Opozitës se vëndi është keq ekonomikisht , dhe për nxirjen e situatës në një kohë kur ekonomia është e stabilizuar me një ritëm tek 3%, shumë më mirë se disa shtete në Ballkan dhe në Europën Lindore e qëndrore në raport me luftën e ashpër politike e cila nuk ka sens kur shihet me sytë e politikanëve perëndimorë të cilët ngrenë supet të habitur ; sidoqoftë kjo luftë politikë ka sens po të shihet nga populli, i cili e dha votën dhe nuk e dha ashtu si mendon opozita: me para, dhe as me drogë apo me dhunë.
Populli i dha votën Maxhorancës këto katër vite për të vendosur shtet e ligjet që kanë munguar.
Pikërisht kjo është ajo që nuk do Opozita, që nuk e duan madje dhe disa elementë politikë të ish Maxhorancës madje dhe ndonjë i Maxhorancës sot: vendosjen dhe zbatimin e ligjit.
Përse?
Sepse vendosja dhe zbatimi i ligjeve do të thotë asgjësim i informalitetit, pagim të taksave, realizmin e vettingut aq të kërkuar në sistemin e korruptuar të drejtësisë përfshi dhe prokurorinë, dhe vendosjen para drejësisë të të inkriminuarve.
Atëhere të inkriminuarit e pa vënë parapërgjegjësisë në vite dhe të inkriminuarit e këtyre katë viteve të fundit, kanë hartuar një strategji djallëzore duke patur parasysh tezën e vjetër:`mbrojtja më e mirë është sulmi`, dhe akuzat më të efektëshme janë errësimi punës së Maxhorancës dhe Dis-informimi.
Interesant është fakti se të gjitha akuzat janë drejtuar vetëm ndaj drogës si një nga elementët në të cilën kanë qënë të përfshirë edhe opozita me mungesën e luftës ndaj drogës (duke e përdorur sulmin si alibi për vehten e tyre), dhe mungon ajo që është më e rëndësishmja në funksionin e Opozitës: programet dhe projektet që duhet të përgatisë për të marrë pushtetin të shoqëruara me mungesën e theksuar të reflektimit se përse dështuan në zgjedhjet.
Për fat të keq elementi i dytë i rëndësishëm negative me të cilën sulmon opozita është : `prishja e imazhit të vëndit` para të huajve. Kjo çuditërisht po shoqërohet me ashpërsimin e sulmeve të fqinjëve jugorë duke përdorur disa minoritarë për të ngritur problem që jo vetëm nuk egzistojnë port ë krijohet përshtypja se politikanët fqinjë tanë u intereson një Shqipëri copë copë, u interon grindja e përhershme midis grupeve politike në Shqipëri dhe u intereson largimi i Ramës (për shkak të qëndrimeve plot dinjitet ndaj problemeve me këtë shtet).
Nëse kjo është e mirë për fqinjët , është për të ardhur keq që opozita dhe disa politikanë kryesorë shqiptarë po përpiqen të shesin dinjitetin e shtetit për përfitime personale,-pra për karriken e pushtetit.
Kjo nuk duhet lejuar sepse në një farë mënyre sovraniteti i vëdndit nuk duhet prekur për shkak të përplasjeve politike.
Në rastin Tahiri, shikohet qartë nxitja politike për të shkaktuar çoroditje dhe destabilizim nëpërmjet disa prokurorëve të cilët kërkojnë në Komisionin Parlamentar arrestimin e një Deputeti pa fakte.
Kjo bie në kundrshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut që pasqyrohen në Kushtetutën tonë. Merreni me mënd se ç`farë pësojnë njerëzit e thjeshtë para këtyre lloj prokurorësh: të arrestosh një deputet pa fakte duke përdorur metodën enveriste: ``plase në burg pastaj gjej faktet``!!!???
Duke mos i mbajtur anën deputetit Tahiri, në parim këta Prokurorë duhet në Demokraci të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën e cila thotë:e realizmin e vettingut aq tw a, dhe realizmin e vettingut
Neni 15
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
Neni 17
1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Neni 32
2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim mund të them se kjo strategji e kundërshtimit në çdo hap ndaj veprimeve të Maxhorancës madje pa arritur as 100 ditët e verprimti, politizimi i aksidenteve, kapjes së kriminelëve, shpifjet kundër individëve të Maxhorancës e të tjerëve, përkrahja e `heshtur` nga fqinji jugor, nxirja e jetës në Shqipëri nëpërmjet mediave të blera brënda vëndit dhe paraqitje me ngjyrë të zezë jashtë vëndit, është në aktivitet të plot; sidoqoftë kjo po ndodh se duke mos u përballur me drejtësinë, apo duke përfituar nga kjo drejtësi e korruptuar një mori politikanësh ndër vite, është krijuar një front i rrezikshëm dhe djallëzor anti-Vetting, i cili përdor mjete të sofistikuara të shpifjeve e të disinformimit për t`ju shmangur përgjegjësisë ligore që do të vijë kur të realizohet vettingu, dhe duke përdorur metodën `hajduti thërret kapeni hajdutin`, për të çoroditur opinionin Publik brënda dhe jashtë vëndit.
Megjithatë sot pas 27 vitesh, populli po kupton kush mbetet Ëngjëll dhe kush është Djalli apo Djajtë, dhe kush janë djajtë që vishen si ëngjëj.
Krijoni Kontakt