Rasti i fundit, ku për faj të Lali Erit, por edhe për shkak se disa individë të Komunitetit Mysliman e mbuluan në fillim, dhe pastaj për të shfajësuar idenë, vendosën disa orë përpara dy ekrane për të mos u dukur Monumenti i Gjergj Kastriotit para besimtarëve myslimanë që faleshin, ndezi shumë polemika.

Sensibilizimi i kësaj ngjarjeje tregoi se sa e përgjegjshme është pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare, qoftë ajo ateiste, qofshin ata katolikë, orthodoksë, myslimanë; madje dhe disa politikanë u shprehën se… ky veprim nuk duhej të ndodhte... Megjithëse njëri nga politikanët tek të cilët shpërndava informacionin në Facebook mu përgjigj: Gabim është ,... por ç’më duhet mua...?

E parë në prizmin e një ngjarjeje aksidentale, ngjarja e mbulimit të Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut mund të mbyllej pa ndonjë problem, e vetëm me një shfajësim dhe ndjesë, të cilën e bëri në fakt Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skënder, por problemi është më i thellë, sepse mijra komente dhe reagimet e ndonjë historiani apo deputeti, treguan se sa problematik mbetet në fund të fundit identiteti shqiptar, shqiptarët në përgjithësi, të cilët praktikisht qoftë nga historia qoftë dhe nga mënyra se si e konsoliduan këtë shtet 107 vite më parë, lanë përplasjet fetare dhe u bashkuan të jetojnë në një shtet duke pranuar si Hero Kombëtar, Heroin Gjergj Kastrioti Skënderbu, i cili ishte nga një familje kristiane orthodokse, bëri një martesë për të përfituar gjakun `blu` me vajzën e Gjergj Arianit Komnenit, fisi i të cilëve kishte drejtuar Perandorinë e Bizantit si Perandor në Bizant, dhe luftoi heroikisht për të penguar pushtimin Osman në tokat e Arbërisë dhe Epirit të atëhershëm që banoheshin nga popullsia e Arbërit dhe Epirit, e cila fliste të njëjtën gjuhë- abërisht-epirotisht –identike me gjuhën tonë. Qënia e një etnie, e një gjaku, por me fe të ndryshme nuk na pengoi të formonim një shtet shqiptar, të vogël e të copëtuar nga fuqitë e mëdha, pikërisht nga frika se po të bashkoheshin të gjitha trojet ku flitej shqip do të formohej një shtet i madh me popullsi të madhe myslimane, nga e cila trembej Europa.

Ndarja midis fqinjëve edhe si pasojë e dëshirës së klasës sunduese të pasur shqiptare proturke, shkaktoi një krizë të rëndë ekonomike- financiare por edhe sociale dhe shpirtërore sepse u larguan nga trungu gjysma e popullsisë, një pjesë e të cilës nëpërmjet Traktatit të Lozanës në 1919, u zhvendos nga trojet e veta nga Epiri-çam, nga Kosova e Maqedonia rreth 500.000 shqiptarë me fe myslimane - për në Turqi dhe u sollën nga Turqia rreth 1 milion të krishterë greqishtfolës, të cilët populluan zonat e zbrazura.

Këto pastrime etnike acaruan marrëdhëniet politike midis Shqipërisë me Greqinë dhe Jugosllavinë, por shkaktuan edhe forcimin e fesë islamë në këto vende. Sidoqoftë, shqiptarët myslimanë, ashtu si dhe shqiptarët kristianë nuk ishin shumë fetarë, por në momente krize tregonin çfarë kishin për zemër.

Kjo u duk në kryengritjet e Haxhi Qamilit, ngjarje që u shfrytëzua nga drejtuesit e pasur myslimanë pro-turq, po ashtu dhe drejtimi 6 mujor i Fan Nolit, për të treguar se Shqipëria kishte rënë dhe ishte nën efektet e një tradite lindore të vendosur nga pushtimi i egër Osman, dhe e kishte shumë të vështirë të shikonte nga Europa. Sidoqoftë, intelektualët kryesore të të tre feve apo rilindasit, morën stafetën dhe e drejtuan Shqipërinë drejt Europës, duke ja arritur qëllimit pjesërisht, sigurisht edhe me miratimin e kancelarive dyshuese të Europës.

Ndodhi që vendi ynë i dashur, Shqipëria, para syve të Europës Perëndimore kishte një Hero të Krishterë por të pranuar edhe nga masa dërrmuese e Komunitetit mysliman shqiptar (gjë që tregonte se një pjesë e madhe e kësaj mase ishte e konvertuar me dhunë por e kuptonin që ishin pjesë e Europës)- Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, kishte një Flamur shqiptar të krishterë që simbolizonte familjen Kastrioti, Flamur që u bë Flamur i Kombit Shqiptar, me një Hymn të krijuar nga intelektualët kristianë orthodoksë që u bë dhe mbetet Hymni Kombëtar. Kjo ishte paraqitja e jashtme. Në brendësi, tradita dhe mënyra e të menduarit për shkak të pushtimit shumë vjeçar mbeti në familjet e thjeshta shqiptarë dhe sigurisht dhe në ato të klasave të pasura shqiptare pro-turke- një tradite islame meqenëse shumica e popullsisë i përkiste atij besimi. Karakteristike e kësaj tradite mbeti toleranca fetare dhe bashkëjetesa, qoftë se instiktivisht e kuptonin se të dy palët ishin të të njëjtit gjak, qoftë se Rilindja shqiptare bëri punën e saj, duke i bashkuar të gjithë nën një flamur, atë të Heroit Kombëtar-Gjergj Kastriotit.

Komunizmi u përpoq të krijonte `njeriun e ri`, një botë utopike ku të gjithë të ishin të barabartë, dhe e luftoi fenë. Madje Shqipëria pas 1967 u bë i vetmi vend ateist në Botë. Nëpërmjet këtij veprimi, Enver Hoxha donte të arrinte dy objektiva të mëdha:

-Të largonte fenë si shkaktar i prapambetjes sociale (sipas tij), homogjenizimin e popullatës nëpërmjet martesave me fe të ndryshme dhe zhvendosjet e popullatës brenda vendit.

-Krijimin e `njeriut të ri` partiak për ta komanduar më lehtë.

Këto dy iniciativa të diktatorit dështuan pas 1991, por lanë pasoja të mëdha:

- Ateizmi i kombinuar me amoralitetin, të cilat në periudhën e tranzicionin shkaktoi një demokraci të deformuar dhe anarki sociale, të shoqëruara me emigracion, papunësi, prostitucion, kriminalitet në rritje.

- Boshllëku shpirtëror i shkaktuar pas largimit të ideologjisë komuniste, i cili shumë shpejt u mbush me ideologjinë fetare. Në këtë rast përfituan shumë katolicizmi si pasojë e ndikimit të Vatikanit në Shqipëri, e cila gjithashtu derdhi para dhe dërgoi klerikë, madje ka më shumë klerikë italianë se sa shqiptarë.

Më pak përfitoi orthodoksia, e cila ishte më e shpartalluar nga komunizmi qoftë edhe sepse një pjesë e mirë e familjeve orthodokse morën pjesë aktivisht në drejtimin e pushtetit komunist pra u bënë ateiste, por edhe sepse në krye të KOASH erdhi një klerik i ditur por jo shqiptar, gjë që nxiti reaksione negative sidomos tek pjesa jo orthodokse e popullatës, duke bërë praninë e tij me reminishencën e të kaluarës në raportet me Greqinë (gjë që praktikisht nuk kishte ndonjë lidhje).

Më shumë përfitoi komuniteti islam, ndaj të cilit erdhën ndihma të mëdha nga Arabia Saudite dhe Turqia. Këto ndihma ishin aq të mëdha, sa që politikanët e asaj kohe u detyruan ta fusnin Shqipërinë në Konferencën e Lidhjes islamike, duke dëmtuar kështu (të paktën para syve të Europës Perëndimore dhe SHBA) bashkëjetesën fetare brenda Shqipërisë dhe në trojet shqiptare.

Përse e komentoj këtë argument këtu? Sepse ndihma nga organizatat bamirëse islamike të Arabisë Saudite dhe shteteve të tjera arabe dhe nga Turqia u futën në një kohë kur populli ishte shumë i varfër- për bukën e gojës në atë kohë. Ndihma u lidh ngushte me ndërtimin e xhamive dhe shpërndarjen e Kuraneve dhe bërjen e ideologjisë islamike faktorin kryesor të strategjisë së Konferencës islamike në Ballkan, duke e parë Shqipërinë dhe trojet shqiptare të ngjashme me thënien e Leninit si `hallka më e dobët e zinxhirit kapitalist`. Ndihmat u shoqëruan me dhënie parash në ndërtimin e xhamive dhe propagandë fetare të madhe e shoqëruar me dhënien e filmave turq në masë. Edhe sot e kësaj dite televizionet kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë sidomos grupi KLAN jep vetëm filma turq, indianë, arabë. Pra, një strategji e orientuar për bukuri me objektiva praktikë: ri-islamizimin e popullsisë së Ballkanit, kryesisht shqiptarëve.

Kjo shkaktoi që për 20 e ca vite të rritej një rini e indoktrinuar aq sa, nëse në luftën për çlirimin e Kosovës morën pjesë shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë e të Diasporës, aty morën pjesë edhe vullnetarë islamike, dhe po të mos ishte ndërhyrja e SHBA, lufta do të përfundonte si një luftë më tepër fetare se çlirimtare. Pavarësisht vendosjes në Kushtetutën e Shqipërisë dhe të Kosovës se janë shtete laike, u vu re se arsimimi i grupeve të mëdha të fëmijëve nuk ishte fare laik, por shumë të rinj shkonin në xhami se sa në shkollë laike. Këtu ndikuan këta faktorë, sidomos në zonat rurale të Kosovës por dhe në Shqipëri dhe Maqedoni:

Varfëria e popullatës, mungesa e punësimit; Arsimimi i dobët laik; Ndihma në para për të promovuar jetesën islamike me veshje, mjekër dhe mbulim të femrës.

Ndikuan shumë, ardhja disa herë pas viteve 2000, të kryeministrit turk Erdogan, i cili ishte edhe kryetar i një partie fetare dhe më vonë si President Erdogan. Prania e këtij individi në krye të Turqisë moderne solli objektiva dhe një gjeo-politikë turke moderne, e cila kishte në thelb rivendosjen e lidhjeve të ngushta me ish vendet e pushtuara dikur nga Perandoria Osmane, e favorizuar kjo edhe nga popullata myslimane në shumicë në Ballkan, si në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë.

Kjo nxiti edhe radikalizmin në disa grupe islamike, aq sa edhe Europa por edhe politikanët shqiptarë u habitën kur në luftën Siri Irak u mobilizuan si vullnetarë nga vitet 2013-2016, rreth 50.000 shqiptarë të Kosovës+Maqedonisë dhe rreth 10-15 mijë shqiptarë të Shqipërisë.

Indoktrinimi ishte i madh. Ndoshta këtu ndikoi dhe një nxitje nga SHBA në 2011, kur u tha që të ndihmonin të rrëzohej Bashar Al Asadi. Kështu u formua Nusra.

Brenda territoreve të Kosovës u ndërtuan qindra xhami. Vetëm në Gjilan, me një popullatë prej 50.000 banorësh janë ndërtuar 38 xhami pas viteve 2000. Në çdo qytet të Kosovës po ndërtohen xhami në masë si pasojë e akordeve për ndihmë, por të shoqëruara me kushtin e ndërtimit të xhamive. Ky fenomen në Shqipëri është më i vogël, por zelli për të përfituar paratë e derdhura, u ka verbuar sytë disa drejtuesve qoftë ata politikë, qoftë ata fetarë.

Heshtja e institucioneve për këtë problem tronditës të lë të dyshosh se dëshira për t’u integruar në BE mund të jetë hipokrite:

- Ose politikanët shqiptarë nuk janë fare patriotë dhe mezi presin të marrin ndonjë pare, ryshfet e të korruptohen lehtësisht nga sheikët dhe Turqia.

- Ose janë të paaftë të kuptojnë se çfarë po ndodh në trojet shqiptare.

Ky sulm djallëzor fetar islamik duhet të ndërpritet. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë Shqipërinë nga ri-islamizimi, të ruajmë tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, dhe të mbetemi patriotë. Në shumë debate, takime, në internet, kam vënë re se nëse në vitet 2011-2016, kishte një rritje të propagandës islamike të debateve fetare, pas 2016, ndoshta pas shkatërrimit të ISIS, ky sulm i ideologjisë fetare ka rënë, por më shumë është kamufluar dhe nxjerr kokë herë pas here duke nxitur debate, veprime që cënojnë figurën kryesore të identitetit shqiptar- Gjergj Kastriotin –Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është i vetmi personalitet që tregon se kjo popullatë qoftë e krishterë e qoftë myslimane, është pasardhëse e arbërve, epirotëve dhe flet të njëjtën gjuhë si në të kaluarën. Nëse nuk e kuptojmë këtë gjë sot, Shqipëria dhe Kosova së bashku me Bosnjën, do të bëhen Republika turke, pavarësisht dëshirës së BE dhe SHBA për t’u integruar, sepse veprimet graduale 20 e ca vjeçare të pandërprera, për ri-islamizimin e trojeve shqiptare, prania e një grupi të madh popullate që pranon se është popullatë myslimane pa etni, të cilën e shprehin dhe publikisht njëlloj sikur Tito përmendte në një fjalim të tijin se në Jugosllavi ka popullatë serbe, kroate, sllovene, maqedonase dhe myslimane,… pra pa përmendur fjalën shqiptar- tregon se gjendja është jo normale.

Një nga mënyrat për të penguar depërtimin islam është:

- Arsimimi laik i Rinisë.

- Pengimi me ligj i arsimimit fetar në shkollat fillore dhe të mesme.

- Ndalimi i ndërtimit të xhamive të panevojshme.

Arsimimi fetar mund të bëhet vetëm në moshë madhore për të gjitha llojet e feve, atëhere kur njeriu është i pjekur dhe e ka arsimimin e duhur laik. Ky është shkaku që sulmohet Skënderbeu sepse është guri i themelit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aty do të pengohen të gjithë anti-shqiptarët, ateistët dhe sahanlëpirësit e fesë. Ky sulm i iniciuar nga radikalistët arabë dhe nga Erdogani, por paturpësisht i pranuar nga disa politikanë si Nano, Berisha, lali Eri, ndoshta për arsye politike - nuk duhet të përsëritet më. Nëse nuk ka Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nëse nuk e ruajmë këtë person të lavdishëm që e nderon edhe bota- nuk do të ketë më Shqipëri dhe shqiptarë.