50 fakte nga vrasja e Azem Hajdarit

Dėnimet dhe misteret e krimit




Mė 12 shtator 1998, vritet nė Tiranė deputeti 35-vjeēar Azem Hajdari, ish-udhėheqės i Lėvizjes Studentore tė Dhjetorit 1990, qė ēoi nė pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

Azem Hajdari ishte njė nga themeluesit e Partisė Demokratike, partia e parė opozitare nė vend pas periudhės sė diktaturės. Hajdari ėshtė nderuar me njė sėrė medaljesh presidenciale. Pėr vrasjen e tij janė hamendėsuar motive nga mė tė ndryshėm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj.

Kjo vrasje, e cilėsuar si “vrasja e shekullit” nga Ismail Kadare, ėshtė ende e mbuluar me mister. Ndėrsa shumė njerėz ende pyesin: “Pse dhe kush e vrau Azem Hajdarin?”



1- Azem Hajdari lindi nė Tropojė mė 11 mars 1963. Shkollėn e mesme e kreu nė vendlindje. Ai lindi mė 1 mars 1963 dhe vdiq mė 12 shtator 1998, ishte njė politikan shqiptar, deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė.

2- Nė vitin 1993 pėrfundoi studimet nė degėn e Filozofisė nė Universitetin e Tiranės. Nė vitin 1995 diplomohet nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Tiranės.

3- Studenti Azem Hajdari ishte udhėheqės i Lėvizjes Studentore tė Dhjetorit 1990, qė ēoi nė pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

4- Ai ishte njė nga themeluesit e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, partia e parė opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismėtar tė kėsaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė qė nga viti 1991 e deri sa u vra nė azem hajdarishtator tė vitit 1998.

5- Nė vitin 1993 Azem Hajdari diplomohet nė degėn e Filozofisė nė universitetin e Tiranės. Nė vitin 1995 ai merr diplomėn e dytė atė tė jurisprudencės nė po tė njėjtin universitet.

6- Nga viti 1993-1994 studioi gjuhėn angleze dhe filozofi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikė. Nė vitin 1996 ka studiuar pėr politikėn e mbrojtjes dhe tė sigurisė nė Garmish, Gjermani.

7- Aktiviteti i tij politik nuk ka qėndruar asnjėherė nė heshtje. Nga shkurti i vitit 1991 deri nė shtator tė vitit 1993 deputet dhe kryetari Partisė Demokratike, anėtar komitetit drejtues.

8- Jeta e tij parlamentare ka qenė aktive. Kėshtu, pėr katėr vite me radhė pas rėnies sė komunizmit Hajdari ishte kryetar i komisionit parlamentar pėr rendin dhe SHIK-un. Ishte njė ndėr oratorėt mė tė fuqishėm tė Parlamentit shqiptar.

9- Nė nėntor tė vitit 1996 ka qenė President i Unionit Tregtar tė pavarur. Nė janar tė 1997 u zgjodh kryetar i komisionit parlamentar tė mbrojtjes.

10- Mbas ardhjes nė pushtet tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė nė vitin 1997, Azem Hajdarit iu bėnė disa atentate pėrpara se tė vritej nė shtatorin e vitit 1998.

11- Atentati i pari ndodhi nė qershor tė vitit 1997, nė Shkallnuer tė Durrėsit. Azem Hajdari tentohet tė vritet me bombė, por atentati dėshtoi.

12- Dy muaj mė vazem 3onė, atij iu zu pritė nė Qafėn e Buallit nė Sarandė, ndėrsa nė 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qėlluar me pesė plumba nga deputeti i Partisė Socialiste, Gafurr Mazreku, nė korridoret e Kuvendit tė Shqipėrisė.

13- Mė 14 shkurt 1998, iu organizua njė pritė nė Milot, ku makina e tij e blinduar u qėllua me breshėri. Sė bashku me Azemin nė makinė ishte edhe djali i tij 14-vjeēar nė atė kohė, Kiri.

14- Atentati i fundit pėrpara se tė vritej, Azemit iu bė mė 3 qershor 1998 nė Tropojė, ndėrkohė qė mbeti i plagosur ish-drejtori i Pėrgjithshėm i Radio Televizionit Shqiptar, Bardhyl Pollo.

15- Mė 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisė sė Partisė Demokratike nga drejtues tė Komisariatit tė Policisė tė Tropojės. Por edhe pse kanė kaluar mjaft vite, vrasja e tij mbetet e ende e mistershme me shumė detaje tė pazbardhura.

16- Sipas dosjes sė akuzės, tre makina tė pozicionuara nė vende tė ndryshme rreth selisė sė Partisė Demokratike, kanė qenė gati pėr ēdo tė papritur tė rastit. Pas dhėnies sė sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrė nė selinė e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar qė tė takonte njė grup tropojanėsh, qė po e priste jashtė selisė.

17- Deputeti Hajdari nė mirėbesim, ka dalė nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinės. Pas tij kanė dalė Besim Ēera e Zenel Neza. Nė momentin qė Hajdari ėshtė ekzekutuar, para selisė sė PD-sė ishte errėsirė, pėr mė tepėr edhe kohė e vrenjtur e me shi. Azem Hajdari ėshtė afruar makinės nga kanė dalė fillimisht Fatmir Haklaj dhe mė pas Jaho Mulosmani e Naim Ēangu.

18- Sipas dosjes sė akuzės, Hajdari dhe ekzekutorėt e tij kanė shkėmbyer disa batuta. Menjėherė pas kėsaj Fatmir Haklaj ka nxjerrė automatikun e ka hapur zjarr nė drejtim tė Hajdarit dhe truprojave tė tij. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Jaho Mulosmani.

19- Deputeti Azem Hajdari vdes disa orė mė pas nga plagėt e shumta nė trup. Njėkohėsisht ka vdekur truproja Besim Ēera, ndėrsa Zenel Neza ėshtė plagosur rėndė. Plumbat e Haklajt kanė qėlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Ēangun, i cili u dėrgua disa orė mė pas nė spital nga Jano Mulosmani, e qė nuk arriti tė jetojė.

20- Mė pas Haklaj u ka bėrė thirrje bashkėpunėtorėve tė tjerė qė tė largohen nga pozicionet e tė drejtohen sėrish pėr nė Tropojė. Grupi i vrasėsve ka arritur nė Tropojė nė orėt e para tė mėngjesit. Komunikata e para del nga Ministria e Rendit nė
Jaho Salihi, Fatmir Haklaj

Jaho Salihi, Fatmir Haklaj

tė cilėn thuhet se autorėt janė larguar nė rrugėn nacionale nga veriu. Trupat dėrgohen menjėherė nė Spitalin Ushtarak i cili mė pas rrethohet me policė.

21- Ndėrkohė prokurori i gatshėm i Prokurorisė sė Tiranės Sokol Stojani dhe ekspertė tė policisė sė Tiranės mundohen tė realizojnė kėqyrjen e vendit tė ngjarjes por shiu i dėnuar qė binte dhe turma e njerėzve tė irrituar e ka vėshtirėsuar kėtė. Njė nga ekspertėt i ka mbledhur nėn fshehtėsi gėzhojat e dala nga arma. Janė sekuestruar njė automatik kallashnikov, njė pistoletė Zastava me silenciator, gjashtė gėzhoja kallashnikovi dhe tre zastave. Nga ekspertiza rezultoi se me kėto armė nuk ishte bėrė qitje.

22- Tė nesėrmen, me datė 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij sė bashku me shefin e rendit tė Bajram Currit e me pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Rendit, mohon pjesėmarrjen nė vrasje.

23- Lajmi pėr vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga tė gjitha mediat kryesore nė botė, nga stacionet televizive mė prestigjioze tė botės dhe vdekja e tij u cilėsua si njė humbje e madhe pėr demokracinė nė Shqipėri.

24- Shkrimtari i mirėnjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si “Vrasja e Shekullit”.

25- Dosja “Hajdari” ka qenė njė nga ēėshtjet mė tė bujshme si dhe njė dosje voluminoze. Vrasja e Azem Hajdarit, ėshtė cilėsuar si vrasja e shekullit tė ‘20. Njė ēėshtje qė ka njė vendim tė kaluar nė dy shkallėt e gjykatave, nėpėrmjet tė cilit janė dėnuar katėr vetė.

26- Vrasja e Azem Hajdarit gjithnjė ėshtė cilėsuar njė vrasje politike. Jo sepse ai ka qenė deputet i Shqipėrisė, pėr disa legjislatura, jo se ka qenė njeriu qė ka kontribuar mė shumė pėr rrėzimin e komunizmit dhe sjelljen e demokracisė, duke marrė dhe emrin Lideri i Dhjetorit, por se vrasja kishte motive politike. Pavarėsisht se gjatė rrugės, pėr shkak dhe tė aleancave fluide pėr hir tė pushtetit, akuzat pėr vrasje politike tė Azem Hajdarit u zbehėn.

27- Pėr vrasjen e Hajdarit janė akuzuar mjaft persona, janė renditur shumė fakte, por provat e vėrteta dhe njerėzit okularė nė vendngjarje ende nuk janė bėrė prezent. As Jaho Salihi dhe as vėllezėrit Haxhia, nuk kanė pranuar tė kenė qenė autorė tė vrasjes, madje nuk kanė dhėnė asnjė detaj pėr vrasjen e deputetit demokrat, duke ia veshur tėrė fajin Fatmir Haklajt, i cili ishte eliminuar pas tre-katėr tentativash mė parė nga njerėz me uniformė, pėrmes njė mine tė komanduar.

28- Nė njė intervistė dhėnė nė fillim tė kėtij viti pėr Ylli Rakipin, Jaho Salihi ka rrėfyer momentin e vrasjes sė deputetit Azem Hajdari para selisė sė Partisė Demokratike nė Tiranė. Salihi tregon se, Hajdari ndėrsa po vinte drejtė makinės ku ndodhej ai bashkė me Fatmir Haklajn, po montonte silenciatorin nė pistoletė. Salihi thotė se mes Hajdarit dhe Haklajt nuk ka pasur asnjė shkėmbim fjalė por kanė qėlluar direkt me armė ndaj njėri-tjetrit.

29- Gjatė kėsaj interviste, Mulosmani hodhi dyshime se Hajdarin e kanė futur nė kurth duke e nxjerrė nga selia e PD-sė. Sipas tij, nėse Azemi do e dinte se Fatmir Haklaj ishte para -sė, nuk do tė dilte nga selia. Sipas Mulosmanit, ata prisnin tė takonin njė financues tė PD-sė, por jo Azemin. “Kėrkonim tė takonim njė mik, i cili sot e kėsaj dite ėshtė afėr PD-sė. Nuk ishim aty pėr tė vrarė Azemin. Nuk ishim aty pėr ngjarjen qė ndodhi as pėr ndonjė tė mundshme siē aludohet ndonjėherė. azem 1Po kėrkonim tė sqaronim diēka. 10 ditė para babai i Fatmirit kish taku Azemin me kėrkesė tė kėtij tė fundit. Babai i Fatmirit e ka regjistru tė gjithė bisedėn. Aty dėgjohet Azemi qė ka lyp me ardh me jetu nė Tropojė, dhe ka shfajėsu veten pėr vrasjen e Shkėlqimit (vėllai i Fatmir Haklaj). Azemi nė tė gjitha mėnyrat e mundshme ka shfajėsu veten duke thėnė se ai nuk kish lidhje me atė vrasje, dhe ka fol dhe disa gjėra tė tjera pėr tė cilat nuk ėshtė momenti me fol sepse kur nuk t’i merr askush pėr baze nuk kanė vlerė tė thuhen…”, ka thėnė Jaho Mulosmani.

30- Jaho Mulosmani ka dhėnė variantin e tij se pse u akuzua ai si vrasės i Azem Hajdarit dhe pse sipas tij nuk ishte ai personi qė qėlloi: “E para njėherė, aty janė gjet vetėm njė palė gėzhoja, qė nėnkupton se ėshtė pėrdorur vetėm njė armė. Ato gėzhoja ose i ka qit Fatmiri ose i kam qit unė. Domethėnė tė dy nuk gjuajmė dot njėkohėsisht. Gjuan njėri dhe ja kalon armėt tjetrit, kjo ėshtė e pamundur tė ndodh. Nėse do mė ishte rreziku jeta dhe mua, normal qė ashtu do kisha vepru. Plus qė ata qė njohin Fatmirin e dinė qė aty ka ndodh diēka e ēastit. Unė isha nė timon dhe po flisja nė telefon. Unė kam zbrit nga makina pasi ka ndodh ngjarja. Aty u desh tė gjendej njė fajtor, tė dėnohej dikush. U desh njė kokė turku. Me Fatmirin nuk e bėnin dot, se kishin frikė. Unė isha nė marrėdhėnie pune, shef i policisė, kė do akuzonin?”, ka thėnė Mulosmani.

Ndėrsa Izet Haxhia, i arratisur nė Turqi, nė njė intervistė pėr gazetėn Dita ka dhėnė edhe ai variantin e tij pėr vrasjen e Hajdarit. Duke mohuar se ka qenė ai qė nxori Hajdarin nė pritė, Haxhia ka thėnė: “Pas ngjarjeve tė 14 shtatorit, kam qėndruar njė javė nė Shkodėr dhe mė pas kam shkuar nė Tropojė. Aty kam patur rastin tė takoj Fatmirin. Ai ma ka sqarue. E kam pyetur: Pse e vrave Azem Hajdarin? Dhe ēfarė lidhje kisha unė me atė punė, qė mė thirrėt. – Tė kėrkoj falje unė, mė tha. Nuk kam pas asnjė qėllim dhe nuk kam shkue me vra Azem Hajdarin.

Kjo ėshtė ajo qė u betua ai para meje: “Unė po tė kisha dash me e vra Azem Hajdarin, mund ta kisha bė. Gjatė kohės qė ne kemi pritur kėtė personin, s’ma tha emrin, por ma merr mendja mu ka qenė ai juristi i PD. Fatmiri mė tregoi se gjatė asaj kohe Azemi ka qenė nė kafe aty. E kemi pa dhe po tė kisha dash me e vra e kisha ba. Jemi ēudit kur ka ardh nė drejtim tonė. Nė kohė kur ka pa Azemin qė vinte nė drejtim tė makinės, Fatmir ka pas njė shprehje: – Po ky vjedullaku ēa po don?

Ėshtė njė shprehje nga Tropoja pėr njė njeri tė shėndoshė.

Azemi kur ka ardh drejt makinės, nė njėrėn dorė ka qenė duke fol nė telefon dhe nė tjetrėn mbante njė pistoletė me silenciator. Shoqėruesi i tij, qė ka qenė njė djalė shumė i mirė dhe mė ka ardh shumė keq, i ka ra xhamit tė Jaho Salihit. Fatmiri ka dalė nga dera e pasme e makinės, ka qenė i veshur me uniformė, kanė qenė ato tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Nga mbrapa tij ka dalė edhe Naim Cangu. Dhe Fatmiri siē duket ka pa pistoletėn e Azemit, nuk e di. Fatmiri e ka gjujt me breshėri Azem Hajdarin. Fillimisht ka gjujt njė breshėri, ėshtė rrėzu nė tokė dhe ka gjujt breshėrinė e dytė mbi Azem Hajdarin dhe pastaj ka qėllu mbi Zenel Nezėn.

Fatmiri tregonte se kur ka gjujt mbi kėta tė dy, ka pa njė tytė automatiku dhe tyta ka qėnė e shokut te tij Naim Ēangu. Ai s’e ka parė dhe i ka dhėnė njė breshėri edhe atij. Fatmiri ka kthy kokėn dhe ka parė shoqėruesin e Azemit qė mbante shtrėnguar Jaho Salihin, dhe Fatmiri tregon kėshtu, se ngaqė ata ishin tė ngjitur trup pėr trup, dhe mė duket ka pas njė pistoletė beretė dhe ka futur mes tyre pistoletėn dhe e ka qėllue atė. Pastaj me automatik i ka dhėnė njė breshėri edhe atij. Kjo ėshtė ajo historia”.

32- Menjėherė pas vrasjes, kryetari i PD-sė, Sali Berisha, akuzoi strukturat shtetėrore, ish-kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nano dhe ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosi, se ishin pėrgjegjės tė ngjarjes.

33- Varrimi i Azemit u bė dy ditė mė vonė, ku fillimisht u mbajt njė miting nė sheshin “Skėnderbej”. Mė pas, turma e protestuesve u drejtua nga selia e Kryeministrisė duke u pėrplasur me armė me forcat e Gardės. Kjo ishte edhe arsyeja se pėrse nė varrimin e Azemit nė Sharrė kishte njė pjesėmarrje tė vogėl, vetėm familjarėt dhe disa miq tė tij.

34- Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se nė Shqipėri ka patur njė plan pėr vrasjen e Sali Berishės, nė ngjarjet qė pasuan ekzekutimin e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Tė dhėnat kanė dalė nė dritė nė vendimin e zbardhur tė gjykatės, qė u dha fund shpresave tė tė dėnuarve pėr vrasjen e Hajdarit mbrėmjen e 12 shtatorit 1998, tė fitonin pafajėsinė. Pikėrisht, ekzistenca e njė plani pėr vrasjen e Berishės gjykohet se ėshtė arsyeja kryesore pėr tė cilėn kryetari i Partisė Demokratike nė atė kohė refuzoi tė paraqitej si dėshmitar pėrpara gjykatave nė Tiranė.

35- Gjykata e Strasburgut ka vlerėsuar edhe arsyet qė e shtynė Berishėn tė mos u pėrgjigjej pozitivisht disa kėrkesave tė gjykatės sė Tiranės pėr tė qenė dėshmitar nė gjykimin e tė akuzuarve pėr vrasjen e Azem Hajdarit. “Arsyet e sigurisė shpjegonin mosparaqitjen e tij. Nė dritėn e pėrpjekjeve pėr tė vrarė z. Berisha, siguria e tij personale nuk mund tė garantohej nė gjyq”, thuhet nė argumentimin e Gjykatės sė Strasburgut. Ndonėse Gjykata e Strasburgut nuk dha detaje pėr ato qė i cilėson “pėrpjekje pėr tė vrarė z. Berisha”, nė shtypin shqiptar janė botuar raportime tė ndryshme mbi njė tentativė tė mundshme pėr tė ekzekutuar liderin demokrat. Njėri nga tė dėnuarit pėr vrasjen e Hajdarit ka pėrmendur edhe njė implikim tė shėrbimeve sekrete, qė ka patur si synim final vrasjen e Berishės. Vetė ish-kryeministri nuk udhėtoi pėr njė kohė tė gjatė nė vendlindjen e tij, Tropojė, pas vrasjes sė deputetit Hajdari.

36- Qė prej vitit 1999, krerėt e Partisė Demokratike kanė pėrkujtuar vrasjen e Azem Hajdarit nė memorialin e ngritur pranė selisė sė PD-sė, nė qendėr tė Tiranės. Gjithashtu, ēdo vit janė zhvilluar edhe vizita nė familjen e Azemit.

37- Gjatė kohės qė Partia Demokratike ishte nė opozitė, kryetari i saj premtoi rihapjen e dosjes sė Azemit, por nė tetė vite tė qeverisjes sė djathtė kjo ēėshtje nuk u prek.

38- Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Edhe Presidenti Bujar Nishani dekoroi pas vdekjes zotin Azem Hajdari me Urdhėrin e Flamurit Kombėtar pėr ndihmesė tė shquar nė shembjen e diktaturės komuniste dhe vendosjen e pluralizmit politik.

39- Ai ishte deputet i thjeshtė nė 4 parlamente rresht; viti 1991, ’92, viti 1996 dhe ’97, derisa humbi jetėn pas sulmit me armė zjarri. Nė vitet 1995 – 1998, Azem Hajdari ka qenė edhe President i klubit tė futbollit “Vllaznia” – Shkodėr dhe president i Federatės Shqiptare tė Arteve Marciale

40- Nė 50-vjetorin e lindjes sė Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari nė njė intervistė pėr mediat shqiptare ka treguar se ata u martuan bashkė kur ajo ishte vetėm 15 vjeē dhe ai 17. Ndėrsa e ėma e Azemit nuk i linte tė flinin bashkė. “E ėma e Azemit nuk na la tė flinim bashkė. I dukeshim dy fėmijė tė vegjėl, unė 15 vjeēe dhe Azemi 17 vjeē. Por, pas njė muaji Azemi i thotė nėnės sė tij me tė qeshur. “Nusen e kam marrė pėr ty apo pėr vete? Qeshėm tė gjithė. Nė vitin 1981 unė dhe Azemi vazhduam jetėn familjare, sė bashku me prindėrit e Azemit. Njė vit mė pas unė bashkė me Azemin filluam gjimnazin nė Bajram Curri. Pėr katėr vite me radhė qėndruam nė njė bankė sė bashku”, ka treguar Fatmira.

41- Nurie Hajdari, motra e Azemit, nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare” ka treguar disa detaje interesante se si vėllai i saj “rrėmbeu” Fatmirėn: “Ata ishin fare tė vegjėl kur u dashuruan. Ishin nxėnės nė shkollėn e “mesme nė Tiranė. Sapo janė njohur, mė tregoi Azemi. Mė mori te konvikti i Fatmirės qė tė mė njihte me tė. Sapo ajo doli, mė tha: “Motėr e dashur, kjo ėshtė gruaja e jetės sime”. Azemi e ka rrėmbyer Fatmirėn dhe atė e solli nė Bajram Curri me djalin e xhaxhait tonė, ndėrkohė qė vetė erdhi mė vonė nga Tirana nė shtėpi. Familja dyshoi fillimisht se mos Azemi e ka marrė pa dėshirėn e saj dhe u trembėn disi, por kur folėm me Fatmirėn, gjithēka ishte nė rregull. Nė qytet u hap fjalė se Azemi ka rrėmbyer njė vajzė tė mitur dhe kjo ishte e ndaluar nė atė kohė. Babain e thirrėn nė Degėn e Brendshme pėr tė sqaruar situatėn dhe ne u detyruam tė thėrrisnim dhe tė atin e Fatmirės nga Librazhdi pėr tė pohuar se vajza e ka dashur vetė qė tė martohej me Azemin pavarėsisht se as familja e saj nuk kishte dijeni pėr ikjen nga shkolla. Nė degėn e Brendshme na thanė se nėse Azemi e ka rrėmbyer vajzėn, do ta ēojmė nė internim, pasi ka konsumuar njė krim. Ndaj na u desh qė tė mblidheshim tė gjithė kur erdhi Azemi dhe i ati i Fatmirės dhe t’u thoshim nė komisariat se ata duhen dhe janė bashkuar me pėlqimin e tyre. Fatmirėn e pyetėn dhe nė shtėpi nėse ishte dėshira e saj dhe ajo u pėrgjigj: Unė kam ardhur qė tė jetoj dhe tė vdes me Azemin”.

42- Azemi la pas tre tre fėmijė, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogėl, i lindur katėr muaj pas vdekjes sė Azemit.

43- Aktiviteti i politik i Azem Hajdarit

– Dhjetor 1990 – Udhėheqės i Lėvizjes Studentore;

– Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismėtar tė Partisė Demokratike;

– 1991 – 1993 – Nėnkryetar i Partisė Demokratike

– 31 mars 1991- Deputet i Partisė Demokratike pėr Shkodrėn;

– 22 mars 1992 – Deputet i Partisė Demokratike pėr Shijakun;

– 26 maj 1996 – Deputet i Partisė Demokratike pėr Bulqizėn;

– 29 qershor 1997 – Deputet i Partisė Demokratike pėr Tropojėn;

– 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor pėr Rendin Publik dhe SHIK-un;

– Nėntor 1996 – Kryetar i Sindikatave tė Pavarura Shqiptare;

– Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor pėr Mbrojtjen Kombėtare;

44- Arsimi

Mė 1987, fiton tė drejtėn e studimit dhe regjistrohet nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

– Nė vitin 1993 diplomohet pėr filozofi, nė Universitetin e Tiranės;

-Nė vitin 1995 diplomohet si jurist, nė Universitetin e Tiranės;

– Nė vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr filozofi;

– Mė 1996 ndjek kualifikim pėr politikat e sigurisė e mbrojtjes, nė kuadrin e NATO-s, nė Garmisch-Partenkirchen, nė Gjermani.

45- Kosova

I rritur nė Malėsinė e Gjakovės, nė kufirin qė ndante shqiptarėt nė dysh qė nga viti 1913, Azem Hadari njihte mirė padrejtėsitė qė iu kishin bėrė historikisht shqiptarėve. Ishte njohės i mirė i rrethanave pushtuese tė Kosovės nga Serbia dhe ishte ndėr tė parėt deputetė qė e ngriti problemin e madh tė Kosovės. Nė mes tjerash, nė parlament ai ka deklaruar: “Duhet tė rrėzohet muri qė ndanė shqiptarėt mes veti” dhe ishte gjithashtu ndėr tė parėt qė ngriti zėrin kundėr politikės hegjemoniste tė Millosheviēit.

46- Arben Imami, gjatė ceremonisė tė 50-vjetorit tė lindjes sė Azemit ka treguar bisedėn me tė pas themelimit tė Partisė Demokratike. “Azemi ishte njė atdhetar i madh, dhe kėtu dua tė pėrmend diēka qė s’e kam thėnė ndonjėherė. Ishte dhjetėditėshi i dytė i dhjetorit dhe ne flinim nė katin e pestė nė dhomėn e Skėnder Madanit, Aleksandrit, dhe kishim njė javė nė fakt qė s’i kishim hequr kėpucėt nga kėmbėt. Flinim bashkė, drita s’kishte dhe ishim tė dy tė rinj. Azemi mė thotė: ‘Ben, tani u themelua kjo parti, po tani ēfarė do tė bėjmė?’. ‘Me tė thėnė tė drejtėn, Azem, – i thashė, – ne s’kemi ēfarė tė bėjmė mė shumė me kėtė parti, kjo shyqyr qė u themelua, tė vijė ndonjė intelektual, Saliu ose Gramozi apo kushdo tjetėr tė vijė ta marrė e ne tė shohim punėn tonė’. Ai mė tha: ‘Beni, duhet tė kesh parasysh njė gjė, qė ne nuk mund ta lėshojmė Partinė Demokratike pa u ēliruar Kosova’”, ėshtė shpreh Imami.

47- Nė njė intervistė bashkėshortja e Azemit, Fatmira Hajdari, ka treguar historinė e ditės sė parė tė tij nė universitet. “Kur filloi shkollėn e lartė, pas njė muaji kthehet dhe e kishte marrė malli pėr fėmijėt. Mė tha se do mė tregonte diēka tė bukur. Ai ishte i martuar, me dy fėmijė, dhe vishej me kostum e kollare, ishte i rregullt nga ana e veshjes. Ditėn e parė tė shkollės mė tha: ‘Kishin hyrė studentėt dhe unė shkova pas tyre. Isha veshur me kostum, kollare dhe kėpucė. Nė momentin qė hapa derėn, studentėt u ngritėn nė kėmbė. Menduan se mos isha pedagog. U thashė uluni se unė jam student si ju. Tė gjithė filluan pastaj tė mė pėrqafonin’. Tė gjithė e donin dhe e adhuronin Azemin se ai tė bėnte vetė pėr vete”.

48- Azem Hajdari gjatė kohės kur Partia Demokratike ishte nė pushtet nuk u emėrua kurrė ministėr, edhe pse ai e meritonte mė shumė se kushdo tjetėr nė PD.

49- Azem Hajdari ka qenė ndėr tė vetmit demokratė qė ka kundėrshtuar shpesh herė Berishėn. Madje midis tyre ka pasur edhe debate mediatike, por jo vetėm. Pavarėsisht debateve miqėsia mes Sali Berishės dhe Azem Hajdarit ka vazhduar gjatė me ulje dhe ngritje tė shumta.

50- Azem Hajdari ka njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė, duke qenė lideri i Lėvizjes sė Dhjetorit. Pa Azem Hajdarin ndoshta Lėvizja e Dhjetorit do tė ishte ndryshe.
Citynews