Emri:  hashash.jpg

Shikime: 67

Madhėsia:  82.4 KB

Gazeta e njohur, Financial Times ka publikuar njė reportazh tė Kerin Hope pėr situatėn e kanabisit nė Shqipėri. Gazeta ka intervistuar njė prej kultivuesve tė kanabisit, njė 30-vjeēar nga Lushnja. Elezi thotė se nuk po fiton gjė nga mbjellja e hashashit, aq mė tepėr tani ka frikė se mos arrestohet.

Elezi shton se pret tė fitojė vetėm 250 deri nė 300 euro nga plantacioni i tij i vogėl, i vendosur nė pyll pėr tė shmangur pikasjen nga helikopteri i policisė.

Kjo ėshtė shumė mė pak nga 3 mijė euro qė fitonte nga njė bimė njė vit mė parė, pasi paguante 10 pėrqind tė ‘taksės’ pėr zyrtarėt vendorė, qė mbyllnin njė sy.

Mijėra prodhues tė vegjėl si Elezi e kanė kthyer Shqipėrinė, vendin e dytė mė tė varfėr nė Europė, nė prodhuesin mė tė madh tė kanabisit nė ajėr tė hapur.

Nė shkrim thuhet se kanabisi eksportohet kryesisht nė Europė pėrmes Greqisė dhe Italisė.

Por nė pritje tė hapjes sė negociatave me BE-nė, Shqipėria ka nisur pastrimin e kanabisit.

Vetėm gjatė vitit tė shkuar, sipėrfaqja e mbjellė ka rėnė me 75 pėrqind.

Edi Rama thotė pėr gazetėn se pret qė Shqipėria tė bėhet pjesė e BE-sė nė fillim te viteve 2020.

Por pėrpara se Shqipėria tė nisė bisedimet, vendi duhet tė tregojė progres nė luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit gjyqėsor.

Gazetarja thekson se Shqipėria nuk ėshtė vetėm prodhuese e madhe e kanabisit, por edhe njė vend tranzit pėr kokainėn dhe heroinėn qė futet nė BE.

Diplomatėt perėndimorė thonė pėr FT se trafiku menaxhohet nga baronėt vendas tė drogės, qė kanė lidhje me grupe kriminale nga Amerika Latine dhe Turqia.

Rama i ul shqetėsimet e Perėndimit se vendi rrezikon tė bėhet njė narko-shtet, pothuajse i varur plotėsisht nga tė ardhurat e drogės.

“Nuk e mohoj qė ka njė problem me drogėn,” tha ai pėr FT.

“Por ka njė kthesė tė fuqishme kėtė vit, sa i pėrket kanabisit. Zona e kultivuar ėshtė shumė e vogėl, mbikėqyrja ėshtė rritur dhe policia ėshtė mė aktive ndaj kultivuesve”.

Kurse gazetari investigativ Artan Hoxha thotė se emrat e mėdhenj tė drogės kanė mbrojtje politike nė nivelet mė tė larta.

Baronėt e mėdhenj tė drogės nuk janė arrestuar.

Ai thotė se ndėrhyrja e policisė ndihmoi qė tė stabilizoheshin ēmimet.

“Gjėrat po dilnin jashtė kontrollit. Nėse policia nuk do niste tė shkatėrronte bimėt, njė kile hashash do tė shitej sa njė kile domate,” thotė Hoxha.

Kurse Spartak Ngjela, ish-ministėr i Drejtėsisė, thotė se kanabisi ofron mundėsi financiare pėr zonat rurale, ku papunėsia ėshtė 70 pėrqind.

Kultivuesit e kanabisit mendohet se kanė fituar 300 milionė euro vitin e shkuar, njė shumė e ngjashme me remitancat e pėrvitshme qė dėrgojnė nė shtėpi shqiptarėt qė punojnė nė Europėn perėndimore.

“Dy vitet e fundit, autoritetet u tėrhoqėn dhe lejuan fermerėt qė ta kultivojnė pėr tė fituar para. Por gjėrat dolėn jashtė kontrollit dhe tashmė ka mbaruar,” tha Ngjela.

Nga ana tjetėr, ministri i Financave Arben Ahmetaj thotė se kėrkon qė tė luftojė rritjen e kanabisit duke promovuar eksporte tė tilla si vaji i ullir dhe luleshtrydhet.

Vetė Elezi thotė se po shqyrton disa mundėsi.

“Ndoshta mund tė mbjell sherebelė”, thotė ai.

Koha Jone