Gjëndja në Konfliktin tre vjeçar Ukrainë Rusi mbetet e nderë dhe madje e harruar nga analistët ndërkombëtarë, për shkak të gjëdjes pa rrugdalje të opsioneve të rekomanduara nga ndërkombëtarët, të cilat duhej të kishin arritur armëpushimin dhe largimin e armëve të rënda , si dhe largimin e ushtarëve që vijnë nga Rusia , sipas pretendimeve ukrainase.
Kjo gjëndje e nderë ka ndikuar në të gjithë Europën por edhe në Ballkan dhe Shqipëri , të cilat po e shohin këtë konflikt në dy aspekte:
-si konflikt supperfuqish midis SHBA-BE vs-Rusi
- por dhe si problem i të drejtës për vetvendosje të popullsive përkatëse
Sidoqoftë, më 5 shtator 2017 Rusia ka shpërndarë papritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një project-rezolutë mbi krijimin e një misioni të OKB-së për asistencë në mbrojtjen e Misionit Special Monitorues (MSM) të OSBE-së në juglindje të Ukrainës. Në këtë zonë ende vazhdon ballafaqimi i armatosur midis ushtrisë ukrainase dhe forcave të republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luganskut.
Interesant është fakti se pala ruse kërkon vendosjen e Misionit Monitorizues special të OKB midis kufirit të të ashtuquajtura Republika Autonome të Luganskut dhe të Donjeckut me Ukrainën duke lënë në skalion të dytë monitorimin e Kufirit zyrtar Ukrainë Rusi në pjësën ku këto të ashtuquajtura Republika, janë në kufi më Rusinë.
Esenca e Argumentit Rus mbetet e njëjta: sulmet e vazhdueshme të ushtrisë ukrainase ndaj këtyre zonave kanë shkaktuar viktima, e për pasojë duhet –sipas rusëve të monitorizohet ajo zonë nga vjen përprlasja dhe jo zona që nuk ka përplasje.
Kjo ka zëmëruar shumë Ukrainasit të cilët po në OKB e kundërshtuan projektin rus duke thënë se agresori është Rusia dhe se ajo fut arme , pajisje, municione për separatistët rusë në Urkainë. Kjo ka vënë në dilemë OKB sepse OSBE nuk mund të monitoroje zona ushtarake (sipas saj).
Për konfliktin e Ukrainës me Rusinë është folur vazhdimisht , madje Rusia ka pësuar ssanksione të ashpra nga SHBA dhe BE, e megjithatë ka mbijetuar në saj të lidhjeve të saj të fuqishme më Kinën dhe me BRICS.
Duke qenë se OSBE-ja nuk ka eksperiencë në fushën e misioneve të armatosura, Rusia ka propozuar që të angazhohet OKB-ja e cila ka pasur një pervojë të tillë, dhe që MSM-së t’i jepet një rojë e armatosur e OKB-së, përbërja e së cilës do të përcaktohet nga palët e konfliktit: Kievi, Donjecku dhe Lugansku.
Dakordësi kjo që u arrit nga liderët e “Katërshes së Normandisë”, përkatësisht nga presidentët e Rusisë, Francës dhe Ukrainës, si edhe kancelarja federale e Gjermanisë, dhe u mishërua në Marrëveshjet e Minskut, të cilat më vonë u miratuan unanimisht me rezolutën 2202 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë mosdashjen e vet për të përmbushur dispozitat politike të Kompleksit të masave për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut (Minsk-2), Kievi zyrtar e ka përligjur me mungesën e “heshtjes”.
Sipas Propozimit të Putinit për OKB janë këto pikat që duhet të realizojë OKB në Donbas-Lugansk të Ukrainës duhet të plotësohen disa kushte të rëndësishme:
– mandati i misionit të ri duhet të kufizohet qartë në ato detyra që kanë të bëjnë me garantimin e sigurisë së personelit të OSBE-së;
– dërgimi i ekipit të OKB-së mund të bëhet vetëm pas tërheqjes së trupave dhe armatimeve të rënda nga palët;
– operacioni duhet të miratohet nga palët e konfliktit: si nga autoritetet zyrtare në Kiev, ashtu edhe nga Republikat Popullore të Donjeckut dhe Luganskut.
Ukraina i ka refuzuar këto pika . Kievi kërkon që paqeruajtësit të vendosen në të gjithë territorin e dy republikave të vetëshpallura, para së gjithash përgjatë gjithë kufirit me Rusinë.
Kurse Rusia ka kërkuar të kundërtën me idenë se andej nga Ukraina vjen lufta.
Kjo luftë e nisur pas Grushtit të Shtetit në shkurt të 2014 ka acaruar marrëdhëniet Rusi SHBA dhe BE e shoqëruar më vendosjen e sanksioneve të fortë, por pas 2 vitesh mesa duket Sanksionet nuk po bëjnë efekt.
Madje Shumë nga vendet e BE preferojnë të lehtësojnë sanksionet ndaj Rusisë, dhe propozojnë që Ukraina të përmirësojë Kushtetutën e saj duke i dhën status të veçantë këtyre Rregjioneve më popullsi ruse, si dhe shpalljen e Amnistisë për separatistët Rusë.
Sidoqoftë problem aktual ndikon edhe në Ballkan duke vënë në pikëpyrtje edhe Të drejtat për vetvendosje të popullsive sipas Kartës së OKB, duke parë se Globalizmi i reklamuar me aq forcë nga BE dhe SHBA deri para se të fitone Trumpi.
Tashmë globalizmi, mbetet një fjalë pa kuptim kur shikon dhe analizon me kujdes Referendumin në Katalonja të Spanjë, të drejtat e Kurdëve në Turqi-Irak-Siri dhe Iran, dhe mendon se prirjet e sotme janë drejt ri-vendosjes së mureve në vënd të rënies së tyre,
prirjet janë në drejtim të separatizmit se sanë drejtim të integrimit,
dhe këto prirje nuk janë pa shkaqe të fshehta dhe të hapura, të cilat nëse Referndumi i Katalonjës nuk njihet, atëhere mund të themi se Demokracia perëndimore është në krize madje edhe ajo paska difektet e rënda të saj, qoftë në drejtim të vëndeve të vogla duke ushtruar presion të vazhdueshëm për tu demokratizuar, qoftë në përgjegjësitë që kanë vëndet e mëdha perëndimore në ndërhyrjet e tyre ndaj vëndeve të tjera për të sjellë Demokracinë, qoftë në vëndet arabe (kujto Pranvera arabe me shumë viktima), qoftë Referendumi në Krime ( pa asnjë viktime), qoftë Referendumi në Katalonja ( me repression të shtetit Spanjoll që është një demokraci e zhvilluar), qoftë me separatizmin rus në Ukrainë ku populli nuk do shtetin përkatës, qoftë dhe me vendosjen me luftë të të drejtave të njeriut në Kosovë. Ç`duhet bërë?
Kjo kërkon një analizë të thellë dhe një reflektim ndaj Demokracisë perëndimore kaq të reklamuar ndaj të cilës Kosova dhe Shqipëria kërkojnë të integruohen në një botë me kufinj imagjinarë.