Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Një emision shqetëues ai News 24 TV në të cilën islamiku i moderuar Olsi Jazexhi dhe ateisti amator Mustafa Nano së bashku më arkivistin Tare, i përpoqën të spjegojnë dhe të kundërshtojnë njëri tjetrin për të zbuluar të vërtetat dhe harresa së bashku me boshllëqet e Historisë së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu si dhe të Epirit dhe Arbërisë së atëhershme.

    Njihet Olsi Jazexhi për deklaratat e tij anti Heroit Kombëtar të cilat janë në një linjë me Gjestrategjinë e Presidentit Erdogan ndaj ish kolonive të tij qindar vjeçare: Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë.

    Deklaratat ofenduese të Edoganit kur ishte Kryeministër për Gjergj Kastrioti –Skënderbun në kohën kur Fatos Nano ishte Kryeministër,dhe largimi i Pikturës së Gjergj Kastriotit nga Zyra së bashku me një skulpturë të Heroit Kombëtar, lanë një shije të keqe në të gjithë shqiptarët në atë kohë, Madje dhe në rastet kur Erdogani u bë President dhe erdhi në Shqipëri, Politikanët tanë burracakë shmangën Pikturat e Heroit Kombatar dhe Skulpturat e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbu nga selitë e Presidencës dhe Kryeministrive shqiptare në mënyrë që `ta prsinin mikun` sa më me servillëk dhe palaçollëk.

    Karagjozllëku i fundit dhe një nga Turpet më të neveritshme ishte rasti i festës së respektuar të komunitetit mysliman në sheshin e Gjergj Kastritotit –Skënderbu në të cilën u mbulua skulptura e Heroit Kombëtar.

    Mund të themi që nuk mund të ketë ndonjë vënd në botë që të injorohet Heroi Kombëtar përkatës në vëdin tonë sidomos pas viteve 1990.

    Dhe kjo për shkak të politikave burracake, klienteliste dhe aspak dinjitoze të politikanëve të të gjitha krahëve të cilët e kanë shitur dhe eshesin vehten për 500 aspra duke qënë as më pak dhe as më shumë JUDA e varr-rëmihjes së shtetit shqiptar, i cili është bërë për gjithë këto vite si një han pa porta apo siç mund të themi një shtet pa bosht në të cilin sot gëlojnë çuditërisht me `sukses` të `Pese Anarkitë` që përmënd Noli:

    Anarki Fetare – sepse drejtuesit e komuniteteve fetare kane lënë Zotin dhe bredhin pas parave për të ndërtuar xhami e teqe dhe kishëza aspak tradicionale, dhe të gjithe paraqesin fytyrën hipokrite para Zotit, në një kohë që bëjnë të kundërten dhe janë blerë nga politika;

    Anarki Sociale – sepse të gjithë janë kthyer ujq kundër njëri tjetrit, ku shoqëria nuk egziston por

    egzistojnë mafia e cila drejton gjithçka nëprmjet politikës,

    Anarki Morale – sepse ka një rritje galopante të divorceve, të kurvërsië, të shitblerjes ku,

    Amoratiteti, dhe imoraliteti paraqiten në Televizore e Media si kulmi i Modës

    dhe i drejtimit nga duhet të shkojë Rinia dhe shoqëria shqiptare, madje

    dhe moshat e tjera,

    Anarki Patriotike – më e shprehura gjithashtu në të cilën Tradhëtarët janë kthyer në Heronj dhe

    marrin Dekorata, kurse Heronjtë ose janë harruar ose përqeshen; Anarki Patriotike

    ku, për shkak të mungesës së ligjit, dhe për shkak të lëshimeve që bën politika ndaj

    fqinjëve dhe tregëtisë çdo kush mund të tallet madje edhe me Heroin Kombëtar

    Gjegj Kastrioti Skënderbeu; merreni me mënd kur tallën me Heroin Kombetar ,

    se ç`mund të bëjnë me të tjerët,

    Anarki idealesh - më e zakonshmja sepse në faktsot nuk ka më asnjë ideal përveç, idesë se sa

    Para mund të fitosh duke përdorur parrullën `Qëllimi justifikon Mjetin`, ku

    injoranca,fanatizmi, dhe kozmopolitizmi, dhe urrejtja kundër atdheut, lulëzojnë

    në Shqipëri.

    E parë në këtë Aspekt dhe në këto situata, News 24, mendoj se ka shkelur Etikën morale derisa sa ka pranuar të marrë nëpër gojë Heroi Kombatar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, Gurin e Themelit të shtetit Shqiptar, pjesën themelore të identitetit shqiptar, ndadj të cilit askush nuk flet keq as në vëndet që dikur kanë qënë tradicionalisht jo të pranueshme për shqiptarët si p.sh., fqinjët, he Turqia.

    Më e keqja është se këta njerëz që dalin dhe shprehin opinionet e tyre, tërësisht anti-shqiptare si ato të Olsi Jazexhiut, apo të Fatos Lubonjës, dhe të radikalistëve islamikëkundër Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbutt, dhe që këta të fundit, që popullatën me fe islamike e quajnë popullatë islame apo pa etni, duhet të pëgjigjeshin para ligjit.

    Mendoni njëherë të nderuar se cffarë do ti bënte Presidenti Erdogan nëse Olsi apo Lubonja do të shanin Ataturkun nëse do të ishin në Turqi, apo do të shnain Caar Llazarin në se do të ishin në Serbi, apo nëse do të shanin Themeluesit e Greqisë nëse do të ishin në Greqi: sigurisht do të paraqiteshin para gjyqit dhe ndoshta do të kalbeshin në burg.

    Por ç`po ndodh në Shqipëri? Ka, Anarki idealesh, Anarki, Morali, Anarki, Anarki Patriotike, etj, sepse shteti ligjor është në rënie të lirë.

    Po si është e vërteta e këtij shkulmi shpifjesh dhe sharjes nga këta protagonistë kryesorë që përmëndëm më sipër, dhe nga deficit intelektual i replikuesve si Nano, Tare, madje dhe të Historianëve tanë akademike që janë tepr të lodhur për tu përballur me furinë anti-shqiptare?

    Mendoj se ky sulm kundër Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në bazë të debateve qoftë në Media por dhe në ato që kam replikuar në Facebook dhe internet, tregojnë se egziston një sulm i mirë koordinuar për të copëtuar identitetin shqiptar dhe për ta mbajtur Shqipërinë të dobët,politikën shqiptare të frikësuar, shoqërinë shqiptare dhe kosovare nën presionin që këto vënde nuk bëhen dot nëse nuk do të jenë nën Turqinë apo nën ndonjë fqinj tjetër, duke i rekomanduar të largohen nga vëndi ose të bëhen `mish për top` për fanatikët.

    Një nga turpet më të mëdha dhe një nga servilizmat më të neveritura sot në Shqipëri madje dhe në Kosovë, është largimi i Fotografive, Pikturave, Portreteve, skulpturave të Heroit Kombëtar Gergj Kastrioti-Skënderbeu nga selitë Presidenciale, Kryeministrore, Minstrore, dhe Lokale, gjë që tregon se shteti shqiptar nuk ka shtyllë vertebrore, se shteti shqiptar nuk ka dinjitet, se shteti shqiptar ka frikë nga udhëheqësit e huaj, se shteti shqiptar nuk funksionin dhe do të rrijë i destabilizuar për një kohë të gjatë përderis nuk do të rehabilitojë Heroin Kombëtar me të gjithë Madhështinë e tij në mënyrën zyrtare, por dhe duke nxjerrë ligjet përkatëse kundër ofendimiit të këtij Heroi Kombëtar dhe Ndërkombëtar.

    Në shkrimin tim të mëparshëm `Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vija ndarëse midis shqiptarëve dhe anti shqiptarëve`, kam spjeguar se, ata që sot ofendojnë figurën historike dhe madhështoe të Heroit Kombëtar i cili mesa duket nderohet më shumë jashtë vëndit se sa këtu, dje përkrahnin teoritë antishqiptare të Titos i cili insistonte që ka popullsi myslimane dhe nuk përmëndëte etninë shqiptare.

    Kjo ide, sot është realitet si pasojë e investimeve të mëdha shumë vjeçare, të disa shoqatave islamike për të ndërtuar xhami, për të promovuar veshjet fetare islamike, duke nxitur sharjet kundër Skënderbeut, duke nxitur përçarjen jo vetëm fetare por edhe pesimizmin nëse ky vënd me tre fe kryesore- nuk bëhet, por në mënyrë indirekte japin të kuptojnë se Shqipëria funksionon më mirë nëse - nuk do të jetë?!

    Së fundmi mund të them se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu tremb edhe sot e kësaj dite armiqtë e tij që jetojnë në Shqipëri e Kosovë, dhe ai mbetet edhe Hero Kombëtar edhe Hero Fetar, sepse dëshmitë e shumta historike, në kundërshtim me llafollogjitë e islamikëve apo të injorantëve ateistë, përmëndin se Gjergj Kastrioti luftoi për Atdhe dhe për Fe; ruajti atdheun e tij nga pushtuesit osmanë të cilët, masakruan popullatën vëndase arbërore dhe epirote të krishterë, i detyruan të lagohen nga vëndi, dëshmi e të cilave janë arbëreshët , arvanitasit, shqiptarët e Ukrainës, shqiptarët, e Bullgarisë, Rumanisë, Misirit, etj, i vranë , i përdhunuan, i konvertuan me dhunë popullsinë vëndase, sollën popullatë aziatike e cila u bë pjesë e këtij vëndi; dhe sot me paturpësinë më të madhe flasin se osmanët erdhën për të `administruar këtë vënd` , dhe `bashkëqeverisën me shqiptarët`.

    Në një pikë këta mashtrues të Historisë kanë të drejtë: klasa e pasur e shqiptarëve dhe e shqipfolësve, shte klasa tradhëtare, dhe sot Politikanët e sotëm nuk dallojnë nga këta tradhëtarë të idealeve patriotike dhe të vëndit tonë e të trojeve tona, përveç veshjes moderne, e cila në fakt mbulon fëlliqësinë anti-shqiptare.

    Nëse do të ketë ndonjëherë Shqipëri, ajo duhet të fillojë jo veëm nëpërmjet Vettingut por edhe duke larguar nga Medait njerëzit anti shqiptarë dhe tradhëtarë të atdheut.

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Shume i sakte Pirro. Asnje presje nuk do i hiqja shkrimit tend. Mu kujtua nje thenie e nje hoxhe ne Kosove mbi nje shekull me pare,kur disa fshatare vajten edhe e pyeten: po na kerkojne te regjistrohemi,si te deklarohemi shqiptare apo myslimane?
    Deklarohuni askushi u pergjigj hoxha. Po si askushi hoxhe u habiten ata? Perderisa nuk e dini se c'ka dreqin jeni atehere me mire deklarohuni askushi. Atyre edhe i falej atehere per shkak te injorances,varferise,izolimit e shtypjes. Por sot eshte tradheti me vetedije kjo qe po bejne. E pashe ate Olsin ne nje debat ku ishte dhe Xhufi,Moikom Zeqo dhe nje hoxhe i veteshpallur Armand Ali e therasin. Te Rudina Xhunga. ishte nje situate sureale te degjoje arsyetimet e qarta e te sakta te Zeqos, dhe nga ana tjeter idiotesirat e Jazexhiut. Por ndoshta edhe mire ka bere Rudina qe njerezit ti njohin me fytyre se kush jane keta plehra qe blasfemojne e kercenojne ne portale te ndryshme. Ai si tip hoxhe edhe hante pyke disi, por ky Olsi ishte nje arrogant,nje **** kanari me fal shprehjen qe ma prishi humorin e dites.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    ...kur e pyeten Nastradin Hoxhen per jeniceret ai i tha se ata jane femijet me gruan e trete te Sulltan Muratit!
    Kur dihet se ajo grua i ngjante Aishes r.a. dhe u morr zvarr me gjithe shpirt nga mongolet qe atehere qene banda e Umerit, prej te cilit Profeti vuajti shume, dhe po me lejen ae ketij Zoti(qe di dueht te themi) u perdhunuan ne katin me te larte te pallatit turk dhe tani kane themeluar nje rusi ne gjak caresh dhe perseri kane 'bekimin' e ketij Zoti qe di shume duhet te themi! edhe Skenderbeu nje femije i kesaj kohe qe!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Ky eshte nje debat i stisur i cili ka qellim largimin e vemendjes nga hallet reale qe kane mbytur sot Shqiperine. Kjo s'do as men e as kalem per ta kuptuar!
    Me lejen e bashkise u bllokua sadopak monumenti i Skenderbeut diten e Kurban Bajramit, per te nxitur me pas nje debat artificial qe per me teper sjell perçarje tek shqiptaret.
    Orkestrimi i ketij debati kaloi me pas zinxhir neper televizionet tona me argumenta e kunder-argumenta nga i njejti sorrollop rilindisto-sorosian, si puna Eni Vasilit, Andi Bushatit, Olsi Jazexhiut, Mustafa Nano, Auron Tare &co..

    Pirro mund te kete te drejte ne gjithe analizen e tij, por nuk thellohet me teper tek arsyet e verteta te nxitjes se ketij debati shterp, pikerisht sot...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    ...Skenderbeu ka qene nje kriminel i vogel lufte i hordhise se madhe Turke qe sot gjallon nen emrin Amerike!

  6. #6

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Po nuk te vjen turp per keto lloj mendimesh qe ke.

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan apsoluti renato për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cen Durimmadhi (29-09-2017),murik (29-09-2017)

  8. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Po ç'Skenderbe o trima?!

    Politiqenve tane u ka mbet busti i Skenderbeut mbi kale, si ajo 7 spathi.
    Mu ne mes te Tiranes.

    Ktu do jemi o vllazen, qe heret a vone do e transferojn bustin si ate te 5 heronjve ne Shkoder.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Të jetosh për një identitet mes gënjeshtrave të Skenderbeut dhe Gongje Bojaxhiut!

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas: Shqiptarët nuk kanë ekzistuar kurrë, u krijuan nga turqit




    Shqiptarët ,si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.

    -‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.

    -Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e toponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.

    -Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.

    -Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.

    -Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.

    -Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.

    http://www.mapo.al/olsi-jazexhi-ne-e...an-nga-turqit/







  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas: Shqiptarët nuk kanë ekzistuar kurrë, u krijuan nga turqit




    Shqiptarët ,si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.

    -‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.

    -Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e toponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.

    -Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.

    -Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.

    -Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.

    -Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.

    http://www.mapo.al/olsi-jazexhi-ne-e...an-nga-turqit/






    Perfundimisht s`ka nevoje per komente shume, z. pirro. Kush ndihet turk, islamik, etj. le te vazhdoje.

    Si orthodhoks konsideroj Gjergj Kastriotin shenjtor orthodhoks te pashpallur, heroin kombetar, perfaqesues te identitetit tim. (i drejtohem vetem pirros, nuk do preferoja referenca, citime, per kete postim) Ju faleminderit!
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Sharja apo mohimi i figures se Gjergj Kastriotit tregon qarte sesa i trazuar eshte kombi Shqiptar.
    Ne nuk kemi nje ideal, por ideologji te tera (Fete dhe Partite).
    E si mund te kete bashkim kur 2 Shqiptare kane 3 mendje?!


    Cilet jane shembuj ideal per Shqiptaret nese nuk eshte Gjergj Kastrioti?

    Ilia, ti nuk ke qejf per citime, por Orthodoksine e fut shpesh neper tema si skuth dhe nuk te pelen te kundershtohesh (me fakte dhe jo me besime qorre).



    Duke, per ty çdo teme eshte shterpe, sepse nuk ke ç'meson me ti, i din tashme te gjitha.
    Sipas teje, te gjithe duhet ti bien te njejtes bori si ti!

  13. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Seicili i bie borise se vet. Kjo eshte demokracia. Nuk pranoj citime, sepse per kete teme nuk diskutoj me. Mendimin tim e kam dhene. Nuk ia vlen te diskutosh me turq.
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    Si gjithmone historia me heronjte
    futet ne kllapat e politikes
    dhe komentet e personazheve
    negative Te gazetarise dhe
    Politikaneve qe gjithmone
    Kane nje axhenda.
    E verteta eshte qe Skenderbeu
    Ka qene dhe do ngelet nje
    Legjende ne historine shqiptare.
    Skenderbeu eshte heroi me I madh
    She me I shquar ne historine
    Shqiptare.
    Turqit Kane mizen nen kesule
    Dhe e dine humbjet qe Kane pas
    Per aq kohe sa Skenderbeu luftoi
    Turqit gjithmone humben.
    Historine mind ya ndryshosh
    Me genjeshtra pot e verteta
    Dihet.monumenti I skenderbeut
    Do qendroje perjetsisht ne qender
    Te Tiranes sepse simbolizon respektin
    Dhe nderimin qe I Ben kombi
    Shqiptar Skenderbeut.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

    kuptohet shume kollaj kush eshte kunder skenderbeut
    eshte shume e lehte, mjafton te shikosh mbiemrin e tij, emrin e babait apo perkatesine fetare.
    (mos u hidhni perpjete se nuk dua te them se te gjithe myslymanet shqiptare jane kundrer Gjergjit.
    perkundrazi, ne fakt shumica dermuese e duam skenderbeun)

    por nuk besoj se ekziston asnje katolik apo ortodoks te jete kunder skenderbeut.
    Pasi kjo eshte propagande islamike. dhe fatmiresisht shumica shqiptare nuk eshte islamike
    e ka thene me mire ky ketu
    Emri:  WhatsApp-Image-2017-09-16-at-12.05.17-696x436.jpg

Shikime: 327

Madhësia:  34.6 KB

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •