Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    217
    Faleminderit
    22
    17 falenderime nė 14 postime

    Filozofia inovative e Fishtės

    Interesant ėshtė njė paragraf i tėrė, ku kemi tė shkrira nė mėnyrė tė koncentruar, disa nga aspektet e sipėrpėrmendura tė karakterit filozofik lidhur me At Gjergj Fishtėn me titull:

    ”Asht nji shqiptar e do tė rritet pėr Shqypni.”

    Po e sjellim tė tėrė se ėshtė shumė kuptimplotė dhe na bėn tė kuptojme se sa Fishta ėshtė i lidhur dhe se sa shume e do popullin e vet:

    ”Shqyptari do tė bėhet njė vehtje e lirė, me ndėrgjegje spikatun e me karakter, Ai do tė pajiset me tė gjitha njato njohsi e zotsi, nėpėr tė cilat porsi nieri i pėrkryem ndėr tė gjitha pikpamjet, t’a vuej jetėn ma sė miri, jo vetėm porsi vehtje, por edhe si pjestar shoqnije, mbas pozicjonit qė tė ketė nė familje, nė qytet e nė shtet.

    Nuk do tė harrojmė madje se ky asht nji shqiptar e do tė rritet pėr Shqypni; ekzistencat e shpirtit e tė rrethit jetesues tė tij nuk janė ato t’inglizit, t’amerikanit e tė frangut, por janė tė veēanta, prandaj kryekreje do tė bahet i zoti me e kuptue, me e ndie e me e shijue jetėn shqiptare.”


    Nė vitin 1940, njė filozof franēeskan si Padre Gjon Shllaku, qė kish mbaruar studimet e larta pėr filozofi nė Hollandė, jepte nė kėtė gjimnaz lėndėn “Filozofia e kohėve tona”, tė update-uar me tė rejat mė tė fundit tė zhvillimeve nė kėtė shkencė. I gjithė trupi arsimor i gjimnazit, merrej me krijimtari shkencore veē mėsimdhėnies dhe nė shumicėn e tyre u bėnė personalitete nė sferat pėrkatėse nė nivel Shqipėrie.

    Veprimtaria krijuese e Padre Fishtės, ėshtė e ngritur mbi dy shina. Nė njėrėn kemi veprat e mirėfillta letrare, kurse nė tė dytėn kemi krijimtarinė shkencore, ku pėrfshihet dhe filozofia, krahas pedagogjisė e drejtimeve tė tjera. Fishta ka qenė njė personalitet poliedrik e enciklopedik. Nė personin e tij mishėrohet poeti e pedagogu, teologu e mendimtari filozof, gjuhėtari e etnologu, sociologu e mjeshtri i psikologjisė sociale, publicisti e polemisti i fuqishėm, politikani dhe diplomati i guximshėm, deputeti i Parlamentit tė parė Shqiptar.

    Ekziston dhe njė Fishtė tjetėr, si dashamirės i muzikės, i pikturės (edhe vetė ishte piktor) dhe arkitekturės. Me urtėsinė e lartė e mendjes, qetėsinė (zgjuarsinė) e vet, At Gjergj Fishta si punonjės shkencor, nė rrafshe tė ndryshme tė dijes e shkencės, arriti deri nė atė shkallė, sa tė na japė vepra me kualitet akademik, tė njohura edhe nga bota intelektuale europiane. Veē dy traktateve pedagogjike si “Gjuha e Mėsimit” dhe “Nevoja e Mėsimit”, me siguri Gjergj Fishta, ka shkruar dhe Traktate Filozofike Teologjike. Pėr kėtė duhet rrėmuar nė arkivat e kuvendeve franēeskane nė Bosnjė e Dalmaci, ku ai kreu studimet e larta, tė paktėn tė shihen temat e diplomave, qė ai ka mbrojtur gjatė 8 vjetėve tė qėndrimit tė tij nė to. Nuk ėshtė e rastėsi qė Akademia Italiane e Shkencave e pranoi si personalitet tė letrave nė zemrėn e vet dhe ai pėr 6 muaj rradhazi paraqiti denjėsisht historinė e letėrsinė e popullit tė vet nė qytetet kryesore tė Italisė, para akademikėve, shkrimtarėve, artistėve, elitės dhe personaliteteve vendase, tė shkencės, letėrsisė dhe arteve nė sallat e sallonet mė tė njohura tė kėtij vendi perėndimor, duke ngjallur admirimin e kureshtjen e tyre pėr popullin qė jetonte nė krahun tjetėr tė Adriatikut.

    FISHTA mė kujton njė pinjoll nga dinastia rilindėse DINO, qė ka jetuar nė Francė deri tash sė voni pas viteve ‘90 tė shek. tė 20, tė famshmin piktor Abedin Dino. Njė mik i ngushtė i tij qė jeton nė Turqi, Ferit Edgu shkruan pėr tė, pasi boton njė vėllim voluminoz me shkrimet gazetareske tė tij: ”Ėshtė piktori qė bėn edhe gazetarin apo e kundėrta ėshtė gazetari qė bėn edhe piktorin”. Pra kemi njė gazetar piktor! Ne nė rastin e Fishtės duhet ta themi me plot gojėn qė kemi FILOZOFIN-POET. Ta argumentojmė.

    Mė 1886, Fishta me disa tė tjerė shkon pėr njė vit, qė quhet viti i provės nė Kuvendin Franēeskan tė Guējagorės afėr Travnikut. Kėtu ndėrroi emėr nga Zef Simoni u bė Gjergj Fishta (Mos emri i Fishtės ka lidhje me atė tė heroit tonė kombėtar!).

    Fishta u frymėzua nga rilindja e kombit kroat dhe prej dy personaliteteve tė shquar tė tij, poetė, qė ishin njėkohėsisht franēeskanė si Ndreu Kaciq prej Dalmacie, i cili i kėndoi nė gjuhėn kroate jetės dhe trimėrive tė Skėnderbeut dhe At Gega Martiq prej Bosnjės. Nėn ndikimin e tyre e simbas shembullit tė tyre ai ju afrua popullit, folklorit tė tij, pėr tė shkruar veprėn e tij poetike “Lahutėn e Malcis”. Veēse zanafilla e saj duhet kerkuar kėtu. Pas njė viti tė noviciatit, siē quhej ndėrrimi i emrit, ai deri mė 1890 vazhdoi studimet e larta pėr Filozofi nė Kuvendin Franēeskan tė Sutiskės nė Dalmaci, pra rreth 3 apo 3 vjet e gjysėm. Kurse studimet e larta pėr Teologji ai i pėrfundoi me 1893 nė Kuvendin e Fretėrve Franēeskaneė nė Fojnica tė Livnos nė Bosnjė. Kudo Fishta shkėlqeu dhe pėr rezultate tė larta u vlerėsua me eminentia (lat.shkėlqyeshėm). Pra, siē shihet formimi i Fishtės nė filozofi ka qene solid. Gjatė jetės ai i zgjeroi sikurse njohuritė nga sferat e tjera, pėrfshi si ato teologjike ashtu edhe dijet ne sferėn e filozofisė. Kėto arritje, dora dorės u manifestuan nė artikujt shkencorė, qė shkroi nė revistėn qė nxirrte vetė “Hylli i Dritės”, ku nuk mungonte dhe komponentja filozofike, referimi nga filozofė tė ndryshėm e deri nė artikuj tė mirėfilltė me karakter filozofik tė botuar aty prej tij. Kjo revistė u bė edhe nė planin filozofik e nivelit europian. At Gjergji u mor edhe me urtėsinė popullore, me proverbat, nėpėrmjet tė cilave ai realizonte edukimin mendor dhe formimin filozofik tė tė rinjve.

    Autori Mark Vuji argumenton nė rreth 400 faqe Fishtėn si poet-pedagog ose me mirė pėr tė qenė tė saktė se Akademiku Gjergj Fishta ėshtė njė PEDAGOG-POET. Sipas tij ky ėshtė filli i kuq qė pėrshkon jetėn, veprimtarinė dhe veprėn e Fishtės. Nė bazė tė njė studimi tė imėt tė veprės sė tij si shkencore ashtu dhe letrare nėnvizohet drejtimi kryesor i punės sė tij tė bėrė me pėrkushtim nė 70 vjetėt e jetės sė tij. Por tek Fishta ne hasim jo vetėm poetin – pedagog por dhe poetin–filozof. Natyrisht ky ėshtė njė dimension jo nė pėrmasat e tė parit. Ajo qė duam tė theksojmė, ėshtė se kjo anė e tij ose nuk vihet re, ose anashkalohet apo kalohet vetėm me njė fjalė, pa thėnė asgjė pėr tė dhe nė rastin mė problematic injorohet fare. Mendoj se problemi nuk qėndron tek ajo se: A e ka At Gjergj Fishta dimensionin filozofik apo jo, por nė ē’masė?

    Kjo anė e tė qenit tė tij nuk diskutohet, aq mė tepėr qė ai ėshtė teolog; por i rėndėsishėm ėshtė vendi qė zė filozofia nė jetėn e veprėn e Fishtės. Dominon filozofi mbi poetin apo poeti mbi filozofin?

    Fishta nė shkollat, qė kreu, studioi letersinė klasike greko-romake, filozofinė klasike greke dhe atė tė mesjetės e fill pas saj. Kėto i studioi nėpėrmjet gjuhėve klasike qė mėsoheshin po nė kėto shkolla, si hebraishtja e vjetėr, greqishtja e vjetėr dhe latinishtja. Padyshim ai pėr kėtė qėllim shfrytėzoi dhe gjuhėt e reja siē ishin italishtja, frėngjishtja, mbase edhe anglishtja ose gjermanishtja ose ndonjė gjuhe fqinje si serbokroatishtja etj. Fishta duhet tė ketė ditur e pėrdorur si pėr komunikim e studim mbi 5-6 gjuhė, ndonėse deri nė fund mbeti “fanatik” i gjuhės sė vet tė ambėl e tė lashtė shqipe qė e deshi aq fort… Nė shkollat franēes kanė tė niveleve tė ndryshme ai studjoi nė latinisht veprat e poeteve romakė si Virgjili, Horaci, Ovidi, Taciti.

    Natyrisht s’mund tė mbetej jashtė vėmendjes sė tij dhe njė poet filozof si Lukreci ose mė saktė njė filozof poet si ky. Fishta me krejt veprėn e vet na ngjet me njė filozof tė staturės se Lukrecit ose tė paraardhėsve tė tij grekė, mbi shpatullat e tė cilėve u ngrit dhe ai. Le t’i hedhim njė sy mjedisit shkodran e mė gjerė, ku u rrit e u formua Fishta nga kėndvėshtrimi filozofik dhe tė shohim deduksionet e nevojshme nė lidhje me tė si Filozof-Poet.

    Sikurse Homeri tek grekėt, sikurse Lukreci tek romakėt qė lartėsoi gjuhėn latine edhe Fishta bėri tė njėjtėn gjė me shqipen, duke qenė njėkohėsisht edhe poet e filozof. Madje njė krijues e studjues shqiptar thotė pėr autorin e veprės poetike “Lahuta e Malcis” edhe kėto: “Fishta shėnon njė rekord tė pashembullt, jo vetėm pėr letersine shqiptare. Ai ka pėrdorur nė veprėn e tij afėrsisht po aq fjalė sa ka pėrdorur Shekspiri nė anglisht dhe Pushkini nė rusisht.”

    Nė Shkodėr nė shkollat franēeskane tė ēdo lloj niveli, nė Kuvendin Franēeskan tė Gjuhadolit, nė Provincėn Franēeskane, nė Bibliotekėn Franēeskane, nė Kolegjin filozofik tė Troshanit, nė Kuvendin Franēeskan tė Rubikut, nė Liceun “Illyrikum” dhe nė revistėn qė nxorri At Gjergj Fishta “Hylli i Dritės” filozofia nė kėtė apo atė shkallė zinte njė vend tė rėndėsishėm. Tė mos flas pėr Kolegjin Filozofiko-Teologjik tė Troshanit i vetmi nė trojet shqiptare, qė vazhdoi pėr 64 vjet rradhazi, i ēelur mė 1882, me gjithė dritė hijet e veta gjatė jetės sė tij, e derisa u mbyll nga komunistėt nė vitin 1946. Ky kolegj, deri mė sot qė po flasim, nuk e ka pasur njė tė dytė nė sferėn e Filozofisė. Prej tij kanė dalė rreth 150 kuadro, 4-5 ipeshkvinj, 4 doktorė shkencash me kulturė solide filozofike. Nė kėtė kolegj, qė me kalimin e viteve erdhi duke u fuqizuar e konsoliduar, ka ekzistuar dhe Studentati apo Klerikati qė nėnkuptonte njė periudhė tė studimeve tė franēeskanėve tė rinj, kur filozofia mėsohej nė menyrė intensive. Ndėrsa nga Gjimnazi Illyrikum kanė dalė edhe studentė qė vazhduan shkollat e larta nė Europė pėr Filozofi dhe u kthyen nė Shkodėr.

    Le tė shohim “trajektoren filozofike” tė franēeskanit Gjergj Fishta nga fillimet e shkollimit tė tij e deri nė fund tė jetės, kur ai u prek me lartėsitė e njė akademiku tė njė akademie tė shkencave tė njė vendi perėndimor si Italia, nė njė kohė kur Shqipėria nuk kishte mė as Universitet, as Akademi. Dhe ta mendosh sa lart qėndronte ky Burrė i Kombit Shqiptar pėr menēurinė e vet nė raport me bashkėkohėsit…

    Nė shkollėn fillore franēeskane, ai padyshim i ka marrė disa njohuri elementare filozofike. Mė 1882 u ēel Kolegji i Troshanit dhe Fishta ishte ndėr 10 studentėt e parė qė filluan kėtė shkollė gjysėm tė mesme filozofike. Pėr katėr vjet aty ai mori njė formim relativisht tė mirė nė rrafshin e filozofisė. Ėshtė interesant se nė kėtė shkollė, Fishta pas kthimit nga studimet e larta nė Bosnjė dhe realizimit si meshtar nė atdhe, ai pėr disa vjet ishte profesor nė kėtė kolegj dhe vite mė vonė edhe drejtor i kėsaj shkolle tė mirėfilltė filozofike. Pra nxėnės me rezultate tė shkėlqyera, profesor, drejtor.

    Nė librin e profesor Mark Vujit, kemi dhe referenca tek filozofė tė ndryshėm tė kohėve tė ndryshme, qė nga lashtėsia si Lukreci, Frensis Bekoni fill pas mesjetės e nė fillimet e iluminizmit si dhe tė kohės sonė si Zhan Pol Sartri e shumė mendimtarė tė tjerė. Dy tė parėt i gjejmė nė veprat e Fishtės. Kėshtu pėr Bekonin, Gjergj Fishta sjell tezėn e tij: “Njeriu, aq sa din, mundet ( tė bėjė L.B),” ku ai nėnvizon forcėn, vlerėn dhe rolin e dijeve qė zotėron njeriu.

    Fishta nga ana e vet do tė shkruaje: “Fuqia shkon mbas dijes, por fort e mė fort na e dėshmojnė punėt e larta tė bindshme, qė njeriu sidomos nė kėto kohėt e vona mbėrriti me pėrkrye nėpėr fuqi tė dijes e tė hollimit tė mėndjes.” Ėshtė interesant se kėto dy fjalėt e fundit i pėrdor edhe Gjeēovi. “Burri i urtė, – thotė Fishta, – ėshtė i fuqishėm, burri i dijshėm asht i fortė dhe i zoti. Rilindasit (pėrfshi dhe Fishtėn, qė i takon brezit tė tretė tė tyre) dijes i jepnin njė rėndėsi tė posaēme. Nėpermjet shkollės e perhapjes sė tyre me botime e rrugė tė tjera, ata mendonin se do tė realizohej zgjimi i popullit, “Rilindja” e tij. Tė njėjtėn tezė tė Bekonit, e gjejmė por tė shprehur pak mė ndryshe tek rilindasi Hasan Tahsini:

    “Dija eshte Fuqia dhe Mundja”(dmth qė tė bėn fitues). Kėtė citim e kemi gjetur nė revisten fetare “Zani i Naltė”. Pra ėshtė e njėkohshme, kur ishte gjallė Fishta.

    At Gjergj ka qenė dhe njė polemist i fuqishėm. Ende edhe sot mbahet mend nė Shkodėr, e pėrcillet fjalazi njė diskutim filozofiko-teologjik, i zhvilluar nė Kafen e Madhe midis dy burrave tė menēėm e tė dijshėm tė Shkodrės, siē ishin Gjergj Fishta e Izet Bebeziqi pėr probleme tė ndryshme tė feve muslimane e tė krishterė. Ishte njė polemikė e diskutim publik nė sy tė tė gjithėve. Kėta dy “Gladiatorė tė mėndjes”, dy shkodranė tė ditur, “u pėrleshėn” miqėsisht nė sy tė “publikut” nė kafen kryesore nė qendėr tė qytetit. Nuk ka rėndėsi kush fitoi, fituan tė gjithė dhe kjo ndeshje “trimoēash tė mendimit” mbeti e u ngulit thellė nė kujtesėn e breznive deri mė sot. I tillė qe Fishta, e populli e donte pa dallim feje, Fratin e shquar franēeskan; nga poret e lėkurės sė tij rrezatohej vetem mirėkuptimi i Besimeve Fetare dhe Shqiptaria. Fishta, intelektual e poet i lartė kombetar, kishte kryer jo vetėm pėr brezninė e vet detyrėn e shenjtė qė e theksonte Sartri se “Intelektuali eshte i nxitur tė realizojė vetėdijėsimin pėr vetvehten dhe rrjedhimisht pėr tė gjithė.” Nevoja e kėtij vetėdijėsimi ėshtė dhe mbetet njė detyrė thelbėsore edhe nė kontekstin e gjallimit tė sotėm.

    Nė librin e Profesor Mark Vujit pėr Fishtėn ka paragrafe tė plota qė kanė lidhje me Fishtėn si filozof e sociolog, ose teolog, tė cilat meritojnė trajtim tė posaēėm. Studiuesi i Fishtės ose mė mire tė themi fishtologu Mark Vuji, i ka kundruar problemet nė nj optikė pedagogjike, kur flet pėr edukimin moral (etik), edukimin estetik, edukimin mendor, edukimin familjar, kulturėn e bashkjeteės fetare. Nė njė mėnyrė a njė tjetėr ai ėshtė i detyruar tė japė konsiderata sociale e sociologjike, psikologjike, madje edhe teologjike nė shumė raste, duke ju referuar Fishtės si fillim. Kėto nė kėtė apo atė masė, plotėsojnė figuren e Gjergj Fishtės si filozof. Pėr shembull pėr psikologjinė kemi njė botim fishtjan me titull “Psikologjia e popullit shqiptar”, tė cilin profesor Vuji e shėnon nė njė bibliografi nė fund tė librit. Kur flasim pėr aspektet sociologjike tek Fishta, duhet patjetėr tė hiqen paralele edhe me dy miqtė e tij tė rėndėsishėm, Prend Doēin e Shtjefen Gjeēovin, qė ishin edhe sociologė, dimension qė nuk i mungon as Fishtės. Tė tre kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė kėtė drejtim, si me veprėn ashtu dhe veprimtarinė e tyre.

    Laurant Bica

    Publikuar 01/09/2017
    Botuar tek INFOALBANIA.AL
    http://infoalbania.al/filozofia-inov...jergj-fishtes/

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar abica pėr postimin:

    SERAFIM DILO (09-10-2017)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •