Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Tonin alia boton librin mbi prejardhjen e at shtjefen gjeēovit - itinerari kryezi zym

    Emri:  TONIN GJECI.jpg

Shikime: 2335

Madhėsia:  33.4 KB


    Gjeēovi sipas Faik Konicės ka qenė njė nga njerėzit mė tė lartė qė ka pasur Shqipėria”, dijetar si ai, ”njė lartėsi e pėrulur”, ”nje dituri pa tingull”, njė mishėrim i thjėshtėsisė njerėzore, tė gėrshetuar me njeriun erudit. Periudha, kur ai njė pjesė tė diturisė sė tij e shndėrroi nė vepra konkrete tė shkruara ėshtė ajo, kur jetoi nė Laē Sebaste tė Kurbinit, qyteti Laē i sotėm dhe nė fshatin Gomsiqe tė Mirditės nga viti 1899-1914.

    Gjate 15 vjeteve nė Shqipėri ai pėrgatiti:
    1. Kanunin e Lek Dukagjinit nė tre variante, i cili pas vdekjes nė vitin 1933, nėn pėrkujdesjen e At Gjergj Fishtės do tė botohej i shoqėruar dhe me njė parathėnie tė bėrė prej tij. Ky monument i sė drejtės zakonore shqiptare qe edhe sot bėn jetėn e saj tė gjallė, (ndoshta ėshtė e vetmja nė botė qė e ka njė karakteristikė tė tillė) do tė vlerėsohej nga Universiteti i degjuar i Laipcigut nė Gjermani dhe Gjeēovit do t’i jepej titulli “Doktor Honorius Causa” i tij (pas vdekjes).

    At Shtjefni, ndonėse e dinte shumė mire vlerėn e punės qė bėnte, kur mblidhte “kokrrat e kanuse”, nė gjirin e popullit tė atyre maleve qė preknin retė, as qė mund ta imagjinonte se do tė vinte njė ditė qė kanuni i tij do tė pėrkthehej nė gjuhėt kryesore tė botės (nė 8 gjuhė);do tė lexohej nga Amerika nė Japoni, nga Anglia nė Rusi, Turqi, Lindjen e Mesme e gjetkė. Nuk mund t’ja merrte mendja njeriu se ai kanun do tė pėrkthehej edhe nė gjuhėn japoneze! Dalė pa dalė mirė, ai do tė zinte vendin e duhur nė tavolinat e punės tė juristeve me emėr, amerikane, angleze, gjermane, franceze, italiane e albanologeve e albanofileve an’e kėnd botės.

    Njė shqiptarofile si studjuesja angleze Margaret Hazllek do t’i kushtonte njė liber qė nė vitet ’30 tė shekullit tė 20-tė. Nė fillim tė viteve 40-tė tė shekullit tė 20-tė dy profesore italiane tė Universitetit tė Romes e tė Padovės, pas njė studimi tė imėt e tė thukėt tė Kanunit tė Maleve Shqiptare, do tė shkruanin libra me komentet e vleresimet e tyre, si pėr Kanunin ashtu dhe autorin e mbledhjes se tij, At Shtjefėn Gjeēovin.
    Pas luftės sė dytė botėrore, franēeskani tjeter, At Frano Ilia, do tė mblidhte e botonte pas njė odiseje tė gjate “Kanunin e Skenderbeut” nė zonen e malėsive tė Krujės e tė Tiranės.

    Pas 25 vjet pune tė paprerė tani se voni, por pėr njė krahinė nė zonėn e Krujės, u botua nga mbledhėsi i tij, Haxhi Goci, ”Kanuni i Bendės”. Prof. Dr. Ismet Elezi do t’i zgjeronte hapėsirat e kanunit, duke zbritur mė nė Jug tė trojeve shqiptare me “Kanunin e Labėrisė” apo siē njihet me dy emra tė tjerė: “Kanuni i Papa Zhulit” apo “Shartet e Idriz Sulit”. Ai i kish mbledhur vetė nė vite dhe e riformėsoi kėtė kanun se nė zonat, ku u mblodh, kishin mbetur pak gjurmė. Mbasandaj nė gjurmė tė Gjeēovit ecėn njė sėrė “gjeēovianesh” tė tjerė tė rinj, mbledhes tė kanunit si Xhemal Meēi me “Kanunin e Mirditės” dhe me “Kanunin e Pukės”, Shefqet Hoxha i Kukėsit me “Kanunin e Lumės”.

    Ky i fundit ėshtė mė i gjerė dhe mė i ploti dhe ja kalon me pasurinė e vet pėr tė drejten zakonore tė grumbulluar dhe atij tė Gjeēovit.
    Nė fushen e studimit tė kanunit e tė autorit tė tij nė Shqipėri nuk mund tė le pa pėrmendur disa studiues tė spikatur si Rrok Zojzi, Ruzhdi Mata, Koēo Nova (i cili u muar me tė tre variantet e kanunit tė Gjeēovit dhe e plotėsoi atė qė botoi Fishta me 1933). Njė studjues i apasionuar i Kanunit ėshtė dibrani Xhafer Martini. Nė Kosovė ka qenė njė profesor i shquar nė studimin e Kanunit tė Gjeēovit, Syrja Popovci. Leksionet e tij mbi kėtė temė, i kam degjuar nė vitet ‘70 tė shekullit tė 20-tė nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Tiranės.

    Njė studjues dhe njohės i veēantė i Gjeēovit dhe i Kanunit tė tij ėshtė dhe zoti Frrok Kristaj, gazetar, shkrimtar, organizator i tubimeve pėr Gjeēovin pėr rreth gjysėm shekulli kėtu nė Zym tė Hasit tė Prizrenit.
    Evidentimi i Kanunit ėshtė i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme, jo vetėm pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė por dhe mbarė Evropėn e Botėn. Sot kur “Kanuni” i At Shtjefen Gjeēovit e ka bėrė xhiron e botės e meriton qė ai si e drejtė zakonore e njė populli tė lashtė, qė ende bėn jetėn e gjallė tė tij, tė behet pasuri e UNESKO-s.

    2. Koleksioni i parė arkeologjik
    Nė gjurmė tė rilindasve sikurse Naim Frashėri (qė e quante “dorepraruemi” i Frasherit), i cili kėrkonte mbishkrime tė vjetra nė Kalanė e Gjirokastrės; Gjeēovi krijoi koleksionin e parė arkeologjik tė vetin. Synimi i tij ishte tė ngrinte njė muze arkeologjik ose nė Shqipėri, tė themi nė Shkodėr apo kėtu nė Zym me gjetjet e veta arkeologjike, tė cilat nė shumicen e tyre i kish marre nga qyteza e Shurdhahut nė Gomsiqe tė Vaut tė Dejes, ku kish dioqezėn e vet pėr njė fare kohe.

    Vdekja e parakoheshme, nuk e lejoi ta realizonte kėtė dėshirė. Gjecovi donte tė tregonte se populli shqiptar ishte i lashtė e me njė histori tė lavdishme. Kėtė koleksion e ēmuan dhe Konica e Fishta, kur kaluan njė nate tė paharruar nė vitin e larget 1913, para mbi 100 vjetesh, nė famullinė e Gjeēovit nė shoqėri tė njeri-tjetrit. Ata e vlerėsuan sė tepėrmi kėtė franēeskan tė heshtur qė rrinte si nxėnės para tyre dhe linte punėn e vet” tė fliste”….

    3. Lashtesia iliro-pellazgjike
    Me 1924 At Shtjefen Gjecovi botoi librin e vogel si vėllim, por tė madh nė pėrmbajtje “Trashegime thrako-ilirjane” qė me 2003 u ribotua nė Tirane nga shtėpia botuese “Ora” me 76 faqe. Nė tė ai flet pėr besimet e bestytnite iliro-pellazge qe kishin mbijetuar nė fshatrat e maleve shqiptare tek njerezit e thjėshtė. Aty ai e thote cope qe pėrendite greko – romake kane nė themel tė tyre ato ilire. Rreth njė shekull me vone,kėtė fakt do ta mbėshtėsnin, pėrforconin e vertetonin, arbereshi i Zares nė Dalmaci, ilirologu me fame, prof. dr. Aleksander Stipēeviē dhe nė Beoti, nga fshati Kaskaveli, arvaniti i Greqise, avokati Aristidh Kola nė Athinė.

    4. Mėsues i gjuhės shqipe dhe filozofisė nė shkollat shqipe
    Kėtu po lemė tė flasė studiuesi dhe admiruesi i Gjeēovit, zoti Frrok Kristaj. Nen titullin “Shtjefen Gjeēovi-mesuesi erudit i shkolles shqipe”, pasi jep e njė dimension tjeter tė Gjecovit, qe une s’e kam hasur kund gjetiu si “themelues i sociologjise familjare” ai shkruan: ”Gjatė 33 vjetėve (u transferua 24 herė nga vendi nė vend), sa punoi gjatė 26 soshėve, krahas detyrės sė meshtarit, i kaloi edhe nė detyren e mesuesit tė gjuhes shqipe nė mė shumė se 20 shkolla, prej tyre 11 sosh i hapi vet pėr herė tė parė.

    U dha mesim fėmijėve e tė rinjve, por edhe tė rriturve, bile edhe mė tė moshuarve se qė ishte ai vet. Gjeēovi gjatė jetės sė vet punoi si mesues legal e ilegal, si mesues i emeruar dhe si mėsues vullnetar. Ai dha mėsim nė shkolla tė rregullta e tė improvizuara, …nepėr shtėpi tė fshatarėve apo…qeleve tė kishave…”

    Prof. Dr Musa Kraja nė vepren e vet madhore ”Mėsuesit pėr kombin shqiptar” Tirane 1993, shkruan se At Shtjefen Gjeēovi ka punuar nė gjashtė vende edhe si mėsues i filozofisė, veē gjuhės shqip edhe nė kolegjin filozofiko-teologjik tė Troshanit qė vazhdoi mbi 50 vjet deri nė vitin 1945. Ai ka qenė “ekspėrt i lėndės sė filozofisė” , e tillė ish dija qė kish ai nė kėtė fushė. Kolegji i Troshanit ėshtė ndoshta e vetmja shkollė e mesme filozofike qė kemi pasur nė viset shqiptare. As sot s’e kemi njė tė tillė, kudo nė trojet etnike.

    5. Pjesėmarrja nė Luftėn e Vlorės
    Gjeēovi pėr 8 muaj ka punuar nė krye tė dioqezes katolike tė Vlorės nė kohėn e pushtimit italian e tė dėbimit tė tyre me 1920 nga ky qytet historik. Dokumentat qė egzistojnė nė Arkivin e Shtetit Shqiptar pėr Luftėn e Vlorės dėshmojnė pėr njė pėrmasė tjetėr tė Gjeēovit, atė si ushtarak. Ai ka drejtuar operacionet luftarake kundėr italianėve, deri sa u hodhėn nė det. Ai ngriti vetė me duart e tij, flamurin shqiptar nė Kaninė pranė varrit tė Ismail Qemalit, duke dhėnė mesazhin se armiku u dėbua nga toka shqiptare dhe amaneti i tij pėr njė Shqipėri tė lirė e tė pavarur u realizua edhe njėherė mė 1920.

    Nė shkrimet e kėsaj kohė Gjeēovi firmon me emrin “Komnen Kanina” nė respekt tė familjes Vlora e tė Plakut tė Pavarėsisė, i nisur nga fakti qė rrėnjėt e tyre shkonin deri tek princi Gjergj Komnen Arianiti e mė thellė dhe vendi i prejardhjes sė tyre qė qyteza e Kaninės afėr Vlorės. Situata e ndezur qė kaloi nė Vlorė e bėri qė pas dy dekadash qė botoi poezi nė revisten “Albania” tė Konicės nė fillim tė viteve 1900, t’i rikthehet pėrsėri poezisė e t’i kėndojė Vlorės e vlonjakeve, qė aq shumė i deshi e qė me shpirt e deshėn kėtė frat katolik tė njė brumi tė veēantė. Ai i ruajti lidhjet dhe korespondencėn me patriotėt si Jani Minga, Ibrahim Shyti, Ahmet Lepenica etj. Gjeēovi mbeti deri nė fund tė jetės, jo vetem njė “Gege besnik”po dhe njė “Toskė i patjetėrsueshem” sikurse bashkėpatrioti i tij Hile Mosi sepse ai ishte mbarėkombėtar, mbarėshqiptar…

    Laurant Bica


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •