Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëria digjet, Kryeministri me pushime: 90 vatra zjarri në gjithë vendin

    Shqipëria në “flakë”/ 90 vatra zjarri në gjithë vendin. Kërkohet ndërhyrja e NATO

    Çdo ditë raportohet për vatra zjarri, por asnjëherë nuk është dhënë pasqyra e plotë e asaj që po ndodh në vend. Për shkak të zjarreve të qëllimshme dhe temperaturave të larta, sot në gjithë vendin ka rreth 90 vatra zjarri.

    Një shifër e tillë është publikuar sot nga Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Ministri ndodhej në Shkodër ku ka parë nga afër aksionet e ekipeve të emergjencave civile. Ministri tha se situata është e rëndë dhe duhet ndërhyrje e shpejtë. Demiraj u shpreh se për të përballur gjendjen e krijuar është kërkuar ndihmë nga NATO. “Këto ditë pritet të vijnë mjete nga Greqia dhe nga NATO të cilat do të shërbejnë për të përballuar situatën e zjarreve. Është kërkuar një helikopter nga Greqia dhe një ose dy helikopterë nga NATO”,- tha Ministri.

    Ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat civile këto ditë kanë folur për zjarret, por nuk kanë dhënë detaje të sakta. Shifra prej 90 vatrash zjarri që përmend Ministri Dremiraj është mjaft e madhe për një vend si Shqipëria. 90 vatra zjarri do të thotë se çdo orë të ditës, dëmi që i bëhet pyjeve dhe ekonomisë së vendit është shumë i madh.

    Një pjesë e zjarreve raportohet se janë aksidentale, por në jo pak raste zjarret vendosen në mënyrë të qëllimtë nga banorët e zonës dhe persona të papërgjegjshëm. Këto javë, policia ka pasur vetëm pak raste të arrestimit të personave përgjegjës. Mungesa autorëve të zjarreve dhe nxjerrja e tyre para ligjit është një inkurajim për personat e tjerë.

    Ndërkohë, në përballimin e kësaj situatë ka duket se ka edhe një neglizhencë të pafalshme institucionale. Problemi i zjarreve në verë haset çdo vit. Prefektura, bashkitë, zjarrfikësit dhe ministritë në çdo verë kanë të njëjtat probleme. U mungojnë helikopterët, makinat, mjetet e punës e deri te karburanti. Për përballimin e situatës është futur shpesh herë ushtria në aksion, por edhe Forcat e Armatosura shihet se e fikin zjarrin me lopata dhe me kazma. Ndaj dhe çdo vit numërohen hektarët e djegur dhe dëmet që i shkaktohen ekonomisë, por asnjëherë nuk merren masat nga institucionet.

    Si përfundim, detyrohemi që kur flaka ka marrë dhëne të lypim ndonjë helikopter në Greqi apo vendet e tjera.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria digjet, Kryeministri me pushime: 90 vatra zjarri në gjithë vendin

    Si ushtria e mafies së kanabisit mbrojti pyjet nga zjarret, që sivjet po shkatërrojnë vendin

    Emri:  auto_hashash_flake1500373138.jpg

Shikime: 303

Madhësia:  74.9 KB

    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot, Strukturën Speciale Operacionale për luftën kundër kanabisit. Në fakt ai duhej të kishte thirrur urgjent Emergjencat Civile, prefektët, kryetarët e bashkive, krerët e policisë në rrethe, për situatë katastrofike të zjarreve, që ka përfshirë vendin.

    Kryelajmi i kësaj vere është një situatë e papritur zjarresh, që ka ngërthyer gjithë vendin veçanërisht ditët e fundit. Edhe pse temperaturat kanë qenë teje të larta, sërish intensiteti i djegieve të pyjeve gati në të gjithë vendin, krahasuar me vitin 2016, është “i çuditshëm”. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 10 vatra zjarri në Shkodër, Lezhë, Tiranë. Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës në harkun e gati një muaji janë shënuar këtë vit mbi 30 zjarre, ndërsa këto ditë në Shqipëri shënohen 15-25 vatra çdo ditë.

    Por çfarë po ndodh në realitet? Përse gjatë këtij viti krahasuar me atë paraardhës janë dhjetërafishuar rastet e zjarreve në zonat e pabanuara; malet, kodrat, pyjet dhe kullotat?

    SYRI.net është interesuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe një burim i besueshëm aty, i ka konfirmuar se e gjitha kjo që po ndodh ka të bëjë direkt, edhe me ndërprerjen e kultivimit të kanabisit gjatë këtij viti. Gjatë vitit 2016 territori i vendit në zonat periferike, pyje dhe lugina u morr në dorë nga kultivuesit e kanabisit, të cilët paralelisht me mbjelljen dhe rritjen e bimës së drogës krijuan edhe “forca speciale” të armatosura, në mbrojtje të këtyre fermave.

    Janë me qindra denoncimet e banorëve dhe barinjve të zonave të tëra në gjithë vendin, sipas të cilave njerëz të armatosur nuk i lejonin të kalonin apo kryenin veprimtari nëpër këto territore; duke filluar që nga mbledhja e bimëve medicinale, prerja e drurëve dhe kullotja e bagëtive.

    Gjatë këtij viti kjo ushtri e armatosur e mafies së kanabisit nuk është më në terren, sepse mbjelljet këtë vit janë stopuar dhe janë sporadike. Nga ana tjetër policia e shtetit si kurrë ndonjëherë, po kryen operacione të mëdha nga ajri dhe toka, për të mbajtur nën kontroll gjithë zonat që vitin e shkuar u shndërruan në ferma gjigante të kultivimit të kanabisit.

    E gjithë kjo situatë ka bërë që të rikthehen fuqishëm zjarrvëniet e qëllimshme, të cilat sipas specialistëve më së shumti ndodhin sipas një "traditë të keqe" të barinjve, të cilët djegin kullotat me pretendimin për ripërtëritjen e tyre me shirat e parë të vjeshtës. Në shumicën e rasteve këto zjarre të qëllimshme dalin jashtë kontrollit duke shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjore.

    Gjithashtu sipas raporteve të Emergjencave Civile, rreth 30 për qind e zjarreve në Shqipëri ndodhin nëpër pyje të prerë në mënyrë të jashtëligjshme. Zjarri vihet pikërisht për të mbuluar këto masakra, që shpesh kryhen me “lejen” e institucioneve përgjegjëse.

    Mafia e kanabisit këtë vit ka vendosur ta bëjë “pushim”, për sa i përket kultivimit për dy arsye: E para sepse kryeministri Rama ashtu siç e lejoi për vitin e kaluar, njësoj urdhëroi stopimin për këtë vit të këtij operacioni, pasi zullumi i trashur gjatë vitit të shkuar u kthye në çështje ndërkombëtare. Presioni i madh nga brenda dhe i jashtë vendit e ka detyruar Ramën, ta deklaroj vitin 2017 si “fundin e epokës së kanabizimit të vendit” dhe ta shes siç edhe bëri edhe sot në një sukses të madh të tijin.

    Nga ana tjetër sasia e prodhuar dhe e magazinuar nga viti i shkuar është aq e madhe, sa që do të duhen të paktën 2-3 vite që ajo të transportohet me kujdes në vendet e Bashkimit Europian, ku edhe ka vlerë të lartë.

    Duket si një absurditet, por mungesa e ushtrisë së armatosur që mbronte fermat e kanabisit gjatë vitit të shkuar, po bën që qindra hektarë pyje të digjen me shpejtësi gjatë këtij viti. Zjarret gjatë vitit 2016 shënuan minimum historik, sepse mafia e kanabisit së bashku me bimën e drogës mbrojti edhe territoret ku u kultivua ajo.

    Rama në takimin triumfues që zhvilloi sot me Zyrën Operacionale, për luftën kundër kanabisit u mburr me qarkun e Gjirokastrës, në të cilin këtë vit sipas tij “kultivimi është zero”. Por siç e thamë edhe në krye të shkrimit, kjo “zero kanabis i mbjellë në Gjirokastër” është shoqëruar vetëm gjatë periudhës së fundit, me mbi 30 vatra gjigante zjarresh në këtë zonë që përfshin edhe Tepelenën rekord për kultivim.

    Pra kur ushtria e armatosur e mafies së kanabisit është në veprim dhe vendi mbushet me kanabis, pyjet shqiptare jo vetëm nuk digjen por nuk ju preket as një degë. Kur ajo urdhërohet ta bëjë “pushim” si këtë vit, vendi përfshihet nga zjarre të qëllimshme.

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria digjet, Kryeministri me pushime: 90 vatra zjarri në gjithë vendin

    Duket se vetëm “shteti” i Edi Ramës nuk ekziston, në gjithë këtë absurditet kriminal, ku edhe krimi shërben për një gjë të mirë publike siç është mbrojtja e pyjeve...


    Të dhënat e fundit për zjarret në gjithë vendin sot nga Emergjenca Civile

    QARKU SHKODËR

    • Zjarri në fshatin Bleran, Shkodër vijon edhe ditën e sotme. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë janë duke punuar për të shuar plotësisht zjarrin. Për shkak të kushteve atmosferike ndërhyrja me anë të helikopterit dje ishte e pamundur. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 15 ha me shkurre, ferra dhe pisha.

    • Në fshatin Vilëz, Shkodër, forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë po punojnë ende për të shuar zjarrin. Flakët kanë rrezikuar disa banesa të fshatit. Terreni dhe era e fortë e kanë vështirësuar së tepërmi punën e zjarrfikësve. Sipas raportimeve të forcave zjarrfikëse zjarri dogji rreth 8 ha me shkurre dhe ferra. Në ndihmë të zjarrfikësve është nisur edhe një helikopter për të ndërhyrë nga ajri.

    • Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, hamullore dhe bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, hamullore dhe Sherebel.

    QARKU LEZHË

    • Vatra e zjarrit e cila u riaktivizua ditën e djeshme në Malin e Manatis në Lezhë është shuar plotësisht mbrëmjen e djeshme. 4 automjete të zjarrfikësve si dhe forca të ushtrisë kanë punuar për shumë orë deri sa kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët të cilat rrezikonin disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 10 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.

    • Vatra e zjarrit në fshatin Torovicë, Lezhë u riaktivizua ditën e djeshme. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore, për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra si dhe një banesë.

    QARKU FIER

    Në fshatin Çorrush, Mallakastër ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha.

    QARKU VLORË

    Në Bashkinë Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Forcat zjarrfikëse të mbështetura edhe forca vullnetare kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar zjarrin për shkak të terrenit malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 130 ullinj dhe një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.

    QARKU ELBASAN

    Në fshatin Hasqok, Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u dogjën rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

    QARKU TIRANË

    Në fshatin Kryezi, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe shkozë.

    QARKU DURRËS


    Në Lagjen 13, Durrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë me shkurre e ferra.

    Syri

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: Shqipëria digjet, Kryeministri me pushime: 90 vatra zjarri në gjithë vendin

    edi rama kryeminister me i mire nuk ka shqiptar

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •