Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Deputetët deklarohen si të pastrehë në Tiranë, përfitojnë 500 deri 1100 euro në muaj, ISP-Kuvendit:

    Instituti i Studimeve Politike ka ngritur një shqetësim serioz përsa i përket jetesës dhe akomodimit të politikanëve shqiptarë në vend. Sipas ISP-së deputetët ndonëse kanë banesa të tyre në Tiranë(banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj) ata shpallen si të pastrehë në kryeqytet pasi deklarojnë një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale dhe me këtë veprim ata përfitojnë financiarisht. ISP thekson se me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.

    “Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj. Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm”, deklaron ISP.

    Më tej sqarohet nga ISP-ja se kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe kjo gjë nuk hetohet pasi nuk ka një praktikë aktuale hetimore.

    “ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore.”, thuhet nga ISP. (J.V/Shuplaka)

    Artikulli origjinal: http://shuplaka.com/deputetet-deklar...esat-fiktive/6

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Deputetët deklarohen si të pastrehë në Tiranë, përfitojnë 500 deri 1100 euro në muaj, ISP-Kuven

    Mire bejne. Kane gjetur nje popull te ngordhur qe edhe opingen ne goje tja fusesh nuk ndjehet.

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Deputetët deklarohen si të pastrehë në Tiranë, përfitojnë 500 deri 1100 euro në muaj, ISP-Kuven

    Dikush duhet te gje nje formule qe shoqeria ti shperfille keta qelbersira, qe s’kane limit...
    Me ka ngel ne mend nje fjale e nje mikut tim nga Mirdita.

    Ishim duke dgju nje deputet qelbsir i ftuar tek Fevziu. Tha nje genjeshter pa ju dridh qerpiku, donte te justifikohej... ky miku im nga Mirdita, pasi e dgjoi, shtrengoi dhembt dhe e quajti lavire.
    Esht nofla me e pershtatshme per leta qelbersira.


    LAVIRE!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •