Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Rrjeti Social Kombetar Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    720
    Faleminderit
    59
    79 falenderime nė 67 postime

    Kryeministri Iliaz Bej Vrioni

    Vdiq nga overdoza dhe Enver Hoxha e la pa varr, ja kush ėshtė kryeministri shqiptar

    Emri:  Vrioni.jpg

Shikime: 219

Madhėsia:  66.9 KB

    Iliaz Bej Vrioni, ishte njė nga patriotėt dhe politikanėt mė tė mėdhenj tė historisė sė Shqipėrisė nė fillim tė shekullit XX.
    Iliaz Bej Vrioni u lind nė Berat mė 1882 dhe vdiq nė Paris, Francė mė 17 mars 1932. Ai ishte djali i Mehmet Ali Pashė Vrionit, patriotit tė shquar shqiptar, nėn-kryetarit tė Lidhjes sė Prizrenit dhe babai i pėrktheysit tė shquar Jusuf Vrioni.

    Po kush ishte Iliaz Bej Vrioni?

    Iliaz Bej Vrioni, ish njė nga nėnshkruesit e Deklaratės sė Pavarėsisė sė Shtetit Shqiptar sė bashku me Sami Bej Vrionin. Shėrbeu tre here si Kryeministėr i Shqipėrisė dhe disa herė si Ministėr i Jashtėm dhe si Ministėr i Plotfuqishėm i Shtetit Shqiptar nė Paris, Francė. Shėrbeu gjithashtu pėr njė kohė shumė tė gjatė si Deputet i Parlamentit tė Shqipėrisė. Iliaz Beu ish gjithashtu kryetari i delegacionit tė Beratit nė punimet e Kongresit tė Lushnjės.

    Ai njihet pėr kontributin e tij tė pasur nė marrėdhėnie ndėrkombėtare, ėshtė dekoruar nga Republika Franceze nė vitet 1920 me urdhėrin e lartė Grand Officier de la Légion d’Honneur.
    Nė vitin 1946, regjimi dikatorial do tė zhvarroste eshtrat e ish Kryeministrit Iliaz Bej Vrioni pėr t’i hedhur ato nė lumin Osum tė Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnė tė mbeten tė humbura duke e lėnė ende kėtė personalitet tė vyer tė kombit shqiptar pa varr.

    Nė librin e tij, gazetari Roland Qafoku tregon tė fshehtat e kryeministrit tė pestė tė shtetit shqiptar, Iljaz Vrioni, i cili dyshohet se vdiq nga mbidoza e kokainės. Ja ēfarė shkruhet nė libėr pėr Vrionin

    “Historitė e tejkalimit tė alkoolit me Iljaz Vrionin ishin kthyer nė histori normale nė Tiranėn e atyre viteve. Pietro Kuaroni pėrshkruan kėtė gjendje: “Ai pinte gotė pas gote, pothuaj me gėrnje dhe pas pak fytyra e tij u bė baltė, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtėsisht i dehur. E tillė ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai njė lloj tėrbimi. Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orė tė tėra duke pėrsėritur tė njėjtat gjėra me atė kėmbėnguljen ngacmuese tė tė dehurve: e pamundur tė merrje leje pėr tė dalė, biseda kthehej nė njė kalvar”, transmeton lapsi.al.

    E gjitha kjo u ngjante krizave: ai pinte ditė tė tėra pa ndėrprerje. Fillonte sėrish nė mėngjes pėr t’iu dorėzuar ekseseve tė pasdarkes nė mbrėmje. Pastaj, befas, bėhej esėll, rrinte dy apo tri ditė mbyllur nė shtėpi ku e dėgjonim tė grindej. Shėrohej si nga njė sėmundje: pėrsėri i qartė, i gėzuar, simpatik, gjer nė rifillimin e afėrt. Por transferimi i Iljaz Vrionit nė Paris nė detyrėn e ministrit kishte edhe njė gjė mė shumė.

    Historiani amerikan, Bernd Fisher, e ēon mė tej degradimin me mbidozat tė ish-kryeministrit. Sipas tij, jo vetėm alkooli, por edhe kokaina ishin ato qė i dhanė njė goditje nė zemėr Iljaz Vrionit. Asgjė nuk mundėn tė bėnin mjekėt e spitalit “Sain Clus” nė Paris pėr ta rikthyer nė jetė. Ai vdiq mė 17 mars 1938”- shkruan Qafoku nė librin “Historia e 33 kryeministrave tė Shqipėrisė”.

    _____________________________________________
    Burimi: Albeu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-08-2017 mė 10:39
    Nėse je duke menduar dhe djalli shfaqet, bėje dhe djallin tė mendojė!

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,817
    Faleminderit
    87
    54 falenderime nė 50 postime

    Pėr: Vdiq nga overdoza dhe Enver Hoxha e la pa varr, ja kush ėshtė kryeministri shqiptar

    Talibanet do ta kishin zili Enver Hoxhen per krimet e tija

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •