Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2010
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Msakra e herecit - veper kriminale e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare.

    Nga Dode Progni

    I – LEVIZJA "KRYEZIU"
    “Lėvizja Kryeziu” ishte emertimi i lėvizjes nacionaliste antifashiste,nė Kosovė e Shqipėrinė e veriut,gjatė viteve 1940 – 1944,nė krye tė cilės ishin vėllezėrit nga Gjakova,Gani,Said dhe Hasan Kryeziu.Qellimi strategjik i saj ishte organizimi i lėvizjes antifashiste nė Kosovė,ҫlirimi i saj nga nazifashistėt,shkėputja nga Serbia dhe bashkimi me shtetin amė,Shqipėrinė.
    Vėllezėrit Kryeziu si rrallėkush tjetėr nė Shqipėrinė e asaj kohe kishin kuptuar,qė nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore,se rruga mė e mundėshme pėr zgjidhjen e problemit kombėtar shqiptar,ishte sigurimi i mbėshtetjes nga njė fuqi e madhe prendimore,siҫ ishte Britania e Madhe,dhe se njė gjė e tillė mund tė arrihej vetėm duke luftuar kundėr nazifashistėv.Pėr realizimin e idesė sė tyre tė guzimshme,Gani e Said Kryeziu, qysh nė vitin 1940,hyn nė lidhje dhe bashkėpunim me njerėzit e Drejtorisė sė Operacioneve tė Posaҫme (SOE–sė ) tė Britanisė sė Madhe nė Beograd,e cila kishte detyrė tė nxiste rezistencėn antifashiste nė vendet tė okupuara.
    Me ndihmėn e SOE–sė,Kryezinjtė,gjatė viteve 1940 – 1941,tentuan dy herė tė organizonin kryengritjen antifashiste nė Kosovė e Shqipėri,por dėshtuan si pasojė e ndikimit Grek dhe Jugosllav nė sferat e larta tė politikės sė jashme britanike. Grekėve nuk ju interesonte njė kryengritje qė do tė ҫonte nė ҫlirimin e Shqipėriė. Njė Shqipėri e vetėҫliruar dhe e pavarur,do tė ishte pengesė pėr realizimin e synimeve tė tyre nacionaliste, nė fundin e luftės. Edhe pėr jugosllavėt ishte e padeshiruar njė kryengritje antifashiste nacionaliste nė Kosovė,e cila do tė ҫonte nė ҫlirimin e saj. Nė njė rast tė tillė,Kosova mund tė siguronte pėrkrahjen britanike edhe pėr vetėvendosjen e popullit shqiptar. Pėr fat tė keq,ҫarqet e larta tė politikės sė jashtme britanike, mbajtėn qėndrim negativ pėr hir tė interesave tė veҫanta tė tyre nė Greqinė e Jugosllavinė e asaj kohe. Megjithatė lėvizja Kryeziu,gjatė viteve 1940 – 1941,qė bėrė njė forcė lėvizėse antifashiste e njohur nė Kosovė.
    Me 7 prill 1941,Gani Kryeziu dhe Oklei Hill sė bashku me Abaz Kupin,Mustafa Gjinishin,Padėr Lekė Lulin,Said Kryeziun etje. organizuan nė Tropojė njė mbledhje tė gjerė me nacionalistė antifashistė nga Kosova,Malėsia e Gjakovės,Hasi dhe Luma,ku u formua “Fronti i Bashkuar i Rezistencės”, dhe u vendos fillimi i kryengritjes antifashiste nė Shqiperi.1)
    Me 8 prill 1941,rreth 300 forca tė armatosura,shumica e tė cilėve ishin kosovarė,dhe njiheshin me emertimin,divizioni “Kosova”, kaluan Qafėn e Prushit,e tė Morinės dhe hynė nė Has,Bytyē,Gash e Krasniqe.2) Pasi asgjesuan tė gjitha postat kufitare,ato tė karabinjerisė dhe administratėn fashiste nė kėto krahina,iu drejtuan Nikaj-Merturit e Dukagjinit,me synim sulmin kundėr forcave italiane nė qytetin e Shkodrės. Kėtyre forcave ju bashkuan edhe shumė malėsorė antifashistė nga Gashi, Bytyēi,Krasniqja dhe Nikaj-Merturi,duke e rritur numrin e tyre deri nė rreth 1000 luftetare.
    Paralel, dhe nė tė njejtėn kohė me forcat shqiptare tė udhėhequra nga Gani Kryeziu,Abaz Kupi,Oklej Hill etj.kishte ndėrmarr marshimin drejt Shkodrės, kundėr italianėve, edhe ushtria jugosllave e cila pėrbėhej nga mijėra ushtarė dhe oficerė.
    Pėr kėtė ofensive tė ushtrisė jugosėllave Oklei Hilli ish vėnė nė dijeni vetėm pak ditė pėrpara fillimit tė sajė.”Ajo,siē thotė Hilli,meendohet tė ketė qenė njė pjesė e planit jugosllav pėr tė pėrballuar invazionin e papritur nazist,njėfarė kundėrvėnje ndaj italianėve.” 3) Por nė fakt,ky veprim i pa parashikuar, forcave tė Kryeziut ju kushtoi shtrenjtė.
    Pas disa ditė marshimi nė terenin malor e tė veshtirė tė Dukagjinit, dhe pas luftimeve tė zhvilluara nė Gur tė Kuq,Prekal,Urė e Shtrenjtė,Urė e Mesit etj.kundėr forcave tė karabinjerisė dhe grupeve tė popullsisė vėndase ,tė ashtuquajtur “Vullnetarė” tė cilėt qėn bashkuar me forcat fashiste pėr tė “mbrojtur” krahinėn nga pushtuesit serbo-malazezė–shkiet,siē i quanin ata,forcat e ardhura nga Jugosllavia,tė cilat kudo kaluan nepėr malėsi pėrdorėn vetėm gjuhėn serbo-kroatishte. Kėto tė fundit, me datė 23 prill 1941, u detyruan tė ndalojnė marshimin dhe tė tėrhiqen drejt Kosovės dhe Jugosllavisė,tė shpartalluara totalisht.4) Pa hyrė ne hollėsitė e kėsaj ngjarje tė ndėrlikuar,ē’ka do tė ishte objekt i njė studimi tė veҫantė, duhet pranuar fakti se,njė nga shakqet kryesore qė solli dėshtimin e forcave tė Kryeziut, ishte pjesėmarrja e ushtrisė jugosllave nė kėtė operacion. Njė gjė tė tillė e pohon Oklei Hill kur thotė: “Qe pikėrisht prania e ushtrisė jugosllave qė krijoi atė armiqėsi me tė cilėn ne u ndeshėm nė veriprendim tė maleve tė veriut dhe qė na hoqi tė gjitha shanset pėr tė pasur sukses atje… Denimin mė tė madh-vazhdon ai- na e bėri hyrja e jugosllavėve nė Shqipėri.Tė mos kish ndodhur kjo,ne do tė mundė tė lėviznim pa zhurmė dhe pa bujė nė male e kodra dhe tė gjenim strehim duke u shpėrnda nė shtėpitė e malėsorėve…Ata nuk do tė kishin pasur ndonjė arėsye t’i kundėrviheshin ēetės s’onė tė thjeshtė shqiptare, veēanarisht kur mbėshteteshim nga Nikajt katolikė dhe Krasniqja…Puna ishte se tėrė veriu i largėt kishte dijeni pėr praninė tone atje dhe se disa mendonin se ne ishim vegla e jugosllavėve. Ky qe grushti fatal.” 5) Nga ana tjetėr,pikėrishtat ato ditė kur kėto forca ndėrmorėn marshimin drejt Shkodrės,Gjermania naziste pushtoi Jugosllavinė. Kjo ndryshoi krejtėsisht situatėn nė favorin e nazifashistėve,jo vetėm nė Jugosllavi,po edhe nė Shqipėri e krejt Ballkanin,duke e bėrė tė pamundur vazhdimin e nismės nė fjale,pėr njė kryengritje antifashiste nė Shqiperi.
    Projekti britanik i dhjetorit 1940 dhe i prillit 1941,pėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė e Shqipėri,nėn drejtimin e Gani Kryeziut, pavarėsisht se dėshtoi, tregoi se,Ganiu me vėllezėrit e tij qysh nė atė kohė ishin bėrė figura tė njohura tė lėvizjes antifashiste nė Kosovė e Shqipėri. Pėr shkak tė kėsaj veprimtarie,nė fund tė vitit 1941,Ganiu dhe Saidi u arrestuan nga gjermanėt,dhe pasi ua dorėzuan italianėve,kėta tė fundit i internuan ne Ventotene tė Italisė,ku qėndruan dy vjet.
    Gjatė periudhės 1942-1943,Lėvizja Kryeziu u mbajt gjallė dhe u drejtua nga Hasan Kryeziu,i cili i kishte shpėtuar internimit.Ky mbajti vazhdimisht pranė vetes njė numėr tė konsiderueshėm pėrkrahėsish pėr propogandė dhe aksione antifashiste nė Kosovė.
    Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1943,nė pikėpamje numerike dhe organizative,kjo ishte bėrė nje forcė serioze e luftės antifashiste,e njohur nė Kosovė dhe Shqipėri. Prandaj udhėhėqesit komunistė tė lėvizjes nacional – ēlirimtare, Enver Hoxha dhe Sejfulla Malishova,nė gusht tė vitit 1943, i kėrkuan Hasan Kryeziut bashkimin e forcave tė tij me forcat partizane.6) H. Kryeziu e kundėrshtoi kėtė kėrkesė, sepse ruante idenė e pavarėsise sė forcave nacionaliste nga komanda komuniste,pėr shkak sė kėta tė fundit kishin lidhje tė ngushta me komunistėt serbo-malazezė.
    Me 3 dhjetor 1943,Hasan Kryeziu takohet me oficerin e misionit britanik nė Shqiperi,majorin Peter Kemp ,nė shtėpinė e Mehmet Ali Bajraktarit tė Hasit ku diskutuan pėr problemet e ndryshme tė luftės antifashiste dhe ranė dakort qė sė bashku tė ndėrmerrnin njė mision tė posaēėm nė Kosovė,pėr njohjen e mundėsive tė organizimit tė rezistencės sė armatosur kundėr gjermanėve me element shqiptarė tė Kosovės. Me Kempin dhe H.Kryeziun u takuan dhe dy nga udhėheqėsit e grupimit irredentist tė Kosovės;Selman Riza dhe Ejup Binaku,qė tė dy nga Gjakova.Kėta i premtuan Kempit se do ta mbėshtetnin gjatė udhėtimit tij nė Kosovė dhe se do tė formonin njė ēetė luftėtarėsh me mbi 200 vetė e cila fillimisht do tė sherbente si mbrojtėse e misionit ushtarak britanik gjatė udhėtimit tė tij nė Kosovė,dhe mė pas do tė vazhdonte luftėn kundėr nazi-fashisteve.
    Me 7 janar 1944,nė Gjakovė,Petėr Kemp dh Hasan Kryeziu organizuan njė konference me njė pjesėmarrje tė gjėrė,ku ishin prezent; kryetari Bashkisė sė Gjakovės,komandanti Ushtrisė shqiptare tė Kosovės, Selman Riza etje. Aty u diskutua gjerė e gjatė pėr organizimin e rezistencės antifashiste nacionaliste nė Kosovė. Selman Riza premtoi se do tė pregatiste njė aksion tė menjėhershėm kundėr gjermanėve, kurse komandanti i Ushtrisė shqiptare tė Kosovės premtoi se do t’i furnizonte njerėzit e Selman Rizės me armė dhe instruktorė. 8)
    Dy udhetimet e Kempit me Hasan Kryeziun,nė Gjakovė e Peje,me 15 – 17 dhjetor 1943,dhe 13 -22 janar 1944,ishin mjaft tė suksesėshme. Ato sherbyen pėr njohjen e situatės sė pėrgjithshme atje dhe pėr hartimin e njė plani tė detajuar tė rezistences antifashiste nacionaliste nė Kosovė.
    Nė kėto momente tė rėndėsishme,kur pėr Lėvizjen Kryeziu ishin hapur horizonte e mundėsi tė reja pėr zgjerimin e veprimtarisė antifashiste, rikthehen nė krye tė saj Gani e Said Kryeziu. Kėta,sė bashku me intelektualin e shquar,antifashistin dhe demokratin Llazar Fundo (Zoi Fundo),i cili u kthye bashkė me Kryezinjtė nga Ventotene ku kish qėndruar dy vjet i internuar pėr veprimtari antifashiste,i dhanė lėvizjes pėrmasa tė reja,si nė planin ushtarak ashtu dhe nė atė organizativ e politik.
    Gjatė vitit 1944,Lėvizja Kryeziu zgjerohet e thellohet,merr fizionominė e njė force tė plotė nacionaliste antifashiste tė organizuar dhe tė armatosur. Ajo merr pėrsiper e kryen veprime luftarake serioze kundėr nazifashitėve.
    Gani e Sahit Kryeziu dhe Zoi Fundo, qė kryente detyrėn e kryekėshilltarit politik nė forcat e Kryeziut,pasi hynė nė lidhje me P.Kempin,me 22 janar 1944,kaluan nga Gjakova nė Bytyē tė Malėsisė sė Gjakovės.Fillimisht u vendosen nė shtėpinė e Halil Hoxhės tė Bregut tė Pacit ku ishin grumbulluar qindra vetė pėr t’u uruar mirėseardhjėn. Nė Berishė e Degė,tė kėsaj krahine, kontaktojnė me pjestarėt e misionit ushtarak britanik si Andi Hendėz, Reginald Hibbert, Toni Nil,Xhon Hiberdin etj. “Gani Kryeziu, siē ka theksuar P.Kemp nė librin e tij “Pa grada pa shenja dalluese”,Londėr 1958,-kishte ndėrmend tė vinte gjithė energjitė dhe talentin e tij nė sherbim tė luftės, Gani Kryeziu,shton ai,- qe i vetmi njeri nė kėto anė tė Shqipėrisė qė deshironte me tė vertetė tė luftojė kundėr gjermanėve dhe qė e ka guximin e mundėsinė pėr ta bėrė kėtė gjė, i vetmi njeri qė mundė tė ngrejė kosovarėt nė luftė.” 9) Ndėrsa Reginal Hibbert (njė tjetėr oficer i misionit britanik nė Shqipėri),nė librin e tij “Fitore e Hidhur” ka theksuar se,”Vėllezėrit Kryeziu,Ganiu,Saidi dhe Hasani, ishin tė vetmit nacionalistė nė Shqipėrinė e kohės sė luftės,qė ishin kapur me gjithė zemėr pas idesė,pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė e ardhshme duke luftuar kundėr gjermanėve.” 10) Tė njetėn konsidertė kishte pėr Gani Kryeziun edhe Zyra e Sherbimeve Strategjike Amerikane e cila theksonte se, “Nė Kosovė figura mė e shquar politike ėshtė Gani Kryeziu i cili lidhet ngusht me vėllain e tij Saidin. Ganiu ėshtė pro anglez,njeri i aftė dhe i zgjuar. Ai mundė tė bėjė shumė pėr aleatėt sepse ka shumė influence,dhe ėshtė njė ndėr ata pak njerėz qė mundė tė arrijė nė krijimin e njė fronti tė pėrbashkėt nė Kosovė,kundėr gjermanėve.” 11)
    Kjo gadishmeri dhe vizioni i qartė qė kishin Kryezinjtė pėr luftėn antifashiste u bėnė faktori vendimtar pėr tė fituar simpatinė e mbėshtetjen e sinqertė tė aleatėve britanikė.
    Me 24 – 25 janar 1944,nė fshatin Pac tė krahinės sė Bytyēit,shtabi i forcave tė Kryeziut sė bashku me P.Kempin,hartuan planin e detajuar tė kryengritjes sė pėrgjithshme antifashiste nė Kosovė.
    I entusiazmuar nga mirkuptimi me Kryezinjtė P.Kemp,me 24 janar 1944, i dėrgon telegram Komandės sė Forcave Aleate nė Kajro,me tė cilin kėrkonte furnizime pėr forcat e Kryeziut,dhe ju deklaron se,” Tani kemi nje aleat tė mrekullueshem (formidablle) nė fushen e betejes … Me kėta aleatė,- shton ai,- shanset tona pėr tė organizuar njė luftė rezistence nė Kosovė u rritėn pa masė.”12)
    Ne kėto momente,kur Kosova po e ndjente tė afėrt shpėrthimin e kryengritje antifashiste tė udhėhequr nga nacionalistėt Kryezinjė, shfaqet i pacipe inati dhe xhelozia e komunisėve kosovarė dhe atyre serbosllavė.
    Shtabi i Kosmetit ish revoltuar pėr vizitėn e Kempit dhe Hasan Kryeziut nė Kosovė,e cila qe bėrė pa miratimin e pa shoqėrimin e partizanėve. Kėtė veprim,ata e quajtėn “sfidė” dhe kėrcėnuan misionarėt anglezė se do t’i raportonin tek Titoja. Vetėm 3-4 ditė mė pas ata i kishin raportuar Titos, prandaj Kempi merr ultimatum nga Kajro: “Kemp. Duhet tė shkėpus me takt tė gjtha kontaktet me Kryezinjtė dhe iredentistėt,pasi aktivitetet e Kempit nė Kosovė po shkaktonin pėrshtypje jo favorizuese nė rradhet e partizanėve tė Titos...Mardhėnjet tona me partizanėt jugosllavė janė tė njė rėndėsie tė dores sė parė.” 13) Kėtej del fare e qartė se kėrcėnimi i Mehmet dhe Fadil Hoxhės, udhėheqės tė Shtabit tė Kosmetit,kish qenė tepėr serioz e inatēi,ndaj kishte dhėnė efekt kaq tė shpejtė. Ata, sė bashku me Titon,nė mėnyrė krejt tė pa arsyeshme i than “ndal!” kryengritjes antifashiste nė Kosovė.E kjo ndodhi pikėrisht nė ēastin kur Kryezinjtė tė pėrkrahur nga vetė britanikėt dhe nė bashkėpunim me ta kishin rrokur armėt pėr luftė antifashiste nė favor tė aleatėve. Shtabi aleat i Kajros,me kėrkesėn e Titos, urdhėroi bragtisjen e Kryezinjve.” Kjo,siē ka theksuar me indinjatė P.Kemp, nuk ishte vetėm njė gjė e ulėt,por dhe e trashė (foolish=idiotllek),e bėhej pėr tė kėnaqur Fadil e Mehmet Hoxhėn dhe njė tufė zuzarėsh intrigantė.” 14)
    Megjithėkėtė,Kryezinjtė nuk hoqėn dorė nga lufta antifashte dhe synimi pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Kosovė. Tė pėrqėndruar nė Bytyҫ tė Malėsisė sė Gjakovės,ata bėnė organizimin e forcave tė tyre me luftėtarė tė zotė,patriotė dhe antifashistė tė njohur,nga Kosova,Bytyҫi, Gashi, Krasniqja,Nikaj – Merturi dhe Hasi.
    Qė nga 13 shkurti 1944,kur “...njė fuqi ushtarake gjermane kaloj qafėn e Prushit mė drejtim pėr nė Bytyҫ” pėr tė shuar qėndresėn e atmatosur tė forcave partizane komuniste dhe nacionaliete nė Malėsinė e Gjakovės e deri 19 shtator 1944,forcat e Kryeziut u ndeshėn herė pas here me forcat nazifashiste.Veҫanarisht gjatė muaijt qershor 1944,nė datat 8,14,17,18,20 tė kėti muaji,forcat e Kryeziut zhvilluan luftime tė ashpėra kundėr germanėve duke u shkaktuar atyre shumė tė vrarė dhe tė plagosur. 15) Nė njė raport tė Komandės sė gjindarmėrisė shqiptare tė qarkut Kukės,dėrguar Komandės sė Pėrgjithėshme tė Gjindėrmėrisė nė Tiranė,me 17 qershor 1944,thuhet se nė Malėsinė e Gjakovės (N/Prefktura e Tropojės ) “...Si qendra tė ҫetave komuniste kan kėto vend,dhe sasia e tyre aproksimativisht pėrbėhet kėshtu:
    I – Gani Kryeziu ka ma se 200-300 vetė tė armatosun mirė me mitraloza tė rėndė e tė lehtė e si qėndėr ka “Majen e Dobrejt”.
    II – Sali Man Bajraktari ka si qendėr katundin Markaj tė rajonit Krasniqe e ka ma se 60 forca tė armatosura mirė.
    III – Fadil Hoxha e Mehmet Hoxha,kan si qendėr Valbonėn,rajon i postkomandsė Dragobisė tė armatosun mirė me mitraloza tė rėnda e tė lehta... kan si fuqi ma se 60 veta...16) Ndėrsa me dt.21.06.1944 N/Prefektura e Tropojės,me njė telegram “tepėr urgjent”,njoftonte MPB nė Tiranė se,” Nė rrethin e kėsaj N/Prefekture janė grumbullue njė sasi e madhe ҫetash partizane e komuniste tė kryesueme prej Gani Kryeziut me qendėr nė Bytyҫ,por me fuqinė ushtarake qė kemi nuk mund t’i pėrballojmė kėtyre ҫetave...Lutemi dispononi pėr dėrgimin e njė fuqie ushtarake tė jashėzakonshme pėrkitazi 3000 vetė...” 17)
    Forcat e Kryeziut,tė cilan mė pas arritėn nė mbi 400 vetė dhe nė raste aksionesh tė rėndėsishme mbi 1000 vetė, nuk u formuan as nuk qėndruan si foca tė pritjes e tė shmangjes nga ndeshja me pushtuesit.Pėrkundrazi, siҫ del nga dokumentacioni i asaj kohe,ato u bėnė forca tė aksionit e tė veprimit luftarak ball pėr ball me gjermanėt.
    Krahina e Bytyēit-baza kryesore e forcave tė Kryeziut,e cila i mbėshteti dhe luftoi bashkė me to,nė pranverėn dhe verėn e vitit 1944, u kthye nė njė fushėbeteje tė pėrgjakshme ku mori pjesė i madh e i vogel. Pėr shkak tė bashkėpunimit me forcat e Kryeziut,Bytyēi u bė objekt i disa operacioneve ndėshkues nga nazi-fashistėt. Ata, nė shenjė hakmarrje pėr humbjet qė pėsuan i dogjen Bytyēit rreth 300 shtėpitė qė kishte.Brėnda tyre edhe 35 gra,pleq e fėmij.Dhjetra bytyēas u burgosėn e u intėrnuan,u pushkatuan ose u varėn nė litar.Midis tyre vėllezėrit Xhemal e Zeqir Halili ish pjestar tė forcave tė Kryeziut, sė bashku me antifashistin e njohur Haxhi Avdyl Imeraj.Kėta pasi u kapėn aksidentalisht u varėn nė litar nė mes te qytetit tė Gjakovės,nė qershor 1944.
    Nė fashatin Zherke tė Bytyēit,qershor 1944, nazistėt kryen edhe njė krim tepėr tė shemtuar.Pasi kishin djegur nė zjarr e vrarė 11 pjestaret e familjes sė Binak Metės, goditė me 13 plumba automatiku njė foshnje tre muajshe qė flinte e lidhur nė djep.18)
    Pėrkushtimin ndaj luftės antifashiste vėllezėrit Kryeziu e treguan jo vetėm me aksione e veprime luftarake tė forcave tė tyre,po dhe nė pėrpjekjet qė bėnė pėr tė bashkėpunuar me tė gjithė ata qė donin tė luftonin kundėr pushtuesėve,pėrfshirė dhe komunistėt. Megjithė pikėpamjet e ndryshme,lidhur me qėndrin ndaj aleatėve serbo-sllavė e atyre anglo-amerikanė,si dhe pėr ndėrtimin e Shqipėrisė sė pas luftės.Kryezinjtė ishin tė gatshėm tė lenin me njė ane tė gjitha mospajtimet politike dhe tė bashkėpunonin me partizanėt. Ata kan meritė tė veҫantė ,se pa qenė pjesmarrės tė ndonjė partie politike, kishin vizion mjaft tė qartė pėr Luftėn Antifashiste. U pėrpoqėn ta vėnin atė nė funksion tė ҫlirimit tė vendit dhe tė zgjidhjes sė problemit tė Kosovės.
    Me aftėsitė drjetuese ushtarake tė Ganiut,nivelin e lartė politik dhe intelektual tė Saidit,mėndjen e ndritur dhe objektive tė L.Fundos, trimėrinė e Hasanit dhe gjithė pjesmarrėsve,Lėvizja Kryeziu u bė njė forcė autoritare e luftės antifashiste nė veri tė Shqipėrisė. Pėr kėtė ajo fitoi simpatinė dhe mbėshtetjen e sinqertė tė oficerve aleatė britanikė si Oklei Hill,Pitėr Kemp, Dejvit Smaill,Antoni Simkoks,Reginal Hibbert etj. Pavarėsishtė nga politika dyfytyrshe e pėrfundimisht negative e Forien Ofisit (FO) britanik, pėr ҫeshtjen e Kosovės,kėta oficerė bėnė ҫ’ishte e mundur nė pėrkrahjen e Kryezinjve pėr njė kryengritje nacionaliste antifashiste nė Kosovė. Lidhur me kėtė Oficeri i misionit britanik Dejvit Smaili ka pohuar se,”Edhe sot na vjen turp pėr tradhėtine qė ju bė shokėve dhe miqve tanė shqiptarė.”(ėshtė fjala per Kryezinjtė.D.P.).19)
    Por,mos realizimi i kėsaj kryengritje erdhi pikė sė pari,nga qėndrimi armiqėsor dhe veprimtaria shkatėrruese e udhėheqjes komuniste shqiptare dhe jugosllave ndaj Lėvizjes Kryeziu. Megjithatė forcat nacionaliste tė Gani Kryeziut,qė luftuan nė Bytyҫ e bashkė me Bytyҫin,ishin njė faktor i rėndėsishėm i luftės antifashite nė Malėsinė e Gjakovės. Ato luajtėn rol tė pamohushėm pėr ҫlirimin e saj nga pushtuesit nazifashistė,me 10 tetor 1944. Kush e mohon kėtė,ka mohuar luftėn antifashiste tė kėsaj krahine,e cila me njė popullsi qė pėrbėnte rreth 13% tė popullsisė sė Tropojės i ka dhėnė Atdheut me shume se 50% tė dėshmorve tė saj gjatė luftės antifashiste.
    Gjatė vitit 1944,kur lėvizja Kryeziu qe bėrė forcė serioze e luftės antifashiste nė Shqipėrinė e veriut udhėheqja e PKJ – sė dhe e PKSH – sė bėnė ҫ’ishte e mundur pėr ta eleminuar.
    Jugosllavėt nuk mund tė pranonin ekzistencėn e njė force tė tillė,jashtė kontrollit tė tyre,e cila paraqiste rrezik real pėr shpėrthimin e njė kryengritje nacionaliste nė Kosovė,pėr rrjedhojė dhe rrezikun e shkėputjes sė Kosovės nga Serbia.
    As pala shqiptare,nuk pajtohej me njė forcė tė tillė nacionaliste qė gėzonte simpatinė dhe mbėshtetjen e aleatėve britanikė. Zgjerimi dhe fuqizimi i saj nė Shqipėri dhe Kosovė,do tė rrezikonte vendosjen e pushtetit komunist nė Shqipėri,qė pėr udhėheqjen e PKSH ishte “Thembra e Akilit” gjatė tėrė periudhės sė luftės. Lidhur me kėtė Peter Kemp sqaron se,”Njerėz tė tllė u etiketuan pėr tu shkatėrruar nga regjimi i ri,pasi veprimtaria e tyre luftarake pėrgėnjeshtronte pretendimet e komunistėve se,vetėm Partia Komuniste pėrfaqėsonte popullin shqiptar nė luftė pėr pavarėsi.” 20)
    Ishin kėto arėsyet qė “E.Hoxha dhe Titoja,siҫ pohon R.Hibbert, kishin vendosur se do tė ishte mė mirė tė mos kishte rezistencė antifashiste nė Kosovė se sa tė kishte njė lėvizje tė udhėhequr nga Gani Kryeziu me mbėshtetjen anglo – amerikane.” 21)
    Udheheqja komuniste shqiptare,pėrpunoi taktikėn e eleminimit gradual tė Kryezinjėve,me qenė se ata ishin pjesmarrės aktiv tė luftės antifashiste e nuk mund tė llogariteshin si bashkėpunėtor tė gjermanėve pėr ti shtypur me forcėn e armėve.
    Sipas kėsaj taktike,shtabet e forcave partizane qė vepronin nė Malėsinė e Gjakovės,batalioni “B.Curri” e “P.Rexhepi”,shtabi i Kosmetit etj.u kėrkuan Kryezinjėve shkrirjen e forcave nacionaliste me ato partizane,unifikimin e tyre nėn komandėn komuniste. Pranimi i kėsaj kėrkese do tė thoshte qė forcat nacionaliste tė eleminonin vetėveten, ndaj Kryezinjtė nuk e pranuan asnjėherė. Ata ishin kundėr lidhjeve tė ngushta qė komunistėt shqiptar mbanin me serbo – sllavėt ,tė cilat do tė ishin pengeė pėr zgjidhjen e ҫeshtjes sė Kosovės. Nga ana tjetėr, futja e Kryezinjėve nėn komandėn komuniste do tė thoshte, pranimi i njė Shqipėrie komuniste kur tė vinte paqja. Kryezinjė ishin pėr njė republikė demokratike tė tipit prendimor.
    Nė tė vėrtete pėrpjekjet e komunistėve pėr unifikim,megjithėse bėheshin nė emer tė parimeve tė “Konferencės sė Pezės”,nuk ishin aspak tė sinqerta. Kundėrvėnja e tyre ndaj Marveshjes sė Mukjes, gusht 1943, kishin bėrė tė qartė pėr cilindo,qėndrimin negativ tė udhėheqjes komuniste shqiptare dhe asaj jugosllave ndaj nacionalizmit shqiptar dhe problemit tė Kosovės.Ata,nuk kishin qellim unifikimin nė tė mirė tė luftės antifashiste,por eleminimin e forcave nacionaliste tė Kryeziut. Njė gjė tė tillė e pohon R.Hibbert, nė librin “Fitore e Hidhur” kur thotė: “Gani Kryeziu gjente pengesa nga partizanėt tė cilėt nuk mundė tė ēanin pėr vete pėr shkak tė lidhjeve me sllavėt. Nė rastė se partizanėt nuk kishin sukses,-thote ai, ata nuk i lejonin askujt qė tė arrinin sukses nė vėnd tė tyre. Qė kėtej vinin sabotimi i pafytyrė i kontakteve tė Kempit me vėllezėrit Kryeziu,nė dhjetor 1943 e janar 1944.” 22)
    Nė kėto rrethana,Kryezinjtė zgjodhėn rrugėn e mesme:atė tė bashkėveprimit kundėr pushtuesve,tė zhvillimit tė aksioneve luftarake tė kombinuara me forcat partizane,por pa hyrė nėn komandėn komuniste.Ėshė meritė e tė dy palėve qė as konflikti mė i vogėl i armatosur nuk ndodhi asnjėherė midis forcave tė Kryeziut me ato partizane. Nė fakt,tek udhėheqėsit komunistė,ҫdo ditė e mė shumė kristalizohei e vihej nė jetė postulati: “O me ne,o kundėr nesh!”.
    Megjithė pėrpjekjet e dėshtuara pėr unifikimin e forcave partizane-komuniste me ato nacionaliste tė Kryeziut,siē ishin bisedimet dypalshe nė fshatin Markaj tė Tropojės,me 16 qershor 1944,etj. bashkėpunimi midis tyre mundė tė konsiderohet i frytshėm deri nė mbledhjen e Valbonės,me10-15 korrik 1944,ku muarėn pjesė rreth 400 vetė,pėrfaqėsues tė tė gjitha grupimeve politike e luftarake qė vepronin aso kohe nė Malėsinė e Gjakovės.Kėtu, drejtuesit komunistė u kėrkuan nė mėnyrė ultimative Kryezinjėve qė sė bashku me partizanet tė sulmonin krahinėn e Plavės,ku forcat nacionaliste shqiptare kishin rrokur armėt pėr tė mos lejuar hyrjen e forcave partizane sllavo-komuniste nė krahinė. Mė sakt,u kėrkohej Kryezinjve bashkėpunim me partizanėt jugosllavė pėr tė shtypur nacionalistėt shqiptarė tė Plavės. Kjo kėrkesė ultimative dhe arrogante e komunistėve qė i vuri Kryezinjtė pėrpara alternativės: “Unifikim ose ndarje pėrfundimtare!”, nuk u pranua nga Gani Kryeziu. Ai,jo vetėm e hodhi poshtė me indinjate kėtė kėrkesė antikombėtare, po deklaroi hapur e prerazi se, “ do t’u shkonte nė ndihmė qėndrestarve shqiptarė tė Plavės,nėse ata do t’ja kėrkonin njė gjė tė tillė.” 23)
    Ultimatumi i komunistėve ish rrjedhojė e vendimeve tė Kongresit tė Permetit,24 maj 1944, qė kishte shpallur komunistėt nė pushtet ende pa mbaruar lufta. Kėto vendime inkurajuan komunistėt pėr tė ushtruar diktat ndaj kundėrshtarve politik,siē qen edhe Kryezinjte.
    Vetėm njė ditė pas mbledhjes sė Valbonės,me 16 korrik 1944, komunistėt ekzekutuan pabesisht Padėr Lekė Lulin,ish pėrfaqesues i Partisė sė Legalitetit nė Mbledhjen e Valbones,sepse kish kundėrshtuar me forcė qendrimin prosllavė tė komunistėve duke i akuzuar ata pėr tradhėti Kombėtare. 24) Ky akt i pabesė, kriminal e tepėr i shemtuar, qė u realizua nga komunistėt tė cilėt kishin marr pėrsiper ta pėrcillnin P.Lekė Lulin nga Valbona pėr ne Theth tė Dukagjinit,tregoi se nė shėnjestrėn komuniste pėr tu asgjesuar tashmė ishin vėnė tė gjithė kundėrshtarėt e tyre politik,pėrfshire edhe Kryezinjtė bashke me levizjen e tyre.
    Edhe pse tė ballafaquar me kundėrshtarė tė eger kėtej dhe andej kufirit, Kryezinjtė nuk hoqen dorė nga lufta antifashiste dhe pėrpjekjet pėr organizimin e kryengritjes antifashiste nė Kosovė. Madje, ne fillim tė gushtit 1944, ata nė bshkėpunim me majorin britanik Toni Simkoks hartuan edhe njė plan tjetėr tė detajuar pėr fillimin e kryengritjes nė Kosovė.
    Tė udhėhequr nga ky objektiv i rendėsishėm, nė gusht-shtator 1944,forcat e Kryeziut arritėn nivelin mė tė lartė tė organizimit dhe tė veprimit luftarak,duke njxjerr akoma mė mirė nė pah talentin dhe aftėsitė drejtuese ushtarake tė komandantit Gani Kryeziu,nivelin e lartė politik dhe organizativ tė Saidit,mėndjen e ndritur dhe objektive tė Fundos,trimėritė dhe aftėsitė e Hasan Kryeziut,Ali Brahim Zherkės,Selim Malė Dulės, Mehmet Ali Bajraktarit etj. qė komanduan kėto forcat nė fushėbetejat kundėr nazi-fashistėve. Gjatė kėsaj periudhe intensiteti i luftimeve erdhi duke u rritur nga dita nė ditė.
    Duke ju referua dokumentave tė asaj kohe del se,me 13 gusht 1944, nė katundin Ēorraj e Leniē tė Bytyēit,ēetat e Gani Kryeziut zhvilluan luftime tė ashpėra kundėr njė detashmenti tė ushtrisė gjermane,i cili qe detyruar tė tėrhiqej nė drejtim tė zonės minerale,pasi kish lėnė disa ushtarė tė vrarė e tė plagosur.25) Njė ditė mė pas,me 14.08.1944, forcat e Kryeziut zhvilluan luftime edhe nė katundin Zogaj,kundėr njė kompanie SS-e tė ardhur nga Gjakova. Edhe kėtu kishte disa pėrsona tė vrarė e tė plagosur.Midis tyre dy gra tė vrara dhe disa burra tė fshatit tė arrestuar nga gjermanėt,nė katundin Ēorraj tė Bytyēit.26)Pėrmasat dhe intensiteti i luftimeve midis forcave tė Kryeziut dhe atyre gjermane,nė gjysmėn e dytė tė gushtit 1944,pasqyrohen edhe mė mire nė njė raport qė Komanda e Gjindarmėrise sė Kukėsit dėrguar eprorve nė Shkodėr,Tiranė e Kosovė,me 21.08.1944,ku midis tjerash thuhej: “Nė mbrėmjen e datės 19 gusht jan ba kėto veprime: 1-Ēeta e kryesueme nga Hasan Kryeziu e Mehmet Bajraktari tė pėrbame prej 100 vetėsh,ka sulmue “Minjerėn e Zogajt”.2-Ali Brahimi me partizanėt e Nikaj-Merturit si dhe ata tė Shalės tė pėrbam prej 120 vetėsh,kan sulmue “Minjerat” qė ndodhen nė katundin Kam.3-Selim Bajraktari e Bajram Uka me ēetėn e tyne kan sulmue “Minjerėn e Kepenekut”.4-Gani Kryeziu me ēetėn e tij tė pėrbame aproksimativisht prej 400 vetash u ndodhka nė “Dobrej” i cili pranė vetit ka dhe njė officer anglez si dhe Llazar Fundon. gjithashtu edhe radio transetuese…Ēetat janė tė armatosura mirė,me arme automatike e mitraloza te rėndė … Asht urdhnue rrethi qė me fuqinė qė disponon,me vullnetarė e me fuqinė gjermanė qė ndodhet nė rrajonin e tij,tė marrin ēdo masė pėr shpartallimin e kapjen e atyne ēetave.” 27)
    Pėrball forcave tė Kryeziut komanda gjemane dhe qeveritarėt kuisling qenė detyruar tė veprojnė me disa detashmente gjindarmėrie dhe njėsi kolaboracioniste tė ashtuquajtura “vullnetarė”,batalione SS-e dhe regjimente speciale tė Korparmatės sė XXI malore gjermane,tė cilat ishin pajisur me armatim tė lehtė e tė rendė,pėrfshirė autoblinda, artileri dhe aviacion luftarak.
    Forcat nacionaliste tė Kryeziut u shquan pėr trimėri e heroizėm nė pėrpjekjet e armatosura kundėr nazifashistėve. Nė ndeshjet ball pėr ball me armikun dhan jetėn trimat: Rrustem Avdyl Mulosmani, Selim Bardhec Gjyriqi,Selim Ramė Mustafaj,Sokol Shpend Hoxhaj, Bajram Sylė Pepnikaj,Xhemal Sadri Abazi,Hazir Rrustem Osmani, Maxhun Zog Brahaj,Ibrahim Sylė Mustafaj,Mehmet Ali Mehmetaj etj.Kėta me gjakun e jeten e tyre shkruan faqet mė tė ndritura tė historiės sė Levizjes Kryeziu.
    Kėto luftime dhe gjaku i derdhur nė pėrpjekjet me nazifashitėt hedhin poshtė katėrcipėrisht,si tė pa vėrtetė,pohimin e Enver Hoxhės se,gjoja forcat e Kryeziut nuk paskan luftuar,por siҫ shprehet ai, “zbraznin ndonjė pushkė kodrave sa pėr tė thėnė se po luftojmė.”
    Nė shtator 1944,zona minerale Bytyē-Gjakovė,vazhdoi tė jetė arenė e luftimeve tė ashpėra midis forcave tė Kryeziut dhe atyre gjermane,tė cilat ishin detyruar tė terhiqeshin nė drejtim tė Kosovės.
    Me 7 shtator 1944,forcat e Kryeziut sulmuan minjerėn e Babajt dhe ēliruan 500 robėr malazezė tė cilėt mė pas ju bashkuan forcave antifashiste. Po kėtė ditė Prefektura e Prizrenit njoftonte MPB ne Tiranė se,”Gani Kryeziu ka qellim tė bashkohet me ēetat e Hasit dhe tė Lumės me i ra Kukėsit e me pre komunikacionin Prizren-Shkodėr” 28) Nga njė raport i Komandės sė Divizionit SS me qendėr nė Gjakovė del se,” forcat e Kryeziut kishin nėn kontroll lartėsitė e Qafės sė Prushit prej nga kėrcenonin Gjakovėn dhe kishin bllokuar lidhjet me minjerat e Kromit.” 29) Ndėrsa,me 14.09.’44,po kjo komandė pohonte se, ”...forcat e Kryeziut kishin sulmuar qytetin e Gjakovės.” 30) Edhe Komanda e Gjindarmėrisė sė Kukėsit pohonte se,me 10 e 11 shtator,”Gani Kryeziu ka sulmue minjerat e Zogajt dhe ka marr drejtimin pėr Gjakovė me qellim sulmi… Linja telefonike Krumė-Qafė Prushi asht kėput nga forcat e tij,tė cilat kan djeg edhe lokalin e postėkomandės sė Qafė Prushit,pėrsoneli i tė cilės asht bashkue me forcat e Kryeziut.” 31)
    Vrulli i forcave tė Kryeziut,nga 19 gushti deri me 19 shtator 1944,me luftime tė ashpėra e tė suksesėshme kundėr gjermanėve nė Kam, Kepenek,Zogaj,Qafė Prushi,Babaj tė Bokės,Vogovė,Devė e Qerret,si dhe goditjet e para kundėr garnizoneve gjermane nė Gjakovė,ēuan nė ēlirimin e Bytyēit e krejt Tropojės,si dhe shėnuan pragun e kryengritjes sė pėrgjithėshme nė Kosovė.
    Se si do tė pėrfundonte kryengritja nacionaliste e udhehėqur nga Kryezinjtė nė Kosovė ėshtė veshtirė tė thuhet. Por mundė tė pohojmė me bindje se,kryengritėsit nacionalistė kosovarė pas fitores mbi fashizmin nuk do t’i hidhnin armėt pa ju bėrė tė ditur nėnshkruesėve tė Kartės sė Atllantikut,se Kosova ishte e vendosur tė fitonte qofte edhe me gjak,tė drejtėn e sajė pėr vetėvendosje. Mė sakt,ēeshtja e Kosovės do tė ndėrkombetarizohei qysh nė atė kohė,duke vėnė nė pikėpyetje sundimin serb mbi Kosovėn.
    Pikėrisht nė kėtė moment kritik mjaft tė rėndėsishėm pėr fatet e Kosovės dhe tė kombit shqiptar, godet rreptas dora e udhehėqjes komuniste shqipėtare,e cila nuk mundė tė duronte mė gjatė njė forcė nacionaliste tė suksesėshme nė luftėn antifashiste,qė gėzonte simpatinė e mbėshtetjen britanike,siē ishite Levizja Kryeziu.
    Veēanarisht shqetėsuese pėr udheheqjen komuniste shqipėtare ishte porosia e ministrit te jashtėm britanik A.Iden dhėnė ministrit rezident tė Anglisė nė Kozerta tė Italisė ku midis tjerash thuhej: ”E.Hoxhės t’ja bėjmė tė dituir se kur te vijė koha pėr njohjen e qeverisė sė tij,duhet tė kėshillohet qė tė pranojė nė FNĒl pėrsona tė tillė si vėllezėrit Kryeziu,tė cilėt kan dhėnė prova tė luftės antifashiste dhe tė patriotizmit.” 32) Nė fakt kjo porosi ishte njė presion i drejtėpėrdrejtė mbi E.Hoxhėn pėr tė kufiziuar pushtetit absolut tė komunistėve qė po vendosej nė Shqipėri. Ajo tregonte haptas se njė qeveri moniste, vetėm me komunistė,qė kish projektuar E.Hoxha,nuk pėlqehej dhe nuk do tė pėrkrahej asnjėher nga britanikėt dhe aleatėt tjerė prendimor.
    Enver Hoxha i alarmuar,por gjithėnjė nė bashkėpunim me jugosllavėt, vraponte pėr tė qenė i pari nė asgjesimin e Kryezinjėve dhe forcave nacionaliste qe ata komandonin. Nė radiogramin dėrguar Liri Gegės datė 8.08,1944 E.Hoxha udhėzonte: “Pranė Kryeziut ėshtė Zai Fundo. Para njė muaji ka biseduar Fadil Hoxha me shokėt e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade...I thashė Fadilit qė ta vrasė (Z.Fundon – D.P) pa marr parasysh asnje rrethanė” 33)
    Ndersa,me 10 shtator 1944,E.Hoxha, i dėrgon njė letėr “teper konspirative” Shtabit tė Korparmatės sė Parė tė UNĒL,ku ndėr tė tjera theksonte: “Anglezėt po bėhen kumbar pėr bashkimin e rreaksionit tė Kosovės me tradhėtarėt tanė nėn flamurin e ndonjė Gani Kryeziu,ose tė ndonjė qeverie qė eventualisht mundė tė formojnė…Detyra jonė ėshtė me e shkatėrrue rreaksionin ushtarakisht…Mos kėrkoni mė nga Gani tė dorėzohet, por me ēdo kusht dhe me ashprsi tė sulmohet dhe tė vritet.Duhet tė veproni sa mė parė,se mundė t’i vijnė nė ndihmė kosovarėt - shtonte ai.” 34)
    Gjithashtu sekretari i komitetit tė PKJ pėr Kosovėn dhe anėtar i shtabit operativ tė UNJ. Pavle Joviēeviēi (Rade) udhėzonte Fadil Hoxhėn qė tė verifikonte tepėr fshehtas informacionin se, ku ndodhej saktėsisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo ėshtė rigorozisht konspirative. Lajmėrohu nė 5.30 dhe 10”- Pavle.” 35)
    Me 19 shtator 1944,E.Hoxha dėrgon nė Bytyē Shefqet Peēin me brigadėn e tij,tė cilėt pasi u ngjitėn nė malin e Dobrejt ku ishte shtabi i Kryezinjve, arrestojnė Said Kryeziun,Zoi Fundon dhe majorin anglez Toni Simkoks,tė cilėt i nisin pėr nė qytetin e Beratit ku ishte vendosur Shtabi i Pėrgjithshem i UNĒLSH dhe E.Hoxha.36) Majorin Simkoks dhe Said Kryeziun,pas ndėrhyrjes sė vendosur tė anglezve,i lejuan tė largohen pėr nė Itali. Ndėrsa L.Fundon,pasi e arrestuan, e torturuan pėr vdekje dhe i kėrkuan t’u pėrgjigjej pyetjeve qė kishte dėrguar E.Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri nė vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kėrkohet tė japė pėrgjigje pėr kėto pyetje: Pse ka ardhur nė Kosovė, kush e ka dėrguar, dhe me ē’direktiva? Cilat janė qėllimet e Ganiut dhe tė anglezėve? Tė japė sqarime pėr aktivitetin e mėparshėm dhe pėr tradhėtinė e tij.Deponimet e Zait na i dėrgoni kėtej,Zain e vrisni andej…” 37) Kėshtu,nga tė gjithė pjesėmarrsit nė Levizjen Kryeziu,i pari qė u ekzekutua ,madje ne menyrė shtazarake dhe me porosi tė posaҫme tė E. Hoxhės isht Zai Fundo.” Vrasja brutale e Fundos,siҫ ka theksuar R. Hibbert nė librin “Fitore e Hidhur” – ishte dėshmi e natyrės sė papranueshme tė pushtetit partizan... ishte njė rast i komunizmit qė gllabron tė vetėt: ky ishte njė likuidim midis shokėve,ose nė kėtė rast,ish shokėve.” 38)
    Ngjarjet e 19 shtatorit 1944,ishin provokimi me i rendė e me flagrant qė udhėheqja komuniste shqiptare u kish bėrė forcave tė Kryeziut deri atėherė. Ajo,me urdhėr personal tė E.Hoxhės,siē kish vepruar me grupimet tjera nacionaliste, i u imponua me forcėn e armėve edhe Levizjės Kryeziu, duke i eleminuar asaj shtabin drejtues politik dhe mbėshtetjen britanike. Nė fakt,ky veprim brutal,i pabesė dhe antikmbėtar ishte grushti shkatėrrues,jo vetėm pėr Levizjen Kryeziu,po edhe pėr kryengritjen nacionaliste antifashiste nė Kosovė.
    Kėtej kufirit,nė fund tė vitit 1944,udhėheqja shqiptare i ndoqi Kryezinjtė pėr t’i asgjesuar ose arrestuar e hedhur nė gjyq si agjent tė anglo – amerikanėve. Dhe dihej fundi i kėti gjyqi,pasi siҫ ka pohuar P.Kemp,”Pėr sundimtarėt komunistė tė Shqipėrisė,bashkėpunimi me britanikėt isht njė krim shumė mė i madh se sa bashkėpunimi me gjermanėt.” 39)
    Nė kėto rrethana tepėr tė vėshtira, i gjėndur pėrball provokimeve tė ulta tė forcave komuniste,komandanti trim dhe i urtė Gani Kryeziu nuk ra nė kurthin e tyre,pėr tė bėrė qėndresė tė armatosur,ҫka do tė thoshte njė luftė vllavrasėse,por i shpėrndau forcat e tij duke i porositur qė,ata qė deshironin,tė vazhdonin luftėn sė bashku me forcat partizane komuniste, ndėrsa tė tjerėt mund tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre.Ganiu me tė vėllain Hasan Kryeziu dhe me 22 bashkėluftėtarėt mė trima e mė besnikė,u vendosėn nė kullat e Sulejman Kryeziut nė Gjakovė, pasi kullat e tyer i kishin djegur gjermanėt. Kjo shėnoi shkatėrrimin e Lėvizjes Kryeziu, tė vetmes rezistencė efektive jo komuniste kundėr gjermanėve nė veri tė Shqipėrisė. 2 – MASAKRA E HERECIT:
    Nė mbrėmjen e 28 dhjetorit 1944,njėzetė e gjashtė shqiptarė ,tė prerė nė besė e tė pa armatosur,pasi u morėn nga kullat e Sulejman Kryeziut,e u dėrguan nė kodrat e Hereҫit,komuna e Deҫanit, ishin vėnė pėrballė qindra serbosllavėve tė armatosur gjer nė dhėmbe. Ishin 22 bashkėluftėtarėt e Gani Kryeziut dhe 4 simpatizantė, miqė e pėrkrahės tė tij qė u vranė e u masakruan nė mėnyrė shnjerzore.40)
    Kjo ngjarje e dhimėshme,edhe pse nuk u publikua pėr mbi 45 vjetėt e sundimit komunist,as nė Shqipėri as nė Kosovė,hyri dhe mbeti nė kujtesėn e njerėzve si njė ekzekutim barbar nga mė tė shemtuarit e llojit sllavo-komunist.
    Eshtė e pamundur tė pėrshkruhen,e aq mė pak tė pėrfytyrohen, skenat tragjike tė asaj mbrėmje dhjetori qė pėrjetoi kodra e Hereēit. Rrėfimet e Malė Shytit nga Berisha dhe tė Zenel Ademit nga Gashi,tė cilėt fati i nxori tė gjallė nga ajo gijotinė,kan ardhur gojė mė gojė deri nė ditėt e sotme. Ato janė tepėr tė dhimėshme,rrėnqethėse e trishtuese pėr cilndo qė i degjon. Urrejtja antishqiptare dhe shkalla e egėrsise sė ekzekutorėve sllavo-komunistė, gjatė kėsaj masakre tė pashėmbullt,i kalonte pėrmasat e bishave tė tėrbuara.
    Pasi ekzekutoret u kishin hequr rrobat tė arrestuarve, dhe vėnė nėn tortun e temperaturės sė ultė tė asaj mbrėmje dhjetori,qė kish zbritur nė rreth -15 gradė C,filluan t’i godasin me kazma e lopata. Thyerja e durave, kėmbėve,dhe shpuarja me bajoneta, ishte kenaqėsi e kėtyre xhelatėve te etur pėr tė parė sa mė shumė plagė e gjak nė trupin e shqiptarėve.
    Njė skenė e llahtarshme,kasaphanė e vertetė,qė vazhdoi pėr rreth dy orė. Pas dy orėsh pėrleshje, bishat sllave kishin mposhtur njerėzit shqiptarė.
    Mbi tokėn e ngrirė e tė pergj tė kodrės sė Hereēit kishin mbetur tė vdekur: -Hasan Kryeziu e Xhevat Kryeziu nga Gjakova.-Selim Malė Dula nga Paci i Bytyēit.- Brahim Musli Demaliaj nga Vladi.- Shaban Sadik Saraēini nga Berisha.- Shpend Zeqir Prėndgjoni bashkė me tė birin Sali Shpend Prėndgjoni nga Zherka.- Ukė Arif Prėndgjoni e Imer Halil Prėndgjoni,po nga Zherka.- Metė Rexhė Saraēini,-Col Isuf Koka,-Sadri Dash Gjonpapaj nga Berisha.- Sali Shpend Mujaj nga Paci.- Musė Avdyl Neza nga Leniqi.- Musė Zenel Ahmetaj,- Ali Miftar Zhuta nga Kepeneku.- Rame Osmani,- Shpend Halili,- Mehmet Musa nga Gashi.- Zmajl Sadik Koka nga Berisha.- Rexhė Mehmeti nga Paci.- Mehmet Ali Mehmetaj nga Vladi.- Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami nga Kepeneku.41)
    Kėta burra ishin luftėtarė tė shquar, krenaria e forcave tė Kryeziut,tė dalluar ndėr beteja kundėr nazistėve,dhe jo viktima qė u flijuan pėr interesat e ngushta tė tyre apo tė Kryezinjeve,as aventurierė e mercenarė tė shitur pėr para,siē u cilėsuan nga propaganda komuniste gjatė 45 vjetėve. Kėta u martirizuan pėr Kosovėn e Shqipėrinė e lire e demokratike, pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
    Qėndrimi i tyre pranė Gani Kryeziut nė ato momente tė vėshtira,kur ai ish vėnė nė shėnjestrėn sllavo-komuniste pėr t’u asgjesuar,ishte akt guximi e trimėrie qė rridhte nga ideali i pėrbashkėt nacionalist e demokratik i kėtyre luftėtarėve me komandantin e tyre,si dhe nga virtyti i lartė i besės dhe i burrėrisė shqiptare,qė i karakterizonte kėta malėsorė.
    Pas ekzekutimit, kufomat e tyre tė masakruara nė mėnyrė tė pashėmbullt u tėrhoqen zvarrė prej ekzekutorve dhe u hodhėn njėri mbi tjetrin nė njė gropė qė ish hapur nga fshatarėt pėr njė qellim tjetėr,duke krijuar ndoshta tė parin varr masiv tė shqiptarve tė ekzekutuar prej serbo-sllavo-komunistėve,pas luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė.Pėr fat tė keq,dora gjakatare sebo-sllave nuk do te ndalej kėtu.me Hereҫin. Ajo do te vazhdonte krijimin e dhjetėra vendvarrimeve tė tjera masive ku groposi mijėra shqiptarė.
    Me kėtė akt kriminal,udhėheqja komuniste jugosllave hodhi hapin e parė nė strategjinė e tyre tė dhunės e tė terrorit mbi popullin shqiptar tė Kosovės. Pas masakrės sė Hereҫit,ajo kreu masakra tė tjera,siҫ ishin shtypja e Shaban Polluzhės dhe forcave tė tij,eleminimin e ҫdo shqiptari qė shfaqte pikėpamje nacinaliste,pėr tė arritur deri te masakra e Tivarit,1946, ku serbosllavėt asgjesuan mbi 4700 djemė tė rinj shqiptarė, pėr tė vazhduar me masakren e Reҫakut e pa ndėrprerje deri nė ҫlirimin e Kosovės,nė qershor tė vitit 1999.
    Mėngjesin e asaj dite qė do tė kryhej masakra e Hereēit,forcat e OZN-ės kishin thirrur Gani Kryeziun nė Kėshillin e rrethit tė Gjakovės kinse pėr t’u konsultuar,por pabesisht i kishin vėnė prangat duke e akuzuar nė mėnyrė krejt absurde si,”-bashkėpunėtorė me gjermanėt dhe me qeverinė kuislinge tė Tiranės,-kundėrshtar e armik i Luftės Nacional Ēlirimtare” etje.” 42) Pasi e mbajtėn rreth njė vit nėn turturat e hetuesisė,me 27 tetor 1945,nė Beograd, i bėnė njė gjyq formal tipik komunist,me akuza false e deshmitarė tė manipuluar,e denuan me 5 vjet burg,dhe e mbyllėn nė qelitė e burgut tė Sremsko Mitrovicės, prej tė cilave nuk doli mė i gjallė. Vdekja e tij nė burg,krejt e pa pritur,nė vitin 1951,nė moshėn 51-vjeēare kur kishte plotėsuar denimin dhe priste lrimin u mėsua nga njė telegram qė prokuroria e Sremsko Mitrovicės i dergoi familjes nė Gjakovė,por shkaku i vdekjes qė ishte tepėr i dyshimtė, nuk u tregua dhe nuk u mėsua asnjė herė!! 43)
    Masakra e Hereēit, eleminimi fizik i Gani Kryeziut dhe bashkėluftėtarėve tė tij mė tė ngushtė,vėrtetė u kryen jashtė kufirit tė Shqipėrisė me autorė tė drejtpėrdrejtė palėn jugosllave,por kjo kurrsesi nuk e perjashton nga pėrgjegjėsia palėn shqipėtare.Kjo vepėr kriminale ishte jo vetėm deshirė,po edhe marrveshje e tė dy palėve. Kėtė e ka pohuar vetė Enver Hoxha nė librin e tij: “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”.Kur tregon gjoja grindjen e tij me jugosllavėt V.Stoiniē e N. Dizdareviē,lidhur me qėndrimin ndaj Kryezinjve,nė vitin 1944, pohon t’u ketė thėnė atyre: “Interesi i tė dy partive tona dhe i luftės sonė tė pėrbashkėt kėrkon qė kėta armiqė tė denohen ashpėr…Njerėz tė tillė meritojnė plumbin ballit.” 44) “ Ushtria jonė Nacionalēlirimtare, -thote ai,i kapi kėta banditė (fjala per Kryezinjtė. D.P.) dhe i denoi me vdekje.” 45) Shkakun themelor tė kėtij qendrimi teje tė rrepte qė E.Hoxha mbajti ndaj Kryezinjve e shpjegon sakt e qartė P.Kemp kur thote: “Pėr sundimtarėt komunistė tė Shqipėrisė, bashkėpunimi me britanikėt ishte njė krim shumė mė i madh se bashkėpunimi me gjermanėt.” 46)
    Nė tė vertetė Kryezinjtė,jo vetėm kishin bashkėpunuar me britanikėt,po dhe kishin fituar simpatine e pėrkrahjen e tyre. Ata kishin marr nga britanikėt vlerėsime tė larta si patriotė,si luftėtarė antifashistė dhe si demokratė me orientim politik prendimor. Pėr pjesėmarrjen nė luftėn antifashiste dhe idealet demokratike prendimore qė aspironin,ata qenė bėrė tė njohur deri ne ēarqet e larta tė politikės anglo-amerikane.
    E. Hoxha,qė kish vendosur ta bėnte Shqipėrinė komuniste,ta lidhte ngusht me lindjen “e kuqe” dhe tė shkėpuste ēdo lidhje me prendimin kapitalist,i vuri Kryezinjtė nė krye tė listės pėr t’i eleminuar politikisht dhe fizikisht. Si pro prendimore dhe antikomunistė,ata do tė ishin pengesė serioze pėr pushtetin e tij tė ardhshėm.
    Pasi kish dėshtuar nė perpjekjet e tij pėr t’i futur Kryezinjtė nė “kularin” e vet nepėrmjet njė posti qeveritar, dhe eleminimin e tyre ta bente mė vonė,siē veproi me disa nacionalistė tė tjerė,E. Hoxha, nė bashkėpunim me jugosllavėt, pėrpunoi planin e eleminimit urgjent tė Kryezinjve duke i akuzuar ata si “kriminel lufte e bashkpunėtorė tė fashizmit.” 47)
    Ekzekutimin e mori pėrsiper pala jugosllave, jo vetėm pse ata ishin shtetas jugosllavė, siē thotė E.Hoxha,po nga se ata ishin shumė tė interesuar pėr njė ekzekutim tė shpejtė e tė sigurtė tė tyre. Ekzistencen e Kryezinjve, serbo-sllavėt e konsideronin tepėr tė rrezikshme. Ata shiheshin si rrezik potencial e si “gacė” e ndezur qė nė ēdo moment mundė tė pėrhapnin nė Kosovėn shpėrthyese tė asaj kohe flakėn e njė kryengritje nacionaliste antisllave,ndaj ekzekutimin e tyre nuk mundė t’ja besonin askujt tjetėr.
    Nga ana tjetėr,E,Hoxha nė atė kohė,nuk ishte aq i zoti as aq guximtar sa tė konfliktohei haptaz me britanikėt pė ҫeshtjen e Kryezinjve.Britanikėt, siҫ kemi pėrmendur mė sipėr,jo njė herė gjatė luftės kishin shprehur simpatinė pėr poziocinimin e tyre nė anėn e frontit antifashist.Madje i kishin mbėshtetur ata gjatė gjithė periudhės sė luftės.Nė fund tė fundit,pėr E.Hoxhėn kishte rėndėsi fakti qė eleminimi i Kryezinjėve tė ishte i sigurtė.
    Likujdimi i Levizjes Kryeziu dhe i vetė Kryeznjėve ėshtė njė nga shembujt tipik tė bashkėpunimit midis udheheqjes komuniste shqiptare me atė jugosllave pėr eleminimin,nė Kosove e Shqipėri,tė nacionalistėve antikomunistė,intelektualeve me orientim prendimor dhe njerėzve me influencė nė popull, qė kishin menduar e ishin pėrpjekur pėr Shqipėrinė etnike,tė lirė e demokratik.
    Kur flasim pėr autorėsinė e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare nė eleminimin e Kryezinjve dhe levizjes sė tyre antifashiste, nuk mundė tė anashkalohet roli teje negativ qė luajtėn udhėheqėsit komunistė tė Kosovės nė realizimin e kėsaj vepre kriminale dhe antikombėtare. Kur ishe puna per t’ju kundėrvėne Kryezinjėve dhe lėvizjes sė tyre antifashiste,ata u treguan pėrherė tė gatshėm pėr tu sherbyar me shume zell si udhėheqjes komuniste shqiptare ashtu dhe asaj jugosllave.
    Ish anėtarėt e shtabit tė Kosmetit dhe tė Komitetit Krahinor tė PKJ pėr Kosovėn si, Xhavit Nimani,Mehmet Hoxha,Fadil Hoxha,Ymer Pula,Ali Shukria etj.tė cilėt, ashtu si gjatė luftės, dhe pas saj,kur kishin zėnė pozita tė rėndėsishme drejtuese nė partinė dhe shtetin komunist nė Kosovė e Jugosllavi,asnjėherė nuk e pushuan luftėn kundėr Kryezinjve dhe familjes sė tyre.
    Siē ėshtė thėnė mė sipėr,gjatė viteve tė luftės rivaliteti midis udhėheqėsve komunistė kosovarė dhe vėllezėrve Kryeziu ishte i ashpėr dhe i vazhdueshėm. Por nė vitin 1944,kur dukej e afėrt dhe e sigurtė fitorja e koalicionit antifashiste ndaj Gjermanisė naziste,shtabi i Kosmetit dhe udhėheqėsit komunistė kosovarė e ashpėrsuan sė tepėrmi qėndrimin kundėr Kryezinjve. Kjo ndodhi pėr shkak se Kryezinjtė ishin figura tė njohura,tė respektuara, dhe me autoritet tė padiskutueshėm nė Kosovė. Si pjesėmarrės aktiv nė luftėn antifashiste,kishin fituar simpatinė e pėrkrahjen e aleatėve anglo-amerikanė. Ndėrsa me pozicionimin e qartė nė krahun e nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar qė aspironin krijimin e Shqipėrisė etnike,dhe me qėndrimin e hapur e tė vėndosur antisllavė dhe antikomunist qė kishin mbajtur gjatė viteve tė luftės,ata kishin fituar pėrkrahje tė gjerė nė mbarė popullsinė e Kosovės. Mu pėr kėto arėsye udhėheqėsit komunistė tė Kosovės,pretendent pėr tė marr pozitat drejtuese nė Kosovėn e pasluftės, bėnė ē’ishte e mundur pėr eleminimin e Kryezinjve, tė cilėt i kishin rival e kundėrshtar politik,ideologjik dhe klasor tė kahershėm. Pėr t’ja arrijtur kėtij qellimi bashkėpunuan ngusht me udhėqeqjen e PKJ dhe tė PKSH,duke qėndruar vazhdimisht nė ball tė ēdo aksioni shkatėrrues kundėr Levizjes Kryeziu.
    Kundėrvėnje ndaj Kryezinjve kishte tė bėjė nė radhė tė parė me qėndrimin e tyre ndaj tė ardhmes sė Kosovės . Kėtė e shpreh hapur Fadil Hoxha nė njė letėr qė i dėrgonte Liri Gegės,nė vjeshtėn e vitit 1944,i cili nė formė kritike ndaj Kryezinjve i thoshte: ”Kryezinjtė,Kosovėn e quajnė pjesė tė pa ndarė tė Shqipėrisė dhe se ata duan qė Kosova tė dale e bashkuar me Shqipėrinė mbas lufte”. 48) Bazuar nė shumė fakte dhe dokumenta, pa asnjė pikė dyshimi mundė te thuhet se,udhėheqėsit komunistė tė Kosovės ishin bashkėautorė kryesor me serbosllavėt nė arrestimin dhe agjesimin e Gani Kryeziut dhe realizimin e masakrės sė Hereēit,ashtu siē bashkėpunuan pėr realizimin masakrėn sė Drenicės dhe shtypjen e nacionalistit tė shquar Shaban Polluzha dhe forcave tė tij nė janar-shkurt 1945,ku u bėnė rrafsh me tokė 15 fshatra shqiptare dhe u likujduan mbi 3000 civilė shqiptarė etje.49)
    Siē del nga dokumenti i Aktgjykimit tė Gjyqit ushtarak tė Komandės sė qytetit te Beogradit Nr.1884/45,date 27 tetor 1945,arrestimi dhe denimi i Gani Kryeziut ėshtė bėrė krejtėsisht mbi bazėn e akuzave tė shpifura nga shtabi i Kosmetit dhe udhėheqėsit komunistė tė Kosovės. Njėra prej tyre,ndėr mė absurdet,ishte se gjoja, “…Nė fillim tė vitit 1944,me rastin e sulmit gjerman kundėr njėsive tė UNĒJ nė minjerėn e “Zogajt”,i akuzuari Gani Kryeziu tėrhoqi njėsitin e vet,dhe se pėr tėrheqjen nuk lajmėroi Shtabin Operativ tė UNĒJ,dhe pėr kėtė shkak tė kėsaj sjellje tė tij u vrane 30 luftėtarė tė UNĒJ” 50) Sipas kėsaj akuze i bije qė Shtabit te Kosmetit t’i jete asgjesuar gjysma e efektivit,pasi ėshtė i dokumentuar fakti se gjithė efektivi i Shtabit tė Kosmetit qė konsiderohej si njėsi e UNĒJ, sė bashku me partizanėt qė e shoqėronin nė pranverėn e vitit 1944 pėrbėhej vetem nga 60 veta. 51) Nė tė vėrtetė njė ngjarje e tillė s’ka ndodhur kurre,po ėshtė krejtėsisht e trilluar. Ngjarjet dhe luftimet e zhvilluara nė zonėn minerale Kam-Kepenek-Zogaj,dhe pėrgjithėsisht nė krahinėn e Bytyēit,gjatė tėrė vitit 1944,janė tė dokumentuara deri nė hollesitė mė tė vogla.Madje nga njė dokumentacion qė vjen nga burime tė ndryshme,pėrfshi edhe ato gjermane.Ky dokumentacion,njė pjesė tė tė cilit e kemi cituar mė mė sipėr, vėrteton katėrcipėrisht faktin se forcat e Kryeziut, (ose “njesiti” qė komandohej prej tij,-siē quhet nė aktgjykim), jo vetėm nuk janė tėrhequr,po pėrkundrazi ato gjatė tėrė vitit 1944 kan mbajur peshėn kryesore nė tė gjitha luftimet e zhvilluara kundėr gjermanėve nė zonėn minerale Kam-Kepenek-Zogaj-Vogovė-Devė, duke kontribuar nė ēlirimin e kėsaj zone dhe tė gjithė Malėsisė sė Gjakovės. Absurditeti i kėsaj shpifje tė ndyrė del akoma mė lakuriq,kur dihet fakti se,tė gjitha formacionet partizane,pėrfshirė edhe ato tė Kosmetit,nuk i kan patur 30 te vrarė gjatė tėrė viteve 1943-44 kur qėndruan e luftuan nė Malėsinė e Gjakovės,ku pėrfshihet edhe minjera e Zogajt.
    I vetmi rast qė forcat partizane komuniste,gjatė qėndrimit nė Malėsinė e Gjakovės,kan patur 15 tė vrarė prej gjermanėve ishin datat 14,15 e 16 shkurt 1944,kur forcat gjermane,tė ardhura nga Gjakova, ndėrmorėn njė operacin kundėr tyre nė qafė tė Gashit – Degė - Bujan dhe Gri tė Malėsisė sė Gjakovės. Nė kėtė rast partizanėt u zunė krejt nė befasi dhe pjestarėt e shtabit tė Kosmetit nuk bėnė kurrfarė organizimi as kurrfarė qėndrese,por u tėrhoqėn tė shpartalluar duke lėnė 15 partizanė tė vrare, midis tė cilėve Fahri Ramadanin e batalionit “Perlat Rexhepi”, Jaho Sali Manin tė bat. “B.Curri”, Xhemajl Shkololli nga Peja tė shtabit tė Kosmetit etje.52)
    Gjatė kėtij operacion,i ashuqujtur operacioni “Pik” Gani Kryeziu me njė pjesė tė forcave tė tij ishin angazhuar nė mbrojtje tė oficerėve tė misionit ushtarak britanikė tė cilėt qen vėnė nė shėnjestrėn e forcave gjermane pėr t’u kapur e asgjesuar,por nuk ja arritėn kėtij qellimi pėr shkak tė dislokimit tė tyre nė pyjet e fshatit Berishė dhe bashkėpunimit me forcat e Kryeziut.
    Ndėrsa udhėheqėsit komunistė - qė komandonin forcave partizane,pėrfshirė dhe ata tė Kosmetit, si Fadil Hoxha me shokė,jo vetėm nuk organizuan kurrfarė qėndrese as nuk hodhėn ndonjė pushkė kundėr gjermanėve gjatė kėtij operacioni,po pėrkundrazi,pasi i lan forcat partizane tėrėsisht tė shpartalluara kėrkuan “vrimėn e miut” pėr tė shpėtuar kokėn e tyre. Dhe e gjetėn atė nė thellėsi tė Alpeve,nė fashatin e largėt Curraj tė Epėrm ku qėndruan disa javė. Ata u kthyen nė Krasniqe vetėm kur mėsuan se gjermanėt ishin larguar nga i gjithė teritori i Malėsisė sė Gjakovės. Lidhur me kėtė ngjarje,Beqir Ndou-figura “Numėr Njė” e forcave partizane komuniste qė qėndruan e luftuan nė Malėsinė e Gjakoves gjatė viteve 1941-1944,ish i ngarkuari i KQ tė PKSH pėr luftėn nė Malėsinė e Gjakovės dhe Rrafshin e Dukagjinit,nė kujtimet e tij ka deklaruar se: “Shtabi i Kosmetit bėri gabime tė mėdha… Ata nuk kishin organizuar informacion pėr lėvizjet e forcave armike nė drejtim tė Malėsisė, megjithse ishin nė djeni tė njė operacini tė rreptė kundėr Malėsisė. Dhe se nuk dha asnjė udhėzim,nuk mori asnjė vendim dhe asnjė nga anėtarėt e Shtabit ose tė Komitetit Krahinor tė PKJ nuk shkoi me drejtue luftėn kundėr gjermanėve. ” 53) U ndala posaqerisht nė kėto fakte historike qė lidhen me njė aspekt tė veprimtarisė sė udhėheqėsve komunistė kosovarė gjatė luftės antifashiste,jo pėr tė mohuar meritat e tyre nė luftė antifashiste,po pėr tė evidencuar mė mire qėndrimin e tyre keqdashės, armiqėsor dhe aspak objektiv ndaj Kryezinjve dhe luftės sė tyre antifashiste.Pėr tė treguar se si ata arriten tė fallsifikojnė e tė shpifin kundėr Kryezinjve aq sa, edhe fajet qė rėndonin krejtėsisht mbi shtabin e Kosmetit u munduan t’i hedhin mbi Gani Kryeziun dhe forcat nacionaliste qė ai komandonte.
    Veēanarisht Fadil Hoxha,i cili s’pushoi sė mburruri pėr “bėmat” e tij gjatė luftės antifashiste,madje shkroi edhe libra pėr kėtė ēeshtje si,”Kur pranvera vonohet” etje. nuk tregoi asnjėherė pakėz burrėri pėr tė thėnė qoftė edhe njė fjalė tė mire pėr luftėn qė zhvilluan forcat nacionaliste antifashiste tė Kryezinjve.
    As kur ishin gjallė,as kur kishin vdekur vėllezėrit Kryeziu,ai nuk arrijti tė pohojė faktin se, jo njė here gjatė vitit 1944,kish qėndruar e luftuar sė bashku me Kryezinjtė nė Bytyē,nė malin e Dobrejt,nė Degė tė Malėsisė sė Gjakovės etje.Madje Kryezinjtė me bujarinė dhe frymėn e bashkėpunimit qė i karakterizonte,kishin furnizuar disa here Shtabin e Kosmetit me bukė, ushqime, veshmbathje dhe armatim. Megjithatė udhėheqėsit komunistė tė Kosovės,jo vetėm nuk i pohuan kurrė kėto fakte,po pėrkundrazi i akuzuan Kryezinjtė se gjoja “ merrnin furrnizime nga Aleatėt, armė dhe pregatitje tė ndryshme ushtarake dhe ushqime… dhe nė vend qė kėto armė t’ja jepte luftėtarėve tė UNĒJ nė mėnyrė qė ato tė shfrytėzoheshin nė luftė kundėr gjermanėve dhe tradhėtarėve tė popujve tė Jugosllavisė,Gani beu kėtė nuk e bėnte,por kėto armė ua jepte njerėzve tė vet tė cilėt kur kriste pak,ata tė gjithė shpėrndaheshin nė shtėpitė e veta,ose ku me ditė se kujt ja dėrgonte dhe kujt ja jepte ato armė... Sipas tyre,- kėto veprime G.Kryeziu i bėnte me qėllim qė UNĒJ tė ishte sa mė dobėt e armatosur ” 54) Kjo ishte njė ndėr akuzat me absurde qė shtabi i Kosmetit kish “fabrikuar” kunder G.Kryeziut e cila ju paraqit ati nė Gjyqin ushtarak tė Beogradit. 3 – MOHIMI DHE PERSEKUTIMI :
    Pas asgjesimit tė Lėvizjes Kryeziu,”de facto”, nė shtator 1944, dhe likujdimit fizik tė tyre,dhjetor 1944,regjimi komunist i Jugosllavisė dhe veēanarisht i Shqipėrisė,u angazhuan nė njė fushatė tė gjatė shpifėse e poshtėruese kundėr emrit dhe veprės sė Kryezinjve.
    Pikė sė pari,u pėrpoqėn tė mohojnė luftėn patriotike antifashiste tė tyre.Vetė E.Hoxha, krejtėsisht nė kundėrshtim me faktet dhe dokumentėt e kohės sė luftės tė cilat ruhen edhe sot,ka shkruar: “Njė ditė Gani Beg Kryeziu na doli me ēetė nė mal kundėr pushtuesve tė imagjinuar,dhe “nė parim” sepse nė fakt ēeta e tij nuk ra nė asnjė pėrpjekje,nuk hodhi asnjė.pushkė.” 55) Ky fallsifikator i historiės,nė vitin 1944,e kish lavdėruar Gani Kryeziun duke e quajtur; “president jo zyrtar tė Luftės Nacional Ēlirimtare nė Gjakovė.” 56) Dhe vetėm pak muaj mė vonė pa pikė turpi pėrgenjeshtrojė edhe vetveten duke e quajtur G.Kryeziun si “bashkpunėtor tė nazi-fashistėve dhe armik tė luftės nac.ҫlirimtare.” 57) Tė tjerė servilė verbanjakė tė tij, janė shprehur se, “ forcat e Kryeziut pėrbėheshin nga 30-60 mercenarė qė hidhnin nga njė pushkė kodrave sa pėr tė thėnė se po luftojnė...Ata bėnin ndonjė sulėm sa pėr tė folur BBC-ja”. Dhe se gjoja,”nė njė aksion tė pėrbashkėt me forcat partizane, mercenarėt e Gani Kryeziut u tėrhoqen,ndėrsa partizanėt vazhduan luftėn” 58), e tė tjera gjepura si kėto.
    Shpifja e fundit i adresohet ngjarjeve tė dates 19 gusht 1944,kur forcat nacionaliste tė Kryeziut sulmuan gjermanėt nė minjerat Kam e Kepenek e Zogaj.Kėto luftime,qė i kemi spjeguar e dokumentuar hollėsisht mė sipėr,ishin luftimet mė tė suksesėshme qė forcat e Kryeziut kishin zhvilluar gjatė verės se vitit 1944.Por pas luftės, komunistėt u pėrpoqėn tė marrin autorėsinė e kėtij suksesi. Pėr kėtė arėsye ata arritėn deri nė fallsifikimin e dokumentave arkivor, duke hequr emrin e Gani Kryeziut e duke e paraqitur kėtė sulėm gjoja tė kryer nga partizanėt,ndėrsa pėr forcat e Kryeziut than se “u terhoqėn”. Kėta fallsifikatorė pėrfituan edhe nga fakti se dokumentacioni i asaj kohe,veҫanarisht ai armik,shpesh herė nuk i dallonte forcat e Kryeziu nga ato tė komunistėve,po i emertonte “forcat partizane e komuniste tė Gani Kryeziut.”
    Eshtė pėr tė ardhur keq kur sheh se si,ish pjesmarrės tė luftės antifashiste arrijnė tė fallsifikojnė,pikerisht dokumentet e kesaj lufte qe ruhen ne arkivat shtetėrorė,vetėm pėr tė mohuar luftėn e sakrificat e bashkėluftėtarve tė tyre nacionalistė. Ata nuk arritėn tė pohojnė asnjėherė tė vėrtetėn mbi luftėn qė zhvilluan forcat e Kryeziut,tė cilat i dhanė lirisė sė Atdheut tre herė mė shumė dėshmorė se sa batalioni “ Bajram Curri”,i cili deri nė ēlirimin e Shqipėrise,njihej si njėsia mė e madhe partizane komuniste nė Malėsinė e Gjakovės.
    Kėta besnikė tė E.Hoxhes arritėn deri aty,sa mu nė mes tė krahinės sė Bytyēit ngritėn lapidarin me tė pėrēudnuar qė ka njohur Shqipėria,mbi tė cilin ishin shkruar kėto fjale: “Prej datės 3 shtator deri me 3 tetor 1944,forcat e Brigadės III heroike shpartalluan mercenarėt e u dhan denimin e merituar agjentėve tė Iteligjent Servisit, dhe ndihmuan nė ēlirimin e Tropojės.” 59) Sipas kėtij epitafi qesharak,Brig.e III S e UNĒl shqipėtare paskish bėrė “heroizėm” duke “ēliruar” Bytyēin e Tropojėn nga
    “ mercenarėt e Inteligjent Servis-it “ (ėshte fjala pėr forcat e Kryeziut.- D.P.).E ky “heroizėm” na qėnkish bėrė, nga 3 shtatori deri me 3 tetor 1944, pikėrisht nė kohėn kur ėshtė i dokumentuar fakti se,forcat e Kryeziut luftonin e derdhnin gjakun pėr ēlirimin e zonės minerale Bytyҫ, Vogovė,Devė.A nuk ėshtė ky njė shtrembėrim i pa skrupullt i historisė sė Luftės antifashiste?!
    Nė fakt,ky lapidar permbante nė vetevete dhe njė akuzė te qellimshme,tepėr absurde e fyse pėr Kryezinjtė,duke i quejt ata “agjentė e spiunė” tė anglezve. E.Hoxha dhe propaganda komuniste,po dhe historianė si Arben Puto,Faik Lama, etje,pėr 45 vjet me rrallė,i kan cilėsuar Kryezitė si “agjentė” tė anglezve,duke sjellė si argument mardhėnjet e tyre shumė tė mira me britanikėt gjatė luftės antifashiste 1940–1944./60)
    Pėr fat tė keq “korit enverian” qė u pėrpoq tė mohojė dhe tė denigrojnė luftėn antifashiste dhe figurėn e vėllėzėrve Kryeziu i u bashkua edhe historiani gjakovar Dr.Ali Hadri. Ky historian me aftėsi profesionale tė padiskutueshme,qė ka shfletuar me mijėra dokumenta nė arkivat e Shqipėrisė e Jugosllavisė mbi luftėn antifashiste nė Kosove e Shqipėri,dhe pa kurrfar mėdyshje duhet pranuar se, kishte njohuri tė plota mbi kontributin e pamohueshėm tė Kryezinjve nė luftėn antifashiste,nė librin e tij “Gjakova nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare”,nė mėnyrė krejt tė papėrgjegjshme shtrembėron faktet dhe dokumentat historik,kur thotė: “Kundėr Lėvizjes nacionalēlirimtare ishin dhe iredentistėt dhe ithtarėt e Gani Kryeziut,tė cilėt ishin nėn ndikimin e Anglisė, spiunazhit anglez.” 61)
    Ky autor,nė rreth 300 faqet e keti libri,veprimtarisė dhe luftės antfashiste tė Kryezinjve i ka kushtuar vetėm njė faqe.Madje dhe nė ato pak rreshta flet vetėm pėr mardhėnjet e tyre mė anglezėt duke perifrazuar disa shprehje nga libri “Pa grada pa shėnja dalluese” tė Petėr Kempit. Dhe ēka ėshtė mė keq,nė pėrmbyllje tė tyre fut njė gėnjeshtėr tepėr bajate tė propogandės tipike komuniste kur thotė: “ Lėvizja nacionalēlirimtare bėri pėrpjekje qė t’i bind Gani Kryeziun dhe Selman Rizėn qė tė bashkėpunojnė nė luftė kundėr pushtuesit gjerman,por nė kėtė drejtim nuk u arrit ndonjė rezultat,sepse ata nuk deshironin tė luftojnė,por pritnin “ēlirimin” nga aleatėt e prendimit,e nė kėtė mėnyrė tė siguronin restaurimin e sė vjetrės – vendosjen e pushtetit tė tyre feudo – borgjez.” 62)
    Cilėsimi i Kryezinjve si “agjentė” nė sherbim tė spiunazhit anglez, ėshtė pėrdorur me qellim tė denigrimit tė tyre. Nepermjet cilėsimeve tė tilla tė pabazuara nė fakte e dokumenta, propaganda komuniste nė Kosovė dhe Shqipėri synonte tė njollosė sa tė ishte e mundur mė shumė figurėn e Kryezinjve.Ata u pėrpoqėn t’i bindin njerėzit se gjoja Kryezinjtė punuan e luftuan vetėm pėr interesat e anglezve,ose siē shprehet E.Hoxha: "G.Kryeziu ishte vegėl e imperializmit anglo-amerikan” 63).Ky etiketim ėshtė krejt i pasaktė, tendencioz,keqdashės dhe tepėr absurd pėr t’u besuar. Eshte lehtėsisht i kuptuėshem fakti se,nė aleancat e asaj kohe midis Kryezinjve dhe misionarve anglezė nuk ka vėnd fjala “agjenture”.Nė se Kryezinjtė do t’i etiketonim agjentė tė anglezėve, atėherė edhe oficerėt anglezė si Toni Simkoks, Peter Kemp,Xhuljan Emery etje.duhet t’i etiketojmė agjent tė Kryezinjėve. Enver Hoxhėn me mė shumė tė drejtė mundė ta quanim agjent,jo vetėm tė serbėve,po edhe tė anglezve,me tė cilėt qendroi e bashkėpunoi deri nė fund tė vitit 1944.
    Tendencioziteti keqdashės i etiketimit tė Kryezinjėve si “agjentė” bėhet akoma mė absurd nga fakti se,pėr mardhėnjet e Kryezinjve me anglezėt ekziston njė dokumentacion i bollshėm dhe tepėr i kuptueshėm, nga i cili arrihet nė pėrfundimin e thjeshtė dhe tė saktė se,ashtu siē u perpoqėn anglezėt pėr interesat e vendit tė vet,tė siguronin pėrkrahjen e mbėshtetjen e Kryezinjėve,dhe tė tjerėve,nė luftė kundėr nazifashistėve, edhe Kryezinjtė pėr interesat e vendit tė vet u pėrpoqėn tė siguronin pėrkrahjen e mbėshtetjen angleze. Bashkepunimi qė u arrit midis tė dy palėve,dhe qė mundė tė forcohej akoma me tepėr nė tė ardhmen u arrit mbi bazėn e interesave tė ndėrsjellta.Ai nuk i solli dhe nuk do t’i sillte asnjė tė keqe Shqipėrisė as Kosovės. Prandaj nuk mundė te quhet ndryshe, veēse bashkėpunim dypalėsh pėr tė mirėn e luftės kundėr nazi-fashizmit.
    Nė fund tė fundit rendėsi ka fakti se,deri sot askush nuk ka arritur tė publikojė qoftė dhe njė dokument tė vetėm qė t’i kompromentojė sado pak Kryezinjtė si veprimtarė tė realizimit tė ndonjė plani anglo-amerikan nė dėm tė lirisė e tė pavarėsisė se Shqipėrise e shqiptarėve. Fundshekulli i XX,me rolin qė luajtėn anglo-amerikanėt nė pavarėsimin e Kosovė,ėshtė dėshmia mė e mirė qė verteton drejtėsinė e piėpamjes sė Kryezinjve se,roli i anglo-amerikanve,heret apo vonė,do tė ishte vendimtari nė zgjithjen e problemit tė Kosovės.
    Pasi i kish akuzuar si, “vegėl tė imperializmit anglez, bashkpunėtorė tė nazi-fashisteve,kriminel lufte e bashkpunėtorė tė ēetnikve serbė Nediēit e Mihajloviēit 64) E. Hoxha krijoi absurde tė tjera; i akuzoi Kryezinjtė si agjentė tė lidhur me komunistėt jugosllavė. “ Nė Jugosllavi, – thotė ai, janė grumbulluar kriminelė tė popullit tonė,ata qė i kan sherbyar fashizmit Italian dhe gjerman pėr tė shtypur popullin shqiptar dhe po i sherbejnė klikės Tito-Rankoviē.Tė tillė janė agjentėt Gani Kryeziu … etje. Kėta katilė tė armatosur nga UDB-ja qė jane shitur me dollarė e dinarė,futen tinėzisht nė vendin tonė pėr tė spiunuar,pėr tė sabotuar e pėr tė vrarė patriotėt tanė.” 65) Absurditeti i kesaj akuze del fare i qart per faktin se,as nė shtabin,as nė forcat e Kryeziut kurrė nuk kishte gjetur vėnd asnjė serbosllavė nacionalist as komunist.E kunderta kish ndodhur me forcat partizane komuniste qe drejtonte udheheqja komuniste shqiptare dhe vete E.Hoxha. Por kėto alibi fantastike tė tipit "enverian",qe fabrikonte agjentė dhe poliagjentė sa herė ja kėrkonin interesat e veta politike pushtetmbajtėse, ishin pėrpjekje tė qėllimshme pėr tė denigruar Kryezinjtė e pėr tė mashtruar njerėzit nė Kosovė e Shqipėri.
    Nuk ėshtė e mundur qė E.Hoxha tė mos e dinte se ne 1949-ėn, Gani Kryeziu ishte i mbyllur nė qelitė e burgut tė Sremsko Mitrovicės,dhe se me 1952-shin ai kishte njė vit i vdekur. Megjithatė mendja pėrverse e tij " e nxierrte G.Kryeziun nga varri " dhe ja paraqiste popullit tė Shkodrės, Kukėsit e Tropojės si organizator bandash titiste. 66) Dhe kėtė e bėnte pėr tė nxirė sa tė jetė e mundur mė shumė figurėn e Gani Kryeziut. Pėr tė neutralizuar ndikimin e mundshėm tė Said Kryeziut,i cili gjėndej nė prėndim,dhe ish bėrė njė nga figurat mė tė njohura tė emigracionit shqiptar pėr veprimtari patriotike dhe antikomuniste. Si dhe,pėr tė orientuar partinė e sigurimin e shtetit qė tė mbanin nėn kontroll tė rreptė ata njerėz dhe ato krahina qė kishin patur lidhje me Kryezinjtė. Me njė fjale,dora kriminale e sigurimit tė shtetit lihej e lirė pėr tė goditur pa pikė mėshire cilndo qė guxonte tė thotė qoftė edhe njė fjalė tė mirė pėr Kryezinjtė.
    Pushteti komunist vuri pėrpara presionit,pėrsekutoi,burgosi,intėrnoi dhe asgjesoi fizikisht qindra bashkluftėtarė e simpatizantė tė Kryezinjėve;
    – Ali Brahim Zherka,luftėtar nacionalist i shquar,komandant ēete nė forcat e Kryeziut,komandant batalioni nė Brig. e 25-tė S,i njohur nė Malėsinė Gjakovės e me gjerė pėr trimėri e sakrifica nė luftėn kundėr nazifashistėve. Ai i kish dhėnė luftes antifashiste e lirisė sė Atdheut gjakun e jetėn e dy nipave tė tij;Xhemajl e Zeqir Halili. Menjėherė pas ēlirimit,si ish bashkluftėtar i Kryeziut dhe si njeri me autoritet nė Bytyē,u ballafaque me presionet e provokimet e ndyra tė njerėzve tė sigurimit tė shtetit. Nė pamundėsi qė t’i pėrballojė ato,detyrohet tė lej Atdheun e tė marr rrugėn e arratisė me tė gjithe pjestarėt e familjes,duke lėne tė vrarė nė kufi vajzėn e vellait,18-vjeēaren Bute Zeneli.
    – Rrustem Avdyl Mulosmani,figurė e njohur e luftės antifashiste nė Malėsinė e Gjakovės.Ish pjestar i batalionit partizan “Bajram Curri” dhe anėtar i Kryesisė sė Kėshillit Nacionalēlirimtar pėr Krasniqen.67) Ish bashkuar me forcat nacionaliste tė Kryeziut nė korrik 1944. Dy muaj mė pas,me 15 shtator 1944,ra heroikisht nė fushėn e betejės duke luftuar ballė pėr ballė me nazistėt gjermanė. Si ish luftėtar i forcave tė Kryeziut dhe si biri i antikomunistit tė njohur Avdyl Qerimi,regjimi komunist i mohoi gjakun e derdhur e sakrificat qė bėri pėr lrinė e Shqipėrisė. Pėr 45 vjet nuk e shpalli dėshmor tė Atdheut. Familjen dhe tė afėrmit ja vrau,,ja burgosi ja internoi e ja pėrsekutoi gjatė tėrė viteve tė atij regjimi.
    – Familja e Halil e Zenel Hoxhės nga Bregu i Pacit (Bytyē). Njėra prej familjeve mė nė zė tė Tropojės. E njohur pėr besė,burrėri,bujari, nacionalizėm dhe antikomunizėm.Strehė dhe mbėshtetje e rėndėsishme pėr Kryezinjtė dhe oficerėt e misionit britanik, gjatė viteve 1943-44. Pas ēlirimit u godit rėnde nga diktatura komuniste. Si nacionalist dhe antikomunist Halil Hoxhėn e pushkatuan komunistėt, nė vitin 1946. Zenel Hoxhėn,ish bashkluftėtar dhe organizator nė forcat e Kryeziut,e burgosėn dhe vdiq nga torturat nė burgun e Shkodrės,nė vitin 1951. Nga kjo familje u burgosėn 11 pjestar tė saj dhe vuajtėn rreth 100 vjet burg. Tetėmbėdhjetė tė tjerė bėnė rreth 280 vjet internim.Katėrmbėdhjetė pjestarė tė kėsaj familje u detyruan tė lėnė Atdheun e tė marrin arratinė. Ata qė mbetėn nė Bytyē u shpallėn “kulak” dhe mbajtėn mbi kurriz mė gjatė se asnjė familje tjetėr nė rrethin e Tropojės,tė gjitha pasojat e rėnda qė sillte ky cilėsim i ndyrė i sajuar nga diktatura komuniste pėr tė shtypur kundėrshtarėt e vet politik.Me njė fjalė,regjimi komunist ushtroi mbi Hoxhajt e Pacit njė genocid tė pashėmbullt.
    – Regjimi komunist shpalli armiqė e tradhėtare edhe 24 martirėt e Kodrės sė Hereēit,ish bashkluftėtarėt e G.Kryeziut. Atyre ju pėrndoqi familjet duke i klasifikuar si familje me biografi tė keqe. Bijtė e bijat,tė afermit e tyre, pėr 45 vjet me radhė mbajtėn mbi shpatulla peshėn e rėndė tė luftės sė klasave. Nė fakt, kėta njerėz nuk e kuptuan dhe nuk u bindėn asnjėherė pėr “fajsinė” qė paskishin bėrė baballarėt e tyre duke luftuar e sakrifikuar edhe jetėn pėr Kosovėn e Shqipėrinė e lirė e demokratike. Kėta njerėz kishin tė drejtė tė ngrinin kokėn lart dhe tė ndiheshin kranarė pėr baballarėt e tė afėrmit e tyre trima luftėtarė e burra tė besės,por diktatura komuniste ua kish mohuar kėtė tė drejtė tė ligjėshme.
    Po tu shkojmė fakteve mė tej,del se,pothuaj gjithė krahina e Bytyēit,baza dhe mbėshtetsja mė e rėndėsishme e Luftės Antifashiste nė Shqipėrinė e Veriut,qė u bastis dhe u dogj nga nazistėt si rradhė krahinė tjetėr nė Shqiperi,u pėrndoq nga regjimi komunist per 45 vjet. Bytyēasit qenė tė detyruar tė kalojne nepėr “filtrin” e holle tė biografishikuesve qė bėnin diferencimin klasor,ku si” test” kryesor pėr ta ishte pjesėmarrja nė forcat e Kryeziut,ose bashkėpunimi me to gjatė luftės. Shumė pak bytyēas mundėn ta kalojne kėtė “filter”,pėr tė marr qoftė edhe ndonjė tė drejtė studimi. Akoma mė tė pakėt ishin bytyēasit qė arritėn tė zėnė ndonjė vėnd pune nė administratėn shtetėrore komuniste.
    Bytyēi masivisht kish marr pjesė nė luftėn antifashiste, nė krahun e forcave nacionaliste tė Kryeziut. Njė gjė e tillė duhet tė ishte shkak nderimi e mirėnjohje pėr ta ,por nuk ndodhi kėshtu. Regjimi komunist nė menyrė paradoksale, pjesmarrjen e bytyēasve nė luftėn antifashiste,e kthej nė shkak fatkeqėsie pėr ta.
    Jo shume larg Bytyēit,po pėrtej kufirit,nė Gjakove,familja Kryeziu,si rradhė ndonjė familje tjetėr nė Kosovė u ballafaque me terrorin e eger komunist serbosllav. Eshtė interesant fakti se,udhėheqja komuniste shqiptare dhe ajo jugosllave,si pėrpara, vitit 1948,kur “dashuroheshin” edhe pas vitit 1948,kur ishin “divorcua” dhe “urreheshin”,qėndrimin ndaj Kryezinjėve nuk e ndryshuan asnjėherė. Si nė Shqipėri,ashtu edhe nė Jugosllavi Kryezinjtė ishin shpallur bashkėpunetorė tė fashizmit e kriminelė lufte. Kėtej dhe andej kufirit ish dėnuar “Levizja Kryeziu”dhe ish mohuar lufta e tyre antifashiste.
    Udhėheqja komuniste shqiptare kurr nuk e dėnoi Masakrėn e Herҫit. Pėr E.Hoxhėn,nuk kishte rėndėsi se,udhėheqja komuniste jugosllave ekzekutoi pa gjyq 22 luftėtarė antifashistė te njohur,bashkėkombas e bashkėshtetas tė tij,kur nga ana e tyre jugosllavėt,siҫ ka pohuar vetė E.Hoxha,nuk e kishin lejuar udhėheqjen shqiptare as t’i hidhnin nė gjyq tre prej tyre (Ganiun,Hasanin dhe Xhevat Kryeziun) vetėm se ishin shtetas jugosllavė.
    Si nė Shqipėri,ku historia e Luftės antifashiste u shkrua sipas deshirave tė “Hoxhės” sė Shqipėrisė – Enverit, ashtu edhe nė Kosovė historia e kėsaj lufte u shkrua sipas deshirave tė “Hoxhės” tė Kosovės – Fadilit.Tė dy palėt e bėnė kėtė vetėm e vetėm pėr te plotėsuar deshirat e udheheqėsve komunistė jugosllavė,kryesisht tė Miladin Popoviҫit, Dushan Mugoshės dhe sigurisht tė Josif Broz Titos.
    Si kemi cek me siper,nė Shqipėri dhe nė Kosovė historia e Luftes Antifashiste u ideologjizua,u politizua dhe ē’ka ėshtė mė e keqja,u falsifikua, me qllimin pėr tė glorifikuar luftėn antifashiste tė komunistėve,dhe pėr tė mohuar e denigruar tė gjitha forcat tjera antifashiste, veēanarisht nacionalistėt shqiptarė siē ishin Kryezinjtė e Kosovės etje. tė cilat gjatė luftės nuk ishin vėnė nėn komandėn komuniste, dhe qė nuk e deshironin vendosjen e regjimit komunist nė Kosovė as nė Shqipėri. Me nje fjalė,udhėheqėsit komunist tė Shqipėrisė dhe jugosllavisė, bashkė me “historianet” e oborrit tė tyre, nė unison, iu vėrsulėn Kryezinjve, familjes dhe gjithė farefisit tė tyre,sė pari duke fallsifikuar historine dhe mohuar luftėn antifashiste qė ata bėnė,dhe mė pas duke i shpallur armiq e tradhėtar, duke i vrarė,burgosur, pėrndnjek dhe pėrsekutuar nė mėnyrė tė pashėmbullt,duke ushtruar mbi ta njė genocide tė vėrtetė.
    Pasi jugosllavėt kishin burgosur Ganiun,pushkatuar Hasanin dhe Xhevatin,nė dhjetor 1944,udhėheqja komuniste shqipėtare burgosi Ismet Kryeziun, nipin e atdhetarit tė madh Ali Pashė Gucia,kushėri dhe bshkėluftėtar i ngushtė i vėllezėrvre Kryeziu,qė kish dhėnė kontribut tė ēmuar pėr organizimin e forcave luftarake nacionaliste antifashiste gjatė viteve 1943-1944. Sė bashku me Ganiun,ai kish propoganduar bashkimin e popullit nė luftė kundėr nazifashistėve nė Gjakovė,Malėsi e Has. Ky ish bėrė i njohur nė Kosovė e Shqipėri si nacionalist dhe luftėtar i vendosur pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm,prandaj u burgos dhe u dėnua nga regjimi komunist me 15 vjet burg. Vdiq nga torturat nė njė burg tė Shqipėrisė, nė vitin 1952./68
    Shtatė burra patriotė tė familjes Kryeziu u vranė nga dora gjakatare serbo- sllavokomuniste,deri nė vitin 1953. Kėto krime kunder Kryezinjve i bėnė komunistet serbo-sllavėt nė bashkėpunim me ata shqiptar, pėr shkak se Kryezinjtė ishin nacionalistė shqiptarė, antisllavė e antikomunistė qė kishin aspiruar e luftuar pėr Kosovėn e lirė,demokratike dhe tė bashkuar me shtetin amė-Shqipėrinė.
    Beogradi e kish shpall familjen Kryeziu si njėrėn nga familjet mė tė rezikshme tė nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar nė Kosovė, ndaj goditėn me ashpėrsinė mė tė madhe mbi pjestarėt e saj. Tė njejtin qėndrim,si serbosllavet mbajti ndaj pjestarve tė familjes Kryeziu edhe udhėheqja komunist e Shqipėrisė.
    Ne fillim tė viteve pesėdhjete tė shek.XX,kur E.Hoxha i akuzonte Kryezinjte se gjoja “futen tinzisht nė vėndin tonė,-siē thotė ai, - pėr tė sabotuar e pėr tė vrarė patriotėt tanė”,agjentėt e sigurimit tė shtetit,gjoja tė arratisur,qė nuk u muar vesh asnjėherė kujt i sherbenin;-Sigurimit tė shtetit shqiptar?! –UDB-sė jugosllave?! Apo tė dyve sė bashku?! organizuan vrasjen e pabesė tė djemėve tė Sulejman Kryeziut;
    -vėllezėrve Myrteza (Xaje) dhe Sefedin Kryeziut.69) Tė njejtat duar gjakatare, sherbėtore tė UDB-sė jugosllave dhe tė Sigurimit tė Shtetit Shqiptar,me 5 qershorė tė vitit 1951, ekzekutuan nė Pejė Dervish Rado Kryeziun,ish pjesmarrės i forcave tė Kryeziut,i cili pas lufte ish bėrė njėri nga mesuesit mė tė aftė,patriot dhe aktivist i njohur pėr pėrhapjen e arsimit e shkollės shqipe nė Kosovė. Ai ishte njėri nga veprimtarėt mė tė dalluar pėr tė drejtat kombėtare tė shqiptarve nė Jugosllavinė e asaj kohe.
    Edhe ata pjestarė tė familjes Kryeziu qė erdhėn nė Shqipėri pėr t’u shpėtuar ndjekjeve dhe pėrsekutimeve serbe,siē qenė djemtė, vajzat,nipat e mbesat e Ismet Kryeziut etj. u pėrndoqėn dhe u pėrsekutuan me tė njejten ashpėrsi nga rregjimi i E.Hoxhės, u goditėn pa mėshirė nga lufta e klasave.
    – Qemal Ismet Kryeziu,ish officer qė kish mbaruar akademine ushtarake nė Romė.Ushtarak i aftė dhe njeri me kulturė tė gjėrė,u denua nga gjyqet komuniste me 30 vjet burg. Pasi vuajti njė pjesė tė dėnimit nė burgun famekeq tė Gjirokastrės,u lirua gjysmėinvalid,dhe deri sa vdiq punoi bojaxhi nė Kavajė.
    – Masar Ismet Kryeziu,edhe ky ish oficer qė kish mbaruar akdeminė ushtarake nė Romė,njohes i disa gjuhėve tė huaja,me dije e kulturė tė gjerė,pjesmarrės nė luftėn antifashiste.Pėr aktivitetin e tij antifashist u kap nga gjermanėt dhe u internua ne kampin famėkeq tė Auschvitzit.Pasi shpetoi gjallė prej nazistėve u kthye nė Shqipėri,por edhe kėtu lufta e klasave e degdisi puntėor shinash nė hekurudhen e Kavajės.
    – Ajten Kryeziu (Selfo),pėr shkak se ishte kushėrira e Kryezinjve dhe e martuar me njė pjestar tė familjes Selfo, tė lidhur me Ballin Kombėtar,pėr disa dekada me rrallė mbajti mbi shpatulla peshėn e rėndė tė luftės sė klasave,dhe pėr kėtė shkak u detyrua tė qėndrojė familjarisht e internuar nė Lushnje gjatė gjithė periudhės komuniste.
    Si pėrfundim mund te thuhet me bindje se,historia e Lėvizjes nacionaliste antifashiste e udhėhequr nga vėllezėrit Kryeziu,gjatė viteve 1940 – 1944,e paraqitur nga histeorografia konformiste,sherbetore e regjimit komunist,ėshtė shembulli mė tipik i fshehjes sė fakteve dhe shtrembėrimit tė dokumentave pėr shumė ngjarje dhe figura tė luftės antifashiste tė popullit shqiptar.
    Dihet se, fshehja,asgjesimi ose shtrembėrimi i dokumentėve historik do tė thotė nė rradhė tė pare fshehje dhe shtrembėrim i sė vėrtetės,ēka pėrbėn njė imoralitet,dhe sė dyti,shtrembėrim ose mungesė saktėsie shkencore.
    Gjaku qė derdhi e sakrificat qė bėri populli ynė gjatė luftės antifashite, vėrtetė jan tė shenjta dhe kan vlerė tė pamohueshme. Por ato nuk mund tė shenjtėrohen as nuk mund tė marrin vlerat reale jashtė tė vėrtetės historike. Lufta antifashite fiton dimensionet e lavdinė qė i takon, vetėm duke njohur, vlerėsuar e respektuar gjakun e sakrificat e ҫdo shqiptari qė rroku armėt, luftoi e ndihmoi pėr ҫlirimin e Atdheut,pavarėsisht nga bindjet politike qė kishte. Tė gjithė ata qė luftuan pėr njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike,qė ishte dhe ideali i kėsaj lufte,janė dhe do tė mbeten tė respektuar dhe tė nderuar nga populli ynė.
    Kryezinjtė dhe luftėtarėt e tyre nacionalistė meritojnė respekt e mirėnjohje pėr ato qė bėnė nė tė mirė tė Shqipėrisė,nė tė mirė tė kombit. Shpallja dėshmorė tė Atdheut e atyre pjestarve tė forcave nacionaliste qė dhan jetėn pėr liri,si dhe dekorimi i komandantit tė tyere Gani Kryeziu,me Urdhėrin e Flamurit tė kl.I,nga Presidenti i Republikės Sali Berisha,me rastin e 50 – vjetorit tė ҫlirimit tė Atdheut,ishte njė gjest patriotik,vlerėsim e mirėnjohje pėr kėtė figurė,pėr bashkėluftėtarėt e tij dhe pėr Luftėn Antifashite tė Popullit Shqiptar nė pėrgjithėsi.

    Referenca Bibliografike:
    1 – Arkivi i Muzeut Historik Tropojė,Fondi LANĒL,Dosja me kujtime tė veteranėve pėr LANĒL; - Faik Lama,Studime Historike,Nr.2,Viti 1977.
    2 – Arkivi Qėndror Shtetėror,Fondi 346,Viti 194,D.50, fq.28-32 3 – Oklei Hill,”Njė anglez nė Shqipėri”,Pėrkthimi shqip,2006,fq139 4 – AQSH,F.346,Viti 1941,D.48,fq,28-32. 5 – Oklei Hill, Vepėr e cituar,fq.139,144,149
    6 – AMHT,F.LANĒL,Kujtime tė Xhafer Vokshit,Dosja Kujtime tė Veteranėve nė Muzeun Historik Tropojė 7 – Peter Kemp, “Pa grada pa shėnja dalluese”,Londėr,1958.
    8 – P.Kemp “ “ “ “ “ " " " 9 – P.Kemp “ “ “ “ “ “ " " 10 – Reginal Hibbert,”Fitore e Hidhur”,1993,fq.311 11 – Arkivi,MPB,Dokum. Amerikan,Zyra e Sherbimeve Strategjike,L.45826, 29 shtator 1944.
    12 – P.Kemp , “Pa grada pa shenja dalluese”,1958 13 – P. Kemp, “ “ “ “ “ " " 14 – P.Kemp. “ “ “ “ “ " "
    15 – AQSH,Viti 1944,F.MPB,D.186,Kutia 11. Fq.12,13; & F.642,1944,D.286,fl.25 etj. 16 – AQSH,F.254,viti 1944, Dosja 207,fl.7: & - F,MPB,Viti1944,186,kutia 11,fq.13.
    17 – AQSH,F.642,Viti 1944,Dosja 294,fq,2 18 – AMHT,Fondi i objekteve,Salla e LANĒL. Dėrrasa e djepit tė shpuar nga 13 plumba (original,ruhet nė muze). 19 – Deivid Smajli, “Me detyrė nė Shqipėri”,Londėr 1993.
    20 – P.Kemp, Vepėr e cituar,Londėr 1958.
    21 – R.Hibbert,Vepėr e cituar,fq.251 22 – R.Hibbert,Vepėr e cituar,fq.140
    23 – Arkivi Qendror Shteteror,RSH, F.642,V.1944.D.288,fq.1-2
    24 – AQSH,RSH,.................... “ “ “ ,fq.1-2
    25 – AQSH,F. Ministrise Punėve te Brendshme, (.MPB,) V.1944, D.177, Kutia 10, fq.474. 26 – AQSH, F. MPB,1944,D.177.Kutia 10,497 27 – “ , F.254, Viti 1944,D.152,fleta 33. 28 – AQSH,F.MPB,V.1944,D.191,fleta 180. 29 – AKQ PPSH,Dok.tė Ushtrisė Gjermane, D.T.664 -714.
    30 – “ “ “ “ " , D.T.314 – 664. 31 – AQSH, F.254,V.1944,D.152,fleta 29,30. 32 – Dok. Anglez, PRO,FO/371, Viti 1944, File 43571. 33 – Arkivi Qėndror i Shqipėrisė F.41 D.158 v.1944.
    34 – AQSH,Fondi 41,Dosja158,Viti 1944; -E.Hoxha, Vepra 2, Botimi 2, Viti1984, fq.494. 35 – Dokumente AIH, Instituti i Hitorisė, Beograd, 1949
    36 – AKQ PPSH, Fondi i shtypit, Viti 1944,D.180; & - Dokumenta tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNĒL,Volumi 2, fq.186. 37 – Radiogrami E.Hoxhės pėr Korparmatėn e I. 21.9.1944.(cituar nga Uran Budka). 38 – R.Hibbert,“Fitore e Hidhur,1993,fq,313. 39 – P.Kemp, Vepėr cituar, Londėr 1958.
    40 – Gjyqi Ushtarak i Komandės sė qytetit tė Beogradit,Vendimi gjyqit Nr.1884/45,datė 27 tetor 1945. (Fotokopje e origjinalit ruhet nga D.Progni.). 41 – Arkivi Muzeut Historik Tropoje, “Liste e miratuar nė Komitetin e Veteranve Tropojė,1995” Fondi i LANĒ,Dosja me kujtime tė veteranėve. 42– Gjyqi Ushtarak i Komandės sė qytetit tė Beogradit, Vendimi Nr.1884/45, date 27 tetor 1945. 43 - Gjyqi Ushtarak i Komandės sė qytetit tė Beogradit,Vendimi Nr.1884/45, dt. 27 tetor 1945; & –Tel. Drejtuar familjes Kryeziu,1951.
    44 – Enver Hoxha,Reziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė, fq. 314-315. 45 – E.Hoxha, Vepra 6, fq. 293-294.
    46 – P.Kemp, Vepėr cituar, Londėr 1958. 47 – E.Hoxha, Vepra 10, fq.42; -Vepra 1, fq.125-126.
    48 – Gani Perolli, “Masakra e Hereēit,Gjakovė.Gazeta “Bytyēi”, 25 shtator 2005.
    49 – Mr.Et’hem Ēeku,”Mendimi Politik I Lėvizjes Ilegale nė Kosovė,1945-1981”,Prishtinė 2003,fq.114 -115. 50 – Gjyqi Ushtarak i Komandės qytetit tė Beogradit,Vendimi Nr.1884/45, dt.27 tetor 1945.
    51 – AQSH,F.254,Viti 1944,Dos.207,fq.7.
    52 – Lista e deshmorve tė Luftės antifashiste qė ruhet nė Komitetin e Veteranėve tė Bashkise Tropoje. 53 – Beqir Ndou,”Kujtime pėr Luftėn Nacionalēlirimtare nė Malėsinė e Gjakovės”,AMHT,F.LANĒL,D.Kujtime tė veteranėve tė luftės,fq.45.
    54 – Akuzė e ngritur kundėr Gani Kryeziut nė Gjyqin Ushtark tė Komandės sė qytetit Beogradit,Nr.1884/45,dt.27 tetor 1945. 55 – E.Hoxha, Vepra,Vėll. 2,Botimi II,1984,fq.495.
    56 – P.Kemp, Vepėr e cituar, Londėr 1958. 57 – E.Hoxha, Vepra 10, fq.42. (G.K armik I LNĒl) 58 – AMHT, Projekt historiku i LNĒL tė Tropojės;-Dosja ”Kujtime tėVeteranėve”; & - E.Hoxha,Vepra,Vėll.2,Bot.2,Viti 1984,fq.495; - ” Hamdi Sollaku & Azem Gerxhalliu,Gazeta “Kushtrim Brezash”, 31.08.1995. 59 – AMHT, Lista e lapidarve dhe pllakave pėrkujtimor tė LNĒL,miratuar nė Komitetin Ekzekutiv tė KP tė rrethit Tropojė,F. LNĒL,Lidhja Nr.2. 60 – Faik Lama, Studime Historike,Nr.2,V.1977,f.67; & - Arben Puto, “Nepėr analet e diplomacies angleze”. .Hoxha,Vepr vėllimi 2,V.1984,fq.494.
    61 – Dr. Ali Hadri, Gjakova nė LNĒ,Prishtinė 1974,fq.156.
    62 – Dr.Ali Hadri.”Gjakova nė Levizjen Nacionalēlirimtare,,Prisahtinė,1974,fq.157. 63 – E.Hoxha, Vepra Vėll.2,Viti 1984,fq.494.
    64 – E.Hoxha, Vepra Vėll.1, fq.125-127,Vepra 6,fq.170.
    65 – E.Hoxha, Vepra Vėll.1,fq.125;E.Hoxha Vepra,Vėll.10, fq.25,32-33,41-42;E.Hoxha.-Vepra 6, fq.293.
    66 – E.Hoxha, Vepra 1,fq.125; Vepra Vėll. 10, fq.25,32-33,41-42.
    67 – AMHT, F.Luftes Antifashiste,Lidhja I,Dos.2; Projekt Historiku i Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare tė rrethit Tropojės.
    68 – Gani Perolli, “Masakra e Hereēit,Gjakovė”,Gazeta “Bytyēi”,25.09.2005. 69 – Gani Perolli, “ “ “ “ “ ,25.09.2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dodė Progni : 13-10-2017 mė 07:41

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2010
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Masakra e hereҪit – veper kriminale e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare.

    Titulli i temes qe kam hapur eshte publikuar me gabime: Ai duhet te ishte: Masakra e herecit - veper kriminale e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dodė Progni : 13-10-2017 mė 07:29

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2010
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Msakra e herecit - veper kriminale e udheheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare.

    Titulli i temes qe kam hapur eshte publikuar me gabime: Ai duhet te ishte: MASAKRA E HERECIT - VEPER KRIMINALE E UDHEHEQJES JUGOSLLAVE DHE ASAJ SHQIPTARE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dodė Progni : 13-10-2017 mė 07:37

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •