Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    BE: Asnjë euro për kllaunin e shqiptarëve Edi Rama në Trieste

    Ironia e ish-ministrit Manjani: Ky është fondi që mori Shqipëria në Trieste

    Emri:  manjani2_1500239169-1199004.jpg

Shikime: 279

Madhësia:  88.2 KB

    Emri:  edi-rama-2.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  37.5 KB

    Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ironizon në rrjetin social “Facebook”, shpërndarjen e fondeve nga ana e Samitit të Triestes.

    Manjani nënkupton se janë shpërndarë fonde të shumta për Bosnjën, gjithashtu edhe për Serbinë, kurse shumë pak për Shqipërinë.

    Duke publikuar një kuti me të cilën ambalazhohen atletet, duke nënkuptuar atletet e Ramës gjatë samitit.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: BE: Asnjë euro për kllaunin e shqiptarëve Edi Rama në Trieste

    FOTO/ Dështimi i Ramës, zbardhen dokumentet, asnjë projekt i Triestes nuk e prek Shqipërinë

    Emri:  auto_image_21500292473.jpg

Shikime: 154

Madhësia:  44.4 KB

    Shqipëria nuk është askund në projektet dhjetëra-milionëshe që morën financim në Samitin e Triestes. Deklaratat triumfuese të Edi Ramës pas samitit, fatkeqësisht, kanë qenë një tjetër lojë mediatike për të fshehur dështimin.

    Përfundimet e Samitit të Triestes, që tashmë janë publikuar zyrtarisht e rrëzojnë kryeministrin tonë që thoshte se “jemi të parët” në projekte. Asnjë nga shtatë projektet e miratuara për fazën 2016-2017, si pjesë e asaj që quhet Axhenda e Ndërlidhshmërisë, nuk lidhet me vendin tonë.

    Nuk e prek Shqipërinë, projekti i gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Nuk e prek as Korridori Mesdhetar që lidh Bosnjën me Kroacinë, as investimet në Korridorin e Pestë, as hekurudha që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe as ajo që lidh Serbinë me Bullgarinë.

    Edi Rama shkoi duarbosh në Samit dhe u kthye po duarbosh. Njësoj siç paralajmëroi ambasadori italian në Shqipëri.

    Është e qartë nga grafiku se Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë përfituesit më të mëdhenj nga projektet dhjetëra-milionëshe të miratuara në Trieste. Projektet e financuara për vitin 2016-2017 mund t’i gjeni të detajuara këtu, në faqen zyrtare të Komisionit Europian, ku edhe janë publikuar të gjitha projektet që u miratuan nga liderët e BE-së në Trieste.

    Dështimi është kaq i qartë, saqë deklaratat e Edi Ramës dhe vartëses së tij, Majlinda Dhuka për suksesin në Trieste, sot tingëllon shokuese. Guximi me të cilin gënjen kryeministri Edi Rama. Detyrimi që kanë vartësit e tij për të gënjyer, është tronditës.

    Emri:  auto_Captfghjklure1500292474.jpg

Shikime: 152

Madhësia:  63.3 KB

    Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit i Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj deklaroi tekstualisht se:

    “Shqipëria fitoi mbështetje për 4 projekte, për përgatitjen e tyre, të cilat unë do t’i përmend shkurtimisht, si dhe një projekt rajonal, pra, 5 projekte, e ndjekur nga vendi i dytë me dy projekte. 5 projektet, të cilat morën mbështetje nga instrumenti i investimit të Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë për t’u përgatitur janë:

    Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në portin e Durrësit;

    Ndërtimi i by-pass-it të Lezhës;

    Mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, një nga veprat më të mëdha energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor;

    Zhvillimi i sipërmarrjeve dhe turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës dhe infrastruktura e biznesit;

    Projekti rajonal i sektorit energjetik për linjën e transmetimit me OST;

    Siç e shpjegova, Shqipëria u rendit në këtë thirrje në vendin e parë, me 4 projekte, ose rreth 3.33 milion euro, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e dytë me dy projekte, e kështu me radhë vendet e tjera”

    Projektet që përmend drejtoresha e kryeministrisë nuk rezultojnë askund në përfundimet e Samitit.

    Paaftësia e administratës shqiptare për të thithur para nga Bashkimi Europian nuk mund të fshihet pas atleteve të bardha të Triestes. Shpresa e fundit është që në takimin e radhës në Londër, Edi Rama t'i ketë zgjidhur dilemat për veshjen dhe të mendojë më shumë për paratë që mund të marrë nga Bashkimi Europian.

    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: BE: Asnjë euro për kllaunin e shqiptarëve Edi Rama në Trieste

    Fakte dhe shifra për Samitin e Triestes/ Si ambasadori italian në Tiranë zbuloi mashtrimin e Ramës

    Emri:  Rama-Cutilloi-forumi.jpg

Shikime: 149

Madhësia:  46.5 KB

    Ashtu siç tashmë bën pas çdo dështimi, edhe lajmin se Shqipëria doli nga Samiti i Triestes pa asnjë projekt, kryeministri Rama e përgënjeshtroi pa asnjë problem.

    Më 12 Korrik u zhvillua në Trieste të Italisë Samiti i radhës për Ballkanit Perëndimor, por të gjitha faktet thonë se Shqipëria nuk ka mundur të marrë këtë vit asnjë projekt në infrastrukturë. Pavarësisht kësaj kryeministri gjatë një konference për shtyp duke pasur në krah edhe drejtoreshën e tij për investimet e huaja (ish shefe e financave, në kohën që ka drejtuar bashkinë e Tiranës), morri guximin dhe duke ju hakërruar gazetarëve deklaroi, se Shqipëria u rendit e dyta për nga projektet që ka përfituar gjatë këtij samiti!

    Për herë të parë fatin e Shqipërisë në këtë samit si dhe dështimin e Shqipërisë në për të çuar projekte e ka dekonspiruar ambasadori italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, më 30 Qershor gjatë në një takimi me bizneset e vendit tonë në Rezidencën e Ambasadës, ku u prezantua informacion i detajuar lidhur me Axhendën e këtij samiti.

    “Nuk ka projekte konkrete për Shqipërinë në infrastrukturë, ndryshe nga ai i mëparshmi ku ishte projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës. Shpresojmë që në edicionin e ardhshëm të ketë projekte. Gjithsesi, samiti është i rëndësishëm pasi mund të identifikohen projekte për të cilat mund të hidhen hapa për zhvillimin e mëtejshëm”, deklaroi atëherë ambasadori Cutillo.

    Dhe në fakt tani që ky samit është mbyllur dhe kanë dalë të gjitha të dhënat zyrtare për projektet që u vendosën aty rezulton, se e vërteta është pikërisht ajo që kishte deklaruar që më 30 Qershor ambasadori Cutillo.

    Ja cila është e vërteta e plotë e këtij samiti, që nxjerr zbuluar mashtrimin e kryeministrit Rama:

    Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, BE miratoi 194,1 milionë euro grante për sektorin e transportit rrugor dhe sektorin e energjisë. Ky financim ishte pjesë e Axhendës së Bashkëpunimit për periudhën 2015-2020, me vlerë totale 1miliard euro. Deri më tani, rreth 501,3 milionë euro janë përdorur për mbështetjen e 20 projekteve të ndryshme në rajon. Nëse shikojmë shpërndarjen e granteve të reja që u dhanë në Itali, rezulton se Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij kanë dështuar krejtësisht, në sigurimin e çdo investimi të ri.

    Nga 194,1 milionë euro që do të investojë pas këtij samiti BE-ja, përfituesi kryesorë rezulton të jetë Serbia me 78 milionë euro, për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Bullgarinë dhe ndërtimin e linjës hekurudhore nga Nishi në kufirin bullgar. E dyta renditet Maqedonia (dhe jo Shqipëria siç deklaroi Rama në konferencën për shtyp të mbajtur për këtë rast) me një grant prej 70 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të saj hekurudhor. Pas saj vjen Bosnjë – Hercegovina, e cila mori pjesën e mbetur prej 46.1 milionë euro investime, për projekte të ndryshme infrastrukturore.

    Që prej vitit 2015, Shqipëria ka përfituar vetëm 10 për qind të fondit prej 501,3 milionë eurosh të miratuara nga BE, pra në total ka përfituar vetëm 50,1 milionë euro investime. Vendi ynë renditet më poshtë, edhe se sa Kosova, e cila ka përfituar 56,1 milionë euro investime nga BE-ja në kuadrin e Axhendës së Bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës.

    Por situata është edhe më keq se kaq. Shqipëria ka mbetur pas edhe për sa u përket projekteve të fituara dhe tashmë të financuar nga BE për vitin 2015 dhe 2016. Pjesa shqiptare e linjës së interkonjeksionit ndërmjet Fierit dhe Bitola/ Manastiri në Maqedoni, e miratuar më 2015, është ende në fazën projektuese, kur ndërkohë Maqedonia, për pjesën e saj ka hapur procedurat e tenderimit dhe po bëhet gati të nisë punën.

    Edhe financimi i marrë për një pjesë të Korridorit Hekurudhor Mesdhetar që ndërlidh Tiranën me Rinasin dhe Durrësin që u miratua në vitin 2016-ën, ka pala jonë ka ngelur ende në letër, duke qenë se qeveria jonë po zgjat pa fund fazën e projektimit.

    Axhenda që ju sjellim më poshtë, ajo e Bashkëpunimit për vitin 2017 i publikuar për Samitin e Triestes tregon qartë, se në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria sistematikisht po mbetet në vendnumëro për zbatimin e projekteve dhe shumë më pak e aftë se të gjithë vendet e tjera të rajonit të bindë BE-në, të investojë në infrastrukturën e vendit.

    Samiti i Ballkanit Perëndimor është një nismë ndërqeveritare e krijuar në vitin 2014 për të nxitur një integrim më të madh mes vendeve të rajonit. Aktualisht janë anëtarë të Procesit të Ballkanit gjashtë vende të BE-së (Italia, Gjermania, Franca, Austria, Kroacia, Sllovenia) dhe gjashtë vende të Ballkanit (Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria).

    Syri

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •