Hetimi nga Italia/ Emri i Tahirit në regjistrin hetimor, 1 i penduar në dosjen Habilaj...
Gazetarja Alba Kepi, nga Italia tha se nga informacioni që ka, ndonëse nuk është i konfirmuar zyrtarisht, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është i përfshirë në regjistrin e hetimit të autoriteteve italiane.
“Në regjistër, në njërën anë shënohen veprat penale, në tjetrën personat nën hetim. Përfaqësues të prokurorisë shqiptare kanë ardhur në Catania dhe kanë kërkuar hetimin e Tahiri në kuadër të dosjes Habilaj”, tha gazetarja për Oranews.
Sa i takon çështjes nëse ka të penduar dosja "Habilaj", gazetarja tha se, thuhet se është një i penduar.
Sa i takon dokumentit italian që publikoi Tahiri pak kohë më parë, gazetarja tha duhet pyetur studio e avokatisë nëse dokumenti është marrë me faks apo me internet.
Syri
Krijoni Kontakt