Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

    Çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Ky është vendimin që propozon Bashkia Tiranë për Këshillin Bashkiak, ku janë parashikuar të gjitha tarifat e reja. Rritja e çmimit do të prekë edhe tarifën fikse mujore. Aktualisht, çdo familje paguan 100 lekë në muaj si tarifë fikse dhe propozohet që kjo tarifë të dyfishohet në 200 lekë në muaj.

    Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e mërkurë, ku pritet të ketë debate të gjata për tarifën e re. Tarifat rriten edhe për furrat e bukës apo buxhetorët. Sipas projekt-vendimit, furrat e bukës do të paguajnë nga 95 lekë/m3 që është tarifa aktuale në 130 lek/m3. Çmimet e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2018.
    Emri:  149.gif

Shikime: 425

Madhësia:  32.9 KB

    Kalemi.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

    Tani fillojn e vijne faturat e verteta te reklamave te Lali Erit dhe jane fatura qe varferojne gjithmon e me teper ate popull. Ne ndonje vend tjeter do kishte protesta pa pushim por edhe Lali Eri si shoku Rama deri sa kane PD çdo gje eshte ne rregull...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

    ...ai eshte kalamo mer ti..
    kjo eshte jeta: Hajde uje. Uje i pi(dhi)shem Dajti!

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

    Erion Veliaj ka nisur punimet ne shume rrugica e ne shume lagje ku po ndryshon tubat nga fillimi. Jane hequr tubat e kohes se enverit dhe jane instaluar nga e para. Eshte e qarte qe nese uji ne Tirane do te behet 24 ore, kjo mund te arrihet vetem nga kundershtaret e PD sepse PD ka 10 vjet deshmi qe nuk ben dot gje, dhe keta ne dy vjet bene me shume se PD ne 10 vjet me uljen e humbjeve e me riparimin e tubave.

    Por prape, nuk mund te kerkoje leke paraprakisht. Nese do ta beje ate qe thote, ta beje me kredi te cilen po populli do ta paguaje. Ta mbaroje punen me kredi, pastaj ta paguajme te fatura e ujit e te pakten ta dime cfare po paguajme. Keshtu eshte tafti-bafti. Ne do paguajme e prape s'kemi siguri a do te arrihet per 5 vjet.
    Nese nuk ka rruge tjeter pervec rritjes e nuk i dilet me kredi, atehere rrite te pakten me 100 leke, jo 200 leke, dhe angazhoje edhe me seriozisht personelin e UKT ne zonat rreth e rrotull Tiranes ku uji vidhet masivisht nga shtepite pa leje. Kur them seriozisht, behet fjale pre angazhim maksimal si me kanabisin.

    Dhe nuk mund te marre si justifikim faktin qe qytetet e tjera e kane me shtrenjte metrin kub te ujit dhe hajt ta shtrenjtojme dhe ne TR. Qytetet e tjera e kane vertet me shtrenjte metrin kub te ujit, por fatura ne fund te muajit u vjen me e vogel sepse nuk u jane perfshire te fatura e ujit taksa te ndryshme. Basha rrasi aty taksen e gjelberimit, Rama ate te arsimit a ku di une cfare kane futur te fatura e ujit ne TR, qe e ben te jete me e larte se ne cdo qytet, edhe pse per ujin qe konsumohet paguhet me pak.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Akt kriminal/ Ish-kryeministri reagon për rritjen e çmimit të ujit

    Çështja CEZ-DIA, dëshmon Gjiknuri: Po e kam takuar përfaqësuesen e DIA. Ja për çfarë Ramë dakord
    Akt kriminal/ Ish-kryeministri reagon për rritjen e çmimit të ujit
    Akt kriminal/ Ish-kryeministri reagon për rritjen e çmimit të ujit

    14:31, 27/07/2017
    Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një akt kriminal rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Sipas tij, ky është akt i papërgjegjshëm dhe kriminal në tërësi të tij.

    “Rritja e madhe, deri në dyfishim, e çmimit të ujit, një akt i papërgjegjshëm në kufinjtë e një krimi!

    Edi Rama dhe Lal Plehu arritën me blerje dhe manipulime të dyfishojnë tarifat bazë dhe të rrisin ndjeshëm çmimin e metër kubit të ujit për familjarët, rritje dhe më të mëdha u parashikuan për bizneset.

    Ky është një akt i papërgjegjshëm dhe, për pasojat e tij, edhe kriminal.

    Me këto çmime, dhjetëra mijëra familje do mendojnë mirë para se të bëjnë dushe apo të lajnë mjedisin ku jetojnë, duke u bërë kështu objekt sëmundjesh infektive dhe të tjera nga më të ndryshmet.

    Të bësh një veprim të tillë kur Shqipëria është një ndër vendet më të pasura me ujëra në Europë, dhe kur liqeni i Bovillës ka sasi uji shumë më të mëdha se sa nevojat e Tiranës, përsëri bën një akt të papërgjegjshëm.

    Vende të pasura në ujë si Austria, garantojnë furnizimin falas me ujë të pijshëm rubineti për mbarë qytetarët e vet. Të tjera vende që e kanë ujin me bollëk apo prodhime të tjera si nafta, ua ofrojnë qytetareve të tyre me çmime simbolike.

    Por Edi dhe Lal Plehu duhet ti vjedhin dhe rrjepin me çdo gjë qytetaret e këtij vendi!”, shkruan ish- kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 27-07-2017 më 12:40

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Erion Veliaj ka nisur punimet ne shume rrugica e ne shume lagje ku po ndryshon tubat nga fillimi. Jane hequr tubat e kohes se enverit dhe jane instaluar nga e para. Eshte e qarte qe nese uji ne Tirane do te behet 24 ore, kjo mund te arrihet vetem nga kundershtaret e PD sepse PD ka 10 vjet deshmi qe nuk ben dot gje, dhe keta ne dy vjet bene me shume se PD ne 10 vjet me uljen e humbjeve e me riparimin e tubave.

    Por prape, nuk mund te kerkoje leke paraprakisht. Nese do ta beje ate qe thote, ta beje me kredi te cilen po populli do ta paguaje. Ta mbaroje punen me kredi, pastaj ta paguajme te fatura e ujit e te pakten ta dime cfare po paguajme. Keshtu eshte tafti-bafti. Ne do paguajme e prape s'kemi siguri a do te arrihet per 5 vjet.
    Nese nuk ka rruge tjeter pervec rritjes e nuk i dilet me kredi, atehere rrite te pakten me 100 leke, jo 200 leke, dhe angazhoje edhe me seriozisht personelin e UKT ne zonat rreth e rrotull Tiranes ku uji vidhet masivisht nga shtepite pa leje. Kur them seriozisht, behet fjale pre angazhim maksimal si me kanabisin.

    Dhe nuk mund te marre si justifikim faktin qe qytetet e tjera e kane me shtrenjte metrin kub te ujit dhe hajt ta shtrenjtojme dhe ne TR. Qytetet e tjera e kane vertet me shtrenjte metrin kub te ujit, por fatura ne fund te muajit u vjen me e vogel sepse nuk u jane perfshire te fatura e ujit taksa te ndryshme. Basha rrasi aty taksen e gjelberimit, Rama ate te arsimit a ku di une cfare kane futur te fatura e ujit ne TR, qe e ben te jete me e larte se ne cdo qytet, edhe pse per ujin qe konsumohet paguhet me pak.
    Uji ne Tirane 24 ore nuk mund te behet kurre ,e para se nuk gjen dot volumin e ujit per nje qytet si Tirana,por edhe sikur te gjendet do nje investim kolosal dhe si shifer dhe si kohe sepse eshte ndertuar siper tubacioneve kryesore,pra duhet bere komplet rrjeti i tubacione i ri. Ma ha mendja se ne kete gjendje qe eshte Tirana asnje nuk e di me se ku kalojne tubacionet kryesore te ujit. Keshtu qe Tirana me uje 24 ore eshte nje budallik me i madh se tramvaj i Lulit.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    drague (28-07-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •