Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Zbulohet plani për Katalonjën

    Emri:  Screen-Shot-2017-09-30-at-12.00.55-640x378.jpg

Shikime: 1125

Madhësia:  64.3 KB

    Aaaaa..... a nuk e ruajnë këta njerëz paqen dhe stabilitetin në Europë dhe Afrikë?! A nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian a? Pse kërkojnë pavarsi?! A nuk mjafton që kanë të drejtë të vetadministrimit si në gjykata, parlamet lokal si dhe polici Katalanase?! Pse more po ua prishin punën e bashkim-vllazërimit në mes Spanjollëve dhe Katalanasve?!
    Merrni shembullin e FYROM-istanit-tan politikanët shqipfolës në FYROM , si dhe Shqipëri janë për ruajtjen e FYROMIT-mos prishet rastësisht paqja dhe stabiliteti në Ballkan e Afrik. Mos bëni zë ju shqipfolsa, ashtu pra heshtni, dhe ktheni parapanicat dhe hekni edhe brekët ndaj sllavëve dhe aleatëve "natyror" perëndimor e lindor...ruani ju paqen e stabilitetin dhe ndjeni kënaqsi, mos e merrni shembullin e Katalonisë....

    v.ime_____________________________________________ __________________________________________________ _________________

    Artikulli i plotë:

    Qindra katalanas, duke përfshirë edhe familje të tëra, kaluan natën në qendrat e votimit të referendumit të nesërm, në disa qendra qytetare dhe shkolla për të parandaluar policinë që t’i mbyllë. Policia katalane ka kërkuar që okupuesit të lirojnë vendet deri sot në orën 6 të mëngjesit, por nuk kanë ndërhyrë për largimin e tyre, sipas mediave katalane.

    Katër vetë janë lënduar lehtë pasi persona të panjohur qëlluan me një armë gjahu natën e djeshme në Manlleu të Katalonjës, raporton gazeta La Vanguardia. Të plagosurit ishin në derën e shkollës Puig Agut, pjesë e një grupi banorësh të komiteteve të mbrojtjes së referendumit që synonin të mbronin ndërtesën. Policia po heton, por nuk ka patur arrestime deri tani.

    Mësuesit dhe studentet e shkollave në Katalonjë janë duke u përgatitur t’i përdorin shkollat si qendra votimi të dielën për referendumin për pavarësinë, ndërkohe që Madridi e ka shpallur të jashtëligjshme çdo përpjekje për të mundësuar referendumin.

    Sipas mediave, mësuesit dhe studentet janë duke komunikuar me mesazhe të koduara në mediat sociale për t’u koordinuar.

    Qeveria spanjolle ka angazhuar mijëra policë që do të bllokojnë qendrat e votimit te dielën.

    Ata që janë përgjegjës për godinat e ndryshme publike, përfshire shkollat, janë lajmëruar se çdo ndihmë ndaj referendumit do të përbeje vepër penale.

    Por ndërkohë, gjatë natës së sotme është raportuar situatë e tensionuar.

    Zyrtarët e Katalonjës ndërkohë kanë deklaruar se janë gati të shpallin pavarësinë 48 orë pas referendumit.

    Qindra mësues u mblodhën përpara godinës së qeverisë rajonale të Katalonias duke hedhur parrullat ‘ne do t’i hapim shkollat’ dhe ‘në do të votojmë’.

    Tensioni mbetet i lartë në rajonin autonom, ndërkohë që policia spanjolle ka kryer në ditët e kaluara dhjetëra arrestime të zyrtareve që organizonin referendumin dhe ka sekuestruar mbi 10 milionë flete votimi e materiale të tjera.
    Tetova News

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Zbulohet plani për Katalonjën

    Shtete që do themelohen së shpejti....

    Emri:  Pavarsia.jpg

Shikime: 1012

Madhësia:  20.0 KB

    http://www.infoelbasani.al/barcelona...d-te-formohen/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 30-09-2017 më 13:41

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Zbulohet plani për Katalonjën

    Ja çka ndodh sot në Barcellonë , Kataloni (Spanjë)
    Protestuesit në konflikt me policinë, ka të lënduar. Shiko video dhe imazhet:
    http://www.aftonbladet.se/nyheter/a/...talanska-valet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •