Vrasja nga ish-bashkėshorti e Fildeze Hafizit, nėnė e dy fėmijėve dhe gjyqtare nė Shkodėr u pasua me reagime tė ashpra dhe zemėrim, por pėrgjatė dy viteve tė fundit, institucionet dėshtuan nė vazhdimėsi t’i ofronin asaj mbrojtje.
Emri:  Fildeze-Hafizi2-1.jpg

Shikime: 194

Madhėsia:  24.1 KB
Vrasja e paralajmėruar e Fildeze Hafizit-nėnė e dy fėmijėve dhe gjyqtare e Gjykatės sė Shkodrės ka shkaktuar zemėrim nė Tiranė dhe ka rikthyer nė vėmendje dėshtimin e vazhdueshėm tė institucioneve shqiptare pėr t’u ofruar mbrojtje viktimave tė dhunės nė familje.

Hafizi, 39 vjeē, u ekzekutua me dy plumba tė enjten nė Tiranė, ndėrsa policia arrestoi si autorin e dyshuar tė krimit, ish-bashkėshortin e gjyqtares, Fadil Kasemi, 53 vjeē.

Tė dhėnat e ofruara nga dokumentet gjyqėsore tregojnė se 39-vjeēarja Hafizi ndodhej prej mė shumė se dy vitesh nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm tė ish-bashkėshortit tė saj, Fadil Kasemi dhe ndonėse e kishte denoncuar nė gjykatė dhe prokurori, nuk ia doli tė parandalonte fundin e saj tragjik.

Sipas vendimit tė Gjykatės sė Kavajės sė datės 28 prill 2016, Fadil Kasemi u arrestua pėr herė tė parė mė 19 korrik tė vitit 2015-vetėm pak muaj pas divorcit, pasi e pėrndoqi ish-bashkėshorten deri nė plazhin e Golemit me njė pistoletė nė ēantė dhe e dhunoi atė nė sy tė tė birit.

“Fildesi i ėshtė lutur qė tė mos i linte fėmijėt jetimė si dhe ka tentuar t’i marrė ēantėn. Fadili ka reaguar duke e goditur nė fytyrė me grusht dhe e ka rrėzuar nė rėrė,” thuhet nė vendimin e gjykatė.

Gjykata konstaton se ēifti kishte pasur probleme dhe mosmarrėveshje kohėt e fundit, tė cilat e kishin shtyrė Hafizin tė kėrkonte urdhėr mbrojtjeje nė gjykatė dhe tė kallėzonte ish-bashkėshortin nė Prokurorinė e Tiranės pėr dhunė nė familje dhe “kėrcėnim me pistoletė”.

Sipas vendimit, gjykata e kishte pushuar kėrkesėn pėr urdhėr mbrojtjeje pėr shkak tė mosparaqitjes sė Hafizit e po ashtu, edhe prokuroria kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal mė 13.04.2015.

Pavarėsisht konstatimit tė dhunės sė pėrsėritur, trupa gjyqėsore e drejtuar nga gjyqtari Luan Lusha vendosi mė 28 prill 2016 dėnimin me 3 vjet burg pėr Fadil Kasemin-i cili pėrfitoi mė parė edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Megjithatė, Kasemi u lirua vetėm 1 vit e gjysmė pas arrestimit pėr shkak tė ligjit tė qeverisė “Pėr dhėnie amnistie”. Urdhri i lirimit tė parakohshėm tė Fadil Kasemit, tė cilin BIRN e disponon tregon se ai u lirua nga burgu i Rrogozhinės mė 14 janar 2017, ndėrsa iu falėn 11 muaj e 8 ditė burg.

Publikimi i kėtij fakti dhe i tė dhėnave tė tjera qė tregojnė se gjyqtarja Hafizi u braktis nė fatin e saj shkaktuan reagime tė forta nė Tiranė.

Unioni i Gjyqtarėve Shqiptarė shprehu hidhėrimin e thellė pėr vrasjen dhe “dėnoi me ashpėrsinė mė tė madhe krimin e kryer”.

“Dhuna nė familje po kthehet nė njė fenomen mjaft tė rrezikshėm pėr shoqėrinė tonė, duke mos kursyer askėnd: prindėr, vėllezėr, motra, fėmijė e veēanėrisht gra, pavarėsisht statusit social, detyrės qė kryejnė apo moshės,” thuhet nė reagimin e Unionit tė Gjyqtarėve.

Ndėrkohė, delegacioni i Bashkimit Europian nė Tiranė theksoi pėrgjegjėsinė e shtetit nė kėtė ngjarje tė rėndė, pėrmes njė statusi tė publikuar nė Twitter.

“Tė tmerruar! Njė tjetėr viktimė e dhunės nė Shqipėri. Mbrojtja e grave nga kėrcėnimet ėshtė pėrgjegjėsi e plotė e shtetit,” reagoi delegacioni i Bashkimit Europian, vetėm pak kohė pas krimit.

“Institucionet pėrkatėse tė pėrgjigjen menjėherė. Gratė nuk duhet tė jetojnė me frikė nė dėshirėn e tyre pėr ta jetuar jetėn si tė duan,” shtohet nė reagim.

I tronditur pėr vrasjen dhe i keqardhur pėr braktisjen e 39-vjeēares u shpreh edhe kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha.

“Jeta e humbur e Fildeze Hafizit ėshtė njė tragjedi qė nuk duhej tė kishte ndodhur, por edhe njė shuplakė zgjimi pėr tė gjithė, pėr tė reaguar kundėr krimit. Nė njė shtet qė amniston kriminelėt dhe nuk mbron as njerėzit e drejtėsisė, jeta e ēdokujt ėshtė e pambrojtur,” shkroi Basha nė Facebook.

Burimi:Reporter.al