Nė Greqi ėshtė kthyer nė ēėshtje politike problemi me tekstet mėsimore tė shkollave nė Shqipėri qė prekin tema tė karakterit historik dhe gjeografik. Dy vendet kanė ngritur prej vitesh njė komision tė pėrbashkėt pėr rishikimin e teksteve dhe pastrimin e libra e shkollore nga pėrcaktimet irredentiste apo pėrmbajtjet me frymė nacionaliste.

Pala greke pretendon se ajo ka pėrmbushur kėrkesat e palės shqiptare pėr pastrimin e teksteve, ndėrsa ka bėrė me dije se i ka kėrkuar Tiranės zyrtare tė rishikojė tekstin e Gjeografisė pėr klasat e 9 dhe 12, ku flitet pėr territore shqiptare nė Greqi.

Zv/ ministri i Jashtėm, Yanis Amanatidis i thirrur nė interpelancė pėr kėtė ēėshtje nga deputetėt e Partisė “Grekėt e Pavarur” tha se “Politika arsimore e Shqipėrisė ėshtė e papėrputhshme me vlerat e UNESCO-s dhe Kėshillit tė Evropės nė tė cilėn ajo ėshtė anėtare”, duke iu referuar librit tė Gjeografisė qė flet pėr “zona shqiptare nė Greqi”. “Shteti shqiptar ėshtė i bllokuar nė perceptime anakronike. Ne e kemi bėrė tė qartė se kėto tekste janė tė papranueshme dhe duhet tė hiqen”-tha ai.

Amanatidis gjithashtu vuri nė dukje se librat shkollorė do tė jenė subjekt i takimit tė radhės tė Komitetit tė Pėrbashkėt Greko-Shqiptar tė Ekspertėve – diēka qė pala greke e ka kėrkuar qė nė shkurt, por megjithatė libri i Gjeografisė pėr klasat e 9 dhe 12 u fut nė kurikulat arsimore tė vitit tė ri shkollor.

Zėvendėsministri i Jashtėm vuri nė dukje se Shqipėria, pėr tė vazhduar kursin e saj tė pranimit nė BE, duhet tė plotėsojė pesė kritere qė lidhen me sistemin gjyqėsor, ristrukturimin e administratės publike, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė tė gjithė vendin, ku pėrfshihet edhe ēėshtja e teksteve shkollore.

http://www.avgi.gr/article/10842/843...ania-gia-na-s…
http://www.mekulipress.info/2017/10/...lamentin-grek/