Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2017
    Postime
    3

    Shteti policor: Qeveria e Rilindjes detyron me ligj instalimin e kamerave nė bizneset e vendit

    “Kamerat” janė kushtetuese, rrėzohet kėrkesa e tregtarėve

    Emri:  kamera-770x410.jpg

Shikime: 249

Madhėsia:  18.0 KB

    Gjykata Kushtetuese rrėzoi tė gjitha kėrkesat pėr tė shfuqizuar ligjin pėr kamerat e sigurisė.

    Pas 16 muajsh qė nga miratimi i tij, Kushtetuesja ka dhėnė pėrgjigjien mesditėn e sė martės duke rrėzuar nė mėnyrė unanime, kėrkesėn e paraqitur nga Shoqata e Tregėtarėve, e cila kėrkonte shpalljen si anti-kushtetues tė kėtij ligj.

    Tregtaret e quajtėn antikushtetues detyrimin pėr tė vendosur kamera sigurie me pamje video me cilėsi tė lartė dhe pėr tė vendosur nė dispozicion tė drejtesise nė ēdo rast pamjet.

    Filmimi gjatė gjithė kohės nė ambientet publike pėr tregtarėt ėshtė njė shkelje e tė drejtave tė njeriut. Por nuk ka qėnė e kėtij mendimi Gjykata Kushtetuese e cila e la nė fuqi ligjin.

    Ky ligj ishte kthyer pėr diskutim nė Kuvend edhe nga presidenti Nishani dhe sėrish ishte miratuar. Propozuesi i ligjit ishte ish ministri i Brendshėm Saimir Tahiri dhe nė Kuvend projekti u plotėsua me disa ndryshime.

    Pas hyrjes nė fuqi tani ēdo biznes i parashikuar nė ligj ėshtė i detyruar nė instalimin e kėtyre kamerave, nė tė kundėrt gjobat variojnė nga 5 mijė deri nė 100 mijė lekė.

    Top Channel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-07-2017 mė 10:34

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shteti policor: Qeveria e Rilindjes detyron me ligj instalimin e kamerave nė bizneset e vendit

    Ta krahasosh Shqiperine me Banane Republiken, ben me turp bananen pasi edhe bananet kane me shume dinjitet se shqiptaret ne kete pike.

    Ku ta zesh e ta leshosh nje lajm te tille:

    1. Duke nxjerre nje ligj te tille dhe duke e bere te detyrueshme kameren e sigurise, rritet kostoja e hapjes apo berjes biznes ne ate vend. Qe do te thote, kushdo qe ka nje ide per biznes duhet te marre parasysh edhe kete kosto qe nuk eshte e vogel. Po nuk e beri, e pret gjoba. Kurse bizneset aktuale, perseri u rritet kostoja e te berit biznes, qe do te thote, ata do t'ia kalojne kete kosto konsumatorit: bleresve dhe klienteve te tyre me rritjen e cmimeve. Vetem nje qeveri qe udhehiqet nga njerez budallenj rrit koston e berjes biznes ne vend: sa me pak biznese ne vend, aq me pak te ardhura ne taksa per buxhetin e shtetit, aq me pak edhe vende te reja te hapura pune.

    2. Kamerat e sigurise jane mjeti i preferuar i shtetit policor. Qe do te thote, survejimi i shqiptareve do te behet ne cdo qoshe, rrugice e pallat ku ekziston nje biznes. Dhe ata qe jane ne pushtet do t'i perdorin keto kamera per t'iu bere shantazh qytetareve dhe per t'i zhvatur ata, apo ca me keq: per te shpikur akuza per shkelje rregullash e ligjesh, provat tani i kane ne kamera. Dhe ne nje vend qe ka probleme te medha me sistemin e drejtesise ku qytetari nuk e gjen dot te drejten e tij ne Gjykate, keto vetem sa do te ushqejne me shume sistemin e korruptuar shteteror te vendit ne kurriz te qytetareve.

    3. Kamerat e sigurise shkelin edhe te drejten e privatesise se qytetarit shqiptar. E drejta e privatesise, eshte e drejta e lenies rehat te qytetarit ne punen e tij. Kete te drejte qytetari e gezon ne cdo ambient privat sic eshte shtepia apo pallati, edhe ne cdo ambient publik sic mund te jete puna ku ai punon, rruga ku ai ecen apo dyqani ku ai blen gjerat qe i duhen.

    4. Vendimi i Gjykates Kushtetuese tregon se cfare gomeresh kemi vendosur ne krye te Gjykates Kushtetuese te vendit. Cdo gjykate kushtetuese ne bote e cdo gjykates qe njeh e respekton lirite e te drejtat ligjore te qytetarit, nuk kish se si te mos dilte ne mbrojtje te qytetarit. Gjykatat ekzistojne pikerisht per te mbrojtur lirite e te drejtat e qytetarit nga pushtetet e tjera te vendit qe mund te mundohen t'ia mohojne apo uzurpojne qytetarit keto te drejta. Rasti ne fjale eshte nje rast flagrant, ku pushteti ekzekutiv, qeveria nxjerr nje ligj qe nuk shkel jo vetem te drejtat e tregtareve por edhe te qytetareve qe shkojne ne keto dyqane qe jane qytetare te atij vendi. Kur gjykatat e vendit nuk mbrojne te drejtat e qytetareve, ato jane kthyer ne vegla te instalimit te pushtetit policor ne vend.

    Po edhe ne bote vendosen kamera sigurie neper dyqane?

    Per te gjithe ata qe bejne pyetjen me lart, kamerat e sigurise neper biznese, vendosen nga vete bizneset, me deshiren e tyre dhe jo me mandatin e ligjin e qeverise. E bejne kete gje per motive sigurie te prones, mallit e biznesit te tyre. Por ky eshte nje vendim qe e merr cdo tregtar vete dhe keto regjistrime jane prone e biznesit dhe jo shtetit. Ashtu une si bleres e qytetar, zgjedh te shkoj e blej mallra ne nje dyqan kamera sigurie apo nuk ka kamera sigurie, pa patur friken apo merakun qe jame nen survejim nga shteti ne cdo moment te jetes sime.

    Mjere ju o shqiptare qe jetoni akoma ne ate vend.

    Albo

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •