Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Vlorë: Kapen 15.6 ton hashash, kultivohej e trafikohej nga Policët e Rilindjes

    Superaksion në Vlorë e Kavajë bllokohen rreth 17 ton kanabis



    Rreth 16.9 ton drogë e llojit kanabis janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në orët e para të mengjesit të së premtes dhe gjatë ditë.

    Lënda narkotike ështe sekuestruar në Vlorë dhe në Kavajë ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.

    15.6 ton drogë dyshohet të jenë kapur në dy banesa në fshatin Llakatund të Vlorës dhe në një përrua, ndërsa rreth 1.3 ton drogë janë sekuestruar në dy automjete në Kavajë.

    9 persona kanë rënë në pranga në Vlorë, shtatë persona të dyshuar si trafikantë si dhe dy punonjës policie të Vlorës, Lirim Lamaj dhe Avdul Sinani, për dekonspirim të operacionit.

    Ndërsa në Kavajë janë arrestuar tre persona, Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, i cili eshte djali i nje polici.

    Personat e arrestuar në Vlorë:

    1- Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.

    2- Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    3- Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

    4- Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi".

    5- Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

    6- Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

    (Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).

    7- Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (I'u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).

    8- Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

    9- Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

    Kanabisi në të dyja rastet do trafikohej në drejtim të Italisë. Sasia e lëndës narkotike është kapur gjatë një aksioni masiv të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në luftën kundër drogës.

    Shqiptarja
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vlorë: Kapen 15.6 ton hashash, kultivohej e trafikohej nga Policët e Rilindjes

    Superaksioni i policisë në Vlorë

    Vijon superaksioni në Llakatund të Vlorës, policia vijon kontrollet në fshatin Drithas.

    Kontrollet e policisë dhe FNSH po kryhen me qen antikanabis në banesa të tjera të fshatit.

    Ndërsa rreth ores 01:00 të së premtes në një megaoperacion të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, në fshatin Llakatund janë sekuestruar rreth 15 ton Kanabis dhe janë arrestuar disa persona.

    Lënda narkotike u sekuestrua në dy banesa të fshatit Llakatund, ku dhe u gjetën edhe pesë armë zjarri tip kallashnikov.

    Dyshohet se lënda narkotike ishte gati për tu transportuar drejt brigjeve italiane.

    Operacioni u krye nga Policia e Vlorës dhe u mbështet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

    Gjithashtu në operacion mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.




    Vijon operacioni, sekuestrohen edhe 600 kg në Llakatund

    Gjatë ditës së sotme u gjet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, rreth 600 kg kanabis.

    Sasia është gjetur gjatë kontrollit të territorit përreth ku u gjet sasia e madhe gjate operacionit.

    Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë. Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, kanabis.

    Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.

    Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.


    Arrestohen 2 efektivë policie, bashkëpunuan me trafikantët

    Dy efektivë të policisë së Vlorës dhe kryeplaku i fshatit Llakatund janë arrestuar nga policia gjatë operacionit antidrogë në Llakatund të Vlorës.

    Lirim Lamaj me detyrë Inspektor në Policinë e Vlorës dhe Avdul Sinani gjithashtu inspektor policie, kanë rënë në pranga, pas dyshimeve se kanë bashkëpunuar me trafikantët.

    Madje, një prej efektivëve dyshohet se ka dekonspiruar operacionin e policisë.

    Kamera e Report Tv ka mbërritur në fshatin Llakatund të Vlorës ku u sekuestruan 15.3 ton kanabis e cila u gjet e fshehur në dy banesa.

    Lënda narkotike ruhej në dy shtëpi në të cilat nuk banonte, ndërsa prej mesnatës së djeshme mbahen nën ruajtje nga forcat e policisë.

    Gjatë operacionit të policisë, janë arrestuar shtatë persona të cilët po merren në pyetje për lidhjen e tyre me sasinë e konsiderueshme të drogës së kapur.

    Gjithashtu, Policia ka sekuestruar edhe 5 armë kallashnikov të cilat përdoreshin për ruajtjen e dy banesave ku fshihej kanabisi.

    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vlorë: Kapen 15.6 ton hashash, kultivohej e trafikohej nga Policët e Rilindjes

    Kanabisi do trafikohej në drejtim të Italisë

    Lënda narkotike e kapur në Vlorë dhe Kavajë do trafikohej në drejtim të Italisë.

    Policia ka sekuestruar drogën në momentin kur ajo po transportohej me automjete në drejtim të detit, ku dyshohet se do të ngarkohej në mjete lundrimi tip skaf ose gomone, për t'u trafikuar më pas në drejtim të Italisë.


    Policia kap skafin në breg dyshohet se do trafikonte drogën

    Policia ka sekuestuar në Kavajë një mjet lundrues tip skaf, pranë brigjeve të Karpenit.

    Mjeri lundrues po transportohej nga një zetor në momentin kur u ndalua nga policia pranë bregut të detit.

    Dyshohet se skafi do transportonte 1.3 ton kanabis të kapur nga policia në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, në afërsi të "Plazhit të Gjeneralit".

    Skafi është bllokuar jo shumë metra larg vendit ku u gjet sasia e lëndës narkotike.

    Operacionet antidrogë, ministri teknik i PD përgëzon policinë
    Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj ka përgëzuar policinë e Shtetit për aksionet antidrogë në të gjithë vendin, ku në Vlorë dhe Kavajë janë sekuestruar plot 16.3 ton drogë.

    Në një shënim në Facebook, Demiraj shkruan se suksesi i shënuar sot nga policia, do jetë modeli i punës.

    "Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit", thuhet në reagimin e ministrit Demiraj.

    Deklarata e plotë e Demirajt:

    "Pergezoj Policine e Shtetit per vazhdimesine e Operacioneve ne mbare vendin, per luften pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.
    Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar eshte prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

    Siguroj te gjithe efektivet e perkushtuar te Policise se Shtetit se do te kene mbeshtetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike per heqjen e Shqiperise nga harta e trafikut nderkombetar te drogave. DD."

    Drejtori i Policisë, Çako: Shqipëria doli nga harta e kultivimit të drogës
    Në videon e postuar nga Policia e Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako falenderon efektivët e policisë, të cilët janë duke zhvilluar operacione në gjithë Shqipërinë.

    Deklarata e Çakos ka ardhur pas superaksionit të policisë në Vlorë dhe Kavajë ku u sekuestruan rreth 20 ton kanabis.

    "Jam këtu për tju mbshështetur dhe inkurajuar, ju falenderoj për gjithë punën që keni bërë në këtë operacion në identifikimin dhe gjetje e një sasie të konsiderueshte lëndë narkotike e grumbulluar dhe përgatitur për tu trafikuar.

    Por një kohësisht jemi në vlerësim të gjithe situatës së operacionit mbarëkombëtar për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike dhe për goditjen e gjithë veprimtarive dhe organizatave kriminale.

    Sikur ju jeni në dijeni të operacioneve nga veriu në jug dhe janë të shumta operacionet policore të cilat kanë vijuar ditët e fundit, ku nuk kanë munguar rezultatet, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, etj, ku janë goditur organizata kriminale dhe janë sekuestruar sasi të kosiderueshme lëndësh narkotike.
    Në bazë të analizës së bërë deri tani rezulton një situatë optimiste por që nuk mund të na bëjë të flemë mbi dafina, pasi do ta çojmë këtë operacion deri në fund.
    Kemi premtuar që do ta realizojmë me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare, në vëmendje dhe kujdes të veçantë të kryeminstrit shqiptar por edhe të detyrave dhe prioriteteve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Edhe njëher më lejoni tju falenderoj, është një punë jashtëzakonisht e mirë por edhe e vëshitrë dhe e ngarkuar, keni orë të tëra që punoni, sakrifikoni, por që kjo punë e juaja është e vlerësuar dhe e konsideruar shumë pozitive, pasi do tju përshëndesin gjithë shqiptarët për parandalimin dhe heqjen përfundimisht të Shqipërisë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së shteti Haki Çako.

    Në momentin e përshëndetjes me forcat policore pjesëmarrëse në operacion, Çako shprehet se operacionet do të vijojnë dhe se ka informacione të tjera për grupe kriminale që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.

    Ndërkohe një superoperacion anti-kanabis po zhvillohet në disa qarqe të vendit.

    Shqiptarja

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •