Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kavajë: Kapen 1.3 ton hashash, trafikanti i biri i një polici të Rilindjes Socialiste

    VIDEO/ Kapet 1.3 ton drogë në Kavajë, 3 të arrestuar dhe 3 në kërkim

    Detaje të reja janë bërë me dije nga Policia lidhur me operacionin anti-drogë në Kavajë.

    Në total, janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë kanabis, 3 automjete, 1 gomone dhe një traktor. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 3 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Njëri prej tyre, Kejvi Hajdari, është djali i ish-shefit të krimeve në Gramsh, Artur Hajdari, i cili aktualisht është inspektor në Peqin.

    Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

    Operacioni

    Gjatë orëve të para të ditës së sotme, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë, është zhvilluar operacioni i koduar "Pilotët".

    Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

    Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20, shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago”, dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike. Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.

    Arratisja si në filma

    Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

    Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet. Por, disa prej tyre u arrestuan më vonë.

    Nga këqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

    Video: https://www.dailymotion.com/video/x5tk1ih

    Arrestimet

    Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë, është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:

    - Joni Sadikaj,

    - Roland Hysenbelliu

    - Kejvi Hajdari

    Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se bashkëpunëtor janë edhe shtetasit:

    B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.

    Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7 m me dy motorë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me një traktor pa targa, si dhe një automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit:

    H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.

    Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.

    Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim" e mbetur në tentativë ' parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.


    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kavajë: Kapen 1.3 ton hashash, trafikanti i biri i një polici të Rilindjes Socialiste

    Aksioni i madh anti-drogë, ja kush është djali i oficerit të largë të policisë që u kap me 1.3 ton.

    Një sasi prej rreth 1.3 ton kanabis u sekuestruar në orët e para të mëngjesit në Kavajë, ndërsa në pranga u vunë tre persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.

    Njëri prej tyre, Kejvi Hajdari, është djali i ish-shefit të krimeve në Gramsh, Artur Hajdari, i cili aktualisht është inspektor në Peqin.

    Në total, gjatë aksionit të koduar “Pilotët” janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë kanabis, 3 automjete, 1 gomone dhe një traktor.

    Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kavajë: Kapen 1.3 ton hashash, trafikanti i biri i një polici të Rilindjes Socialiste

    EMRAT/“Droga në Kavajë, ja kush janë zyrtarët e lartë të policisë që kanë lidhje me të”

    Sipas Berishes, sasie e madhe e drogen se kapir ne Kavajë, “ishte e zyrtareve me te larte lokal dhe qendror te policise”.

    Statusi i plote

    Qytetari dixhital informon:

    Ngarkesa prej 1.5 ton droge kapur ne Kavaje ishte e zyrtareve me te larte lokal dhe qendror te policise!

    Lexoni mesazhin e tij. sb

    “Zoti Berisha ,e para ju them se nuk kam qene dhe nuk jam votuesi juaj po doja te ndaja me ju dicka ne lidhje me kanabisin .Droga e kapur ne Kavaje i perket klanit te Altin Qatos ne polici dhe eshte kultivuar ne zonen e Therepelit ne Skrapar nga Tur Hajdari dhe njerezit e tij nen kujdesin e Fatmir Lleshit ish drejtor policie ne Berat Ferdinand Dushos ish shef komisariati ne Skrapar qe eshte shoku i ngushte i Haki Çakos .Droga ka kaluar mespermes Beratit e siguruar nga shefi komisariatit te Skraparit dhe drejtorit te policise berat Dilaver Shimaj te cilet kane marre pjesen e tyre.Ne Skrapar ishte emeruar dikush tjeter shef po e lane vetem 5 dite dhe e hoqen sepse filloi te merrte informacion per drogen e Qatos dhe ketyre shokeve te tij .Anonim ju lutem se kemi femije per te rritur .”

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •