Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përse nuk kanë patur sukses Reformat në Shëndetësi ?

    Që pas vitit 1993 kur u realizuan Reformat e para pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Shëndetësia falas socialiste e përfundoi ciklin e saj.
    Reformat e thella të ndërmarra domosdoshmërisht nga qeveria demokratike si: Krijimi i Sistemit të Siguracioneve dhe të Kujdesit Shëndetësor, Privatizimi I sistemit Shëndetësor të Stomatologjik, I sistemit Farmaceutik, kategorizimi I sistemit shtetoror të Spitaleve në tre kategoritë kryesore: në Spitale distrikti (që sot nuk janë më), Spitale Rajonale dhe Spitale Terciare Universitare, krijimi I Librit të Medikamenteve të Rimbursueshme për Pacientet, vendosja e Ligjit për Sigurimin dhe Kudjesin Shëndetësor, dhe më vonë nga qeverisja e Socialistepas 1997 , Reformimin e shkollave të mesme mjekësore në Shkolla të larta tekniciene Mjekësore, dhe zbatimin e Sistemit të Bolonjës përfshi sistemet 3 vjeçare Bachelor dhe më vonë nga qeverisja e demokratëve me kategorizimin e sistemeve në 3 vjçar, dhe Master Profesional , Master Shkencor, e Doktoraturë, si dhe për kategorinë Profesor, ndryshime të herëpashershme në zbatimin e Urdhërave për Specializimet në Mjekësi, Ndryshimet në Ligjet për Asimin e Lartë disa herë nga të dy qeverisjet duke përfshire futjen e gati 30 neneve për Rrregullimin dhe funksionimin e QSU Tiranë në raportet mjekë specialist pedagogëë me ata mjekë specialist internistë, rrregullimin e ligjeve për hapjen dhe funksionimin e laboratorëve, qëndra shëndetësore dhe spitaleve private mjekësore, - nuk kanë dhënë rezultatet që priteshin.
    Popullata shqiptare me kalimin e viteve , kraha disa dobive nga ndryshimi I sistemeve, mbetet edhe sot e kësaj dite e pakënaqur nga Kujdesi Shëndetësor Ambulator ose Parësor, sidomos nga Sistemi Shëndetësor Spitalor dhe nga ndihma e parë nëpërmjet Urgjencave.
    Por cfarë nuk po shkon në Sistemin tonë të Kujdesit Shëndetësor për të cilin popullata është e pakënaqur?
    Pavarësisht rregullimit disi të Sistemit Parësor nërpëmjet librezës së Shëndetit dhe tashmë të Kartës së Shëndetit, pavarësisht sistemit të vizitave `falas` të check-up, problemet më të mëdha mbeten këto elementë në Sistemin Sëndetësor Parësor tw cilat duhet të rregullohen:
    -Rrogat e ulta të Mjekëve të Familjes dhe atyre Specialistë,
    - domosdoshmëria për Bonuse për cdo punë jashtë orarit,
    -Mungesa e Kujdesit Shëndetësor pasi pacienti del nga Spitali pra askush nga Sistemi Parësor nuk kujdeset për pacientin pasi ai shkon në shtëpi, pra mungon kjo hallkë e zinxhirit të Kujdesit Shëndetësor,
    - mungesa e Laboratorëve për analizat e Paketës bazë falas, paijsja e tyre dhe manaxhimi,
    -Nevoja për të patur tashmë vetëm Mjekë Familjeje dhe jo më Mjekë të Përgjithëshëm,
    -Nevoja për të patur infemjere që të vizitojnë dhe të kujdesen për pacientët në shtëpi
    -Kategorizimin e infermjereve bazuar në vjetërsi pune dhe meritokraci
    -nevoja për database të përhershme dhe internet për cdo Qëndër Shëndetësore qoftë për pacientët, qoftë mjekimin e pacientit, llojin e sëmundjes, etj,
    - Nevoja për jë Qëndër Emergjence për të gjitha Qëndrat Shëndetësore por dhe për ato jashtë mbulimit të tyre
    - Mbulimi i cdo Qendre Shëndetësore me Specialitetet bazë: Sëmundje të Brëndëshmë, Kardiolog, Kirurg, Pediatër, Obstetër&Gjinekolog me të gjitha pajisjet përkatëse.
    - Qëndra Shëdetësore vetëm me Specialistë të Specialiteteve të Ndryshme duhet privaatizohen dhe të Mbulohen nga Siguracionet Shëndetëore,
    - Krijimi Qëndrave me shtretër për Kujdesin e të Moshuarve, për Kujdesin e Fëmijëve Handikapë, për Shëndetin Mendor, të cilat duhet të mbulohen pjesërisht nga Siguracionet Shëndetësore për të siguruarit.
    Shkurtimisht në Sistemin Shëndetësor Spitalor problemet janë këto:
    - Rrogat e ulta dhe të pakategorizuara të Mjekëve Secialistë,
    - Riformimi I sistemit të Bonuseve për punën jashtë orarit, rojet gjëndjen në gadishmëri për të gjitha punonjësit e Spitaleve.
    - Rrogat e ulta dhe të pakategorizuara të Infermjerëve, mamive, laborantëve, teknicienëve të jerë mjekësore,
    - Mungesa e Konkurimit për vënd pune Spitalet Universitare dhe mbajtja larg e studentëve të shkëlqyer
    - Mungesa e përfshirjes në ligj pas mbaimit të Fakultetit e 1 vit pune stazh
    - Ndryshimi i ligjit dhe Ndarja e punës në Spitale e mjekut Specialist pedagog me mjekun specialist internist duke I dhënë prioritet Internistit; pedagogu do të marrë vetëm disa orë.
    - Ndalimi i Dypunësimit për Mjekët e Spitalëve,
    - Rivendosja e Bordit Drejtues të Spitaleve me në krye një Drjetor Mjek dhe një Drejtor economist mjekësor,
    - Ndalimi i Tenderimeve në Spitale, dhe Tenderimet të bëhen nga një grup i M.SH., për të gjithë Spitalet e Shqipërisë dhe krijimi i një Magazine të madhe shpërmdarjeje të pajisjeve materialeve spitalore,
    - Çdo Spital Rajonal të ketë të gjitha Specialitetet, përveç Djegieve,
    - Rivendosja e sistemit të Konsultave dhe e Mjekëve në Gadishmërri.
    - Reformimi i Qëndrës së Statistikave,
    - Shtrimet në Spital dhe analizate egzaminimet falas për të Siguruarit që kanë karta Shëndeti
    - Për Operacione dhe Manipulime të vështira Mbilimi me Siguracione të jetë i pjesëshëm,
    - Sistemi I Spitaleve dhe Qëndrave Private Shëndetësore mund të mbulohen pjesërisht me Siguracione Shëndetësore suplementare apo Siguracione Private.
    - Kontroll i fortë ndaj Mitmarrjes asi të jenë rregulluar rrogat dhe bonuset.
    - Shtimi i manaxhuesve ekonomistë për kontrollin financiar të Spitaleve
    Përsa i përket Sistemit të Sigurimeve Shëndetësore, janë këto probleme:
    - Përqindja e pakët e Kontributit Financiar
    - Mungesa e Kujdesit Shëndetësor ndaj Kontribuesve dhe lënia pas dore e tyre duke I detyruar të paguajnë për shtrimet, vizitat, analizat egzaminimet, etj,
    - Bërja e një Karte të Re Shëndeti që të jetë me fondin financiar përkatës sipas sëmundjeve. Me këtë Kartë Pacienti do të marrë Shërbimet falas për ëmundjen që ka.
    - Përzgjedhja e Medikamenteve të Rimbursueshme falas, njëlloj si e kanë vëndet Perëndimore
    - Mbulimi gradual me Siguracion I shtrimit në spitaleve, hotelerisë, mjekimit, ushqimit,egzaminimeve dhe analizave për sa kohë që është në Spital pacienti.
    Ka shumë Probleme të cilat u mundova ti rreshtoj por Reforma mendoj se fillon nga vendosja e Teknokratëve dhe Meritokratëve në Administratë.
    Dihet që Shnëdetësia edhe në vëndet më të përparuara të botës ka Probleme, por pot ë shohësh një tabelë të disa elementëve kryesorë financiarë mund të shohim se Shqipëria është nga vëndet e fundit qoftë në financimin e qoftë në Kujdesin Shëndetësor. Problemet Kryesore që vijnë pas rrogave të ulta e skandaloze të Mjekëce dhe Teknicienëve Mjekësore janë sipas statistikave të INSTAT dhe të vëndeve Kryesore Perëndimore, GDP është më e ulët midis vëndeve Ballkankë, Mortaliteti më I lartë 0-5 vjeç, kujdesi I pakët ndaj moshe së tretë, keqshpërndarja e buxhetit shëndetësor
    Shkurtimisht këto janë sipas Tables ttë krahasuara me ato të Shqipërisë të cilat nuk kanë nevojë për koment:

    Vendi Jete gjatesia 2015.[133]
    Vdekshmeria 05 vjec. 2015.[134]
    Mjeke per 1000
    banore 2013.[48][135]
    Infermjere per 1000 people. 2013.[49][136]
    Shpenzimet per Capita per Shendetesine
    (USD - PPP). 2015.[137]
    Kosto e Kujdesit Shendetesor si %
    GDP. 2015.[137][138]
    % e shpenzimeve shteterore per shendetin
    2014.[139]
    % e kostos shendetesore te paguara nga shteti
    2014.[140]

    Australia
    82.8 3.8 3.4 11.5 4,420 9.3 17.3 67.0
    Canada 82.2 4.9 2.6 9.5 4,608 10.1 18.8 70.9
    France
    82.4 4.3 3.3 9.4 4,407 11.0 15.7 78.2
    Germany
    81.0 3.7 4.0 13.0 5,267 11.1 19.7 77.0
    Japan
    83.7 2.7 3.3 11.5 4,149 11.2 20.3 83.6
    Sëeden
    82.4 3.0 4.1 11.2 5,227 11.1 19.0 84.0
    UK
    81.2 4.2 2.8 8.2 4,003 9.8 16.5 83.1
    US
    79.3 6.5 2.6 11.1 9,451 16.9 21.3 48.3
    (https://en.wikipedia.org/wiki/List_o..._by_government)
    Albania: 74/80 10.2 1.15 4 1.131 5.88 3.2 ~ 90 (?)
    (2009) (2016) (2007) (2007) (2016) (2014) (2014) (Spitalet)

    Nëse nuk gënjejnë statistikat e marra nga INSTAT, janë këto të dhëna që mund ti krahasoni me shtetet më të zhvlluara kapitaliste. Shpenzimet per Capita per Shëndetesinë në Shqipëri:
    GDP per Shendetësinë në 2014 ishte = 5.88% ose 777.336.000 USD
    GDP në total në 2014 ishte =13.22 miliardë USD
    GDP per capita ishte ne 2014 = 4,575.76 USD
    PPP në 2014 ishte = 32.33 miliard USD
    PPP per Capita në 2016 ishte =11.424 USD
    PPP për Shëndetësinë në 2015 ishtë = 9.9% ose 3.2 milIard USD
    PPP per Capita për Shendetësine në 2015 ishte ~ = 1.131 USD
    Në përfundim, mund të them se shifrat flasin vetë dhe gjëndja është skandaloze. Interesant është fakti se shpenzimet për frymë në raport me Pagën mujore në Shqipëri janë të larta kurse kujdesi shëndetësor mbetet I pamjaftueshëm dhe njerëzit janë të pakënaqur dhe të pasigurtë.
    Dy nga grup moshat më të rrezikuara dhe më të pambrojtura janë mosha Fëminore 0-15 vjeç dhe të Moshuarit.
    Për Moshën Pediatrike, në fakt egziston një kujdes relativisht më i mirë, duke patur parasysh se mosha Pediatrike ze rreth 35% të Popullsisë.
    Mosha më e Rrezikuar nga të gjitha faktorët është mosha e Tretë e cila përbën 20% -25%të popullsisë, ndaj së cilës nuk ka asnjë lloj kujdesi të veçantë por që interesant është fakti se kjo mosh kontribuan më shumë në pagesat për Sigurimet Shëndetësore. Ndaj të Moshuarve nuk janë bërë investime si: Azilet, Qëndra të vecanta për kujdes Shëndetësor, për sëmundje të caktuara kronike për të moshuarit, për të pastrehët, për të vetmuarit.
    Nëse qeverisja e sotme dhe ato të ardhme do ta kenë seriozisht, duhet të investojnë më shumë dhe ta kenë prioritet Sistemin Shëndetësor, të cilin e kanë shumë herë më mirë madje edhe Maqedonia dhe Mali I Zi se sa ne.
    Shkaqet kryesore janë Korrupsioni dhe lënia pas dore e këtij sistemi, dhe ky është një nga shkaqet e migraciont masiv: Pasiguria ndaj Kujdesit Shëndetësor.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Përse nuk kanë patur sukses Reformat në Shëndetësi ?

    Pirro nuk eshte problem organizimi a problem ekonomik si investimet ose rritja e pagave... Po te ishte kaq e thjeshte edhe mundet te permirsohej.

    Eshte problem kulturor,eshte problem "fitimi". Profesioni i mjekut si ai i mesuesit etj shikohet thjeshte si nje profesion fitimi. Po nuk u hoq ky mentalitet i fitimit me "çdo kusht e çdo menyre" eshte e veshtire te rregullosh mjeksine. Fatkeqsisht ne Shqiperi nuk egziston me kultura e profesionit,egziston vetem fitimi.

    Dhe te fillosh edhe te kerkosh mjek a mesues te ndershem do te thote qe ai vend ka mar fund, si vend e si shoqeri.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përse nuk kanë patur sukses Reformat në Shëndetësi ?

    Si tha Ajnshtajni: "Perkufizimi i cmendurise eshte te perseritesh te njejtin eksperiment te deshtuar dhe te presesh rezultate te ndryshme." Ne rastin e temes qe ti ngre o Pirro, kjo aplikohet ne dy forma. Forma e pare, qe eshte tragjedi e komedi bashke, eshte rizgjedhja kryeminister e Edi Rames, i cili kater vjet me pare premtoi "rilindje ne shendetesi e arsim". Kater vjet me pas, Pirro nuk pyet me: "Ku gaboi Edi Rama me shendetesine?" por Pirroja pyet: "Pse TE GJITHE kane deshtuar me reformen ne shendetesi?" Nuk eshte mesuar Pirroja i shkrete i rritur e thinjur nen komunizem te beje me faj drejtuesit e Partise per gabimet ne politikat e tyre. Aspekti tjeter i aplikimit te thenies se Ajnshtajnit eshte se te gjitha ato qe ti rendit si "reforma ne mjekesi" nuk jane as reforma e nuk ndryshojne shume nga njera-tjetra: ne thelb, te gjitha jane reformim i nje sistemi social i financuar e menxhuar nga vete shteti. Ajo qe ti quan "reforma" nuk jane gje tjeter vecse perpjekje per te "luftuar korrupsionin ne mjekesi". Kuptohet, eshte me e lehte per te bere me faj "korrupsionin", "mjeket", "spitalet" apo "shtetin pa emer te pervecem", se sa ata qe e drejtojne ate vend.

    Per cfare ka nevoje Shqiperia kur vjen fjala tek shendetesia?

    1. Privatizimi i gjithe sistemit spitalor te vendit.
    2. Shteti heq dore nga mbledhja e takses per mjekesine ndaj te ardhurave te shqiptareve.
    3. Shteti merr persiper te paguaje sigurimin shendetesor te gjithe shtresave te papuna apo te varfera ne baze te te ardhurave (pensionistet, te papunet, familjet me shume femije).

    Nuk eshte shume e komplikuar apo jo?

    - Korrupsioni eshte fenomen qe e gjejme vetem ne sektorin publik e jo privat. Privati nuk ka korrupsion, ka vetem sherbim perballe pageses. Dhe ndryshe nga sistemi publik ku shteti ka monopolin e mjekesise ne vend dhe ka konkurrence zero, ne sektorin privat spitalet, doktoret e kompanite e sigurimeve do te konkurrojne si ne cmim edhe ne cilesi te sherbimit per parate e qytetareve. Duke ulur keshtu koston e sherbimit dhe duke rritur cilesine e tij. Dhe ky sistem privat nxjerr ne zall si peshq te ngordhur edhe te gjithe ata doktore e infermiere qe nuk jane te afte ne punen e tyre, qe i kane fituar keto poste me miq apo me para. Keta nuk mbijetojne dot edhe sikur te duan ne nje sistem privat ku konkurrenca mban ne pune vetem njerezit e afte.

    - Te gjitha ato taksa qe qytetaret dhe bizneset e vendit i paguajne shtetit shqiptar per mjekesine, dhe qe sot shkojne ne xhepat e te korruptuarve ne rradhet e administrates publike, duhet ti kalojne xhepit te qytetarit. Ne menyre qe me ato leke, ai qytetari te zgjedhi sherbimin me te mire per kujdesin shendetesor te familjes se tij. Kjo do te sjelli natyrshem edhe tregun privat te sigurimeve shendetesore, ku perseri qytetari zgjedh planin dhe koston me te pershtatshme per te dhe familjen e tij.

    - Per shtresat e varfera (pensioniste + te papune + invalide...) shteti mbulon koston e sigurimit shendetesor tek privati. Kjo ben te mundur qe te gjithe shqiptaret te kene mbulim shendetesor.

    Kuptohet, qe nje sistem i tille nuk u vjen per shtat:

    - Te punesuarve ne administraten publike shendetesore qe do te humbisnin vendet e punes.
    - Te korruptuarve ne administraten publike shendetesore qe vjedhin taksat e shqiptareve per shendetesine.
    - Doktoreve e infermiereve te paafte e dembele qe ky sistem mban ne pune.
    - Politikaneve qe kane nje etje te pashterrueshme per te taksuar e vjedhur shqiptaret pasi i mashtrojne me premtime boshe cdo kater vjet.

    Me kujtohet ne fillimet e viteve 90' pas renies se komunizmit dhe ardhjes se pluralizmit, kur shteti komunist ndaloi tallonat dhe prodhimin e bukes dhe i kaloi gjithcka privatit. Nje komunist i thekur ne ato vite tha: "Kini per te pare ju demokracine! Dje ankoheshit se u lodhet neper rradha per te marre nje cope buke. Por tani qe buken nuk e prodhon me shteti, keni per te vdekur per buken e gojes!" Ja qe jo vetem qe shqiptaret nuk vdiqen per buken e gojes, por fale sistemit kapitalist te ngritur mbi inisiativen e lire private, vendi u mbush me furra buke dhe buken e gjeje pa rradhe, pa mase, pa rradhe, ne cdo ore te dites apo te nates.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-08-2017 më 23:34

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse nuk kanë patur sukses Reformat në Shëndetësi ?

    Nuk e ke keq

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përse nuk kanë patur sukses Reformat në Shëndetësi ?

    Po pjeserisht ke te drejte i nderuar.
    Askush nuk eshte kunder privatizimit por ne jemi kunder korrupsionit dhe mitmarrjes ne shendetesine publike. Gjithashtu kerkojme qe shendetesia publike te behet eficiente.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •