Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Nga Firmat piramidale-tek droga. Por askush ne shtetet perendimore nuk perdoret droga per te marre pushtetin si ketu ne Shqiperi.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Eshte e padrejte te akuzosh PD se kerkon te marri pushtetin me ane te droges. PD edhe po t'ja falin nuk e do pushtetin e shumta qe kerkon eshte ndonje afar dhe ndonje drejtori. Po te kerkonte vertet pushtetin nuk do merrej me dekriminalizime e denoncime te qytetarit dixhital. Drogen dhe dekriminalizimi jane thjeshte argumenta vetmbrojtese per opoziten. Dhe ky eshte paradoksi ne ate vend sot ;trafikun e droges dhe korrupsionin e perdor Rama dhe frik nga drejtesia ka vetem Berisha me Meten.

  3. #23
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Serafin sic e dime mire fenomeni i droges eshte nje ceshtje qe nuk lindi sot dhe as ka per te perfunduar sot..
    Kjo vjen dhe per dekriminalizmim e me radhe..problemi qe mund te ngresh eshte se sa e lufton qeveria dhe sa trasparente ka qene ndaj ketyre gjerave.
    Sa i perket Lulushit ndoshta jam gabim po menyra per ta rrezuar kete qeveri e vetmja menyre eshte populli dhe mundohet ne cdo menyre te perhap kaos duke e bombarduar cdo dite neper media..

  4. #24
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Lubonja shpërthen ndaj ambasadorëve: Kush beson në drejtësi, është ose miop, ose i blerë, ose i ...

    Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nga studio e News24 sot në rubrikën “Opinion”, nisjen e procesit të vettingut që startoi me inaugurimin e ambienteve për komisionerët, në një ceremoni ku merrnin pjesë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

    Lubonja tha se pa një vullnet politik nuk mund të ketë drejtësi të pavarur duke shtuar se vullneti i kryeministrit Edi Rama u pa qartë me çështjen “Tahiri”. Lubonja u shpreh më tej se vettingu nuk do të sjellë drejtësi, duke vënë edhe ‘bastin’ e tij, një takim pas një viti me ata që e besojnë këtë gjë.

    Ai theksoi se mbetet skeptik dhe i zhgënjyer nga ambasadorët që tundin flamurin e vettingut por nuk flasin për situatën.

    “Pa një vullnet politik për drejtësi të pavarur që qëndron jashtë të gjitha forcave politike nuk mund të ketë. Vullneti politik lexohet qartas, i Edi Ramës në këtë rast. U pa qartas në ngjarjen e Tahirit. Duhet të paktën t’ia kishte lënë 48 orë prokurorisë Tahirin. Tani janë lëshuar në një fushatë të jashtëzakonshme kundër mediave, që janë një institucion që duhet të jenë të pavarur. I quan kazan sepse kanë informuar, biles me mungesa do të thosha unë, për ngjarjen e Tahirit.

    Pra, kemi një sulm ndaj institucioneve të pavarura, ndaj prokurorisë…atëherë si mund të jemi një proces vettingu. Nuk besoj se vettingu do të sjellë drejtësi. Mund të lë një takim me të gjithë ata që besojnë tek vettingu pas një viti për të biseduar, nëse do kemi kohë me gjithë këto që po zbulohen. Kështu që nuk kam besim. Ngelem më skeptik dhe akoma më i zhgënjyer me ambasadorët që tundin flamurin e vettingut dhe nuk flasin për gjërat që duken sheshit. Të mos shohësh që s’ka shans të ketë drejtësi të pavarur me këtë situatë duhet të jesh o miop, o i paaftë ose i blerë”, deklaroi Lubonja.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Vetingu mori fund me marrveshjen per zgjedhjen e Metes president. Ne qofte se kishte nje mundesi te vogel ku vetingu do sillte njefare destabilizim te politikes politika i vuri perballe barrieren e presidences ose ate te destabilizimit te shtetit.

    Ne ate vend asnje nuk e do vertet vetingun edhe te huajt se nuk duan destabilim ose kriza institucionale. Te kerkosh veting pa destabilizim eshte sikur te kerkosh dasem pa nuse e dhender.

    Mjafoj nje shatnazh i vogel i Tahirit me "s'keni pare gje akoma" qe beri qe politika,prokuroria dhe te huajt t'ja fusin kot. U tremben me gjysem fjalie.

  6. #26
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Vetingu mori fund me marrveshjen per zgjedhjen e Metes president. Ne qofte se kishte nje mundesi te vogel ku vetingu do sillte njefare destabilizim te politikes politika i vuri perballe barrieren e presidences ose ate te destabilizimit te shtetit.

    Ne ate vend asnje nuk e do vertet vetingun edhe te huajt se nuk duan destabilim ose kriza institucionale. Te kerkosh veting pa destabilizim eshte sikur te kerkosh dasem pa nuse e dhender.

    Mjafoj nje shatnazh i vogel i Tahirit me "s'keni pare gje akoma" qe beri qe politika,prokuroria dhe te huajt t'ja fusin kot. U tremben me gjysem fjalie.
    Serafim,

    mos i humb shpresat..,

    Sepse kapo banda i Durresit nen kujdesin e Gjushit, Habilajt nen kujdesin e Tahirit, dhe Shullazi nen kujdesin e Rames do e bejn vetingun...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Ne disa sspekte ke te drejte i nderuar Ciarli

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Strategjia Anti-Vetting në …veprim

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Serafim,

    mos i humb shpresat..,

    Sepse kapo banda i Durresit nen kujdesin e Gjushit, Habilajt nen kujdesin e Tahirit, dhe Shullazi nen kujdesin e Rames do e bejn vetingun...
    Skender shpresat nuk i kam humbur asnjehere. Kam shprese se po te bashkojme dy dukurit te vetmet pozitive qe kan PS dhe PD mundet te arrijme ne ate qe mundet te quhet shpresa per te ardhmen.

    Dhe ne fakt shpresat e vetme qe kam pasur jane dy : Njera eshte krimi i socialisteve dhe e dyta eshte korrupsioni i demokrateve. Persa i perket krimit socialistet kane meriten se e kan bere krimin "popullor" e kan shtrire ne te gjithe arteret e shoqerise gjithmone. Ndersa demokratet e kane pasur krimin "elitar" jane munduar gjithmone ta kene shteteror. E kunderta ndodh per korrupsionin,ketu demokratet kane meriten e tyre sepse korrupsionin e bene pothuajse masiv ose te pakten me te perhapur edhe per popullin,ndersa socialistet jane munduar ta bejne korrupsionin per pak indivit,korrupsion selektiv ose korrupsion "monopolist".

    Po te shikosh kjo eshte edhe nje nga arsyet qe kur jane socialistet ne qeveri "problem" eshte krimi,ndersa kur jane demokratet ne qeveri "problem" eshte korrupsioni. Ky realisht nuk eshte "problemi" i vertete sepse eshte nje problem qe eshte vene ne dukje ose theksuar vetem nga opozita e momentit. Pse them qe nuk eshte problemi i vertete sepse realisht ate qe adhurojne demokratet te socialistet eshte perdorimi i krimit,ndersa ate qe adhurojne socialistet tek demokratet eshte korrupsioni. Fakt per kete ishte dhe deklarata e ish ministrit te shendetsise Beqja,qe mbas tenderve milioner te bere ne shendetsi thoshte;qe kur isha ne opozite, ne kohen e demokrateve vidhja me teper. Pra edhe se ne pozite e me pushtet kishte me teper nostalgji per korrupsionin demokrat.

    Ky eshte pak a shume konteksti i shpreses ne ate vend,ku e vetmja "menyre shpetimi" eshte nderlidhja e dy "aspekteve pozitive" qe kane krimi i PS dhe korrupsioni i PD. Jane te vetmet ideologji te dy partive qe kane funksionuar deri me sot. Si te thuash qe eshte me e drejte dhe parimore edhe per vet popullin krimi i PS dhe korrupsioni i PD.

    Prandaj dhe krimi socialist preferohet me teper se ai demokrat. Dihet qe ne kohen e Demokrateve kur dikush ankohej se e kishin zene pronen e vet qeveria demokrate dergonte policine qe te rrifnin ankuesin a pronarin e tokes,ndersa po te ankohesh kur ne qeveri jane socialistet keta dergojne kriminelin qe te rrafi ankuesin. E kunderta ndodh per korrupsionin ose kur vidhet ndonje tender; PD dergon kriminelin privat ndersa PS te dergon policin e shtetit qe te mbroj krimin...

    Kjo mbase vallé mundet te shpegoje edhe rotacionin;PD humb zgjedhjet kur zvoglohet ose i hiken perdoresh korrupsioni ndersa PS humb zgjedhjet kur nuk kontrollon dot me krimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 01-11-2017 më 18:52

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •