Duhma dhe Zhurma kundër Qeverisjes Rama 2 janë ngritur parase të fillojë qeverisja, dhe ashtu duke luajtur rolin e Fatës së Keqe, e cila nuk u ftua në lindjen e Fëmijës nga Familja, parashikojnë shumë ndjella-keqe dhe anatema kundër fëmijës (qeveria e re) të sapo lindur.
Kur një gazetar i huaj e pyeti Ahmet Zogun (pasi ai u bë Mbret i shqiptarëve) i se si do ta qeveriste Shqiperine e vogël me 800.000 banorë në një kohë kur Perandori i Kinës kishte 300 milion banorë, Ahmet Zogu dha një përgjigje interesante: `Perandori i Kinës qeveris 300 milioë kinezë kursë unë qeveris 800 mijë princër shqiptarë, kështu që e kam më të vështirë…`.
Kështu qëndron problemi në Shqipëri edhe pas 27 viteve qeverisjeje.
Në përgjithësi drejtuesit shqiptarë qofshin ata të kohës së Perandorisë osmane qofshikëta të shek XX dhe XXI, nuk dëshërojnë të zbatojnë rregullat për vehten e tyre, dhe sa herë që vendosen rregullat që dëmtojnë interest e tyre, ata përpiqen ta çekuilibrojnë pushtetin duke shkaktuar trazira. E vetmja mundësi për të stabilizuar situatat gjatë këtyre 105 viteve ka qënë diktatura e Zogut dhe e Enver Hoxhës., kjo për shkakun se shqiptarët akoma nuk janë të civilizuar, megjithse janë të arsimuar, por arsimimi nuk do të thotë –kulturë.
Sipas një konkluzioni të një gjermani i cili ka vizituar disa herë Shqipërinë, ai ka thënë se : Nëse gjermanët duan më shumë Rregullin se Lirinë, shqiptarët përkundrazi duan më shumë Lirinë se Rregullin`.
Atëhere ku qëndron problemi me qeverisjet në Shqipëri kur pa filluar mandati qeverisës e gjithë lukunia të cilës u preken interest, uluret që ….ta shporrim këtë qeverisje,, ose…..ta heqim këtë qeverisje, ose… kjo qeveri Rama 2 është me pinjollët e PPSH, ose….. të ngrihemi të mos pranojmë `X` apo `Y` në qeveri ose si Kryetar Parlamenti. Ky avaz dëgjohet prej vitesh por në këtë avaz është shtuar edhe një gërneta e re ajo LSI, të cilët bëjnë si ato kurtizanet të cilave nuk u kanë dhënë lekët për punën e bërë.
Gërnetat kryesoreanti-qeverisje sigurisht këndjnë avaze të vjetra si ato të çengijeve,por të përkthyera në avaze politike janë dy avaze të cilat qeverisja e sotme kërkon të mos këndohen më sepse kanë dëmtuar rëndë shtetin shqiptar për 27 vite rresht:
- atë të qeverisjes `o mete për vehte`, pra ata që marrin qeverisjen nuk respektojnë ligjet dhe vjedhin, korruptojnë, pasurhen me çdo çmim,
-dhe ata që duan tipin e një `qeverisjeje lindore por me kostum perëndimor`, e cila është shumë e rrezikshme, por se kështu është qeverisur Shqipëria që pas 1912 e deri më sot, me paradokse diabolike, në të cilën gjithmonë fitojnë të pasurit ose bashkëpuntorët e tyre kurse populli i nështrohet babëzisë së drejtuesve të tij – madje duke u bërë si ata në çdo rast që i jepet.
Tipi i `qeverisjes lindore me kostum perëndimor` e ngjashme me tipin turko-arab apo dhe rus të qeverisjes tregon hipokrizinë e thellë të klaneve drejtuese, dhe përpjekjet e tyre për të mashtruar perëndimin me kostumin e veshur alla frënga, me flamur të Skënderbeut, me Hymn Kristian, por me mentalitetin anadollak i cili kaq shpesh ka hutuar Europën perëndimore, aq sa Vranicki në trazirat e `97 komentoi se është vështirë të gjesh se …`kush janë Ëngjëjt dhe kush janë Djajtë` në këtë vend.
E shikuar në tërësi, vëren se gjëndja është e njëjtë si në `Koncert në vitin 1936` ku nga njëra anë mentaliteti i vjetër përiqet të dominojë realitetin e ri por pa sukses , ashtu si thotë nën Prefekti-Plasëm me kërnetën e Rremës e me zërin e Leme çingisë. Po kush do ta dëgjojë në Lushnjë korçarkën ? »
Vazhdimi i kësaj politike në të cilën Opozita kërkon të justifikojë humbjen e thellë me sulme kundër qeverisjes e cila akoma nuk ka filluar punën, tregon se në Shqipëri problemet nuk janë vetëm të diktaturës komuniste dhe as të kohës së mbretërimit të Zogut, nuk janë as problemet e `krijimit të njeriut të ri` të PPSH, dhe as të drejtimit të fytyrës nga `Oksidenti` siç pretendonin tu hidhnin hi syve popullti të varfër - drejtuesit bejlerë të kohës së Zogut.
Kjo Hipokrizi e drejtuesve, kjo makutëri, kjo dëshirë për të shkelur ligjet kur janë në krye, dhe dëshira për të mallkuar kur drejtimin e marrin kundërshtarët, është shumë më e vjetër në psikologjinë e klasës drejtuese shqiptare dhe i ka rrënjët përpara 1912 pra në kohën e Perndorisë oosmane, kur për të ruajtur privilegjet klasa e pasur u konvertua në fe, dhe ashtu siç thotë Kadare në një nga librat e tij fantazmagorike se `…. shqiptarët pasi mundeshin në luftë përpiqeshin të bashkëqeverisnin me pushtuesin se sa të luftonin për liri….`. Në fakt është pjesërisht e vërtetë dhe duhet të bëjë fjalë për klasat e pasura që e kishin këtë veti të tradhëtisë.
Po të analizojmë frazën e Ahmet Zogut, do të shohim se ai kishte të drejtë që e kishte vështirë të qeveriste 800. 000 shqiptarë që silleshin si princër..
Përse kështu?
Sepse në Shqipëri një pjesë e mirë e familjeve shqiptare ishin pjesë e administratës religjioze-ushtarake osmane dhe kishin pasuri e prona të marra e të rrëmbyera, dhe sigurisht edhe grada të dhëna nga perandoria osmane. Këtë e vërtetojnë edhe mbiemrat si shehu, pasha, beu, myftiu, kadiu, spahiu, bylykbash, effendi, hoxha, mullah, aga, etj. Kështu që kjo popullatë relativisht e madhe në raport me grupet e tjera të popullatës ishte mesuar vetëm të drejtonte dhe të luftonte për pushtet por nuk ishte mësuar të punonte, duke përhapur kështu idenë se vetëm këta duhej të drejtonin dhe të rrinin , të pasuroheshin e të shkelnin ligjet.
Megjithë ndryshimet e mëdha të sistemve në Shqipëri gjatë 107 viteve, kjo mënyrë të jetuari është në modë edhe sot e kësaj dite, dhe nëse demokracia grisi perden e Hipokrizisë dhe të gënjeshtrës përsa i përket `besës`, `burrërisë`, atdhedashurisë`, `urrejtjes për armikun` , dhe qelepirin nëse nuk është në pushtet, kjo vzhdon e kamufluar nën petkun e pro-oksidentaalizmit.
Kjo po shikohet sot kur qeverisja e re nuk ka ardhur akoma, por nuk ka rreshtur së mallkuari pjesa tjetër e mësuar për të drejtuar ashtu duke shkelur ligjet, por dhe duke mbetur gjithashtu e padënuar për shkeljet e ligjit, dhe e pakënaqur sepse u janë prerë dhe qelepiret dhe qelepirxhinjtë dhe parazitët e qeverisjeve.
E gjithë ngrehina anti-pushtet është vënë në lëvizje, dhe nuk do të vonojnë të përpiqen përsëri të destabilizojnë vëndin me çdo kusht qoftë duke bërtitur si qelepirët e LSI-PD, qoftë disa të Mediave të cilët janë aktualisht pjesë e `Big Brother-it poltik` por fajësojnë të tjerët se janë aktorë të kësaj skene të shëmtuar të Hipokrizisë Mediatike shqiptare. E gjithë kjo makineri opozitare jashtë pushtetit në vënd që të luajë rolin e saj konstruktiv si Oponente e qeverisjes vazhdon të luajë rolin e `gjuetisë së shtrigave,` pra kundër çdo aspekti pozitiv që kërkohet të instalohet në Shqipëri, dhe kjo mesa duket është një taktikë pë tëmbrojtur Korrupsionin dhe të padënuarit sesa mundësi për të bërë `katarsisin politik` për të larguar të korruptuarit dhe të padënuarit e për të ndihmuar Shqipërinë të integrohet në BE.
E mirëpresim Katarsisin Politik në PD por katarsisi mbetet i pjesëshëm përderisa retorika anti shtet është e njëjtë. Sa për LSI ajo mbetet një parti parazitare e majtë, dhe si e tillë katarsisi politik brënda partisë mbetet i pamundur.
Le të shpresojmë që qeverisja e re, të realizojë objektivat që i ka vendosur BE dhe SHBA, kurse kundërshtarët politike të reflektojnë për humbjen dhe të ndihmojnë reformat.
Krijoni Kontakt