Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Keqmenaxhimi i fondeve të shëndetësisë, shkak i korrupsionit galopant         

    Po të shohësh statistikat që jep jo vetëm INSTAT por dhe World Bank për Shqipërinë vëren tre probleme madhore të cilat nuk janë kapërcyer edhe pas 27 vitesh dhe kanë shkaktuar rrënimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e pakënaqësisë së popullatës:

    -Buxheti i vogël për Shëndetësinë bazuar tek GDP.

    - Keqshpërndarja e buxhetit të shëndetësisë në raport me përqindjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës.

    - Korrupsioni galopant me këto fonde nga drejtuesit e Sistemeve Shëndetësore në Shqipëri.

    -Ryshfeti dhe bakshishi nën dorë për mjekët dhe infermierët aq sa e kanë bërë të padurueshëm shërbimin shëndetësor.

    Megjithë krijimin e sistemit të checkup –it dhe koncesioneve në hallka të ndryshme të zinxhirit shëndetësor, megjithë vendosjen e drejtuesve të rinj dhe krijimin e mundësive të konkurimit për punë me qëllim për të marrë mjekët dhe teknicienët më të mirë shëndetësorë në spitale dhe qendra shëndetësore, nuk shihet ndonjë përmirësim i dukshëm i cilësisë së kujdesit shëndetësor ndaj njerëzve të sëmurë, akutë dhe kronikë.

    Përse ndodhin këto fenomene të shoqëruara me shkelje të rënda të ligjit?

    Përse në vendet fqinje, të ngjashme me ne, sistemi shëndetësor është më i kënaqshëm për pacientët akutë dhe kronike se sa tek ne?

    Përse pacientët që paguajnë siguracionet shëndetësore duhet të paguajnë përsëri nën dorë kur sëmuren dhe shtrohen në spital?

    Përse gjendja në urgjencën e QSUT është katastrofike sepse çdo ditë vijnë më shumë pacientë nga të gjithë rrethet e Shqipërisë dhe kjo urgjencë nuk i përballon dot?

    Përse shërbimet spitalore të rretheve nuk punojnë por i dërgojnë në Tiranë pacientët sidomos ditët e shtuna e të djela dhe festat?

    Përse konsultat shëndetësore nuk funksionojnë sipas ligjit, puna jashtë orarit, gatishmëria në shtëpi?

    Përse të sëmurët kronikë të moshave të treta nuk marrin shërbimin që duhet në shtëpi?

    Përse infermieret dhe mjekët e qendrave shëndetësore nuk shkojnë për të vizituar të sëmurët kronikë në shtëpi?

    Përse mungon informacioni për pacientët që shtrohen në Spital dhe për ata që dalin nga spitali dhe shkojnë në shtëpi nuk i viziton më infermieri dhe mjeku i familjes?

    Përse nuk ka shtëpi për të moshuarit në raport me numrin e të moshuarve që gjenden në Shqipëri?

    Përse buxheti i Shëndetësisë nuk përdoret duke u bazuar tek përqindja e Morbozitetit dhe mortalitetit të popullatës dhe sigurisht duke përmirësuar sistemin e pritjes së emergjencave qoftë në Tiranë, qoftë në qytetet që kanë prirje të migrojë popullata?

    Përse nuk funksionon bordi i drejtuesve të spitale të mëdha?

    Përse nuk futen në konkurim mjekët specialistë më të mirë për t’u punësuar në QSUT, por janë futur lloj-lloj mjekësh dhe infermierësh e teknicienësh të papërshtatshëm dhe pa konkurs?

    Përse nuk ndalohet dy punësimi i mjekëve specialistë?

    Përse nuk bëhet ndarja e pedagogëve mjekë nga mjekët internistë?

    Të gjitha këto pyetje kanë një përgjigje të frikshme: Keqmanaxhim dhe nxitje e korrupsionit. Këtu kanë faj pak a shumë e gjithë plejada e Ministrave të Shëndetësisë të futur pas vitit 1992, të cilët kanë përdorur klientelizmin dhe mitmarrjen për të futur në punë mjekë e infermierë duke shkelur ligjin. Këtu kanë faj të gjithë kryetarët e partive kryesore, të cilët për 27 vite nuk e vunë prioritet mjekësinë. Këtu kanë faj të gjithë parlamentarët, të cilët me ligjet e tyre për Shëndetësinë i lanë me rroga të vogla, pa bonuse, pa mundësi jetese të mira brenda rretheve të tyre, bashkive të tyre, prefekturave të tyre, pa dinjitet. E çfarë kemi sot?

    Të gjithë mjekët presin të marrin ndonjë lek nga pacientët dhe disa janë kthyer në disa fajdexhinj të turpshëm, pacientët presin kujdes nga mjekët dhe infermierët, familjarët presin që shteti të kujdeset për moshën e tretë të sëmurë dhe pa asnjë mundësi kurimi në shtëpi se mungon kujdesi në shtëpi. Me pak fjalë, sistemi ka dështuar. Dhe sistemi ka dështuar edhe për shkak se vetë shteti, i cili ka krijuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore nuk mban përgjegjësi për popullin që paguan çdo muaj me vite me rradhë lekë për kartën e siguracionit shëndetësor dhe kur vjen puna që ai ka nevojë për kujdes shëndetësor nuk i jepet sa duhet.

    Por del Pyetja: ku shkuan mijëra e miliona lekë të derdhura nga populli në arkën e shtetit pikërisht për këtë sigurim shëndetësor? Askush nuk mban përgjegjësi. Kjo është edhe një nga shkaqet që populli kërkon të largohet prej vitesh nga ky vend i begatë, por i mallkuar nga padrejtësia. Mungesa e cilësisë së kujdesit shëndetësor për të sëmurët kronikë dhe akutë. Ryshfeti dhe pagesa nën dorë për një shërbim publik, për të cilin i sëmuri nuk duhet të paguajë, korrupsioni me fondet nga drejtues të papërgjegjshëm e të pa-aftë të vënë nga partitë e vogla e të mëdha të cilët kanë vjedhur, rrëmbyer dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

    Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk i kalon 200 milionë euro dhe nga këto 805 milionë euro janë të Fondit të Siguracioneve Shëndetësore, dhe pjesa tjetër i takon Ministrisë së Shëndetësisë, e cila mbulon Shërbimin Spitalor atë Rajonal dhe Terciar si dhe Shërbimin Parësor dhe ISHP, Drejtoritë e Higjienës dhe Epidemiologjisë, Shërbimin Nëna dhe Fëmija.

    Në përfundim mund të themi se edhe sot e kësaj ditë në drejtim të sistemit shëndetësor janë vënë njerëz jo-profesionistë, qofshin mjekë qofshin ekonomistë të cilët duhej të paktën të kishin mbaruar një Master për Menaxhim Shëndetësor. Mosafrimi i profesionistëve dhe meritokratëve, mbajtja afër e intrigantëve dhe militantëve partiakë do të vazhdojë të rrënojë sistemin shëndetësor i cili ka nevojë për Reformat të vazhdueshme, serioze dhe gjithë-përfshirëse., në mënyrë që populli të marrë një kujdes shëndetësor me cilësi, pa paguar nën dorë, dhe nga ana tjetër mjekë dhe teknicienët mjekësorë të marrin paga dinjitoze, por të dënohen rreptësisht nëse marrin ryshfete për punë publike që i ka shteti.

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Keqmenaxhimi i fondeve të shëndetësisë, shkak i korrupsionit galopant         

    degjoje ministren Pirro. eshte e papare

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Keqmenaxhimi i fondeve të shëndetësisë, shkak i korrupsionit galopant         

    vjedhin e kane ves! nje ves semundje njesoj si veremi!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Keqmenaxhimi i fondeve të shëndetësisë, shkak i korrupsionit galopant         

    Shpresoj te rregulloje dicka.
    Por ka tre kritere qe te rregulloje dicka:
    -te marre keshilltare profesioniste te mjekesise
    -te vendose bordet e drejtimit te sp. Rajonale dhe te Qsut.
    -te nxjerre ligjin per shtrim falas: analiza dhe egz falas mjekim falas pe per ata qe kane KARTE SHENDETI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Keqmenaxhimi i fondeve të shëndetësisë, shkak i korrupsionit galopant         

    Pirro keto analiza mundet te vlejne ne nje shoqeri a shtet normal,nuk mundet te vlejne ne nje shoqeri teresisht e prapambetur dhe e korruptuar.

    Keto ide nuk vlejne (edhe se jane llogjike dhe normale) per vet arsyen se ne kerkojme qe te rregullojme diçka (te veçante) jashte kontekstit te pergjithshem. Mundohemi te rregullojm politiken pa rregulluar votuesin,mundohemi te rregullojme policine pa rregulluar shoqerine,mundohemi te rregullojme drejtesine pa rregulluar te pandeurit,mundojme te rregullojme arsimin pa rregulluar nxenesit dhe prinderit e me radhe... Edhe ne Shendetesi nuk mundet te rregullosh mjekesine po nuk rregullove shoqerine. Cfare do lloj reforme... edhe sikur mjeket ti marresh te huaj prap mjeksia si sistem pa patur nje shoqeri normale nuk mundet te funksionoje sepse eshte vet shoqeria qe kerkon ta korruptoje ate sistem.

    Ne kete pike ku kemi arritur asnje llogjike reformiste nuk mundet te funksionoje dhe ne pergjithesi eksperienca e ketyre 27 viteve ka treguar se çdo reforme ne pergjithsi e ka keqsuar gjendjen.... Duke filluar edhe nga reformat me elementare qe duken llogjike ; ben deklarimin a kontrollin e pasurive te politikaneve qe llogjikisht duhet te sjelli me pak vjedhje e korrupsion ndodh e kunderta,ben dekriminalizimin e parlamentit dhe ndodh qe krimi jo brenda por dhe jashte parlamentit rritet. .... Per ta mbyllur çdo reforme dhe ide edhe e thjeshte dhe llogjike nuk mundet te funksionoje jashte konteksit te pergjithshem....qe pak a shume do te thote; po nuk rregullove pacientet nuk mundet te rregullosh dot mjekesine.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Keqmenaxhimi i fondeve të shëndetësisë, shkak i korrupsionit galopant         

    Ke te drejte. Te pakten une e thashe ate qe mendoj ide te thena nga nje mjek qe ka 45 vite pune si mjek

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •