Problemet e Demorkacisė nė Shqipėri janė vėnė nė dukje nga shumė njerėz pėrfshirė njerėz tė thjeshtė, njerėz tė ditur, nga tė gjitha shtresat, madje dhe handikapatėt fizikė dhe mentalė.. Por nė pėrgjithsi jeta nė Demokracinė shqiptare dhe tranzicioni i zgjatur pas ndryshimit tė sistemit shihet si `gurin qė budallai hedh nė Pus dhe mblidhen tė mėnēurit pėr ta nxjerrė e nuk e nxjerrin dot`.
Duhej qė Shqipėrinė ta drejtonin teknokratėt dhe meritokratėt nėpėrmjet hierarkisė profesionale por pėr kėto vite nuk po ndodh kėshtu.

Politika shqiptare ka grumbulluar rreth vetės njė pjesė tė inteligjences ėr tė drejtuar vėndin gjatė gjithė kėtyre pas shėmbjes sė sistemit totalitar, por shihet se fluksi i intelektualėve me pėrvojėn dhe eksperiencėn pėrkatėse ka ardhur duke u pakėsuar dhe vėrehet njė anomali e cila po vazhdon tė dėmtojė rėndė qė nga themelet jo vetėm rregulin dhe rendin nė Shqipėri por edhe ekonominė. Mė e prekura dhe nė heshtje mbetet Shoqėria shqiptare e cila dalngadalė po degjeneron edhe ajo drejt amoralitetit dhe imoralitetit, drejt kriminalitetit dhe nė ėrgjithėsi drejt atyre fenomeneve negative qė bart Kapitalizmi nė ēdoo aspect nė botėn perėndimore.
Dihet se pas rėnies sė sistemit komunist, kryesisht pėr shkak tė dėshtimit ekonomik, ky dėshtim ekonomik u shoqėrua me njė zhgėnjim tė thellė moral e psikologjik duke shkaktuar tė ashtuquajturin boshllėk shpirtėror, tė cilin u munduan ta mbushin nė vėndet perėndimore me elementėt pozitivė tė shoqėrive socialiste si arsimimi, emancipimi femėror, sindikalizmi, madje dhe idetė e Maos `le tė lulėzojnė 100 lule dhe 100 gjėmba`, pra njė variabilitet social dhe ekonomik.
Por ndodhi njė fenomen tjetėr nė vėndet arabe dhe nė ato tė botės sė tretė ku shoqėritė nuk ishin tė emancipuara, - radikalizmi fetar si njė element pėr tė kundėrshtuar botėn perėdimore qoftė pėr shkak tė Kompleksit tė inferioritetit, qoftė pėr shkak dėshirės pėr tė pėrhapur islamin dhe rregjimin sharia si njė mėnyrė pėr tė kundėrshtuar degjenerimin perėndimor (sipas tyre) me dy mėnyra: luftė radikaliste fetare (pseudo-fetare nė fakt) dhe nėpėrmjet demografisė- pra rritjes sė popullsisė myslimane (tė cilat po tė shohėsh statistikat gjatė 80viteve tė fundit ka njė rritje aspak tė natyrshme).
Kėto aspekte nė vėndet me popullatė islamike zėvėndėsua nė njė farė mėnyre dualitetin Komunzėm-kapitalizėm, duke nxjerrė nė pah luftėn e vjetėr fetare Kristianizėm, e cila sot ka marrė formėn jo tė luftės sė klasave po tė luftės fetare, jo tė luftės pėr krijimin e njeriut tė ri por tė njė luftė tė civilizimeve. Pa u zgjatur nė kėto problem dihet se pėrpraalsja e civilizimeve do tė pėrfundojė nė favor tė Botės Perėndimore, duke i rifutur pas disa vitesh kėto shoqėri-shtete fetare nė njė cikėl tė ri tė pėrshtapjes me perėndimin.
Nė Shqipėri Politika shqiptare pėrbėhet nga intelektualė ateistė, dhe pak ose aspak intelektualė fetarė, madje nė politikėn shqiptarė siē e kam hėnė dhe nė shkrimet e tjera, nė politikėn shqiptare, pėr shkak tė largimit masiv tė shqiptarėve nga vėndi (sepse ndryshimi i sistemit zhduku vėndet e punės), hynė gradualisht militantė dhe pseudo-intelektualė, madje zunė vėnde tė rėndėsishme nė pushtetin lokal dhe qėndror njerėz tė ardhur nga rrethe tė vogla (megjithė respektin pėr popullin e rretheve tė vogla), tė cilėt erdhėn pėr tė gjetur punė por pėrfunduan nė drejtim.
Sigurisht kjo pati pasoja tė rėnda sepse kėta njerėz u ftuan pėr tė mos kundėrshtuar shefat nė rast vendimesh anti-ligjore, por dhe pėr tu pasuruar nė mėnyrė gjitahshtu anti-ligjore. Kjo ka shkaktuar ato qė thamė mė sipėr: shpėrbėrjen e teknokracisė e meritokracisė si dhe tė hierarkisė profesionale-elementė tė domosdoshėm pėr njė shtet normal.
Shoqėria civile aq e rekomanduar, ėshtė bėrė pjesė servile e pushtetit jo normal nė kėto vite tė Demokracisė duke luajtur fare pak ose aspak rol nė rregullimin e gjėndjes.
Shumė kush mund tė pyesė , po mirė mo , kush mund tė quhet intelektual sepse me kėtė nocion lozin tė tėrė. Sigurisht sipas R.R. Reno, ` Njė intelektual nuk ėshtė i tillė sepse ai ėshtė laik apo fetar, por sepse ai ka diēka inteligjente pėr tė thėnė gjė qė e bėn diferencėn nė, si ne mendojmė dhe veprojmė. Duke hyrė nė `lojė`,ėshtė e domosdoshme qė ne tė zhvillojmė `muskujt tanė mendorė` nė njė formė siē duhet tė zakoneve tona intelektuale nė pajtim me ēėshtjet tona ditore. Ne nuk mund tė mėsojmė not po nuk u futėm nė ujė``.
Nė aspektin intelektual luan rol tė rėndėsishėm arsimimi i lartė dhe Kultura, dhe pėrsa i pėrket drejtimit, luan rol pėrkushtimi nė punė dhe eksperienēa nė punė.
ii
Sidoqoftė nė Shqipėri egzistojnė dhe grupe intelektualėsh tė pa dėmtuar nga proceset negative tė kapitalizmit , tė cilėt e shohin me keqardhje dhe tė zhgėnjyer tranzicionin e zgjatur, kriminalitetin, drogėn, amoralitetin dhe imoralitetin , divorcet, prostitucionin, emigracionin e detyruar dh keq-qeverisjen qė po ndodh nė Shqipėri.
Kėta janė intelektualėt e pėrmbajtur dhe tė heshtur, apo mė saktė tė kujdeshėm qė respektojnė ligjet, respektojnė fenė e tyre pėrkatėse dhe punojnė me pėkushtim aty ku janė qoftė nė punė tė shtetit oftė nė privat, por gjithmonė asnjėherė nė drejtim. Po kėshtu ka dhe intelektualė ateistė tė tillė qė tė paktėn nuk janė infektuar nga kalbėsira morale qė pjell ky sistem.
Po a mund tė jenė kėta intelektualė pjesė tė shoqėrisė civile dhe a mundet kėta tė marrin pjesė nė drejtimin e shtetit dhe tė pushtetit local dheegzekutiv? Sigurisht .
Shoqėria civile ėshtė njė… `agregat organizatave dhe institucioneve jo-qeveritare, qė manifestojnė interesat dhe dėshirat e qytetarėve, e cila quhet ndryshe dhe sektori i tretė i shoqėrisė nė dallim nga qeverisja dhe bizneset; nė disa raste shoqėria civile pasqyron gjithashtu elementė tė tjerė si liria e fjalės, gjyqėsorin e pavarur, etj, tė cilat plotėsojnė shoqėrinė demokratike. Sipas Aristotelit termi `civil` i korespondon –komunitetit apo mė mirė qyteteve-shtet tė Greisė sė atėhershme tė ndarė nė norma dhe etnos. Fundi i Shoqėrisė civile, sipas Aristotelit do tė ishte- mirėqėnia e zakonshme, ndėrsa njeriu pėrcaktohej si `kafshė sociale`.
Lidhjet midis Shoqėrisė civile dhe shoqėrisė demokratike politikė-bėrėse i kanė rrėnjėt tek shkrimet liberale tė Alexis de Tocqueville, por edhe tek Gabriel Almond dhe Sidney Verba,. Sipas Jai Sen , Shoqėria Civile ėshtė njė Projekt neo-kolonial i nxitur nga Elitat Globale pėr qėllimet tyre.
Sot Shoqėria Civile paraqitet si njė ideologji neo-liberale qė legjitimizon sulmet
anti-demokratike tė Elitave Ekonomike mbi institucionet e Mirėqėnies, nėprmjet zhvillimit tė sektorit tė tretė si zėvėndėues tė kėtyre institucioneve https://en.ėikipedia.org/ėiki/Civil_society#Etymology.
Intelektualėt Religjiozė nė fakt nuk pėrfshihen nė Shoqėrinė , por kanė elementė tė lirisė sė fjalės, tė gjyqėsorit tė pavarur, por kanė veēori sepse nuk janė nėn presionin e Elitave Ekonomiko-Politike, pra janė pjesa mė e mirė e mundėshme e intelektualėve nė kėtė sistem tė komplikuar kapitalist ku Zot ėshtė Paraja; Kurse pėr intelektualėt Religjiozė, Zot mbetet Perėndia, dhe kjo veēori, ėshtė goxha dallim.
iii
Tė parė nė kėtė prizėm, ky grup intelektualėsh tė Religjioneve kryesore nė Shqipėri, po ta shohim nė vazhdėn historike kanė luajtur nė momente tė caktuara njė rol tė madh qė nė njohjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, qė nė njohjen e Historisė sė Shqipėrisė, dhe ashtu kanė spikatur nė Profesione tė ndryshme nė ato letrare, historike, inxhinjerike, shkenca humae, mjekėsi, e sociale, etj emrat e tė cilėve nuk do ti pėrmėnd se njihen.
Nė njė vėnd kanė spikatur pėr keq inteligjenca (por jo intelektualėt e Religjioneve): nė drejtimin e vėndit pra nė atė politike, dhe kjo ka ardhur pikėrisht pėr shak se nė politikė nuk janė pėrfshirė personat e duhur.
Sa herė qė intelektualėt e Religjioneve shqiptare janė bėrė sė bashku, aq herė ka daė produkt i mirė pėr Shqipėrinė dhe kėtu mund tė pėrmėnd rastin e pėrpjekjeve pėr tė realizuar shkrimin shqip me shkronja latinė nė Kongresin e Manastirit, Bėrjen e Hymit Kombėtar, formimi Shoqatave pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, Deklarata e firmour pėr Pavarėsinė mė 1912, Krijmi i Kishės Autoqefale Orthodokse tė Shqipėrisė, dhe tė Komunitetit autoqefal Mysliman, pjesmarrja nė 1919 nė Lidhjen e Kombeve pėr ndalimin e copėtimiit tė trojeve tė Shqipėrisė, Kongresi i Lushnjės ku u vendos Kryeqyteti Shqiptar,pjesmarrja nė luftėn nacional-ēlirimtare. Pranimi me vetėdije i Kushtetutės qoftė atė tė Zogut qoftė atė tė diktatuės, qoftė Kushtetutėn nė Kohėn e Demokracisė - se Shqipėria ėshtė shtet laik.
Kontributi i intelektualėve Religjiozė ėshtė shumė mė i madh se sa kėto qė pėrmėnda shkurtimisht, por nė se kėta intelektualė mė parimet dhe normat morale tė tyre, me pėrkushtimin e tyre nė punė, me dėshirėn e tyre pėr tė ruajtur moralitetin dhe traditat e jashtazakonshme tė tė tre komunitetev pe pėr ruajtjen e familjes,adhurimit tė Zotit, respektimin e ligjit dhe tė shtetit- do tė pėrfshiheshin edhe nė drejtimin Legjislativ, egzekutiv qėndror dhe local, Shqipėria nuk do tė vuante kėto deformime tė Demokracisė,, shkeljet e ligjt, korrusioni, kriminalitetin dhe imoraltitetin social dhe shtetėror.
Le tė shpresojmė qė krahas ndihmės sė pakursyer tė BE dhe SHBA, pėrpjekjeve tė politikės sė sotme pėr tė dalė nga bataku , tė pėrfshihet nė kėto pėrpjekje edhe pjesa e intelektualėve Religjiozė tė Shqipėrisė.