Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Sulmi në Londër, arrestohet një 18-vjeçar në Dover

    https://youtu.be/MpRpEgxVxwk?t=2

    Një 18-vjeçar është arrestuar në Britani në lidhje me bombën e vendosur një ditë më parë në stacionin metropolitan të Londrës, që la të plagosur 30 persona.

    I dyshuari është ndaluar në zonën portuale të lokalitetit të Doverit, nga agjentët e policisë së Kentit dhe po mbahet në stacionin policor të këtij lokaliteti.

    Nënkomisari i policisë metropolitane, Neil Basu ka deklaruar se arrestimi përbën një hap domethënës, por ka shtuar se niveli i kërcënimit terrorist mbetet “kritik”.

    Zyrtari i lartë ka thënë se policia nuk do t’i ndryshojë masat mbrojtëse të sigurisë të marra pas atentatit të një dite më parë, duke shtuar se hapa të tjerë po merren për vendosjen e oficerëve shtesë.

    “Ky arrestim do të bëjë që të angazhohen më shumë oficerë. Për arsye të forta hetimore ne nuk do të japim detaje të mëtejshme mbi personin e arrestuar në këtë fazë”, ka shtuar Basu.

    Ndërkohë, burime nga policia metropolitane kanë deklaruar se për të arritur tek arrestimi, hetuesit kishin folur me 45 dëshmitarë dhe kishin kontrolluar 77 foto dhe pamje filmike të dërguara nga publiku./topchannel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 16-09-2017 më 12:00

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Sulmi në Londër, arrestohet një 18-vjeçar në Dover

    ..terroristet 's'do mund' te ndalen sepse jo vetem qe nuk u dhane gje prej tortes Amerikane 'baballaret' e tyre por i duan jeten tjeter, karmen tjeter apo pjesen tjeter filmike te tokes per skllever(slaves) epshesh, sherbetore, k.rva, apo kengetare haremesh moderne dhe mundesisht femra dhe kjo eshte nje bisede sa e heshtur dhe fshehte, mes lindjes dhe perendimit, aq edhe e qarte!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •