Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 57 prej 57
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Hetimi nga Italia/ Emri i Tahirit në regjistrin hetimor, 1 i penduar në dosjen Habilaj...

    Emri:  auto_tahiri_habilaj1513105295.jpg

Shikime: 1036

Madhësia:  37.3 KB

    Gazetarja Alba Kepi, nga Italia tha se nga informacioni që ka, ndonëse nuk është i konfirmuar zyrtarisht, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është i përfshirë në regjistrin e hetimit të autoriteteve italiane.

    “Në regjistër, në njërën anë shënohen veprat penale, në tjetrën personat nën hetim. Përfaqësues të prokurorisë shqiptare kanë ardhur në Catania dhe kanë kërkuar hetimin e Tahiri në kuadër të dosjes Habilaj”, tha gazetarja për Oranews.

    Sa i takon çështjes nëse ka të penduar dosja "Habilaj", gazetarja tha se, thuhet se është një i penduar.

    Sa i takon dokumentit italian që publikoi Tahiri pak kohë më parë, gazetarja tha duhet pyetur studio e avokatisë nëse dokumenti është marrë me faks apo me internet.

    Syri

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    FOTO/ Italia kërkon ekstradimin e financierit të grupit Habilaj. Emri

    Emri:  auto_Screenshot_21508595191.jpg

Shikime: 1065

Madhësia:  36.6 KB

    Drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin e shtetasit Nazer Seiti, i cili është pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Mosisi Habilaj. Seiti u arrestua dy ditë më parë gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës.

    Sipas drejtësisë italiane, shtetasi Nazer Seiti, luante dhe rolin e financierit në fupin e strukturuar të drogës.

    Kërkesa e drejtësisë italiane për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e krimeve të rënda ku po ashtu do të vlerësohet dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton kanabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e policisë tiranë.

    Në rast ekstradimi të Seitit në Itali, ai do tu bashkëngjitet dhe pjesës tjetër të të pandehurve, ku mes tyre është dhe drejtuesi i grupit Moisi Habilaj.

    Ndërkohë ende në kërkim me kërkesë të Italisë në territorin shqiptarë janë Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt.

    Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish ministrit Tahiri ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesj për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.

    Emri:  auto_Screenshot_11508595192.jpg

Shikime: 993

Madhësia:  48.7 KB

    Syri

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Sekuestrohen pasuritë e Habiljave në Vlorë, ja çfarë u është gjetur

    Emri:  auto_pasuria_e_habilajve1509447189.jpg

Shikime: 933

Madhësia:  47.3 KB

    Pasuritë e Habilajve në Vlorë janë vënë sot nën sekuestro. Njësi shërbimi dhe apartamente banimi me sipërfaqe të ndryshme në Vlorë!

    Sekuestrimi i pasurive si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Vlorës, Drejtorisë së Përgjithshme të P.P.Parave dhe Prokurorisë Vlorë !

    Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :

    Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ''28 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

    Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ''29 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

    Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

    Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në pronësi të K.H..

    Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

    Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

    Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

    Syri

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    PËRGJIMET/ Filozofia e bosit të drogës Moisi Habilaj dhe Roleksi që i mbeti ‘fiksim’

    Emri:  auto_rolex1509794334.jpg

Shikime: 956

Madhësia:  26.1 KB

    Moisi Habilaj kreu i një bande që trafikoi sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali gjatë periudhës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, shpenzonte shuma të konsiderueshme parash për mallrat e luksit.

    Në dhjetor të vitit 2013, sipas hetimeve të autoritete italian, ai merr një sasi prej 270 mijë eurosh nga Antonio Riela, pasi ky i fundit morri një sasi droge e trafikuar nga Shqipëria, nga banda e drejtuar prej Moisi Habilajt.

    Pas kësaj, Moisi Habilaj bën ‘shopping’ dhe në një bisedë të regjistruar, ai i thotë Sabaudin Ccelajt se harxhoi 9.000 euro vetëm për blerjen e dy byzylykëve, “një për gruan dhe një për nënën e Saimirit”.

    Por Mosisi Habilaj i mbetet një peng atë ditë: “Një orë Roleks e bukur 6.000 euro që herën tjetër do ta blejë për vetë”.

    Në këtë rast, “kushëriri i rrethit të 10-të” të Tahirit, siç e ka cilësuar vetë ish ministri, përdor edhe një filozofi: Paratë mund ti shpenzojnë, gjithsesi problemet nuk mbarojnë kurrë.

    Emri:  auto_roleksi1509795709.jpg

Shikime: 1056

Madhësia:  74.8 KB

    Syri

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Biseda e Florian Habilajt me ‘shefin e madh’ në Tiranë: Fola unë me atë, i thashë të mos i fusë hundët

    Emri:  auto_1231508256846.jpg

Shikime: 1122

Madhësia:  57.4 KB

    Përgjime të shumta janë bërë nga policia italiane në lidhje me hetimin e ‘Grupit Habilaj’, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Në një telefonatë të përgjuar mes Florian Habilaj që ndodhej në Tiranë dhe Moisi Habilaj që ndodhej në Siçili, diskutohet për takimin e paradites së datës 6 tetor 2013.

    Zbardhja e bisedës telefonike mes Florian Habilajt dhe Moisi Habilajt:

    Florian Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë

    Moisi Habilaj: Çfarë donte shefi?

    Florian Habilaj: Asgjë, për situatën

    Moisi Habilaj: Ah ... ai i fole me ti

    Florian Habilaj: Po, më priti në orën 11:30, edhe taksinë ma pagoi

    Moisi Habilaj: Çfarë tha

    Florian Habilaj: Më tha, ‘kush janë këto ... çfarë kanë ... si janë punët’ ... e unë i thashë ‘kështu e kështu’.

    Moisi Habilaj: Atëherë...

    Florian Habilaj: Më tha ‘mos u shqetëso, mos u mërzitni ... është çështje orësh.

    Moisi Habilaj: Ah, mirë, ti duhej ti thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej ti thoje.

    Florian Habilaj: Por unë i thashë që ne ... për asgjë. E ai më tha që ‘ata e kanë bërë qëllimisht që unë ti merrja në telefon’.

    Moisi Habilaj: Edhe ne e kemi kuptuar. Ja pse nuk e shqetësuam (shefin).

    Florian Habilaj: Edhe ne e kemi mësuar ... dhe më tha...I mora në telefon dhe u thashë: ‘Nuk duhet të përfshiheni në lojëra, në çështje të fatit’

    Moisi Dalipaj: I ka thirrur ai (e ka fjalën për një njeri të tretë)

    Florian Dalipaj: I kishte thirrur ky (e ka fjalën për shefin e madh) ... i kishte marrë në celular, më dëgjon?

    Moisi Dalipaj: Alo, po më thuaj vlla.

    Florian Dalipaj: I kishte marrë ai në celular dhe u kishte thënë që nuk duhej të ishin përzier dhe duhej që ti linin (e ka fjalën për para, kapitale të përbashkëta) për lojëra të fatit ... u kishte thënë.

    Moisi Dalipaj: Po...

    Florian Dalipaj: Ai i ishte përgjigjur me justifikime, jo kështu e jo ashtu, “janë të tjera” (gjithmonë bëhet fjalë për para) ... porsa u përket të tjerave, çfarë ke në plan për të bërë, bëje shpejt ... i kishte thënë.

    Moisi Dalipaj: Përsë kishte humbur kohë ... po ... dhe pastaj

    Florian Dalipaj: Asgjë, ai tjetri kishte filluar që të dridhej dhe e kishte ulur zërin.

    Moisi Dalipaj: ... të qeshura ...

    Florian Dalipaj: Gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për gjë, më tha në fund shefi i madh ... ik e mos mendo më asgjë.

    Moisi Dalipaj: A e ka parasysh ai

    Florian Dalipaj: E ka si jo ... ia thashë, ia thashë të gjitha Moisi

    Moisi Dalipaj: Atëherë, ok

    Florian Dalipaj: I thashë ... ne nuk goditemi ... na kanë shqetësuar ... na kanë shkatërruar biznesin, i thashë shefit të madh.

    Moisi Dalipaj: Në rregull.

    Florian Dalipaj: Më tha, ik e mos u shqetëso ... ty të ka dërguar përshëndetje në mënyrë të veçantë.

    Marrë nga dosja e Policisë Italiane - Përgatiti: SYRI.net

    Emri:  auto_shefi_i_madh_21508256836.jpg

Shikime: 1069

Madhësia:  74.7 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_31508256838.jpg

Shikime: 1050

Madhësia:  30.1 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_41508256839.jpg

Shikime: 1040

Madhësia:  58.9 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_51508256840.jpg

Shikime: 1061

Madhësia:  49.7 KB

    Emri:  auto_shefi_i_madh_61508256841.jpg

Shikime: 958

Madhësia:  59.8 KB

    Syri

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    'Habilaj u ofrua të paguajë drekën e parë të qeverisë në Vlore, nxori tufën me euro'

    Emri:  auto_anduena-11508274179.jpg

Shikime: 628

Madhësia:  26.8 KB

    Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e sotëm “Opinion”, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj. Llabani katreguar se është bërë deshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i nje lokali te famshem ne Vlore.

    Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte vec dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…

    Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro).

    “Ishin shumë s’mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.

    Syri

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: I patë policët, janë tanët, kam njeriun tim tek radarët në Durrës.

    Emri:  auto_moisi_dalipaj_-_radareet1508316189.jpg

Shikime: 1072

Madhësia:  26.7 KB

    Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.

    Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.

    Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. "Kam njeriun tim në sallën e radarëve", i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. "I patë policët? Janë tanët", vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

    Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.

    ‘I patë policët? Janë tanët’, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

    Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo. Një ditë më parë mediat italiane publikuan dosjen prej 410 faqesh të përgjimeve ambientale të grupit të drogës i cili kryesohej nga Habilaj.

    Gjatë bisedave Habilaj ka përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke theksuar se gjatë një muaji ai ka fituar 5 milionë euro nga trafiku Shqipëri-Itali.

    Syri

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Moisi Habilaj del para gjykatës së Katanias: Më lironi. Jam i pafajshëm si Tahiri...

    Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie Moisi Habilaj, i dyshuari si kreu i grupit të trafikut ndërkombëtar është paraqitur përpara tre gjyqtarëve Iarato, Benanti dhe Catena.

    Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit e Katanias mori në shqyrtim ankimimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ata u arrestuan në aksionin e quajtur “Venti Dei Rosi”.

    I vetmi nga të arrestuarit që nuk ka kërkuar rishikimin e arrestimit ishte italiani Antonino Riela, i cili sipas dosjes së hetimit rezulton të jetë një nga kontaktet më të besuara në Catania të Moisi Habilajt.

    Moisi Habilaj është paraqitur i fundit përpara gjyqtarëve. Por siç konfirmoi dhe avokati i tij Biagio Maurizio Catalano, Habilaj i ka mohuar akuzat, duke kërkuar lirimin.

    Syri

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhen përgjimet e drogës, Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit

    Zbardhen emrat, ja kush janë 4 të kërkuarit e dosjes ‘Habilaj’

    Emri:  auto_moisi_habilaj_me_shoke1508160646.jpg

Shikime: 1028

Madhësia:  39.1 KB

    Autoritet italiane kanë shpallur në kërkim katër persona, si pjesë të një grupi që trafikonte sasi të madhe droge si dhe armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.

    Në kërkim janë shpallur: Nezir Seiti, Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj dhe Armando Sulaj.

    Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ata janë pjesë e të njëjtit grup kriminal, ku bënte pjesë edhe Moisi Habilaj, kushëri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i arrestuar në Itali.

    Ndërkohë, në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busaça dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

    Syri

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës

    Gjykata ‘ngujon’ Saimir Tahirin në Shqipëri. Replika në sallën e gjyqit

    Emri:  tahiri-maks-haxhia.jpg

Shikime: 623

Madhësia:  30.2 KB

    TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të rënda pas vendimit për t’i bllokuar pasaportën. Pas dëshmisë 60-minutëshe, gjykatësja ka firmosur vendimin që lë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës, çka pengon ish-ministrin Tahiri të dalë jashtë vendit.

    Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur nga afër seancën, raporton se Saimir Tahiri është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit. Që në nisje të seancës, ai është shprehur para trupit gjykues se ka marrë dijeni për vendimin, duk u shprehur se në vazhdim do të ishte avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, i cili do të fliste për akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

    Sipas avokatit mbrojtës nuk ka asnjë rrezik që Saimir Tahiri të largohet jashtë vendit, ndërsa shtoi se vendimi do të çohet në Apel.

    “Tahiri është deputet i Shqipërisë, dhe askush nuk është më shumë i interesuar se ai për të zbardhur të vërtetën, pasi është përbaltur politikisht dhe jo vetëm. E prisnim vendimin e gjykatës, por çështjen do ta çojmë në Apel. Gjykata është kthyer në noter të Prokurorisë”, u shpreh avokati Haxhia.

    Gazetarja Lala raporton për “BalkanWeb” dhe “News24” se pas qëndrimit të shprehur nga avokati i tij mbrojtës, fjalën e ka marrë ish-ministri Tahiri.

    “Nuk ka asnjë problem nga masa shtrëngues. Nuk kas asnjë arsye të largohem jashtë vendit. Dua që të zbardhet sa më shpejt e vërteta,. Unë kam udhëtuar shpeshherë jashtë vendit, me makina të ndryshme. Por nuk kam udhëtuar me persona të inkriminuar”, ka deklaruar Tahiri.

    Ndërsa pjesën e parë të seancës Tahiri është shfaqur i qetë, gazetarja thotë se në pjesën e dytë është shfaqur emocional. Madje, sipas saj, nuk kanë munguar batutat mes Saimir Tahirit dhe avokatit të tij mbrojtës teksa linin sallën e gjyqit.

    Balkanweb

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës

    Dokumente edhe nga SHISH, zbardhet plani i hetimit për Saimir Tahirin

    Zbardhet dokumenti i planit të hetimit për ish ministrin e Brendshëm, Samir Tahiri nga komisioni hetimor që zhvilloi sot mbledhjen e dytë.

    Ndërsa do të pyeten shumë zyrtarë që mund të kenë dijeni, pritet që të kërkohen edhe dokumente nga SHISH mbi trafikimin e lëndëve narkotike.

    VLERËSIMI I TË DHËNAVE PARAPRAKE, QË PËRBËJNË PLAN PARAPRAK HETIMI DHE DEKLARIMI I HAPJES SË HETIMIT
    Në mbështetje të paragrafit 4, të nenit 11 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, ku specifikohet se: “4. Kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit, përcakton detyrat e komisionit, si dhe planin paraprak të hetimit”, bashkëlidhur do të gjeni Planin Paraprakt të Hetimit.

    PLANI PARAPRAK I HETIMIT
    KOMISIONIT HETIMOR PËR TË KONTROLLUAR VEPRIMET DHE MOSVEPRIMET E ORGANEVE SHTETËRORE NË PARANDALIMIN DHE GODITJEN E FENOMENIT TË KULTIVIMIT DHE TRAFIKUT TË LËNDËVE NARKOTIKE, PËRFSHIRË ÇËSHTJEN PËR TË CILËN PROKURORIA PO HETON Z. SAIMIR TAHIRI, ISH-MINISTËR I BRENDSHËM, NGRITUR ME VENDIMIN E KUVENDIT NR. 30/2018

    I. FAKTET DHE RRETHANAT E PREZANTUARA NË KËRKESË
    Në kërkesën e depozituar nga 1/4 e deputetëve evidentohet se:

    “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në një betejë më shumë se 3 vjeçare, ngriti shqetësimin madhor të shndërrimit të Shqipërisë në një vend të kultivimit masiv të lëndëve narkotike. Qeveria, në papërgjegjshmëri të plotë, sulmonte opozitën dhe deklaronte se faktet e paraqitura prej saj, ishin të pavërteta dhe se në Shqipëri nuk ekzistonte fenomeni i kultivimit masiv të lëndëve narkotike. Vetëm në momentin kur partnerët ndërkombëtarë ngritën shqetësimin madhor se sasi të paprecedentë të kanabisit po arrinin të deportonin në territoret e tyre nga Shqipëria, Qeveria pranoi ekzistencën e fenomenit dhe deklaroi se ajo nuk ishte e përfshirë në të, dhe se po merrte masa për të zgjidhur situatën.

    Mirëpo, shqiptarët ishin dëshmitarë të fakteve sesi zyrtarë të lartë, jo vetëm përfitonte shpërblime monetare dhe dhurata nga grupet kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, por gjithashtu këta të fundit përdornin makinën që ishte në emër të ish-Ministrit të Brendshëm për të kryer trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    Për këtë qëllim, organi i prokurorisë, nisur edhe nga provat e siguruara nëpërmjet bashkëpunimit me prokurorinë italiane, kanë nisur hetim penal ndaj ish-Ministrit të Brendshëm z. Saimir Tahiri.

    Pavarësisht fakteve të shoqëruar me provat përkatëse nga organi i prokurorisë, mazhoranca në Këshill, dhe më pas në seancë plenare vendosi mosmiratimin për dhënien e autorizimit për “Arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit Saimir Tahiri”.

    Ky përbën një akt të paprecedentë në praktikën parlamentare shqiptare, ku nga organi i prokurorisë ngrihet një akuzë e rëndë penale ndaj një deputeti, dhe shumica parlamentare pengon prokurorinë të përdorë të gjitha mekanizmat e duhur ligjor, përfshirë dhënien e masave shtrënguese ndaj personit. Kjo çimenton kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, dhe nuk ndihmën në proceset integruese të vendit. Ky fakt provon jo vetëm paligjshmërinë nga ana e mazhorancës, por gjithashtu, vullnetin e saj për të ndërhyrë dhe penguar hetimin penal ndaj këtij rasti.

    Këtij konkluzioni i vjen në mbështetje edhe veprimet e Kryeminstrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, të cilët në deklarata publike dhe të njohura, jo vetëm kanë kritikuar organin e prokurorisë, por kanë përdorur ndaj tyre një gjuhë të papërshtatshme dhe intimiduese. Kjo sjellje bie ndesh me parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Por gjithashtu, tregon qartë se Kryeministri nuk shqetësohet vetëm për fatin e ish-Ministrit të Brendshëm, por për fatin e tij.

    Është e qartë se Kryeministri ka patur informacione të plota për veprimtarinë e grupeve kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtare të lëndëve narkotike, apo për përfshirjen e punonjësve të lartë të Policisë së Shtetit në këtë veprimtari kriminale. Megjithatë, nuk rezulton nga faktet dhe provat që disponohen nga ana jonë që të ketë marrë ndonjë masë mbi këtë fenomen, apo të ketë ushtruar përgjegjësitë e veta kushtetuese si Kryeministër i vendit dhe autoritet përgjegjës për të mbikëqyrur veprimtarinë e ministrave të tij.

    Veprimet e paligjshme për të dëmtuar këtë çështje vijuan edhe më tej. Në kundërshtim flagarant me ligjin, është lejuar ekstradimi në Itali i shtetasit Nezar Seiti, i cili ishte personi i vetëm i arrestuar dhe në dispozicion të prokurorisë shqiptare në dosjen hetimore ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Ky fakt mund të ketë efekt shkatërrues për procedimin penal që po kryen Prokuroria për Krime të Rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj”, dhe për pasojë edhe mbi procedimin penal të nisur ndaj deputetit të mazhorancës dhe ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Injorimi që Ministri i Drejtësisë i ka bërë jo vetëm ligjit, por edhe autoritetit të organeve të drejtësisë shqiptare (Gjykatës për Krime të Rënda), është një akt i paprecedentë për drejtësinë në vend. Nëse Ministri i Drejtësisë ndërmerr veprime arbitrare dhe të kundërligjshme, me impakt të drejtëpërdrejtë në prishjen apo dëmtimin e hetimeve penale në një çështje konkrete në vend, atëherë jemi përpara një krimi shtetëror, të padëgjuar më parë dhe që është bërë qëllimisht për të ndërhyrë në procedimin penal në ngarkim të deputetit të mazhorancës dhe ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Për këtë qëllim, është e nevojshme që të ngrihet një Komision Hetimor që ka për objekt, ndër të tjera:
    (1) Roli, dijenia dhe pergjegjesia e Kryeministrit, anetareve te tjere te Keshillit te Ministrave, Policise se Shtetit dhe institucioneve te tjera shtetererore, veprimet apo mosveprimet e tyre, ne parandalimin dhe ndeshkimin e fenomenit te kultivimit te kanabisit apo trafikimit te lendeve narkotike;
    (2) Vleresimi i rrethanave mbi dijenine e Kryeministrit dhe anetareve te tjere te Keshillit te Ministrave per veprimtarine kriminale apo ligjshmerine e veprimtarise se tyre shteterore ne drejtim te parandalimit te paligjshmerise per te cilen akuzohet ish-Ministri i Brendshem dhe drejtues te larte te Policise se Shtetit;
    (3) veprimet dhe sjellja e Kryeministrit dhe anetareve te tjere te Keshillit te Ministrave, si dhe e cdo zyrtari tjeter publik, ne pengimin apo intimidimin e organit te prokurorise qe te veproje ne menyre te pavarur dhe paanshme ne hetimin e ceshtjes penale ndaj ish Ministrit te Brendshem z. Saimir Tahiri;
    (4) ligjshmeria e ekstradimit te personit tjeter nen hetim per te njejten ceshtje dhe efektet qe sjell ky ekstradim ne ushtrimin e ndjekjes penale ndaj ish-Ministrit te Brendshem, etj.”.

    II. PLAN PARAPRAK HETIMI
    A. Objekti:

    Sipas vendimit nr. 30/2018 të Kuvendit, objekt i veprimtarisë së komisionit është:
    a) Kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve të organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm.
    b) Verfikimi i çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente të ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti.

    Hetimi do të synojë mbrojtjen e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetin e së drejtës dhe demokracinë funksionale, me qëllim parandalimin e pasojave negative për shtetin, qytetarët dhe interesin publik, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete institucionale.

    Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe duke respektuar dhe duke mos mbivendosur kompetencat e organeve të drejtësisë.

    Hetimi do të realizohet në drejtim të sqarimit të mënyrës së zbatimit të ligjit, identifikimit të përgjegjësive të organeve apo personave zyrtarë përkatës, në kultivimin dhe trafikimit e lëndëve narkotike, analizimit të gjetjeve për të përgatitur rekomandimet për ndërhyrje ligjore e administrative për parandalimin apo eliminimin plotësisht të tyre në të ardhmen.

    B. Detyrat e Komisionit dhe veprimet e tij:

    Detyrat e Komisionit janë:
    (1) Kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve të Kryeministrit, anetareve te tjere te Keshillit te Ministrave, Policise se Shtetit dhe institucioneve te tjera shtetererore, ne parandalimin dhe ndeshkimin e fenomenit te kultivimit te kanabisit apo trafikimit te lendeve narkotike;
    (2) Kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve të Kryeministrit, anetareve te tjere te Keshillit te Ministrave, apo organeve shtetërore, per veprimtarine kriminale apo ligjshmerine e veprimtarise se tyre shteterore ne drejtim te parandalimit te paligjshmerise per te cilen akuzohet ish-Ministri i Brendshem dhe drejtues te larte te Policise se Shtetit;
    (3) Verifikimi i veprimeve dhe sjelljes së Kryeministrit dhe anetareve te tjere te Keshillit te Ministrave, ne pengimin apo intimidimin e mundshëm të organit te prokurorise qe te veproje ne menyre te pavarur dhe paanshme ne hetimin e ceshtjes penale ndaj ish Ministrit te Brendshem z. Saimir Tahiri;
    (4) Verifikimin e procedurës së ekstradimit te personit tjeter nen hetim per te njejten ceshtje Nezai Seitaj dhe efektet qe sjell ky ekstradim ne ushtrimin e ndjekjes penale ndaj ish-Ministrit te Brendshem.

    Për përmbushjen e këtyre detyrave, komisioni:
    1) miraton planin e hetimeve;
    2) mbledh të dhëna për çështjen, të cilat mund të jenë informacione zyrtare dhe jozyrtare, por që njihen publikisht;
    3) thërret dëshmitarë për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen;
    4) në shërbim të hetimeve mbi çështjen, administron dokumente zyrtare, si dhe të dhëna të tjera që ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve;
    5) për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, thërret ekspertë të njohur nga gjykata për fusha të ndryshme.

    Në mbështetje të neneve 14/b, 15/1 dhe 17 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, Vendimit tё Kuvendit tё Shqipёrisё nr. 30/2018, do të kërkohet nga disa institucione shtetërore, që të vendosin në dispozicion informacionet/dokumentat që disponojnë për objektin e hetimit. Konkretisht, do të kërkohen ndër të tjera, por pa u kufizuar vetëm në to, dokumentet apo informacionet e mëposhtme:
    1) Informacione apo dokumente të dërguara nga Shërbimi Informativ i Shtetit mbi veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018, drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore shqiptare, përfshirë Presidentit të Republikës, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit, Autoriteteve Portuale, Drejtorive të Kufirit, dhe çdo organi tjetër shtetëror.
    2) Informacione apo dokumente të trajtimit të informaconeve të SHISH nga institucionet shtetërore të sipërcituara.
    3) Informacione apo dokumente të marra nga institucionet shtetërore shqiptare, nga agjencitë partnere të huaja, për veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018.
    4) Informacione, pyetje apo dokumente të organeve ligjzbatuese italiane, përfshirë prokurorinë antimafia të Catanias, që lidhet me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm të RSH në këtë aktivitet.
    5) Dokumentet që provojnë diskutimin mbi fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, sipas procesverbaleve zyrtare të mbledhjeve, për të vlerësuar qëndrimin e secilit prej anëtarëve.
    6) Raportimet e bëra nga institucionet përgjegjëse në Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pranë Presidentit të Republikës, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018, sipas procesverbaleve të këtyre mbledhjeve.
    7) Informacionet operative të siguruara nga Policia e Shtetit dhe mënyra e trajtimit të tyre, lidhur me veprimtari kriminale të dyshuara të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018.
    8) Informacione dhe dokumente që i janë njoftuar Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, për përfshirjen e punonjësve të Policisë së Shtetit në veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bashkëpunimin apo lehtësimin e saj, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018.
    9) Informacionet dhe dokumentet lidhur me përdorimin e Radarëve të kontrollit të hapësirës dhe territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe identifikimet e kryera në këtë kuadër, lidhur me veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
    10) Informacionet dhe dokumentet që i janë dërguar nga autoritetet shqiptare, agjencive ligjzbatuese të vendeve të tjera, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.
    11) Informacionet dhe veprimet e kryera nga autoritetet përgjegjëse shqiptare në kuadër të goditjes së grupit kriminal të cështjes “Xibraka”, finalizuar me aksionin e Janarit 2015.
    12) Dokumentacionin e plotë të procedurës së ekstradimit të shtetasit Nezar Seitaj, dhe dokumentacionin e plotë të nxjerrjes së tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
    13) Informacion nga Prokuroria mbi numrin e procedimeve penale per vepra penale te lidhura me lëndët narkotike per periudhën 2014-2018 dhe ecurine e tyre ne Gjykate; numrin e procedimeve penale qe lidhen me punonjes te policise se shtetit dhe zyrtare shteterore per vepra penale te shperdorimit te detyres, moskallezimit te krimit, si dhe per vepra penale qe lidhen me lendet narkotike per periudhen 2014-2018, si dhe në sa prej këtyre rasteve, te pandehurit kane qene ne mungese.
    14) Informacion nga Policia dhe nga Prokuroria per numrin e aksioneve te dekonsipiruara; sa eshte numri i zyrtareve dhe i punojesve te policise te proceduar per dekonsipirim te aksioneve, që lidhen me fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe informacion mbi planifikimin dhe zbatimin e aksionit (si caktohej skuadra, kush merrte njoftim ne rruge hierarkike dhe sa kane qene rastet, kur aksioni i filluar eshte anulluar)
    15) Informacion nga Policia per levizjet ne burimet njerezore ne te gjithe territorin te ngarkuar me krimin e organizuar dhe vecanerisht me luften kunder narkotikeve (sa here ka ndryshuar organika, sa here jane transferuar, pushuar, ngritur ne detyre, procedime disiplinore gjer ne largimin nga detyra, a ka probleme midis detyres dhe grades qe ka punonjesi ne keto funksione).
    16) Raportet periodike te ShCBA-se drejtuar Ministrit te Brendshem mbi funksionimin e policise se shtetit lidhur me luften kunder narkotikeve.
    17) Informacion nga Prokuroria nese ne periudhen 2014-2018 ka pasur figura te reja krimi, te cilat nuk mbuloheshin nga ligji penal (psh krijimi i pistave te avionit per trafikun apo punetoret e hashashit).
    18) Informacion dhe dokumentacioni i plotë nga organi i prokurorisë dhe Policia e Shtetit mbi sasitë e sekuestruara të lëndëve narkotike në periudhën 2014-2018, të ndarë sipas viteve, si dhe dokumentacionin e plotë të procedurës së asgjesimit të saj.
    19) Çdo informacion tjetër të nevojshëm për përmbushjen e detyrave nga ana e Komisionit, sipas objektit të punës së Komisionit.

    Komisioni Hetimor përveç marrjes së informacioneve zyrtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të përdorë të gjitha metodat e hetimit të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

    Nga ana tjetër, në kuadër të analizës së plotë mbi këtë cështje, do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, personat apo funksionarët publik të mëposhtëm:

    Emër, Mbiemër Funksioni

    Edi Rama- Kryeministër
    Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
    Saimir Tahiri- Ish – Ministër i Brendshëm
    Visho Ajazi Lika- Ish – Drejtor i Përgjithshëm i SHISH
    Haki Cako Ish – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
    Ardi Veliu- Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
    Helidon Bendo- Drejtor në detyrë i Shërbimit Informativ të Shtetit
    Për t’u identifikuar emrat Drejtorët apo ish- Drejtorët e Drejtorisë së Policisë në 12 Qarqet e Shqipërisë, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
    Besim HAJDARMATAJ- Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
    Etilda Gjonaj- Ministër i Drejtësisë
    Arqile Koça

    Rovena Gashi- Drejtori dhe ish- Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë, në Prokurorinë e Përgjithshme
    Odeta Thëngjilli-Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, pranë Ministërisë së Drejtësisë
    Për t’u identifikuar emri Drejtorin e IEVP nr. 313 “Jordan Misja”
    Për t’u identifikuar emrat Drejtorët e Policisë në Pikat e Kalimit të Kufirit, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
    Për t’u identifikuar emrat Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
    Dritan Zagani Ish- punonjës i Policisë së Shtetit
    Për t’u identifikuar emrat Drejtori apo ish Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
    Për t’u identifikuar emrat Drejtori apo ish- Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
    – Komisioni rezervon të drejtën që ne Planin e Hetimit të thërras për të dëshmuar cdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë cështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.

    C. Afati i zhvillimit të hetimeve dhe përfundimit të tij:

    Veprimet/ Afati maksimal
    Mbledhja e dokumentacionit Brenda datës 15 Prill 2018
    Shqyrtimi paraprak i dokumentacionit dhe vlerësimi i nevojës për dokumentacion shtesë – Miratimi i Planit të Hetimit Brenda datës 30 Prill 2018
    Pyetja e dëshmitarëve Brenda datës 31 Maj 2018
    Analizimi i akteve dhe dokumentave Brenda datë 30 Qershor 2018
    nxjerrja e konkluzioneve të hetimit – Mbyllja e Hetimit Brenda datës 10 Korrik 2018
    Prezantimi i Raportit Final të Komisionit Brenda datës 25 Korrik 2018

    Hetimi konsiderohet i hapur dhe Komisioni do të përfundojë veprimtarinë e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit (5 Shtator 2018, që nënkupton brenda këtij Sesioni Parlamentar).

    D. Hartimi i Planit të Hetimit:
    Mbi bazën e Planit Paraprak të Hetimit, Kryetari i propozon Komisionit për miratim projektvendimin “Për miratimin e Planit të Hetimit të Komisionit Hetimor” brenda afateve të parashikuara nga ligji. Me qëllim hartimin e Planit të Hetimit dhe realizimit të veprimeve të përcaktura në këtë Plan Paraprak Hetimi, Komisioni, nëpërmjet Kryetarit, mund të kërkojë të dhëna dhe dokumente të tjera nga titullarët e institucioneve publike, si dhe të kryejë cdo veprim sipas nenit 15 dhe 17 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.

    Balkanweb

  12. #52
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës

    Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shkarkuar nga detyra një prej drejtuesve më të rëndësishme të akuzës në vend. Bëhet fjalë për Kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatar.

    Mësohet se vendimi i është marrë gjatë ditës së sotme. Kujtojmë se Hajdarmataj ishte prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Aktualisht dosja e Tahirit dhe Habilajve është në dorën e tij. Po kështu mësohet se në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.

    lapsi
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  13. #53
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Hajdarmataj reagon pas shkarkimit: Motivacioni nuk është i qartë. Dosja ‘Tahiri’ e vetmja ku unë jam

    Hajdarmataj reagon pas shkarkimit: Motivacioni nuk është i qartë. Dosja ‘Tahiri’ e vetmja ku unë jam i përfshirë direkt…

    Kreu i shkarkuar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cili ishte gjithashtu dhe në krye të hetimeve për dosjen ‘Tahiri-Habilaj’, ka bërë reagimin e parë që pas vendimit të Arta Markut. I pyetur nga BIRN, Hajdarmataj tha se nuk kishte ndonjë informacion më konkret mbi shkaqet e shkarkimit, por theksoi se çështja më e rëndësishme që kishte deri para shkarkimit në duar ishte ajo e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Hajdarmatajt, shkarkimi nga posti i kreut të prokurorisë nuk sjell automatikisht heqjen e dosjes së Tahirit nga përgjegjësia e tij.

    “Motivacioni nuk ishte shumë i qartë por besoj se kishte të bënte me dhënien e një hovi të ri apo impulsi më të madh të punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ishte një urdhër që më shkarkonte mua nga ana e drejtimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe në zbatim të tij, tani i bie që unë jam një prokuror i thjeshtë në këtë prokurori,” tha Hajdarmataj.

    Pyetur se me çfarë mund të lidhet shkarkimi i tij në këtë kohë, Hajdarmataj tha:

    “Unë nuk di të them se me çfarë ka lidhje ky shkarkim por mund t’ju them se unë e vetmja dosje që unë jam përfshirë drejtë për së drejti, nga një sërë hetimesh që tashmë janë të hapura nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është ajo e dosjes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmiri Tahiri.

    Unë tani jam prokurori i thjeshtë dhe normalisht do të vazhdoj punën time me dosjet për të cilat jam i ngarkuar të hetoj, deri në momentin që mund të ketë ndonjë urdhër tjetër për transferimin apo komandimin tim në ndonjë institucion tjetër,” shtoi ai.

    laspi
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  14. #54
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Tahiri në “arrest shtëpie”, Prokuroria kërkoi “arrest me burg”

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme masën e ndalimit “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Mësohet se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për ish-ministrin, i cili vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen si deputet.

    Tahiri dyshohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

    Njoftimi i Prokurorisë
    Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

    Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

    Top Channel

  15. #55
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Tahiri i “lirë” me kusht

    Saimir Tahiri nuk do të bëj asnjë ditë burg. Gjykata e Krimeve të Rënda, pas më shumë se pesë orësh në dhomë këshillimi, ka marrë vendimin për dënimi e Saimir Tahirit me 5 vite burg. Por ky vendim konvertohet në 3.4 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Megjithatë, Saimir Tahiri nuk do të bëj asnjë ditë burg, pasi dënimi i tij do të konvertohet në shërbim prove. Në këto kushte, Saimir Tahiri, do të vuajë dënimin me kusht, me qëllim që ai gjatë kësaj periudhe të mos bëj asnjë shkelje tjetër të ligjit. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar tre akuzat e tjera për të cilat po hetohej Saimir Tahiri. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të akuzuar Saimir Tahirin për “Grup të strukturuar kriminal”, “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Korrupsion i zyrtarit të lartë”.


    Pasi dëgjoi vendimin, Saimir Tahiri doli përpara mediave, teksa nuk e kurseu buzëqeshjen dhe ironitë, Tahiri gjatë fjalës së tij tha se nuk qesh dhe as nuk qan dot për vendimin, ndërsa i ftoi mediat të flasin nesër gjatë dhe gjerë së bashku.

    “Meqë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim, un ë i bie që kam shpërdoruar detyrën. Më lini ta përtyp, nuk qesh dhe nuk qaj dot. Nesër do ju ftoj që të ndajmë ca mendime. Mu duk një gjë që; je i pafajshëm, por skemi këllqe që ta themi. Nuk konsideroj asgjë fitore. Kjo është vetëm maja e ajsbergut të betejës time. Më la pa fjalë Gjykata. Nuk jam kriminel, por paskam shpërdoruar detyrën. Më lini pak kohë ta përtyp këtë. Mu duk një gjë e tipit ‘je i pafajshëm, por nuk kemi kohë ta themi” Për të gjithë kushërinjtë idiot që kemi në farefis, do dënohemi për shpërdorim detyre. Nuk di c’të them.”- u shpreh Tahiri për mediat. Tahiri, edhe pse është munduar të shfaqej i qetë, por në fytyrën e tij shfaqej nervozizmi.

    Saimir Tahiri kërkoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila në datën 10 shtator zhvilloi seancën e fundit dëgjimore të palëve, Prokurorisë dhe të akuzuarit. Në pretencën e saj, Krimet e Rënda kërkuan 12 vite burgim për Saimir Tahirin, i cili akuzohet për 3 vepra penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të struktura kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”. Këto akuza janë hedhur poshtë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar pafajësi.

    Në seancën e 10 shtatorit, Saimir Tahiri paraqiti prova të reja përpara trupës gjykuese, ku sipas tij vërtetonin pafajësinë. Ai paraqiti një dokument, ku pretendonte se i kishte kërkuar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, që të shihte problemin e fikjes së radarëve. Ndërkohë, pas përfundimit të seancës maratonë të datës 10 shtator, Saimir Tahiri u shpreh se “nuk e mendonte dënimin”.

    Edhe në seancën e të enjtes, Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. Gjatë ditës, Haxhia u shpreh se ishte e papranueshme që të “dënohej një ish-ministër dhe deputet”, pa pasur asnjë provë. Ndërkohë, ashtu si në të kaluarën, procesi ndaj Saimir Tahirit edhe në ditën e vendimit, është vëzhguar nga përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

    Megjithatë, kujtojmë se Tahiri nuk është përfshirë në gjykimin e dosjes “Habilaj”, për të cilën drejtësia italiane ka dhënë vendimin me burg për disa të arrestuar, përfshirë Moisi Habilajn, kushuririn e Saimit Tahirit. Drejtësia në vendin fqinj nuk gjeti prova që implikonin Saimir Tahirin në trafikun e drogës të organizuar nga vëllezërit Habilaj në Vlorë, ndaj në Itali u pushuan hetimet për ish-ministrin e brendshëm./Realstory.al/

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës

    ,,,,,,,,,,,3 vite dhe 4 muaj ,,,,,,,lol,,,,,,denohet edhe oficeri policise i shpallur ne kerkim,,,,,,edhe e gjithe ky gjykim estrade ne prani te perfaqesuesve te ambasades se USA ,,,,,,,,,,,te cilet do vendosin shtet ligjor ne Shqipni, ashtu sic kan ba shtet ligjor ne Puerto rico

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-01-2020
    Postime
    1

    Për: Dosja Saimir Tahiri: Qeveria e Edi Ramës në shërbim të trafikantëve të drogës


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •