Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 57
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës

    Një lidhje gjaku mund të ketë shumë rëndësi. Sidomos nëse e ke me një ish-ministër-i larguar nga detyra në mars-tepër të përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge.

    Në Shqipëri, lajmi i arrestimit të Moisi Habilajt ka krijuar një tërmet të vërtet politik. 39-vjeçari, i kapur dje nga bërthama e policisë gjyqësore të Guardia di Finanza të Catanias në kuadrin e operacionit “Rosa dei venti”, është kushëri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. I përfunduar më 2005 në syrin e ciklonit pas deklaratave të kreut të policisë kufitare të Vlorës, Dritan Zagani, i cili e akuzoi publikisht për bashkëpunim me krimin e organizuar lokal që merrej me trafikun e marijuanës nga Ballkani.

    Sipas policit i detyruar më pas të strehohej në Zvicër, pasi akuzohet se u ka shitur informacion autoriteteve italiane dhe për këtë është në kërkim-kushërinjtë e ministrit transportonin drogë duke shfrytëzuar makinën private të tij.
    Një Audi A8 e parë shumë herë të kalojë kufirin grek, por jo vetëm. I interesuari direkt, nga ana e tij, ka përgënjeshtruar gjithmonë, duke shpjeguar se makinën ua kishte shitur kushërinjve, por në të zezë, që më 2013. Verifikimet e detektivëve italianë megjithatë tregojnë një histori të ndryshme, në të cilët del edhe emri i politikanit.

    Moisi Habilaj në Siçili kishte urën kryesore të punëve të tij, falë një rrjeti grosistësh të aftë për të blerë me pará në dorë qindra kile marijuanë, për t’ua shpërndarë pa dallim të gjithë klaneve mafioze aktivë në sheshet e shitjes. Jo vetëm në Catania, por edhe në Siracusa e Ragusa.

    Në Shqipëri, mbi kushëririn e ministrit ka pasur vetëm dyshime të shumta. Asnjëherë i hetuar, asnjëherë i arrestuar, por shumë herë i fotografuar, për shembull me kreun e policisë kufitare të Dhërmiut. Një rezultat i udhëtimeve të shumta nga Shqipëria në Siçili, duke kaluar nga Puglia, për të akorduar shitjet e drogës, përshtatjen e vendit të zbarkimit dhe ato të ruajtjes së drogës.

    Hetime që çojnë në emra e mbiemra. Si ai i Antonino Rielas, i dyshuar si pikë referimi në Catania për blerjen e drogës nga Shqipëria. Ushtarakët në nëntor 2013 monitoruan një takim midis këtij të fundit dhe Florian Habilajt, vëllai i Moisiut, pra edhe ai kushëri i ministrit Tahiri.

    Takimi kokë më kokë u zhvillua në lagjen San Giorgio dhe, sipas akuzave, Riela i ka dhënë aty 30 mijë euro në dorë për një sasi marijuane. Objektivi ishte të merrnin veten sa më shpejt që të ishte e mundur nga sekuestrimi i 1650 kilogramëve në tetor, në shkëmbinjtë e Baia del Silenzio në Castelluccio, pranë Augustas.
    “Sikur të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë. Bam, bam bam”, thoshte Moisiu, i përgjuar, i zemëruar për ngarkesën e kapur dhe për vështirësitë për të mos u kapur nga “të zinjtë”, më saktë forcat e rendit.

    Shqipëria për kushëririn e ministrit duhet të ketë qenë prej vitesh një zonë e lirë për punët e tij. Në një përgjim të bërë nga Guardia di Finanza e Catanias, vetë Moisiu i zbulonte disa detaje bashkëbiseduesit, një siçilian, titullar i një stacioni furnizimi Q8 pranë Lentinit: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh që policia shqiptare është e korruptuar dhe ndodh që edhe vetë shefi i policisë personalisht ndihmon për ngarkimin e thasëve”.

    Në të kundërt, në Itali, grupi pëson sekuestrime të vazhdueshme, si ai i 289 kileve marijuanë në Palagonia. Furnizimet ishullore të kartelit italo-shqiptar janë bllokuar edhe në portin e Ripostos apo në parkimin e qendrës tregtare Porte në Catania, ku hetuesit kanë gjetur një kamper me qira, të mbushur me drogë. Nisin kështu bisedime të gjata për të planifikuar dërgesa të reja dhe pikërisht në këtë moment Moisiu flet për kushëririn e tij ministër: “30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit”.

    Politikani futet në valle edhe në lidhje me makinën tashmë të famshme. Kushëriri, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj, kanë shkuar në Siçili edhe me Audin që me letra i përkiste ende ministrit.

    Ari i gjelbër i Ballkanit ka përfunduar edhe në dispozicion të Sebastiano Sardo, prej pak kohësh i penduar i drejtësisë, por në të shkuarën menaxhues i drogës për klanin Cappello në Catania. Për shqiptarët ishte “ai me syze” me të cilin bënin marrëveshje fitimprurëse edhe për furnizim me armë.

    “Nëse sjellim diçka për të, i japim edhe ndonjë kallashnikov. Le të vriten mes tyre, kujt i plasi, ata i duan për vete”, thuhet në një përgjim.
    Marrë nga Meridionews.it-Përgatiti: SYRI.net
    Emri:  c0dedce4a7a5fa8f4ee4f2aae455024d75d1f017.jpg

Shikime: 2327

Madhësia:  49.1 KB

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Reagon Edi Rama: U shokova nga biseda e dy trafikantëve. Saimirin e njoh prej vitesh

    Ka reaguar më në fund edhe Edi Rama në lidhje me arrestimin Moisi Habilajt dhe bërjen publike të përgjimeve të policisë italiane ku përmendet Saimiri.

    Me një deklaratë në faqen e tij në Facebook Edi Rama kërkon të vërtetën.

    Deklarata e Edi Ramës në Facebook:

    DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

    Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

    Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

    Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

    Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

    Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Kokëdhima: Rama të dorëhiqet, Tahiri të arrestohet

    Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ju ka bërë thirrje autoriteteve që të arrestojnë menjëherë ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit është i përfshirë në trafikun e drogës..

    Përmes një reagimi në Facebook, Kokëdhima kërkon që edhe kryeministrin Edi Rama të japë menjëherë dorëheqjen, pasi ishte ky i fundit i cili edhe kur Tahiri akuzohej, dilte dhe e merrte në mbrojtje.

    Ja postimi i plotë i Kokëdhimës në FB:

    Saimir Tahiri deklaronte publikisht në “Top Story” në shtator 2015: “Pse duhet të jap dorëheqjen, se ma kërkon opozita, se del një punonjës i policisë, që sot duhet të ishte në arrest, se paskam ca kushërinj të largët të cilëve iu kam shitur makinën dhe kjo qenka problem? Nëse zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë gjenden fajtorë nga prokuroria dhe rezulton që janë trafikantë, po atëherë do i kërkoj falje publikut se iu paskam shitur makinën ca trafikantëve!”.

    Dje u arrestua Moisi Habilaj, kushëriri në fjalë i Saimir Tahirit. Shërbimet Italiane kanë nje dosje me 416 faqe përgjime ku rezulton se Saimir Tahiri është i përfshirë direkt si mbështetës dhe përfitues milionash nga trafikantët e hashashit.

    ZGJIDHJA nuk pret asnjë ndjesë nga ish-ministri i kartelit të drogës, që kanabizoi vendin, mbushi me drogë mbarë Europën, fuqizoi krimin e organizuar dhe e la vendin në dorën e bandave që lajnë hesapet rrugëve të qyteteve dhe fshtatrave të terrorizuara të Shqipërisë.

    Çmontimi i kartelit shumë të rrezikshëm të drogës, që është në pushtet prej 4 vitesh duhet të nisë nga dorëheqja e Edi Ramës dhe arrestimi i Saimir Tahirit dhe dhjetra drejtuesve të lartë të policisë që u vunë në shërbim të trafikantëve, me dhe pa lidhje farefisnore, por me lidhje të fuqishme interesash për të nxjerrë milionat nga ekonomia kriminale e kanabisit. Agjensitë e huaja partnere të Shqipërisë i kanë të dokumentuara plotësisht se çfarë i bënë Shqipërisë dhe Europës këta trafikantë të veshur me pushtet.

    ZGJIDHJA e ka denoncuar me qindra herë se pas trafikut të mariuanës qëndrojnë Edi Rama dhe Saimir Tahiri dhe se mafia e mariuanës ka kapur gjithçka dhe drejton vendin.

    ZGJIDHJA inkurajon prokurorinë që të çojë deri në fund hetimet e nisura mëse dy vite më parë, t’i vlerësojë akuzat e ish-punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit që u tradhëtuan, u shkarkuan apo u detyruan të lënë vendin dhe të kërkojnë azil politik në Europë, pasi mbetën në mëshirë të trafikantëve.

    ZGJIDHJA do punojë për qetësimin e vendit, rikthimin e rendit dhe të sigurisë, drejtësisë dhe shtetit ligjor, për çmontimin përfundimtar të kartelit të drogës, që nis nga kryeministria dhe përfundon te trafikantët e mëdhenj. ZGJIDHJA do ngrejë ekonominë legale të kanabisit në favor të shtetit, do e dekriminalizojë përdorimin, do lirojë nga burgjet dhe do amnistojë të dënuarit si përdorues dhe do e zhdukë mafien e hashashit në Shqipëri.

    Rama, në vend të spektaklit mediatik, me të cilin ua shplan trurin përditë shqiptarëve të mjerë të cilët jetojnë nën rregjimin e bandave të drogës dhe oligarkisë së krimit dhe të korrupsionit, duhet të paguajë çmimin për uzurpimin dhe rrënimin e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të institucioneve, qeverisë dhe interesave të larta ekonomike e shtetërore, për kriminalizimin e çdo qelize të shoqërisë dhe të shtetit, për shkatërrimin e lirive politike dhe ekonomike dhe për vendosjen e sundimit të plotë të oligarkisë së krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri.

    ZgjidhjaPërShqipërinë

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit



    Habilaj përmendi Tahirin; dosja italiane për bandën e drogës
    17/10/2017

    Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

    Top Channel disponon dosjen me këto fragmente të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane.

    Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën pergjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

    Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

    Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

    “Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

    Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.

    Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

    “Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty./TopChannel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 17-10-2017 më 11:15

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Reagon Edi Rama: U shokova nga biseda e dy trafikantëve. Saimirin e njoh prej vitesh

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Ka reaguar më në fund edhe Edi Rama në lidhje me arrestimin Moisi Habilajt dhe bërjen publike të përgjimeve të policisë italiane ku përmendet Saimiri.

    Me një deklaratë në faqen e tij në Facebook Edi Rama kërkon të vërtetën.

    Deklarata e Edi Ramës në Facebook:

    DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

    Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

    Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

    Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

    Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

    Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!
    Me pak fjale kjo deklarate mundet te zberthet keshtu : "Tahirit nuk ja futa une. Tani kemi qeverin e re,keto jane ngjarje qe i perkasin qeverise tjeter.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Saimir Tahiri eshte kandidati me serioz per president 4-vjecarin qe vjen!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Te gjithe president nuk do behen ! Ndonjeri duhet te sakrifikohet edhe per partine ! Ne fillim Gjika,pastaj Koço tani i ra lapsi Tahirit.

    Mos hapni te tilla parrulla se eshte rruge e veshtire. Me zor ndejtem 3 muaj ne çader per te zgjedhur Meten president. Nuk eshte aq e lehte ; te mbledhesh partine,partia te caktoje Gramozin,qe ti thot Saliut dhe Saliu ti japi urdher qe Luli te futet ne çader.


    Tani kemi prioritet reformen zgjedhore.Para reformes zgjedhore nuk bejme asgje tjeter.Ah;po filluan prap keta te huajt me vetingje a stervetingje ne futemi prap ne çader.

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Ministri flet pa dorashka..


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Pa dorashka ishte dhe pa dorshka foli. Ne situata te tilla jo dorashkat po as breket prej hekuri nuk bejne pune.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    2053 (19-10-2017)

  11. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Nuk e kane fajin njerezit joooo, fajin e ka sistemi!
    Pse donin ata te rrezikonin jeten me skaf per te trafikuar droge? Po se mos u gjeti pune shteti si magaziniere apo fatorino dhe ata nuk pranuan!
    Prandaj thom qe e ka fajin sistemi.

    Ps. Si nuk na ecen ne shqipove me keto sistemet mer vlla! Na moren ne qafe na moren.

  12. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Pra,
    ortaku/vartesi i Tahirit thote qe Saimiri na paska fituar 5.000.000,00€ (pese milion) e muaj!!!!!

    Akoma analizoni per klysht e kuq?!
    Çfare vlere ka?!


    Kto gjarperinj vetem ato qe kane jetuar sistemin para 90-es mund ti kuptojne....


    Jo me kot, papa pat thene qe komunistet jane armiqte e njerzimit....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  13. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Keta do bejne shtet.

    Emri:  FB_IMG_1508373394468.jpg

Shikime: 2039

Madhësia:  58.2 KB

  14. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Prokuroria:T’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit, autorizim për arrestim

    Prokuroria’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit, autorizim për arrestim

    Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Kuvendit autorizim për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Në njoftimin zyrtar thuhet se aktualisht janë duke u kryer hetime për një grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi.


    Por krahas heqjes së imunitetit Prokuroria kërkon nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimn, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal të banesës për ish ministrin e Brendshëm.

    Njoftimi zyrtar
    Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

    Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

    Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

    topchannel

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Ka 27 vjet qe problemi ne Shqiperi eshte opozita. Ka 27 vjet qe opozitat ne Shqiperi sherben vetem si garanci per mos-denimin e qeverise se meparshme.
    Ne Shqiperi nuk kan deshtuar qeverite kan deshtuar gjithmone opozitat sepse opozita nuk ka qene asnjehere alternative e keq-qeverisjes.


    Fakt eshte qe me nje opozite tjeter,edhe me Bojaxhiun a Blushin,kjo qeveri do ishte e detyruar te jepte dorheqjen. Me kete opozite jo vetem qe nuk eshte e detyruar te jape dorheqjen por shikohet nga opinioni publik si mundesia me e mire per te qeverisur...

    Per kete ne Shqiperi opozita ka luajtur gjithmon rolin e shantazhuesit dhe opozitat vijne ne qeveri vetem kur mundet te garantojne qeverisjen e meparshme. Eshte gjithmon loja e opozites qe ka mbajtur sistemin gjalle.
    Ju kujtohet Rama me 21 janar e Gerdec qe shantazhonte qeverine po ashtu dhe PD perdor si argument vetem krimin sepse eshte i vetmi shantazh qe mundet ti jepet si garanci Rames qe ai te leshoje pushtetin.

    Fjalet e famshme te nje deputeti te PD ne vitin 2013 ku sa erdhi PS ne pushtet,qe kur e pyeten te hapen dosjet e komunizmit u pergjigj qe "ne fillim duhet te hapim dosjet e korrupsionit" jane baza per te shpeguar kete 27 vjeçar opozit dhe qeverisje.

    Me nje opozit tjeter si Tahiri dhe Rama do ishin sot si minimum njeri i arrestuar dhe tjetri me shume propabilitet perball arrestit mbas dorheqjes.

  16. #15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Prokuroria për Krime të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri

    Emri:  f7052e16d5cf545feaedd01df62769242cabd4f9.jpg

Shikime: 2104

Madhësia:  61.0 KB

    Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

    Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
    Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

  17. #16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Leja për arrestimin e Tahirit, Prokurori: Hetimi nisi nga media

    Leja për arrestimin e Tahirit, Prokurori: Hetimi nisi nga media
    Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është mbledhur këtë paradite për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.


    Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje, por do të jetë avokati i tij Artan Hajdaraj që do të flasë për të. Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnim Hajdarmataj dhe prokurorët Elizabeta Imeraj e Vladimir Mara.

    Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura.

    Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t'i bëjë publike për median.

    “Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, tha Hajdarmataj.

    Deputetët e mazhorancës kërkuan nga grupi i prokurorëve provat, që sipas tyre, inkriminojnë deputetin socialist, Saimir Tahiri.

    Prokurorët deklaruan se hetimi ka nisur kryesisht edhe mbi bazën e informacioneve të qarkulluara në media për përgjimet e realizuara nga pala italiane.

    Të pyetur nga deputetët socialistë nëse në aktet e përcjella nga pala italiane rezulton që Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Katanias, prokurorët u përgjigjën: “Në aktet e përcjella deri në këto momente nuk figuron një gjë e tillë”.

    Megjithatë, Prokuroria thotë se ka dyshimin e arsyeshëm për të bazuar kërkesën e saj për arrestimin e Tahirit.

    “Ka disa detaje që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për faktin penal dhe kërkesa jonë është bazuar në dokumentacionin që zotërojmë dhe në arsyetimin ligjor. Ekziston rreziku i prishjes, apo dëmtimit të provave”, deklaron Prokuroria.

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Si po vazhdon loja me Tahirin e shkret (qe e beri Sulltani kok turku )? Po e akuzon shoku Gramoz dhe po e mbron shoku Sali apo jemi ne fazen e pare ku akuzen e ka shoku Sali ?

    Ore po me garantin e popullit shqiptar te nderuarin presidentin e popullit shqiptar çfar behet,ka mbajtur ndonje qendrim per trasparencen dhe integrimin e kesaj çeshtjeje ?

  19. #18
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Askush nuk mbron asnje te pakten nga qeveria eshte e dukshme edhe nga kryeministri e ka lene ne dore te drejtesise dhe dje ne opinion la te kuptohet shume...

  20. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Kjo eshte nje teme e kot dhe pa asnje vlere!
    Madje jane teper te vonuara si diskutime. Personi qe i denoncoi lidhjet e Saje Qorrit me trafikantet ordinere te droges dhe armeve ne 2015-en u burgos nga policia « qe duam » dhe fitoi azil politik ne Zvicer. Sot ky person mbrohet nga disa shtete perendimore me te cilat bashkepunoi duke u dhene informacionet skandaloze te ministrave te Rames te lidhur koke e kembe me trafiqet e droges.
    Para dy vitesh kete oficer policie nuk e degjoi askush, madje intervista e tij tek News24 u ndalua me urdher te Edi Rames!

    Sot qe zullumi i drogerave eshte trashur shume tek nderkombetaret, Rama eshte i detyruar ta shese Sajmirin ne syte e te huajve per te shpetuar lekuren dhe nderkohe eshte serisht i detyruar ta mbroje Sajen nga frika se i nxjerr horrlleqet qe kane bere bashke.

    Sigurisht qe ne nje rast te tille nuk e zgjidh as opozita e as Bojaxhiu qe ben opozite çdo dy vjete perpara zgjedhjeve lokale dhe te pergjithshme, por organet e drejtesise.

    Se fundmi vendimi i heqjes se mandatit te Tahirit u shty per te merkuren, mjaftueshem kohe qe IT-it e ndryshem te cilet kane vizituar shtepine e Sajmes keto ditet e fundit, te fshijne gjithe provat komprontuese ne telefonat dhe LapTopet e tij!
    Keshtu qe prokuroria nuk do kete me se çfare te hetoje..

    Ne gjithe boten nje i dyshuar per lidhje me trafiqet e droges, arrestohet nga policia qe ne 4 te mengjesit dhe i behet kontroll i imtesishem i baneses dhe gjithçkaje tjeter.
    Ne rastin konkret Saja ka kohe te dali neper konferenca per shtyp dhe neper emisione televizive!

    Nxirreni vete konkluzionin se ne çfare vendi mafioz, kriminele e te ndyre po jetojme..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 21-10-2017 më 09:15
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  21. #20
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Asnje prove nuk ka ndaj tij pervec se disa komente ndaj dy trafikante qe disktutojne me njeri tjetrin per disa mijera euro..

    Nese do te duhej te arrestohej cdo kush qe permendet ne nje cope leter per trafikim droge me teorira konspiracioni nga me te ndryshmet, imagjinoni ku do ishim sot.. !?

    Sa per temen ke te drejte kemi edhe obligime te tjera per ti sjelle lajmet flash.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •