Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 57
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu

    Policia: Rrėmbimi i Klajdit mund tė jetė dhe njė grindje mes adoleshentėsh. Biznesmeni kėrkon ndihmėn e medias

    Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu

    Klajdi Shehu, 17 vjeē, ėshtė rrėmbyer forcėrisht nga tre persona, teksa udhėtonte me mjetin e tij

    VLORĖ- Merret peng nipi i biznesmenit tė fuqishėm nė vend, Sulo Shehu. Ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, teksa 17-vjeēari Klajdi Shehu kishte lėnė palestrėn e forcės dhe me mjetin e tij ishte drejtuar pėr nė shtėpi. Burime tė policisė, tė cilat i referohen edhe dėshmive tė marra nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se sapo 17-vjeēari ka qenė duke udhėtuar me mjetin e tij, kur i kanė dalė pėrpara tre persona tė cilėt e kanė marrė forcėrisht dhe e kanė futur nė automjetin e tyre tip Volsvagen dhe mė pas janė larguar nė drejtim tė paditur. Kanė qenė familjarėt e 17-vjeēarit ata qė kanė njoftuar menjėherė policinė e cila ėshtė vėnė nė ndjekje tė autorėve tė krimit, por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, uniformat blu nuk kanė rėnė nė gjurmė tė tyre. Burimet thanė pėr gazetėn se ka qenė vetė biznesmeni Sulo Shehu ai qė ka njoftuar policinė si dhe mediat e qytetit pėr rrėmbimin e nipit tė tij 17- vjeēar, i cili ishte nxėnės nė shkollėn private "Drita e Dijes" nė qytetin e Vlorės. Shehu ka kėrkuar nga policia kapjen e rėmbyesve dhe lirimin e nipit tė tij, ndėrkohė qė ka sensibilizuar vetė mediat e qytetit, duke kėrkuar ndihmėn e tyre pėr lirimin e nipit tė tij.
    Rrėmbimi.

    Ora kishte kaluar 21:30 tė ditės sė djeshme, kur 17- vjeēari Klajdi Shehu ka lėnė palestrėn e forcės nė afėrsi tė qėndrės sė qytetit, tė cilėn e frekuentonte rregullisht dhe me makinėn e tij ėshtė drejtuar pėr nga stacioni hekurudhor i udhėtarėve, pa e vėnė re se dikush po e ndiqte. Kur makina e drejtuar nga Klajdi Shehu ėshtė gjendur pranė ish- fabrikės sė makaronave, njė autoveturė tjetėr i ka prerė atij rrugėn, duke e detyruar qė tė ndalonte. Ka qenė njė autoveturė tip Volsvagen , nga e cila kanė dalė tre persona dhe e kanė nxjerė 17- vjeēarin nga makina e tij, duke e futur forcėrisht nė makinėn e tyre, thanė pėr gazetėn burime tė policisė tė cilat i referohen dėshmive tė marra nė vendngjarje.
    Mė pas Volsvageni me tė tre rrėmbyesit ėshtė larguar me shpejtėsi dhe duke pėrfituar nga errėsira e natės ka mundur tė largohet nė drejtim tė paditur. Nuk dihet se kush i ka njoftuar familjarėt e 17- vjeēarit pėr rrėmbimin e kėtij tė fundit, por bėhet e ditur se ata kanė njoftuar policinė e Vlorės, e cila ėshtė vėnė menjėherė nė gjendje alarmi, duke nxjerrė shumė forca nė rrugė. Uniformat blu kanė bllokuar tė gjitha kryqėzimet dhe janė vėnė nė ndjekje tė rrėmbyesve tė panjohur. Burimet e vona tė policisė sė Vlorės, bėnė tė ditur pėr njė grindje midis rrėmbyesve dhe 17- vjeēarit,qė mendohet tė ketė qenė edhe shkaku i kėsaj pengmarrjeje. Megjithatė, policia nuk ka bėrė tė ditur saktėsisht se kush ka qenė shkaku i vėrtetė i kėtij rrėmbimi, njė grindje banale mes adoleshentėsh, apo qėnia e 17- vjeēarit si nip i biznesmenit tė njohur Sulo Shehu.

    Kush ėshtė Sulo Shehu
    Sulo Shehu ėshtė njė nga biznesmenėt mė tė fuqishėm dhe ndėr mė tė njohurit nė vend. Ai njihet si njė nga grosistėt mė tė mėdhenj tė ēimentos nė Shqipėri dhe ka njė aktivitet prej mė shumė se 10 vjetėsh. Sulo Shehu nuk njihet pėr konflikte nė qytet, ndėrkohė qė nė qershor tė vitit ’99 Alfred Nebiu, i njohur me pseudonimin “Kakami”, i cili kishte vetėm njė javė qė kishte dalė nga burgu, i ka vėnė atij njė gjobė prej 238 milionė e 100 mijė liretash. Biznesmeni Shehu ishte lidhur me policinė e Vlorės e cila nė atė kohė drejtohej nga Arben Zylyftari, duke i treguar edhe vendin se ku e kishte lėnė me Alfred Nebiun pėr tė dhėnė gjobėn e kėrkuar. Por njė i afėrm i biznesmenit Shehu e ka tradhtuar kėtė tė fundit, duke i treguar Kakamit pėr pritėn qė i kishin bėrė. Kakami qė kishte marrė tė gjitha informacionet ka shkuar nė shtėpinė e tė vėllait tė Sulos Shehu, i cili do tė ishte dhe dorėzanėsi i lekėve dhe i ka bėrė pritė atij pėrpara vilės sė tij, duke i rrėmbyer thesin me lekė dhe duke u larguar nė drejtim tė paditur. Pas njė viti Kakami ėshtė gjetur i vrarė.
    Ilir Ruci
    ---------------------------
    ---------------------------------
    Gjendet makina e 22 vjeēa
    rit tė rrėmbyer, Klajdi Shehu


    VLORE (22 Prill) - Policia e Vlorės gjeti mėngjesin e sotėm automjetin e 22-vjeēarit Klajdi Shehu, nipi i biznesmenit tė njohur vlonjat tė ēimentos, Sulo Shehu, i cili u rrėmbye mbrėmjen e djeshme. Automjeti fuoristradė tip "Benz" me targė DR 3435 B, u gjet rreth orės 07.30, nė rrugėn qė tė ēon tek agjencia e vjetėr e udhėtarėve, disa dhjetra metra larg godinės sė Zyrės Rajonale tė OSBE-sė. Nuk ka tė dhėna rreth fatit tė 22-vjeēarit, ndėrkohė qė policia po punon me intensitet pėr gjetjen e tij. Mėsohet se gjatė natės janė shoqėruar nė komisariat 3 persona, tė cilėt dyshohet se mund tė kenė dijeni pėr rrėmbimin e 22-vjeēarit Shehu. 22-vjeēari Klajdi Shehu u rrėmbye dje rreth orės 22.00 tė mbrėmjes nga tre persona. Vetė biznesmeni Shehu, xhaxhai i 22-vjeēarit, njoftoi policinė pėr kėtė rrėmbim. Ai sqaroi se pengmarrėsit e Klajdit nuk kanė kėrkuar para dhe e cilėsoi rrėmbimin si presion pėr t'u shkėputur nga biznesi. ro/ro (News24/BalkanWeb
    -------------------------
    --------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beqari002 : 22-04-2003 mė 06:57
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Po ju sqaroj disa paqartesi nga shkirmi i mesiperm. Personi eshte 20 vjec dhe jo 17 e as 22, dhe se ai ka qene me studime ne Shqiperi.


    Le te shpresojme se do te gjendet shendoshe e mire ai.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Keto ngjarjet me grabitje, pengmarje e korrupsjoni i pa skrupull i qeveritarve,te kujtojne kohen e Al Kapones e bandes se tije ne vitet 30 ne Amerik!
    E uditshme, disa i shqetsone (gabimi i moshes ne artikullin me larte), dhe nuk i shqetsone pasigurija qe ka krijuar kjo qeveri e ndyre dhe e zhytur ne hajdutllek.
    Te rrroje partija o mikkkkk

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ndryshimin e moshes dhe vendin ku studjonte e kerkuan njerzit e tij te njohur. Shoket e tij., per mua nuk ka rendesi mosha. Mua me vjen cudi me gazetat nga i marrin keto informacione kaq te sakta. Ja sa mund ti besosh informacionit qe vendosin ata neper artikuj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri

    --------------

    Per Klajdin e rrembyer, 10 milione USD.
    (..Jep Sulua...shenim imi..brari)

    Sulo Shehu ne lidhjen telefonike qe pati me rrembyesit e nipit 22-vjecar, u premtoi se "do te paguaje 10 milione dollare per t'i shkaterruar". Reagimi erdhi menjehere pasi ata i kishin thene me gjakftohtesi, "djalin do ta vrasim", duke mos kerkuar para ne kembim te lirise. Policia mes shume te shoqeruarve, ndaloi tre prej tyre. Detajet per minutat para dhe gjate rrembimit dhe deshmite okulare per makinen me targa te Fierit qe kaloi Uren e Mifolit

    Ardian DAUTI

    Bisnesmeni Sulo Shehu ne shenje shpagimi ndaj rrembyesve te nipit te tij 22-vjecar Klajdit, premtoi te jape 10 milione dollare, nese "ata do ta vrasin". Shehu e beri kete deklarate gjate nje lidhjeje qe pati me disa persona qe i thane permes telefonit celular "me gjakftohtesi se do ta vrasim djalin". Telefonata, eshte bere me nje nga rrembyesit, vetem 2 ore pas rrembimit te nipit. "Ishte nje ze i embel, por i vendosur, qe me tha se do ta vrasin Klajdin", tregon Shehu. Ai u eshte kundervene ne telefon rrembyesve dhe, madje, ne perpjekje per t'i trembur, thote se, u ka permendur edhe nje shifer prej 10 milione USD, qe do te vinte ne dispozicion, per t'i shkaterruar ata, ne rast te ndonje veprimi ekstrem.

    Daja: Si ma rrembyen Klajdin

    Te afermit e Klajdit tregojne se cdo mbremje shkonte ne nje palester. Por dje, ishte kunati i Sulos, qe ka pare tere skenen e frikshme, duke lajmeruar me pas familjaret. "Po kaloja me makine afer palestres qe ndodhet prane rruges transballkanike kur nga pasqyra shoh foristraden dhe tre persona te beshem te gjate qe i afrohen Klajdit. Ne fillim s'kuptova gje por dyshova ndaj u ktheva pas 5 minutash. Nuk e gje Klajdin dhe pyes punetorin e palestres se ku ndodhej e ai me thote se iku me makinen e tij. atehere kuptova gjithcka. Menjehere lajmerova familjen". Policia eshte lajmeruar nga bisnesmenet dhe ajo eshte vene ne levizje per gjetjen e autoreve. Fillimisht jane bllokuar rruget e qytetit por patrulla u vune dhe tek familjet e bisnesmeneve, per cdo eventualitet. Sipas burimeve te policise, punetori i palestres ka dhene disa tipare te pengmarresve. Ata kishin qendruar pa rene ne sy per te keq, per disa minuta mbi nje automjet tip Volksvagen, duke pire cigare. Kur Klajdi nisi makinen, ata i dolen para dhe me pistolete ne dore i bene shenje te ndaloje. Djali ka ndaluar dhe aty nisi kacafytja pasi pengmarresit ndeshen ne rezistencen e Klajdit. Dy prej pengmarresve jane ulur ne sediljet e parme te makines kurse i treti ka qendruar nga prapa dhe me force e kane detyruar Klajdin te hyje ne makine. Nga burime te ndryshme te policise dyshohet se pengmarresit jane nga rrethe te tjera, sepse tonacioni dhe menyra e te folurit ne telefon nuk ngjason me theksin e njohur vlonjat.

    Policia ndalon 3 persona

    Policia e Vlores, eshte duke realizuar nje operacion te fuqishem, ne bashkepunim me forca te shumta te policise speciale te Tiranes. Kjo e fundit ka sjelle nje ekip te specializuar per te ndermjetesuar ne nje lirim te mundshem te personit te marre peng. Sipas nje prej drejtuesve te policise kriminale, "kemi te bejme me nje grup te sofistikuar prej 12 vetesh, te ndare ne sektore te ndryshem dhe teper te organizuar, ku cdonjeri prej tyre ka kryer saktesisht punen e tij. Dikush eshte marre me vezhgimin, dikush me transportin dhe marrjen e pengut dhe te tjere, me strehimin". I njejti burim, shtoi se "ne kemi ngushtuar rrethin e te dyshuarve". Nderkaq, edhe Prokuroria e Vlores po punon me intensitet per zbardhjen e ngjarjes. Prokurori i Rrethit, Petrit Cano, tha dje se, "eshte ngritur nje grup i posacem hetimor, qe ka marre ne shqyrtim te gjitha provat. Po vleresohet cdo element qe ka vlere per ecurime e hetimeve", nenvizoi Cano. Sipas disa deshmitareve nga fshati Kanine, mesohet se ata kane pare nje makine fuoristrade me targa te Fierit duke kaluar fshatin me shpejtesi per ne rrugen e malit ne nje terren mjaft te veshtire.

    Nena e Klajdit: Do ta shoh djalin serish?

    Ne familjen e Agron Shehut shtepia e te cilit ndodhet prane tregut te qytetit dje, kishte shume vizitore. E ema e Klajdit Lushi, mbahet mire dhe mundohet t'i fshehe lotet por sapo ze emrin e Klajdit ne goje lotet burojne. "Kam besim se djali do te rikthehet sepse ne nuk i kemi bere keq njeriut, por punojme me djersen e ballit". Nena e perlotur duke mos arritur dot te permbahet ashtu si edhe te gjithe pjesetaret e tjere te familjes por dhe te afermit e miqte, mendon se kjo qe ndodhi eshte mjaft e rende por per nje djale krejt te pafajshem. A.D

    Alo! Xhaxhi, jam Klajdi...

    Rreth dy ore e gjysme, pasi kishte ndodhur rrembimi i bujshem ne mes te qytetit, Klajdi eshte bere i gjalle. Ai ka arritur te flase vetem 10 sekonda me familjen, ndersa para e pas tij, folen pengmarresit, qe kercenuan te afermit. "Ishte ora 24°°, kur ata moren ne numrin fiks te Sulo Shehut dhe folen me nje nga nipat duke i thene: "Kete rradhe nuk e merrni te gjalle". Menjehere pas kesaj, telefoni, eshte mbyllur nga te panjohurit. Familjaret lajmeruan Sulon dhe te vellain qe ndodheshin ne polici, por ende pa mbaruar biseden, celulari i Sulos ra dhe pengmarresit folen edhe me te. "Po nuk na dhe 10 milione $ nuk e merr nipin". Menjehere pas kesaj, ka dale Klajdi ne telefon duke folur "Xhaxhi jam mire", por, pa mundur dot te vazhdoje sepse ne telefon ka dale nje prej pengemarresve qe i thote Sulos: "A e degjove". Por Suloi reagon ashper: "Jap 10 milione dollare dhe do t'ju kap", duke i dhene fund bisedes. A.D

    Policia familjes: Se bashku, heshtje shtypi

    Ne oret e vona te pasdites se djeshme, menjehere pas nje takimi qe kryepolicet e prefekturave te vendit, paten me kreret e tyre ne Ministrine e Rendit, eshte vendosur nje marreveshje mes policise se Vlores dhe familjareve te Klajdi Shehut, per te heshtur ndaj shtypit. Sipas burimeve, mesohet se dy palet, me kerkesen e policise, kane vendosur te shkepusin dhe te mos japin me asnje detaj per publikun pasi vleresojne, se kjo prish hetimet e ngjarjes. A.D


    ...........................................



    Mendime..

    Mendoj se ne Vrasjet e fundit ka dore Banda "hakmarrja" e Leart Shytave te Bllok-Terbacit..
    Banda Hakmarrja ishte e lire te bej cte doje kto vitet Socialiste.
    Megjithate Qeveria ja hoqi dhe me vendim Gjyqi ate "njolle ne biografi" kesaj Bande.
    Pra vrisni ... rrembeni.. beni cte doni..u tha Shteti djemve "debatikas" te Luan Pobratit.

    Ata tani jane Vipa ne Tirane dhe ndertojne grataciela per Vete dhe Ed Ramen..
    Dhe Erion Brace e ka per nder te pije kafe me Njesitin Gueril te Pobrat-Kolanecvee Shyt-Sigurimsave te Bllokut.. ose berthamen e Revolucionit Skafist-qosist Skelarist te 97-tes..

    Sulo Shehu eshte biznesmen qe nuk hyn tek Rraca e militanteve Ps-iste dhe gjithmone i ka dale pune me bandat e Vlores.

    Keshtu eshte kur Rendi komandohet nga nje hajdut si Luan Rama..e jo vetem hajdut por dhe demagog maestro ne llafo-rrena-logji.



    -----

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Per Klaudion e rrembyer, 10 milione USD

    Sulo Shehu ne lidhjen telefonike qe pati me rrembyesit e nipit 20-vjecar, u premtoi se "do te paguaje 10 milione dollare per t'i shkaterruar". Reagimi erdhi menjehere pasi ata i kishin thene me gjakftohtesi, "djalin do ta vrasim", duke mos kerkuar para ne kembim te lirise. Policia mes shume te shoqeruarve, ndaloi tre prej tyre. Detajet per minutat para dhe gjate rrembimit dhe deshmite okulare per makinen me targa te Fierit qe kaloi Uren e Mifolit


    Bisnesmeni Sulo Shehu ne shenje shpagimi ndaj rrembyesve te nipit te tij 20-vjecar Klaudio, premtoi te jape 10 milione dollare, nese "ata do ta vrasin". Shehu e beri kete deklarate gjate nje lidhjeje qe pati me disa persona qe i thane permes telefonit celular "me gjakftohtesi se do ta vrasim djalin". Telefonata, eshte bere me nje nga rrembyesit, vetem 2 ore pas rrembimit te nipit. "Ishte nje ze i embel, por i vendosur, qe me tha se do ta vrasin Klaudion", tregon Shehu. Ai u eshte kundervene ne telefon rrembyesve dhe, madje, ne perpjekje per t'i trembur, thote se, u ka permendur edhe nje shifer prej 10 milione USD, qe do te vinte ne dispozicion, per t'i shkaterruar ata, ne rast te ndonje veprimi ekstrem.

    Te afermit: Si na rrembyen Klaudion

    Te afermit e Klaudio Shehu tregojne se cdo mbremje shkonte ne nje palester. Por dje, ishte kunati i Sulos, qe ka pare tere skenen e frikshme, duke lajmeruar me pas familjaret. "Po kaloja me makine afer palestres qe ndodhet prane rruges transballkanike kur nga pasqyra shoh foristraden dhe tre persona te beshem te gjate qe i afrohen Klajdit. Ne fillim s'kuptova gje por dyshova ndaj u ktheva pas 5 minutash. Nuk e gje Klajdin dhe pyes punetorin e palestres se ku ndodhej e ai me thote se iku me makinen e tij. atehere kuptova gjithcka. Menjehere lajmerova familjen". Policia eshte lajmeruar nga bisnesmenet dhe ajo eshte vene ne levizje per gjetjen e autoreve. Fillimisht jane bllokuar rruget e qytetit por patrulla u vune dhe tek familjet e bisnesmeneve, per cdo eventualitet. Sipas burimeve te policise, punetori i palestres ka dhene disa tipare te pengmarresve. Ata kishin qendruar pa rene ne sy per te keq, per disa minuta mbi nje automjet tip Volksvagen, duke pire cigare. Kur Klaudio nisi makinen, ata i dolen para dhe me pistolete ne dore i bene shenje te ndaloje. Djali ka ndaluar dhe aty nisi kacafytja pasi pengmarresit ndeshen ne rezistencen e Klajdit. Dy prej pengmarresve jane ulur ne sediljet e parme te makines kurse i treti ka qendruar nga prapa dhe me force e kane detyruar Klaudion te hyje ne makine. Nga burime te ndryshme te policise dyshohet se pengmarresit jane nga rrethe te tjera, sepse tonacioni dhe menyra e te folurit ne telefon nuk ngjason me theksin e njohur vlonjat.


    Policia ndalon 3 persona

    Policia e Vlores, eshte duke realizuar nje operacion te fuqishem, ne bashkepunim me forca te shumta te policise speciale te Tiranes. Kjo e fundit ka sjelle nje ekip te specializuar per te ndermjetesuar ne nje lirim te mundshem te personit te marre peng. Sipas nje prej drejtuesve te policise kriminale, "kemi te bejme me nje grup te sofistikuar prej 12 vetesh, te ndare ne sektore te ndryshem dhe teper te organizuar, ku cdonjeri prej tyre ka kryer saktesisht punen e tij. Dikush eshte marre me vezhgimin, dikush me transportin dhe marrjen e pengut dhe te tjere, me strehimin". I njejti burim, shtoi se "ne kemi ngushtuar rrethin e te dyshuarve". Nderkaq, edhe Prokuroria e Vlores po punon me intensitet per zbardhjen e ngjarjes. Prokurori i Rrethit, Petrit Cano, tha dje se, "eshte ngritur nje grup i posacem hetimor, qe ka marre ne shqyrtim te gjitha provat. Po vleresohet cdo element qe ka vlere per ecurime e hetimeve", nenvizoi Cano. Sipas disa deshmitareve nga fshati Kanine, mesohet se ata kane pare nje makine fuoristrade me targa te Fierit duke kaluar fshatin me shpejtesi per ne rrugen e malit ne nje terren mjaft te veshtire.

    Nena e Klaudios: Do ta shoh djalin serish?

    Ne familjen e Agron Shehut shtepia e te cilit ndodhet prane tregut te qytetit dje, kishte shume vizitore. E ema e Klaudios, Lushi, mbahet mire dhe mundohet t'i fshehe lotet por sapo ze emrin e Klaudios ne goje lotet burojne. "Kam besim se djali do te rikthehet sepse ne nuk i kemi bere keq njeriut, por punojme me djersen e ballit". Nena e perlotur duke mos arritur dot te permbahet ashtu si edhe te gjithe pjesetaret e tjere te familjes por dhe te afermit e miqte, mendon se kjo qe ndodhi eshte mjaft e rende por per nje djale krejt te pafajshem. A.D

    Alo! Xhaxhi, jam Klajdi...

    Rreth dy ore e gjysme, pasi kishte ndodhur rrembimi i bujshem ne mes te qytetit, Klajdi eshte bere i gjalle. Ai ka arritur te flase vetem 10 sekonda me familjen, ndersa para e pas tij, folen pengmarresit, qe kercenuan te afermit. "Ishte ora 24°°, kur ata moren ne numrin fiks te Sulo Shehut dhe folen me nje nga nipat duke i thene: "Kete rradhe nuk e merrni te gjalle". Menjehere pas kesaj, telefoni, eshte mbyllur nga te panjohurit. Familjaret lajmeruan Sulon dhe te vellain qe ndodheshin ne polici, por ende pa mbaruar biseden, celulari i Sulos ra dhe pengmarresit folen edhe me te. "Po nuk na dhe 10 milione $ nuk e merr nipin". Menjehere pas kesaj, ka dale Klaudio ne telefon duke folur "Xhaxhi jam mire", por, pa mundur dot te vazhdoje sepse ne telefon ka dale nje prej pengemarresve qe i thote Sulos: "A e degjove". Por Suloi reagon ashper: "Jap 10 milione dollare dhe do t'ju kap", duke i dhene fund bisedes. A.D

    Policia familjes: Se bashku, heshtje shtypi

    Ne oret e vona te pasdites se djeshme, menjehere pas nje takimi qe kryepolicet e prefekturave te vendit, paten me kreret e tyre ne Ministrine e Rendit, eshte vendosur nje marreveshje mes policise se Vlores dhe familjareve te Klaudio Shehut, per te heshtur ndaj shtypit. Sipas burimeve, mesohet se dy palet, me kerkesen e policise, kane vendosur te shkepusin dhe te mos japin me asnje detaj per publikun pasi vleresojne, se kjo prish hetimet e ngjarjes. A.D

    Ardian Dauti

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Rrėmbimi i Klajdit, Topi: S’pėrjashtohet pista politike

    TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar Bamir Topi kėrkoi dje ndėrhyrjen e presidentit Alfred Moisiu pėr zbardhjen e rrėmbimit tė Klaudio Shehut, nipit tė bosit tė ēimentos nė Vlorė, Sulo Shehu. “Kjo mbetet njė ngjarje e hidhur qė do tė sqarohet orė pas ore por duke u nisur nga ngjarjet e mėparshme, mund tė themi se vrasjet po vijnė nė mėnyrė tepėr periodike dhe dinamizimi i vrasjeve nė Shqipėri ėshtė i lartė. Kjo do tė donte patjetėr ndėrhyrjen e Presidentit tė Republikės, i cili ka mbajtur vazhdimisht njė qėndrim tepėr tė vėmendshėm ndaj ngjarjeve qė preokupojnė institucionet ne shoqėrinė shqiptare, por mė shumė se kurrė nė rastin konkret ėshtė bėrė shqetėsim nga tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė ndėrhyrja pėr t’i thėnė ndal kėsaj krize tė madhe qė ka pushtuar institucionet”, -tha Topi. Ndėrkohė xhaxhai i djalit tė marrė peng dje, bosi i ēimentos nė Vlorė, Sulo Shehu, ka qenė njė ndėr pretendentėt pėr kandidat pėr deputet nė vitin 2002 nga Partia Demokratike. Pėr kėtė arsye, demokratėt nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė rrėmbimi e nipit tė Sulo Shehut tė jetė bėrė edhe pėr arsye politike. Sipas Topit, bosi i ēimentos njihet pėr afeksionin pėr tė djathtėn dhe veēanėrisht pėr PD-sė, ēka nuk e pėrjashton mundėsinė e njė ngjarje me baza politike. “Ju besoj se jeni tė informuar po aq mirė sa unė pėr ngjarjet e orėve tė fundit, atė tė rrėmbimit tė tipit mafioz tė Klaudio Shehut, nipit tė njė biznesmeni tė njohur dhe duhet ta dini se biznesi nė Shqipėri klasifikohet nė dy hallka, ai i vogėl dhe i mesėm. Biznesi i vogėl rrėnohet nga vendosja e taksave tė larta dhe konkurrenca e pandershme, ndėrsa biznesi i madh natyrisht rėndohet pėrmes kėtyre mėnyrave tė cilat nuk janė tė panjohura pėr mafien ndėrkombėtare, e pėrcaktuar dhe e huazuar natyrisht nga mafia mė e sofistikuar, siē ėshtė ajo siēiliane. Pra mėnyra pėr tė ushtruar presion mbi biznesin ėshtė ose nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, ose nė mėnyrė tė tėrthortė pėrmes familjarėve”, -tha Topi.

    Nevila Pėrndoj

    Copyright 2003 Shekulli

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    "Mos u bėni merak pėr mua”

    Djali 20- vjeēar ka studiuar pėr katėr vjet nė njė universitet nė Misisipi tė Amerikės. Nisej pėr nė Itali

    Aleksandra Bogdani

    VLORĖ- Babai i Klaudio Shehut, djalit tė marrė peng mbrėmjen e sė hėnės, e ka gdhirė nė korridoret e ngushta tė Drejtorisė sė Policisė sė Vlorės. Agron Shehu ka mundur tė qėndrojė vetėm pėr disa minuta nė banesėn e tij, ku janė mbledhur tė gjithė tė afėrmit, pėr t’u larguar mė pas nė drejtim tė policisė. Ai ka ndjekur nga afėr tė gjitha lėvizjet e uniformave blu pėr gjetjen e djalit tė tij tė madh. Por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, familja e Agron Shehut vuante ankthin e zhdukjes sė Klajdit. “Shpresoj tė mė kthehet shėndoshė e mirė nė shtėpi, pasi kam frikė se mos ma vrasin”,-thotė me zė tė dridhur Agron Shehu. Babai i Klaudios ka pirė njė kafe me miqtė e tij dhe mė pas ka shkuar nė shtėpi, mbrėmjen e sė hėnės. Por qetėsia nė familjen Shehu ėshtė “thyer” menjėherė pas lajmit tė zhdukjes sė Klaudios, nė ēastin qė 20- vjeēari po dilte nga palestra ku stėrvitej mbrėmjeve.

    Rrėfimi

    Agron Shehu tregon se dy djemtė e tij shkonin prej tre muajsh nė palestėr nė orėn 7 e 30 minuta dhe qėndronin aty pėr 1 orė. Por mbrėmjen e sė hėnės, djali 15-vjeēar Ronaldo ka qėnė i sėmurė me grip dhe nuk e ka shoqėruar tė vėllanė nė palestėr. Sipas tė atit, Klaudio ka marrė fuoristradėn e tij tip “Benz” dhe ėshtė nisur drejt rrugės me baltė tė palestrės. “Rreth orės 9 e 30, minuta nė shtėpinė time erdhi kunati i vėllait, i cili mė pyeti pėr Klajdin”,-tregon Agron Shehu. Ai i ka kėrkuar Agronit tė merrte nė telefon tė birin, pėr tė marrė vesh se ku ndodhej. Babai i Klaudios thotė pėr “Shekullin” se ka tentuar disa herė tė lidhet nė telefon me tė birin, por asnjėherė nuk ka mundur tė dėgjojė zėrin e tij. Nė kėtė ēast, kunati i Sulo Shehut i ka thėnė Agronit se ka parė tre djem tė bėshėm, tė cilėt po hipnin nė makinėn e Klaudiost, pak metra larg palestrės. Sipas dėshmitarit nė vendngjarje, tre djemtė kishin zbritur nga njė makinė pa targa, ngjyrė gri dhe me portobagazh dhe shpejtėsi kishin mundur tė hipnin nė makinėn e pinjollit tė familjes Shehu. I mėsuar me “kėrcėnime” e vendosje gjobash, Agron Shehu i ėshtė drejtuar menjėherė komisariatit tė policisė sė Vlorės, ku ka denoncuar zhdukjen e tė birit.

    Telefonata

    “Ka qėnė ora 22 e 40 minuta kur ka rėnė telefoni i shtėpisė”,-vazhdon rrėfimin Agron Shehu.Ai thotė se pengmarrėsit e tė birit kanė reaguar menjėherė pasi kanė parė nė njė kanalin televiziv Top-Channel lajmin pėr zhdukjen e Klaudio Shehut. Telefonin e ka ngritur Ronaldo, vėllai i 20- vjeēarit tė marrė peng. Personat nga ana tjetėr e telefonit, i kanė kėrkuar Ronaldos tė flisnin me tė atin. Por Agron Shehu thotė se nė kėtė ēast ka qėnė nė mjediset e policisė sė bashku me tė vėllanė. Pak minuta pas telefonatės sė parė, tė bėrė nė numrin e shtėpisė, personat e panjohur i kanė rėnė telefonit celular tė Agron Shehut. Ai thotė se grabitėsit e tė birit e kanė marrė me numėr tė panjohur. “Sapo e ngrita telefonin, dėgjova zėrin e tim biri, i cili po mė thoshte tė mos bėhesha merak”,-thotė Agroni. Sipas tij, Klaudio i ka folur me zė tė qetė dhe e ka porositur tė mos e “ngrinin zėrin” pėr zhdukjen e tij. Menjėherė pas kėtij, zėri i Klaudios ėshtė zėvendėsuar me zėrin e njė tjetėr djali, i cili i ka kėrkuar Agron Shehut tė mos denoncojė nė polici dhe as nė media. Zėri pėrtej telefonit ka kėrcėnuar me jetėn e 20- vjeēarit tė marrė peng. Kėrcėnimet i ka dėgjuar edhe biznesmeni Sulo Shehu, i cili u ka kėrkuar pengmarrėsve tė lironin nipin e tij. Agron Shehu thotė pėr “Shekullin” se i vėllai u tha pengmarrėsve se do tė jepte 10 milionė dollarė pėr tė gjetur dhe shkatėrruar personat qė i morėn peng tė birin.

    Pengu

    Klaudio Shehu, nipi i biznesmenit tė ēimentos, kishte disa muaj qė ishte kthyer nga Amerika. I ati i Klaudios tregon se ai ka studiuar nė njė kolegj nė Misisipi, pėr katėr vjet. Mė pas, ai ka vendosur tė kthehet pranė familjes pėr disa muaj, pėr tė studiuar nė Itali. “Kishim pėrgatitur gjithēka qė ai tė shkonte nė Itali pėr studime, nė shtator”,-thotė Agron Shehu. Ai shton se i biri ishte djalė i qetė dhe se nuk ka pasur asnjė grindje gjatė ditėve tė fundit. Ndėrsa marrjen peng tė Klaudios, i ati e lidh me vėnien e njė gjobe ose me goditjen e biznesit tė vėllait tė tij, Sulo Shehu. “Unė kam shumė shpresė tek policia, e cila ėshtė vėnė nė lėvizje qė nė ēastin qė denoncuam zhdukjen e Klaudios”,-thotė Agron Shehu. Ai tregon se uniformat blu tė Vlorės kanė ushtruar kontrolle dhe kanė shoqėruar njerėz gjatė gjithė natės. Ndėrsa nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, policia ka mundur tė gjejė makinėn e Klaudios, me targa DR 3435C. Sipas babait tė 20- vjeēarit tė marrė peng, makina ėshtė gjetur e mbyllur, nė njė rrugicė pranė prokurorisė sė Vlorės. Agron Shehu shprehet se nuk e di se cilėt janė personat qė i kanė grabitur tė birin. Frika se mos i vrasin Klaudion, e tmerron prej shumė orėsh. Megjithatė, ai shpreson nė ēdo ēast rikthimin e tė birit pranė familjes.

    Copyright 2002 Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Biznesmeni i njohur i ēimentos, Sulo Shehu, u ka kėrkuar pengmarrėsve t’i lirojnė nipin ose do t’i shkatėrrojė

    Mė mirė tė punosh nė Irak sesa nė Shqipėri. Pengmarrja pėr konkurrencė ose pėr vendosje gjobe

    VLORĖ- Sulo Shehu, biznesmeni i njohur nė tregun shqiptar pėr shitjen e ēimentos, ėshtė pėrballur shumė herė me kėrcėnime e vėnie gjobash. Por pasi ka paguar shuma tė mėdha parash pėr tė mbrojtur biznesin e tij dhe jetėn e tė afėrmėve, Shehu shprehet pėr “Shekullin” se nuk ka ndėrmend tė japė asnjė lekė pėr personat e inkriminuar qė i kanė rrėmbyer nipin e tij apo pėr ata qė tentojnė t’i shkatėrrojnė tregtinė. Biznesmeni i njohur, me origjinė nga Shkodra ka qėndruar sė bashku me tė vėllanė nė mjediset e policisė, duke u njohur me tė gjitha lėvizjet e bėra, pėr gjetjen e Klaudio Shehut. Tepėr i shqetėsuar pėr rrėmbimin e nipit, Shehu shprehet se kjo ngjarje mund tė jetė nxitur nga dy qėllime, nga konkurrenca ose nga persona gjobėvėnės. E ndėrsa kėrkon qė policia tė gjejė grabitėsit e nipit tė tij, Shehu shprehet se situata nė Shqipėri ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė bėrė biznes tė ndershėm. Sipas Sulo Shehut, shitja e 500 mijė tonėve ēimento nė vit mund tė ketė nxitur konkurrentėt e tij t’i shkatėrrojnė nė kėtė mėnyrė biznesin.

    Zoti Shehu, ju keni komunikuar vetė me pengmarrėsit gjatė mbrėmjes sė djeshme. Sa para ju kėrkuan ata pėr tė lėnė tė lirė Klaudion?
    Nė tė vėrtetė unė nuk e di se ēfarė kėrkojnė kėta persona. Gjatė bisedės qė pata nė telefon, kėta persona mė kėrkuan qė tė mos flisja, pėr zhdukjen e nipit tim. Ndėrsa unė u thashė se e dija se kush ishin dhe se ēfarė donin. U kėrkova tė linin tė lirė nipin tim, duke iu thėnė se do tė jap 10 milionė dollarė pėr t’i gjetur dhe pėr t’i shkatėrruar kėta njerėz. Personi me tė cilin fola, nuk mė kėrkoi para por kėrkoi qė unė dhe vėllai im tė heshtnim, duke mos e bėrė tė madhe kėtė ngjarje.
    A mendoni ju se Klajdi Shehu ėshtė rrėmbyer pėr t’ju bėrė presion ju apo familjarėve tuaj?
    Unė sot mbuloj 75 pėr qind tė tregut tė ēimentos nė vend, gjė qė ka nxitur edhe pakėnaqėsi.Di tė them se jam njė ndėr biznesmenėt mė tė ndershėm nė Shqipėri. Dyshimi im pėr ngjarjen e fundit ka lidhje me personat tė cilėt mbulojnė 30 pėr qind tė shitjes sė ēimentos nė vend, pra me konkurrencėn. Megjithatė unė nuk mund tė pėrjashtoj as pistėn e gjobėvėnies, edhe pse personat qė kanė rrėmbyer Klaudion nuk mė kanė kėrkuar para. Momentalisht nuk mund tė them se rrėmbimi i nipit tim ka lidhje me politikėn apo jo. Por unė nuk e di se ē’lidhje me politikėn kanė konkurrentėt e mi nė biznes. Sa pėr kėrcėnime, kjo nuk ėshtė hera e parė qė kam marrė. Ca vjet mė parė, unė kam humbur miliona lekė vetėm nga gjobat. Ndėrsa kjo ėshtė hera e dytė qė vėllait tim i marrin peng djalin.
    Dyshimet tuaja kanė lidhje vetėm me pistat e mundshme tė kėtij rrėmbimi apo edhe me personat qė e kanė kryer kėtė krim. Sipas pėrshkrimeve qė u kanė bėrė, a i njihni ju rrėmbyesit e nipit tuaj?
    Sipas kunatit tim qė ka parė skenėn e rrėmbimit, personat ishin tė gjatė, tė bėshėm si dhe tepėr tė shkathėt. Ata kanė vepruar me shpejtėsi dhe shkathtėsi, si tė stėrvitur pėr kėtė punė. Ata mund tė kenė qėnė pengmarrės te specializuar, tė cilėt mund tė jenė komanduar nga persona tepėr tė fuqishėm. Por ne nuk e dimė se cilėt janė tre personat qė rrėmbyen nipin tim.
    Si e cilėsoni ju punėn e policisė sė Vlorės dhe a shpresoni se uniformat blu do ta kthejnė nė shtėpi Klaudio Shehun?
    Forcat e policisė janė impenjuar shumė pėr gjetjen e personave qė kanė rrėmbyer nipin tim. Ata kanė zhvilluar kontrolle gjatė gjithė natės si dhe kanė kontrolluar gjithė vijėn bregdetare. Madje kanė ardhur edhe specialistė nga Tirana, pėr kėtė ēėshtje. Rreth orės 8 e 30 minuta, policia ka gjetur fuoristradėn e Klajdit, tė cilės i ėshtė bėrė edhe ekspertiza. Sipas policisė, nipin tim e kanė keqtrajtuar nė makinė. Pengmarrėsit e kanė shtyrė nga vendi i shoferit ndėrsa janė gjetur shenjat e atleteve tė djalit, i cili i ka rezituar dhunės. Ne shpresojmė se policia do ta gjejė nipin tim si dhe do t’i arrestojė personat tė cilėt e morėn peng atė.
    Ju dhe familjarėt tuaj jeni kėrcėnuar shumė herė nga persona tė inkriminuar. A ndiheni i rrezikuar gjatė karrierės suaj si njė ndėr biznesmenėt mė tė fuqishėm tė tregtisė sė ēimentos nė vend?
    Pas kėsaj ngjarjeje, unė mendoj se ėshtė tepėr e rrezikshme tė punosh ndershmėrisht nė Shqipėri. Vetėm para disa ditėsh na tronditi vrasja e njėrit prej biznesmenėve tė ndershėm, Florian Vilės. Ndėrsa rrėmbimi i nipit tim mė bėri tė vendos tė largohem nga Shqipėria. Ėshtė bėrė gati e pamundur tė punosh i qetė dhe pa probleme, gjė qė mė bėn tė largohem nga Shqipėria. Tani ėshtė mė mirė tė punosh nė Irak sesa kėtu.

    Copyright 2002 Shekulli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Dėshmitari nė Vendngjarje, K.M, tregon detajet e rrėmbimit
    “Tre persona tė bėshėm rrėmbyen Klaudion”

    VLORĖ- K.M. ėshtė personi i vetėm i cili ka parė skenėn e rrėmbimit tė Klaudio Shehut. Kunati i Sulo Shehut ka qėnė duke lėvizur me makinė, pranė ish-fabrikės sė makaronave, kur ka parė makinėn e Klaudios nė njė cep tė rrugės. “Ishte errėsirė dhe unė nuk mund tė shquaja fytyrat e tre personave qė iu afruan fuoristradės”,-thotė pėr “Shekullin”. Ai ka dyshuar fillimisht nėse makina ka qėnė e Klaudios ose jo, pasi nė Vlorė qarkullon edhe njė tjetėr fuoristradė me targa tė Durrėsit. Ndėrsa tre personat, tė cilėt dukeshin tė gjatė e tė bėshėm kanė hipur me shpejtėsi nė makinėn qė ėshtė larguar mė pas nė tė djathtė. Pas fuoristradės ka shkuar njė tjetėr makinė e tipit Wolsvagen Passat, me ngjyrė gri dhe pa targa. “Nė fillim mė vajti mendja tek Klaudio, por nuk isha shumė i qartė. Pastaj personave tė dyshimtė nuk u pashė ndonjė armė nė dorė”,-thotė K.M.. Ai shton se ka shkuar nė palestėr, ku ka pyetur pėr Klaudion. Punonjėsit e palestrės i kanė thėnė se djali 20- vjeēar sapo ėshtė larguar nga stėrvitja. Kjo gjė ka nxitur edhe mė tepėr dyshimet e tij, i cili ėshtė drejtuar pėr nga shtėpia e Agron Shehut. “Pasi shkova nė shtėpinė e Agronit, i thashė tė merrte nė telefon djalin”,-thotė dėshmitari okular nė vendngjarje. Kur nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje nga djali, ai i ka treguar Agron Shehut tė gjithė skenėn qė kishte parė me sytė e tij. K.M. thotė se ndihet shumė keq pėr ngjarjen e rėndė, pasi ai mund tė kishte lajmėruar menjėherė policinė. Megjithatė shton se errėsira e pengoi tė dallonte se ē’po ndodhte nė makinėn e tė afėrmit tė tij.

    Ronaldo u rrėmbye 5 vjet mė parė

    VLORĖ- Agron Shehu ėshtė pėrballur pėr herė tė dytė me zhdukjen e djemve tė tij. Ai nuk e ka harruar tmerrin e katėr viteve mė parė, kur djali i tij i vogėl, Ronaldo u rrėmbye nga disa persona ende tė paidentifikuar nga policia. “Tim bir e rrėmbyen nė oborrin e shtėpisė, i vunė njė thes nė kokė dhe e dėrguan nė njė fshat tė Vlorės”,-thotė Agron Shehu. Ronaldo ėshtė rrėmbyer nė orėn 18.00 tė dhjetorit 1998 dhe ėshtė kthyer nė shtėpi tė nesėrmen. Shehu tregon se pengmarrėsit e kishin zhveshur tė birin, e kishin lidhur mbas njė peme dhe ishin larguar. Ndėrsa Ronaldo, i cili nė atė kohė ishte vetėm 10 vjeē, kishte mundur tė zgjidhej dhe tė largohej vetėm nė pyll. Rastėsisht kishte takuar njė ēoban nė Kaninė, i cili kishte lajmėruar mė pas policinė. Uniformat blu e kishin gjetur djalin 10- vjeēar nė njė baxho nė fshat dhe e kishin dėrguar pranė familjes. Ndėrsa pese vjet mė vonė, pengmarrja godet pėrsėri familjen e Agron Shehut, duke i marrė djalin e madh. Klaudio ėshtė zhdukur mbrėmjen e sė hėnės dhe deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme nuk dihet se ku ndodhet.


    Policia, 4 tė shoqėruar pėr rrėmbimin

    VLORĖ- Forcat e policisė sė Vlorės janė vėnė nė lėvizje menjėherė pas denoncimit tė familjes Shehu. Sipas burimeve nga komisariati i Vlorės mėsohet se uniformat blu kanė kontaktuar dendur me familjarėt e 20- vjeēarit tė marrė peng, pėr tė mundėsuar kėshtu zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Ndėrsa nė mjediset e policisė sė Vlorės janė shoqėruar 4 persona tė dyshuar, tė cilėt janė lėnė tė lirė gjatė mesditės sė djeshme. Njė grup ekspertėsh nga Tirana kanė mbėrritur gjatė ditės sė djeshme nė Vlorė, duke ndjekur nga afėr tė gjitha veprimet e policisė pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Burimet e mėsipėrme policore bėjnė tė ditur se po hetojnė sė bashku me prokurorinė e rrethit nė disa pista, pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes. Megjithatė, pista kryesore nė tė cilėn po zhvillohen hetimet e policisė ėshtė mbajtur sekret, pėr shkak tė dekonspirimit. Kontrollet policore kanė vazhduar deri nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm ndėrsa janė ngritur shumė postblloqe, qė kontrollojnė makinat e dyshimta. Ndėrsa mėsohet se deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e Klaudio Shehut dhe arrestimi i autorėve tė krimit.

    A.D.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 23-04-2003 mė 05:14

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Shumė ngjarje tė rėnda, asnjė e zbuluar nga policia

    Vlorė- Qė nga muaji Dhjetor i vitit tė kaluar e deri tani, nė qytetin e Vlorės kanė ndodhur disa ngjarje kriminale tė rėnda, tė cilat ende nuk janė zbuluar nga ana e policisė sė Vlorės. Pėrmendim kėtu ekzekutimin mafjor tė ndodhur nė dhjetor 2002, kur nė mes tė rrugės kryesore Vlorė-Skelė, u hodh nė erė me telekomand 33-vjeēari Ardian Muho, i cili po udhėtonte nė orėt e natės me automjet tip benz. U deklarua se shumė shpejt do tė zbuloheshin autorėt e kėtij krimi, por deri tani nuk ka asgjė konkrete lidhur me kėtė ngjarje. Po nė kėtė muaj u gjet nė pyllin e Pish Poros njė kufomė e seksit mashkull e cila ishte e shkrumbosur, por edhe kjo ngjarje mbeti pa autor. Po ashtu, nė muajin Janar tė kėtij viti dy persona u gjetėn tė vrarė dhe tė djegur nė afėrsi tė varrezave publike tė Babicės. Bėhet fjalė pėr shtetasin Ardian Kajmaku 35 vjeē nga Vlora, i cili kishte qenė mė parė oficer i krimeve nė policinė e Vlorės, si dhe shtetasi Agim Hatia kushėriri i tė parit.

    Deri tani nuk ka asnjė tė dhėnė mbi zbulimin e autorėve tė kėtij krimi. Po ashtu, dy muaj mė parė mbeti i vrarė nė orėt e para tė natės, shtetasi Arben Toraj 35 vjeē me origjinė nga Greshica e Mallakastrės. Vrasja ndodhi nė njė rrugicė tė lagjes "Isa Boletini", por edhe kjo vrasje mbeti pa autor.

    Pra, janė njė numėr ngjarjesh tė rėnda, tė cilave u shtohet edhe rrėmbimi i nipit tė biznesmenit Sulo Shehu, i cili u rrėmbye njė natė mė parė nga tre persona, dhe qė deri tani nuk ka asnjė tė dhėnė qė tė shpie nė adresėn e vendit ku gjendet pengu dhe rrėmbyesit e tij. Zbulueshmėria zero e kaq krimeve tė rėnda, pėrbėn njė precedent tė rrezikshėm pėr policinė, e cila duhet tė shkundet fort dhe tė shoh mė mirė se ku qėndrojnė difektet e nuhatjes sė saj kundėr krimit tė organizuar. Vėrtetė qė policia nuk e di se ē’kanė nė mėndje kriminelėt, por ajo duhet tė bėjė tė pamundurėn pėr zbulimin dhe kapjen e tyre, me tė gjitha mėnyrat. Ndodhja e njė ngjarje tė rėndė nė qytet, dhe sidomos natėn, duhet tė vėrė pėrpara pėrgjegjėsisė shumė sektorė tė policisė.

    Ku janė patrullat "Shqiponja", ku ėshtė bllokimi i rrugėve dhe kryqėzimeve nga policia rrugore dhe ajo e ndėrhyrjes sė shpejtė, ku janė ndjekėsit e shpejtė tė policisė dhe ajo qė ėshtė mė kryesorja, ku janė bashkėpunėtorėt e policisė nė ēdo cep dhe anė tė qytetit? Policia e Vlorės ka patur edhe suksese nė luftėn kundėr krimit, ashtu si nė luftėn kundėr trafiqeve, por kėto suksese tė bujshme lidhen me emrin komisariat tė lindur tė policisė, Arben Zylyftarit, i cili sa ishte nė Vlorė ēliroi tre pengje, duke pėrfshirė kėtu edhe, atėherė 6-vjeēarin Denis Xhelo dhe shumė krime tė tjera tė rėnda.

    Z.P.

  12. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Te gjitha keto ngjarje te koheve te fundit kane nje lidhje mes njera tjetres.
    Mendoj se te gjitha keto urdherohen nga nje mendje, gjejne mbeshtetjen e disa rivalve dhe egzekutohen nga profesionist.
    Tani puna eshte se kujt i sherben destabilizimi i Shqiperise pasi keto ngjarje aty te cojne ne destabilizim.
    Po vazhdoi keshtu prite te dale gjysma e vlonjatve qe tashti po mendojne "Ah sikur ti kapin ata kriminele se kemi per tua prere mishin me brisk dhe ti hedhim pak krip dhe tua hame te gjalle" E me ta dashur padashur bashkohem dhe une.

    Vlonjatet duhet te dalin ne rruge dhe te kerkojne qe kushdo qe e ka nisur kete ta ndali menjehere. Kushdo qe e perkrah kete te heqi dore. Kushdo qe i gezohet nga ky veprim ti vije turp. Dhe me kryesoret parlamenti dhe presidenti te bejne nje devijim te kushtetutes per ata qe i kryejne keto maskaralleqe dhe ti denoje me vdekje ne litar ne mes te Vlores Tiranes Shkodres dhe Durresit. Ministri i Renit duhet te kerkoje menjehere dorheqjen.

    Nuk e di tani se sa i gezohet Ngjela dhe ju te tjeret qe bete hero budallain shkatrimit qe ai i beri SHISH-it.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 23-04-2003 mė 07:45

  13. #13
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    A lejohen mendimet e lira ne kete forum ?!
    1- NIPI i "FILANIT" qenka MARE PENG..... e kujt i plasi ?
    2-I jepka "FILANI" 10 milion "copa guri"(dollare) per NIPCEN, nderkohe qe nje gje e tille ti ndodhte "ASKUSHIT" ai duhet te SHKULE leshte e B_THES se ska 10 milion qime e jo 10 milion dollare.
    3-NIPCJA me BENC 4/4 ne nje vend te qe cilesohet VEND I BOTES SE TRETE..!!!!
    4-IRONITE e fatit por cmendon ai qe punon tere diten te fabrika e FILANIT e rropatet e shikon NIPCEN me KAL te ri FRINGO...
    5- BIEN BUBULLIMAT PER VESH PIPZEN edhe jo per SHURDHIN kesaj here.
    --------

    Dikush i politikes,- Shqiperia ka marre fund, RROFTE SHQIPERIA( MBRETI VDIQ ...RROFTE MBRETI) Disniveli ekonomik eshte i nje shkalle te tille,kur dikush ka 10 milion DOLLARE edhe dikush tjeter merr buke me VERESI nuk mund te presesh gje tjeter pervecse KRIM-VRASJE-GRABITJE-PENGMARRJE-...

    SHPETIMI ...
    ANTIKRIMI- SKUADRA qe eleminojne tere personat e implikuar ne krimi dhe qe te punoje per llogari te SHQIPERISE, (jo qeverise)

    EPILOG
    Meqe eshte njeri uroj qe "nipcja" te jete gjalle e shendoshe edhe kthim ne shtepi te tij...
    "dajoshi" me teper para per fakirat , sesa per SHFAQJE FORCE,,,

  14. #14
    alvi
    i/e ftuar
    O Rryme e cte keqe ka qe ca marrin buke me veresie e ca kane miliona?
    Apo prap socializem ne si ne kohe te Enverit, le te jemi te gjithe "njesoj?"
    Kur ata te veresijeve rrishin kot, ata qe sot kane miliona, ikshin e vishin kufijve, boshin tregti me cumcakiza e kan nis disa, naten, rrugve pa drite, ne mes te shiut e vapes, dilshin e i boshin yzmet lekut, ndersa te tjeret, i mashin syte nga "ceku i bardhe" ose i doshin paret ti merrshin nga fajdet pa punu.
    Pse te penalizohet i suksesshmi?
    Atij bravi i qofte qe ka bo pare, po prap gjehet i demel, qe thot me mire po i rrembej nipin se sa te punoj me ndershmeri e te fitoj nai lek.
    Polarizimi i shoqerise eshte dukuri e pranishme ne gjithe boten, dhe jane ata me 10 milione qe fisin miletin ne pune, po ca ketu duan socializem, qe ti kete shteti ne dore te gjitha.
    Sa shume na paska indoktrinu ai Enveri neve, eshte per te ardh gjynof.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Eshte krim te punosh per 15 vjet rresht, ta besh diten nate e naten dite duke punuar dhe neser te te vije tjeteri dhe te te marri cunin apo nje "te dahsur" per 10million dollare. Eshte vertet Krim.

    Ti mire e ke o Rrymma se skane ca te bejne te varferit, sdo kishin as me pagu as edhe ata qe i rrembjene femijen, por si pas teje cduhet te behet? A i pergjigjesh asaj pyetje kur shkruan ato llafe?

    Mire ben ore qe nget 4/4 mercedezin. Kur djersa i shkonte ne "ulluk" ata te tjeret prisnin meshire nga qelli, ose dridhnin zinxhirken rrugeve te qytetit.

    Duhet te na vije keq per cka po ndodh, dhe duhet vene ndergjegja ne pune, se i jane shkarku baterite.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Estella pėr postimin:

    Fanka98 (14-06-2023)

  17. #16
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ahhuuu, e di ca duan keta tipa? Denimin me vdekje per krime te tilla duan..., pa le te thote Evropa budallalleqet/liberalizmat e saj, se per vete e kane ne terezi evropianet...Well, I guess Shqiperia eshte ndryshe.

    Le ta mbajne per ndonje vit denimin me vdekje sa per ta provuar, dhe te bejne prove e te shohin, do vazhdojne ca kokekrisur me pelivanlleqe te tilla?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    alvush.. nuk po i penalizojm ne Pasaniket po PS qe hoqi ligjin me vdekje per banditet dhe ata bejn qef tani.

    Ke par ti si nuk krruhen bandat tek Mullaqet e Milionat e Metes, Nanos dhe Ed Rames?

    Vetem te Bosat qe skane Pushtet sulmojn ata.

    Mos ngatrroni shifren 10 milion...

    !0 milion dollar eshte shuma qe Sulo do vej ne dispozicion..sic thot ai..te shkaterroj banden..

    Banda nuk ka kerku pare...vetem po e terrorizojn Sulon...te shohim ku do dalin..

    Jam i bindur se eshte banda e leart shytit..ose shoket e tije..

    Vlora eshte cerdhe e Mafies..

    Vetem Zogu ja beri rrup sup atyre..kurse Enveri i beri polica dhe hafije Vlonjatet e tani ata jane Mafie..me disa koka..
    Mafia e Arben Males... Mafia e Gjinushit...Mafia e Zabitit.. Mafia e Makbules... mafia e Niko dredhes..mafia e Niko dardhes....Mafia e Zan e mezanve.. Mafia e Shytve..e plot..tjera..

    ..
    jan kapur ata qe i ka CNN te regjistruar qe kapin nje ushtar shteti dhe po e pjekin ne zjarr? JOO

    E si mundet te kete Shtet Vlora..
    Po ai studenti qe hapi shishen e Shampanjes mbi trupin e masakruar te oficerit te Shtetit a eshte arrestuar?
    Joo..

    Po Luiza per kanibalizem...jooo

    ...
    Vlora eshte e inkriminuar si qytet qe nga 1942-shi..kur filluan vrasjet ne PUSI..

    Marenglen ..Ngjela e prishi dhe Shikun e Vlores??

    Pse flet rrena?

  19. #18
    Per Kundra rrymen:

    Per cfare do i rrembejne te varferve femijet? Kuptohet rrembimi eshte bere per para.

    Dhe ti mos fol kur nuk di gje, dhe gazetat e shkruajne dhe nje Vlore e tere e di qe ai eshte biznesmen i ndershem. Kush ka inat flet, ai punon eshte i zoti, dhe ben para i lumte.
    Te gjithe shqiptaret kane Benz pse mos te kete dhe femija i te pasurit.
    Mendohu mire kur flet, ti nuk i njeh keta njerez dhe cfare kane kaluar.
    Keep it REAL!!!

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    PER SA I PERKET PROBLEMIT TE HEQJES SE DENIMIT ME VDEKJE NUK E HOQI P .S POR TE GNJITHA PARTIT POLITIKE SHQIPTARE TE FRYMEZUARA NGKA KSHILLI EVROPES . NE MBESHTETJE TE TE ZBATIMIT TE DENIMIT ME VDEKJE KA QENE DAKORT VETEM SABRI GODO ME SA DI UNE MUND DET TA KEM DHE GABIM PER KETE JAM DHE UNE NE SHQIPERI NE QOFTE SE NUK ZBATIHET DENIMI ME VDEKJE TE PAKTEN PER 5 VJET NUK DO KETE ASNJEHERE QETESI KA ARDHUR KOHA SHTETI DUHET TE VEPROJE ME SHPEJTESI SA SE SHTE VON .ME SA SHIKOJME DHE DEGJOJME KRIMI NE SHQIPERI KOHET E FUNDIT PO RRITET ME SHPEJTESI PER KETE ZOTI LUAN RAMA DUHET TE JAP DOREQJE ME NJEHERE DHE JO VETEM KAQ POR ZOTI KRYEMINISTER NUK I MBETET GJE TJETER VEC SE TE JAP DOREHQEN PER KETO KRIME TE PA SHEMBULLTA QE PO NDODHIN N
    E SHQIPERI BRENDA NJE HARKU KOHOR PREJ 2 APO 3 MUAJVE.\\

    UROJ ZOTI E NDIMOFTE SHQIPERIN
    nuk ka rendesi

  21. #20
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Brari me thuaj ku qendron rrena ime?
    Sepse them se per mua Ngjela beri budallallekun me te madh?
    Perse u krijua ai komision i "Ngjeles"? Cili ishte qellimi i tij?
    A e arriti qellimin?
    Joo brari Jo vetem qe nuk e harriti por beri vetem llap llap, shkatrroi nje institucion te tere te nje rendesie kombetare dhe perfundimi , Klosi tani eshte si koqja e molles.
    Ku qendron rrena ime brari?
    Dreqi e mori po te nxirrte ndonje gje ne shesh do tja benim hallall, por ai jo vetem qe nuk e denoi por e nxorri dhe te pafajshem Klosin.


    Heqja e denimit me vdekje ishte nje nevoje per te hapur marveshjen e asocim stabilizimit. Asaj skane ca ti bejne. Edhe une jam per ate ligj (nje zot e di sa e dua ate ligj kur shoh tere keto padrejtesi) po ja qe se sjellim dot me pas.

    Sa per punen e bandave po te kujtoj qe nje nga banditet me te medhenj te shqiperise ishte bodiguardi nr 1 i Sales Izet Haxhia.
    Ah se dhe pak harrova te permend banden "patriote" te atij tropojanit me cunat e Rrugoves qe si Avni Rustemi vajten dhe i gjujten Ministrit te Jashtem ne grusht.

    Aman mo brari qafsh mu leri vlonjatet te qete se gjithmon jane perdorur te zinjte nga politika e cilitdo krahu. Ti ke harruar qe ne veri dolen e i plackiten kosovaret ndersa ne Vlore camve ju dhane streh me flejt.

    Nuk mund ta personifikosh Vloren me Hysni Kaposhin e Zan Cauceskun Kaka-m Braken etj. Vlora i ka dhene edhe Ismail Qemalin Shqiperise e te tjere burra pushke e pene.

    brar permbahu para se te flasesh ne pergjithsi. Sja vlen qe ta vesh nje dru te shtrembert e me te te prishesh gjithe barren e druve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 23-04-2003 mė 20:40
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FSK-ja nuk ėshtė institucion qė do tė merret me ēėshtje ushtarake
    Nga strange nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:12
  2. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  3. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  4. Vlore, merret peng djali i biznesmenit
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-06-2003, 03:58
  5. Luteri eshte i kundert, nuk merret vesh..
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •