Postuar më parë nga
Lazo
Erion Veliaj ka nisur punimet ne shume rrugica e ne shume lagje ku po ndryshon tubat nga fillimi. Jane hequr tubat e kohes se enverit dhe jane instaluar nga e para. Eshte e qarte qe nese uji ne Tirane do te behet 24 ore, kjo mund te arrihet vetem nga kundershtaret e PD sepse PD ka 10 vjet deshmi qe nuk ben dot gje, dhe keta ne dy vjet bene me shume se PD ne 10 vjet me uljen e humbjeve e me riparimin e tubave.
Por prape, nuk mund te kerkoje leke paraprakisht. Nese do ta beje ate qe thote, ta beje me kredi te cilen po populli do ta paguaje. Ta mbaroje punen me kredi, pastaj ta paguajme te fatura e ujit e te pakten ta dime cfare po paguajme. Keshtu eshte tafti-bafti. Ne do paguajme e prape s'kemi siguri a do te arrihet per 5 vjet.
Nese nuk ka rruge tjeter pervec rritjes e nuk i dilet me kredi, atehere rrite te pakten me 100 leke, jo 200 leke, dhe angazhoje edhe me seriozisht personelin e UKT ne zonat rreth e rrotull Tiranes ku uji vidhet masivisht nga shtepite pa leje. Kur them seriozisht, behet fjale pre angazhim maksimal si me kanabisin.
Dhe nuk mund te marre si justifikim faktin qe qytetet e tjera e kane me shtrenjte metrin kub te ujit dhe hajt ta shtrenjtojme dhe ne TR. Qytetet e tjera e kane vertet me shtrenjte metrin kub te ujit, por fatura ne fund te muajit u vjen me e vogel sepse nuk u jane perfshire te fatura e ujit taksa te ndryshme. Basha rrasi aty taksen e gjelberimit, Rama ate te arsimit a ku di une cfare kane futur te fatura e ujit ne TR, qe e ben te jete me e larte se ne cdo qytet, edhe pse per ujin qe konsumohet paguhet me pak.
Krijoni Kontakt