Ku po shkon Partia Demokratike e Shqipėrisė?

Arbėr Zaimi

Zgjedhjet nė Shqipėri nuk sollėn ndonjė rezultat tė papandehur. Tė gjithė ata qė e pėrcjellin me vėmendje politikėn e Tiranės e dinin kėtė gjė, madje pa patur nevojėn e sondazheve qė e konfirmonin pėrsėritjen e fitores sė Partisė Socialiste tė kryeministrit Rama qė shumė kohė pėrpara se tė ndodhte fushata elektorale e vetė zgjedhjet. Madje kėtė gjė e dinte edhe vetė partia mė e madhe opozitare, Partia Demokratike e udhėhequr nga Lulzim Basha, ish-kryetar i Bashkisė sė Tiranės dhe bartės disa herė i portofoleve tė rėndėsishme ministrore gjatė qeverive tė Sali Berishės nė periudhėn 2005-2013.

Pikėrisht pse e dinte kėtė gjė, mendohet se Lulzim Basha prodhoi njė ngjarje artificiale, deri diku tė sforcuar, siē ishte protesta e pandėrprerė nė bulevardin para kryeministrisė (bulevardi ”Dėshmorėt e Kombit”), e pagėzuar mediatikisht me emrin ”ēadra e lirisė”. Artifici i prodhuar nga Basha fillimisht u duk absurd, njė protestė pa kėrkesa tė qarta, qė ngjante e keqkonceptuar organizativisht, pasi siē dihet protestat e pandalshme kėrkojnė njė stėrmundim tė pjesėmarrėsve, qė duhet tė tregojnė disiplinė e vetėmohim tė madh. Megjithatė, kokėfortėsia pagoi, dhe ”ēadra e lirisė” prodhoi disa fitore jo vetėm simbolike pėr Lulzim Bashėn, siē ishte shtyrja e zgjedhjeve tė parakohshme lokale pėr Bashkinė e Kavajės, shtyrja e zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare, si dhe plotėsimin e kėrkesės pėr qeveri teknike.

Megjithatė, pavarėsisht kėtyre fitoreve tė arritura pėrkundėr pritshmėrive tė shumėkujt, rezultati elektoral i PD-sė nuk ia doli tė prodhonte tė papriturėn e vėrtetė, pėrkundrazi, PS-ja dhe Edi Rama mbėrritėn tė fitojnė njė fitore tė pastėr, pa pasur nevojė tė rithėrrasin nė koalicion LSI-nė e Ilir Metės e cila nė tetė vitet e fundit ka qenė e pashmangshme pėr tė krijuar shumicė qeverisėse, si pėr PD-nė ashtu edhe pėr PS-nė.

Sigurisht, pas zgjedhjeve nė media e nė tryeza partiake, si dhe nė rrjete sociale e nė tavolina kafenesh menjėherė ka filluar tė diskutohet mbi arsyen e humbjes sė PD-sė. Ėshtė ngjarje e rrallė pėr Shqipėrinė qė tė bjerė kaq poshtė njė parti e cila ka shėnuar politikėn tiranase qė prej fillimit tė pluralizmit politik e deri mė sot, nė 27 vite, 13 nga tė cilat ka qenė forcė qeverisėse e tė tjerat si opozitė e madhe dhe e patejkalueshme.

Njė pjesė tė analizave mbi kėtė rezultat tė PD-sė i dimė prej mediave qė e pėrcjellin debatin e brendshėm nė kėtė subjekt si dhe garėn pėr kryetar qė u zhvillua mes kryetarit aktual, Bashės, dhe njė themeluesi tė kthyer nga ekzili (dikush mund tė thoshte nga internimi) siē ėshtė Eduard Selami.

Ca thonė se arsyeja e rėnies sė PD-sė ėshtė paaftėsia e Bashės pėr tė krijuar sinergji brenda partisė, mungesa e karizmės qė bie edhe mė shumė nė sy po ta krahasosh me paraardhėsin e tij, Berishėn. Dhe vėrtet karizma ėshtė element i rėndėsishėm nė pėrllogaritje, kur kemi parasysh njė parti si PD-ja e cila ėshtė disa hapa pas nė strukturimin e saj organizativ krahasuar me PS-nė qė trashėgon (tė zbrazura prej ideologjisė) strukturat e partisė-shtet tė dikurshme. Jo vetėm PD-ja, por ēdo parti tjetėr qė ėshtė krijuar ose qė do tė mund tė krijohej nė Shqipėri, do ta kishte tė vėshtirė tė pėrballej me njė nga organizimet mė tė mėdha tė bazės sipas modelit korporativ tė ish-partive staliniste, organizim qė PS-ja e ka trashėguar pa u tatuar kurrė mbi trashėgiminė (sepse Shqipėria nuk ka kaluar nė ndonjė proces tė mirėfilltė lustrimi, dhe faj pėr kėtė ka direkt edhe PD-ja, e cila ka patur mundėsi ta bėjė kėtė gjė kur ka qenė nė qeverisje). Kur nuk e ke strukturėn e mirė, prezenca e liderit karizmatik bėhet e domosdoshme. Po tė bėhej njė krahasim nga garat automobilistike, mangėsitė nė motorrin e nė shasinė e PD-sė, krahasuar me atė tė PS-sė, do tė duhej tė kompensoheshin me njė shofer tė shkathėt, qė di kur tė jetė agresiv e provokativ, qė di tė luajė nė teh tė sė lejueshmes e ndonjėherė edhe pėrtej saj. ”Virtuoz” i tillė Basha nuk duket tė jetė.

Ca tė tjerė thonė se Basha ėshtė fajtor pėr humbjen e zgjedhjeve, pėr shkak se nė PD nuk ka demokraci tė brendshme. Ky argument ėshtė tejet qesharak dhe i ronitur nga pėrdorimi i tepėrt nė Shqipėri e nė vendet si ajo. Dmth. nuk i paska frymėzuar njerėzit qeverisja jodemokratike qė i ka bėrė PD-sė Basha? Po pse vallė, kur ka fituar PD-ja mė pėrpara, votuesit e saj i paska emocionuar niveli i demokracisė sė brendshme nė kohėn e bacės Sali? Apo mos vallė kėta qė dolėn e ia dhanė Ramės votėn dhe mandatin e dytė (edhe mė tė fortė se tė parin), dolėn tė frymėzuar nga historia e demokracisė sė brendshme nė PS-nė e Ramės, dhe trajtimin dinjitoz qė i ka bėrė ai Maqo Lakrorit edhe Ben Blushit… Nė ka diēka qė shqiptarėt tashmė e kanė mėsuar, ajo ėshtė se fjala demokraci ėshtė fjalė tėrėsisht bosh dhe e pakuptimtė. E pėr ta kuptuar kėtė shqiptarit tė thjeshtė nuk i ėshtė dashur as tė dijė se gjithė vendet e botės, pos katėrve, e pretendojnė vetveten zyrtarisht si demokraci – aq e zbrazur dhe e keqpėrdorur ėshtė kjo enė. Pėr tė kuptuar hipokrizinė ideologjike, s“ka nevojė as tė analizohet se tek shqiptarėt e Ballkanit aq shumė ėshtė keqpėrdorur kjo fjalė fatkeqe, sa qė disa nga partitė mė jodemokratike nė historinė dhe nė aktualitetin e tyre, e mbajnė nė emėr kėtė mbiemėr. Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė Maqedoni, Partia Demokratike e Kosovės dhe Lidhja Demokratike e Kosovės, ashtu si dhe Partia Demokratike e Shqipėrisė, tė gjitha kėto subjekte nuk mbėrritėn tė kapitalizojnė shumė nė zgjedhjet e 2017. Ka mundėsi qė vetėm analistėt tė mos e kenė kuptuar zhgėnjimin e publikut me zbrazėtinė qė gjetėn pas atij premtimi tė madh qė ishte ”demokracia”. Sot, shumica votuesve e dinė se PD-ja pra, ėshtė po aq demokratike sa ē“ėshtė PS-ja socialiste, megjithatė kjo ”dije” as ngre peshė e as nuk ua gudulis ndonjė nerv.

Ca tė tjerė, mė tė paktė por mė autoritarė, rreken ta gjejnė arsyen e humbjes sė PD-sė tek programi i saj. Kėshtu pra, disa pronarė universitetesh private (me emra tė lagur), apo disa profesorė-analistė universitetesh private me kėmisha tė bardha e me orė tė shtrenjta, pretendojnė se programi i PD-sė nuk ishte mjaftueshėm i djathtė (lexo gjithnjė neoliberal), e se PD-ja paska humbur sepse nė fushatė premtoi politika sociale, mensa pėr tė varfrit, ngritjen e rrogės minimale, rritjen e pensionit e tė tjera si kėto. Po ashtu, thonė, PD-ja e ka humbur lidhjen me grupet tradicionale qė e mbėshtesin, siē janė ish-tė pėrndjekurit apo ish-pronarėt (pretendim naiv apo thuajse-naiv, sepse kėto grupe-interesi nuk janė klasa a shtresa shoqėrore, dhe pėrqindja e pesha e tyre elektorale nuk mund tė garantojė jo fitoren por as paraqitjen dinjitoze nė zgjedhje).

Pa patur autoritetin e as kėmishat a orėt e zotėrinjve nė fjalė, mua pikėrisht kėto analiza mbi ”djathtėsinė” e PD-sė mė duken mė absurdet, mė tė gabuarat, e mė injorantet (sepse unė nuk dyshoj mbi ndershmėrinė e zotėrinjve, ndaj nuk pandeh se ata e fshehin perfiditetin vetjak nė injorancėn e shtirur duke supozuar se publiku nuk ėshtė nė gjendje t“i kuptojė).

A nuk ju duket absurde dhe juve, lexues i nderuar lexues, pretendimi se njė prej popujve mė tė varfėr tė Evropės, i cili sipas statistikave ėshtė nė masė tė madhe i kequshqyer, i paveshur, i keqshkolluar, gjithnjė e mė i pastrehė, i papunė ose i keqtrajtuar nė punė, paska votuar kundėr premtimeve pėr mensa publike dhe kundėr premtimeve pėr rritje tė pagės minimale e pėr rritje tė pensionit? Mė e besueshme do tė dukej po tė dilte dikush e tė thoshte se populli ka nevojė pėr kėto e pėr politika tė tjera sociale nė gjendjen e mjerimit ku ėshtė, mirėpo nuk i janė dukur tė besueshme premtimet e Bashės pasi ai njėherazi me to premtonte dhe ulje tė taksave. Shqipėria (edhe kjo e Ramės) ėshtė njė nga vendet me ngarkesė tė ulėt fiskale e tatimore, krahasuar me mesataren e rajonit dhe tė kontinentit, e politikat sociale kėrkojnė grumbullim tė mjeteve pėrmes taksave. Ndaj ėshtė edhe njė nga vendet ku shteti ėshtė mė sė paku social. Njerėzit kudo e dinė se njė shtet i fortė, me krah tė fortė social, mbėshtetet nė taksa. Psh. banorėt e Norvegjisė, njėrit prej shteteve mė tė pasur e mė socialė tė botės, tė pyetur nė referendum pėr ēėshtjen e taksave, votuan qė tė mos ia ulin ato vetvetes…

Megjithatė i gjithė ky digresion ėshtė i kotė, vėmendja e shqiptarėve ndaj politikės nuk ėshtė e krahasueshme me atė tė norvegjezėve, jo pse janė shqiptarėt injorantė, por sepse politika shqiptarėt i ka trajtuar si tė parėndėsishėm dhe i ka bėrė tė parėndėsishėm. I ka trajtuar si tė pafuqishėm e i ka bėrė tė pafuqishėm. Ndaj ata janė indiferentė ndaj detajeve siē ėshtė puna e premtimeve elektorale, tė cilat gjithnjė e vazhdimisht pranohet prej vetė shpallėsve se kanė qenė rrena, nė kazanin e politikės pa etikė qė gatuhet nė Tiranė.

Nėse gjithnjė premtimet kanė qenė rrena, dhe tashmė kjo madje njerėzve u ka krijuar bindjen e fortė (paēka se tė rrejshme) se rrena ėshtė natyrė e dytė e politikės, atėherė pse duhet tė shqetėsohen votuesit se ēfarė premton Basha apo ēfarė premton Rama? Nė fakt as qė shqetėsohen. Edhe kur i shohin nė tv, nė konferenca apo debate televizive, i shohin pa zė. Thjesht si aktorė tė filmave tė qėmotit, por pa talentin e pa imazhin kandid tė Sharlotit. Situata pra, ėshtė cinike, njė cinizėm i pėrbotshėm sipėrfaqėsor, i prodhuar nga meskiniteti i pandėrprerė i politikės dhe nga shkelja e refuzimi i ēdo ėndrre.

Por megjithatė, mendoj unė, ka njė arsye programore se pse PD nuk ia doli tė pėrfaqėsohej mė mirė nė garėn pėrballė PS, pėrveē asaj organizative e pėrveē mungesės sė liderit karizmatik tė pėrmendur nė fillim tė shkrimit. Ajo ka tė bėjė vėrtet me djathtėsinė e subjektit, por jo ashtu siē shtjellohet nė tymnajėn e studiove televizive.

PD-ja nuk ėshtė se nuk ka qenė e djathtė, pėrkundrazi. Por ”e djathta” ėshtė spektėr i gjerė, qė pėrfshin shumė nocione tė politikave ekonomike, shoqėrore, kombėtare e tė sė drejtės. PD-ja prej krijimit tė vet e deri mė sot djathtėsinė e vet e ka pasur tė natyrės neoliberale. Problemi i PD-sė ėshtė se vitet e fundit, ka nisur tė ketė konkurrencė.

Jo pse Edi Rama e ka bėrė PS-nė neoliberale, pasi PS-ja neoliberale ka qenė qė prej kohės sė Fatos Nanos. Por pėr shkak se Edi Rama ėshtė performuesi mė i mirė i agjendės neoliberale nė Shqipėri.

Agjenda neoliberale bazohet nė pėrshpejtim tė deterritorializimit dhe shpronėsimit tė masave, paralel me rritjen e pėrshpejtuar tė pėrqendrimit tė pasurisė nė fare pak duar. Nė terma tė ”sociologut” tė preferuar tė Ramės, A. Gidensit, detyrė e politikės sė tij ėshtė ”shpėrndarja e riskut”. Ndryshe nga pretendimet e politikės klasike pėr ”shpėrndarje tė mirėqenies”. Shpėrndarja e riskut shkon dorė pėr dorė me privatizimin e fitimeve. Madje edhe kompanitė publike qė kanė perspektivė fitimprurėse jepen nė formulėn e partneritetit publik-privat, nė mėnyrė qė tė hapet mundėsia e kapjes sė fitimit nga privati.

Kėtė gjė e ka bėrė nė Shqipėri secila parti qė ka qenė nė pushtet, qė prej 1992 e deri mė sot, pėrmes politikave si puna e ”terapisė sė shock-ut” dhe privatizimeve tė gjithēkaje publike, shpesh pėrmes procedurave tejet korruptive.

Por ēėshtje kyē nė zbatimin e agjendės neoliberale ėshtė se si ta zbatosh atė pa pasur kundėrshtim popullor, e nė arritjen e konsensusit dy janė mjetet qė pėrdoren. I pari, qė mbahet mend qysh prej kohės sė Gramoz Pashkos sė ndjerė i cili pafytyrėsisht i premtonte popullit ”ēekun e bardhė” si melhelm ndaj vuajtjeve qė do sillte shkatėrrimi shock-doktrinor – ėshtė rrena. E i dyti ėshtė popullarizimi i njė miti tė rėndėsishėm, qė shfaqet me tre anė, nga njėra anė ”mundėsitė e barabarta”, sė dyti ”meritokracia” e nga ana tjetėr ”anti-korrupsioni”. Pse mit? Sepse nė njė sistem tė ndėrtuar mbi shpronėsimin e masave, shkatėrrimin e shėrbimeve publike si arsimi e shėndetėsia, fėmijėt qė trashėgojnė varfėrinė e prindėrve tė shpronėsuar nuk munden ta kenė startin e barabartė me fėmijėt e magnatėve qė me ose pa aftėsi, mund tė shkollohen nė shkollat mė tė mira tė botės, e qė trashėgojnė rrjete influence tė cilat u gjenden nė ndihmė nė ēdo rast. Sigurisht, tė tillėt edhe pa pasur nevojė tė korruptojnė kurrkėnd, janė mė meritorė se sa fėmijėt me diploma tė dyshimta nga universitetet publike a private tė dorės sė fundit, tė vetmet qė mund tė sigurojnė kushtet e brishta ekonomike tė familjeve nga masat tė gjera. E sa i pėrket anti-korrupsionit, pėrveēse si i tillė nėnkupton thjesht ngurtėsimin e pabarazisė e pėrjetėsimin e saj, anti-korrupsioni shėrben edhe pėr tė hequr vėmendjen nga difektet strukturore tė neoliberalizmit. Justifikimi ndėrtohet nė kėtė formė: nuk e ka fajin teoria neoliberale, apo sistemi politik qė rrjedh prej saj, por disa politikanė e punonjės tė korruptuar qė s“e bėjnė punėn mirė. Njė justifikim tė ngjashėm kanė pėrdorur dhe ish-stalinistėt nė kur partive tė tyre dukej se po u vinte fundi. Nuk e ka fajin sistemi dhe teoria ”marksist-leniniste”, por punonjėsit po vjedhin e s“po punojnė siē duhet. Rrena tė tilla duket sikur s“do t“i besojė kurrė njeri, megjithatė me ndihmėn e medias dhe tė studiove tė propagandės, gjithnjė ecin.

Nė kėtė ēėshtje kyē, tė krijimit tė konsensusit neoliberal, Rama ėshtė performuesi mė i mirė qė njeh skena politike shqiptare. Ai di tė duket sikur po lufton korrupsionin duke u marrė me disa punonjės tė nivelit tė tretė e duke mbuluar kėshtu elefantėt milionerė qė i ka brenda apo pėrreth PS-sė. Me rekrutimin e disa tė rinjve tė pashėm e afluentė (the rich and the beautiful), Rama krijon imazhin e rinovimit dhe shkėputjes prej brengave e barrave tė sė vjetrės. E nė tė njėjtėn kohė, pėrdor dhe mashtrimin e ”ēekut tė bardhė”, edhe pse nė formė tjetėr, duke vazhduar tė kėmbėngulė se ėshtė i majtė e se do ta ndihmojė shtresėn e ulėt e tė mesme tė shoqėrisė.

Nė secilin debat qė do tė bėhej sa i pėrket politikave neoliberale, stafi i Ramės do tė fitonte pėrballė stafeve tė partive tė tjera. E meqenėse Rama ėshtė shėrbėtor mė i mirė i agjendės neoliberale, bizneset e mėdha tė Shqipėrisė janė rreshtuar rreth tij dhe nuk shkojnė te Basha sado tė premtojė ky ulje taksash. E meqenėse bizneset nė Shqipėri janė pėrgjithėsisht korporata skllavėrie, ato e dirigjojnė votėn e punonjėsve madje dhe tė familjeve tė tyre tek partia qė dėshiron pronari, nė kėtė rast tek PS-ja. Po ashtu, kėto biznese janė tė njėjtat qė kontrollojnė edhe sektorin e medias, e edhe atė tė filantropisė, duke kontrolluar kėshtu edhe opinionin publik, shoqėrinė civile, por edhe lėmoshėn. E rreshtimi i bizneseve krah Ramės, pėr shkak se te Rama shohin shėrbėtorin mė tė mirė neoliberal, kjo ėshtė ajo ēka e godet rėndė PD-nė, sipas mendimit tim modest.

Po ē“mund tė bėjė pra PD-ja, nė kėtė situatė? Garėn se kush ėshtė mė neoliberal PD-ja nuk e fiton dot pėrballė njė Usain Bolti tė neoliberalizmit, siē ėshtė Rama me tė tijtė. Pėr mendimin tim, PD-ja i ka vetėm dy rrugė (sigurisht duke pėrjashtuar kalimin e PD-sė majtas, qė do tė ishte diēka e pagjasė). Njėra rrugė ėshtė konservatorizmi, rruga tjetėr ėshtė neofashizmi. Po tė ishte pėr mua, do tė zgjidhte tė parėn. Por djathtizmi konservator ėshtė shumė ndryshe nga ai neoliberal. Konservatorėt janė tė vėmendshėm politikisht e ekonomikisht pėr kategori si shoqėria e kombi, dhe nuk heqin dorė nga zbatimi i politikave tė forta sociale e kombėtare. Shembuj tė tillė tė suksesshėm nė kėtė aspekt janė disa, prej Polonisė (ku qeveria konservatore ofron paga mujore pėr ēdo fėmijė, rritje e rrogės minimale, ulje e moshės sė pensionit e shėndetėsi falas pėr pleqtė) e deri nė Turqi (ku konservatorėt e Erdoganit bazėn e kanė pikėrisht te masat e varfra, tė cilat kanė mundėsi tė shkollohen e tė mjekohen falas, si dhe tė pėrfitojnė prej programeve tė punėsimit e tė subvencionimit shtetėror). Njė PD konservatore nuk do ta bėnte politikėn e brendshme politikė tė jashtme, dhe nuk do tė vinte nė diskutim agjendėn kombėtare pėr arsye pazaresh tė brendshme a tė jashtme. Po ashtu konservatorėt do tė qėndronin pėr moral tė fortė publik e politik e jo pėr supermarketizimin e shoqėrisė, apo sharlatanizma e pazare nga ato qė bėjnė neoliberalėt dhe mediat e universitetet e tyre tė dyshimta. Nė tė njėjtėn kohė, etika e politika konservatore ėshtė e lidhur fort me njė estetikė qė ėshtė nė antipod tė postmodernes, e cila psh. nė urbanizėm do tė pėrkthehej nė njė kundėrshtim e kritikė tė paepur ndaj transformimit qė etja e ndėrtuesve pėr para po ia bėn qyteteve tė Shqipėrisė. A do ta bėnte dot PD-ja njė vetėtransformim tė tillė? /rrethi.org