Partia Demokratike gjendet sot nė udhėkryqin mė tė madh tė ekzistencės politike dhe lideri i saj historik nuk mund tė thotė asnjė fjalė. Sali Berisha ėshtė i dėnuar tė heshtė, ndonėse bashkė me fatin e partisė, qė themeloi dhe drejtoi pėr gati ēerek shekulli, po luhet dhe vendi i tij nė historinė e re tė Shqipėrisė. Pasi ajo qė po ndodh nė PD, e ka ndarė pėr herė tė parė individin Sali Berisha nga filozofia politike me tė cilėn ai ka dominuar skenėn politike shqiptare pėr 25 vjet.

Shumėkush e ka tė vėshtirė ta pėrfytyrojė pas dy muajsh, liderin historik, tė ulur mes njė grushti deputetėsh, shumica tė panjohur pėr tė dhe ai qė, dashje pa dashje, do t’i ngjasojė njė portreti muzeal, tė shkėputur nga koha dhe njerėzit e tij. A ka mundur ta kapėrdijė ai faktin qė vetė do tė vijojė tė jetė deputetė, por ata qė ka patur nė krah, si nė qeveri ashtu dhe nė parti, janė “dėnuar” pėr shkak tė jetėgjatėsisė politike? Me ēfarė morali do ta pranonte njė ish kryeministėr, njė lider qė e ka ngritur kultin e tij mbi marrjen e pėrgjegjėsisė, qė ai vetė tė “shpėrblehet” me postin e deputetit, ndėrsa shokėt e armėve tė ndėshkohen se kanė qeverisur nėn drejtimin e tij.

Kjo pozitė, ajo e pėrjashtimit tė figurave tė sė shkuarės por e ruajtjes sė ish liderit tė tyre, ndoshta ėshtė mė poshtėruesja ku mund tė jetė gjendur ndonjėherė Sali Berisha. Atij i kanė prerė tė gjithė trungun e berishizmit dhe e kanė lėnė atė vetė si njė frutė tė varur nė ajėr. Pra individi Sali Berisha mbetet nė politikė, pavarėsisht se berishizimi si frymė dhe si investim njerėzor u ndėshkua botėrisht nga pasuesi i tij nė PD. Pėr tė, nė PD ka njė vend, ndėrsa pėr ata qė punuan nėn drejtimin e tij, dyert janė tė mbyllura. Pika mė e fortė e Berishės, ajo e kapitenit qė nuk e braktis ekuipazhin e tij, ėshtė goditur fort dhe ėshtė shndėrruar nė poshtėrim kur pėr kapitenin ėshtė hedhur njė kamerdare ndėrsa tė tjerėt janė lėnė tė zhduken mes dallgėve.

Sali Berisha e ka pranuar kėtė kamerdare dhe kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore se pėrse ai sot nuk mund tė flasė. Ēfarė teksti do tė shqiptonte ai nė publik si mesazh pėr bashkėpunėtorėt e tij tė viteve tė largėta e tė vėshtira, si do ta shpjegonte zgjedhjen pėr tė qėndruar ndėrkohė qė asgjė e tij nuk mbeti brenda mureve tė PD?

Lideri i sprovuar nė shumė beteja tė egra, deri gati nė asgjėsim, kėtė herė u gjend i kapur nė kurthin qė askush nuk do kishte qenė nė gjendje t’ia ngrinte, pėrveē vetes sė tij. Me bėrjen fakt tė listave tė deputetėve, ku ai kishte mbetur si objekt muzeal dhe jo si simbol i frymės dhe boshtit tė njė partie, pėr Sali Berishėn ishte shumė vonė tė tėrhiqej. Ai kishte mbetur aty, pasi predikoi pėr vite me radhė se kryetar i PD ishte Lulzim Basha dhe se respektonte ēdo vendim tė tij. Mbeti fizikisht, bashkė me pamundėsinė pėr tė folur.

Heshtja ishte dhe ėshtė e vetmja zgjedhje e Berishės. Ai ka pranuar me kokėn ulur dhe i tėrhequr nė vetminė e tij, tė kapėrdijė gjellėn qė ka gatuar vetė. Nėse flet, i duhet tė mohojė atė qė vetė ka projektuar dhe investuar si pasardhės tė tij. Po hapi gojėn, duhet tė thotė diēka edhe pėr ata 200 mijė demokratė qė nuk votuan pėr PD. Duhet tė tregojė edhe pėr atė ēka po ndodh me gjoja garėn pėr kryetarin e partisė. Pastaj t’u japė pėrgjigje edhe atyre qė e akuzojnė se heshtja e tij buron nga marrėveshja e fshehtė e 17 majit. Prandaj ėshtė i dėnuar tė heshtė.

E megjithatė heshtja e Berishės flet mė shumė se ēdo gjė tjetėr pėr atė qė ndodhi e po ndodh nė Partinė Demokratike. Ajo na tregon se futja nė zgjedhjet e 25 qershorit dhe hartimi i listave, ishte rezultat i njė pragmatizmi interesash dhe jo i njė fryme opozitare, pėr tė cilin vetė Berisha i kishte mbyllur tė dy sytė. Basha veproi nė opozitė ashtu si vetė Berisha veproi nė dy vitet e fundit tė qeverisjes sė tij, kur interesi dominoi mbi kauzėn. Berisha nuk mund tė flasė as pėr farsėn e zgjedhjeve tė kėsaj tė shtune pėr kreun e PD, por tė gjithėve u vjen ndėrmend se ajo ėshtė njė pėrsėritje e asaj qė vetė ai organizoi katėr vite mė parė.

Doktori e ka tė pamundur ta shėrojė plagėn qė vetė ia ka hapur PD. Pėr kėtė do t’i duhej njė operacion thuajse i pashpresė. Ndoshta kėtė ka kuptuar dhe sot nuk mund t’i flasė askujt. Nga zyra e tij nė qendėr tė Tiranės, ai pėrballet pėrditė me pafuqinė e tij pėr tė ndėrtuar njė model qė do tė vazhdonte dhe pėrjeton dėshpėrimin qė sjellin kompromiset e ngushta nė kurriz tė zgjedhjeve parimore. Pėr herė tė parė, shqiptarėt mund ta shohin sot Sali Berishėn tė ndarė mes individit dhe liderit- simbol qė ai ka pėrfaqėsuar gjithnjė pėr ta. Berishėn do ta gjejnė nė Parlament, por berishizmi nuk ėshtė mė. A mundet ai pas kėsaj t’u flasė pėrsėri atyre?

Armand Shkullaku