Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për një Qeverisje më të mirë përballë urrejtjes së Fatos Lubonjës

    Kur e pyetën Winston Çurchillin në një debat për qeverisjen e asaj kohe se, çfarë është politika ai u përgjigj: ``Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi``. Kjo është politika e parë nga këndvështrimi i politikanit, duke patur parasysh se premtimet nuk mund të realizohen 100% por të paktën grupi fitues i politikanëve ka një Program të cilin përpiqet ta zbatojnë. Një nga risitë e Edi Ramës ishte kërkesa e tij e përpiluar nëpërmjet një pyetjeje të thjeshtë: Cilat do të ishin prioritetet tuaja nëse do të ishe kryeministër? Kjo tip pyetje ka irrituar më shumë analistët por edhe politikanët e opozitës së vjetër dhe të asaj të re të cilëve nuk u ka rënë ndërmend kjo pyetje e thjeshtë. Një pyetje si formë Referendumi nëpërmjet të cilit mund të zgjidhësh apo t’u japësh dum shumë problemeve. Komentet e analistëve që dalin më shpesh në TV private janë të ngjashme me përgjigjet e të pranishmëve të cilët ishin ftuar nga Kristofor Kolombi pasi ai zbuloi Amerikën. Ata i thanë Kolombit se çdokush nga ata do të mund ta kishte zbuluar Amerikën nëse atyre do tu ishte dhënë rasti të komandonin anijen e Kolombit. Kolombi u bëri atyre një pyetje të thjeshtë: “Kush e vendos vezën e freskët në mënyrë vertikalë që të qëndrojë”? Ata u përpoqën dhe sigurisht nuk patën sukses sepse veza nuk rri vertikalisht. Atëherë Kolombi e mori vezën dhe e theu, dhe veza qëndroi.

    -“Eee, u dëgjuan të nënqeshurat sarkastike të të pranishmëve. - Çdo kush mund ta bënte këtë…”.

    -“Epo përse nuk e bëtë”, u përgjigj duke ua kthyer sarkazmën me të njëjtën monedhë Kolombi. “Mua më vajti mendja i pari, unë e bëra. Kështu dhe me zbulimin e Amerikës, të gjithë keni lundruar por unë e zbulova”. Problemi i qeverisjes së ardhshme është një sfidë e madhe për këdo ekip qeverisës që ka fituar zgjedhjet. Është e vërtetë që koalicioni që drejtoi qeverisjen gjatë viteve 2013-2017 ishte problematik, dhe pati suksese të mëdha në Reformat të cilat ishin në fakt Program i Socialistëve (dhe jo i LSI), por pati dhe një reaksion të madh kundër tyre pikërisht nga analistët që përfaqësonin zërin e opozitës por të paguar nga opozita, dhe siç dihet në këto raste kur paguhesh duhet të flasësh siç thotë bosi. Kështu Lubonja në përgjigje të deklaratave të Ramës për menaxhimin më të mirë të Administratës shtetërore dhe asaj lokale tha në një nga emisionet e dt. 3 korrik në News 24 tek të Paekspozuarit: ``më shumë se një fushatë monitorimi, kjo është një lëvizje për spastrime në administratë”. Sipas tij është shqetësuese që pushteti të jetë në duart e një partie apo të një personi. “E shikoj me shqetësim këtë situatë. Këto janë metoda ekstra-institucionale dhe kurdo i shoh me shqetësim. Sot krijohet një grup monitorimi në bashkëpunim me popullin për të parë se cilat janë defektet e punës në administratë. Në fakt defektet duhet t’i shohin institucionet. Më shumë kjo mban erë pastrimi të institucioneve nga kundërshtarët. Të jetë i gjithë pushteti në duart e një partie, të një personi, e shoh shqetësuese. Rrezikohemi nga pushteti i pakontrolluar”. Antagonizmat e theksuara midis analistëve dhe Edi Ramës vijnë jo vetëm për shkaqet se ndonjëri prej tyre ka ndonjë “hesap” personal për të larë, por edhe sepse këta analistë po luajnë rolin e opozitës shqiptare, asaj opozite që sot është mbërthyer në një krizë të fortë institucionale brenda partisë por edhe sepse opozita aktualisht nuk ka patur ndonjë Program apo Projekt konkret për të përmirësuar gjendjen nëse do të merrte pushtetin. Sidoqoftë, dallimi midis kritikave të opozitës dhe kritikave të analistëve qëndron në faktin se këta në përgjithësi janë papagaj të politikanëve dhe nuk kanë ndonjë ide konkrete të tyre. Ata përsëritin në mënyrë të vazhduar problemin e kanabisit, problem i cili është problem 20 e ca vjeçar por që po merr tashmë zgjidhje serioze. Ata përsërisin problemin e korrupsionit kur në fakt nuk kanë bërë asnjë luftë konkrete ndaj tij kur ishin në pushtet; por problem qëndron edhe në këtë qeverisje sepse korrupsioni nuk mund të shmanget ose të minimizohet nëse nuk do të vihen në zbatim masa të forta të zbatimit të ligjeve ekzistuese por dhe të përmirësimit të disa ligjeve si p.sh., vendosja me ligj e profesionistëve dhe meritokratëve në administratën shtetërore dhe lokale si dhe në institucionet autonome, konkurimi i ndershëm për punë, lufta kundër informalitetit. Interesant është fakti se shumë njerëz të thjeshtë iu përgjigjen thirrjes së kryeministrit për prioritetet e qeverisjes së ardhshme. Aktualisht prioritetet do të jenë po ato që kërkohen nga njerëzit e thjeshtë. Është si një lloj Referendumi që duhej bërë nga çdo parti me elektoratin e vet. Prioritetet mund të jenë ato që shqetësojnë popullin dhe jo ato që shqetësojnë analistët:

    -Vettingu, për të shmangur korrupsionin dhe të korruptuarit, madje ky process duhet të jetë gjatë gjithë kohës në vazhdim, e jo vetëm për gjykatësit e prokurorët por dhe për politikanët,

    -Urbanizimi dhe rrugët, sepse këto shtojnë mundësinë e tregtisë, turizmit, komunikimit, punësimit,

    -Shëndetësia, sepse një nga plagët kryesore të shoqërisë së sotme mbetet Profilaksia, Shërbimi parësor, dhe Shërbimi spitalor, Rajonal dhe ai Terciar, cili është tërësisht i korruptuar për shkak të tenderimeve të vogla, është tërësisht me pagesë nën dorë, pra pagesë jo ligjore, mjekët specialistë (dhe teknicienët e lartë mjekësorë), që duhet të punojnë në spitalet rajonale dhe terciare duhet të kenë fituar konkursin; mjekët e qendrave shëndetësore duhet të kenë mbaruar detyrimisht specialitetin e “Mjekut te Familjes”. Nëse qeverisja e ardhshme do të mbështetet në prioritetet që kërkon populli, nëse qeverisja e ardhshme, shmang informalitetin, nëse qeverisja e ardhshme rregullon rrogat dhe i diferencon ato ashtu si ka bërë shteti i ri 10 vjeçar i Kosovës ( dhe ne kemi 105 vite pavarësi), nëse do të drejtojë vendin teknokracia dhe meritokracia, shteti shqiptar shumë shpejt do të integrohet në BE, dhe shumë shpejt edhe Opozita do të reformohet vetë dhe do ta ketë më lehtë që të menaxhojë të ardhmen kur të bëhet rotacioni i pushteteve. Praktikisht ka një pengesë të madhe në përplasjen pozitë –opozitë, sepse opozita e sheh si armike pozitën dhe si të tillë nuk e ndihmon që ti vejë në dukje gabimet, por ve në dukje mllefin e saj duke u përpjekur që të justifikoje gafat e saj nëpërmjet sharjes së qeverisë dhe qeverisjes, gjë e cila përkundrazi ashpërson situatën politike, duke krijuar përshtypjen e një gjendjeje të paqëndrueshme politike në Shqipëri. Dalja në opozitë e LSI, mbetet një fitore e madhe e demokracisë sepse është nga rastet e rralla që një parti pa program, pa projekte, një parti që hedh parulla idiote si “Rinia në drejtim”, kishte 8 vite në qeverisje. Qëndrimi i tyre në qeverisje edhe më tej do të shkaktonte një dëm të madh ecjes përpara të vendit për shkak të parazitizmit të kësaj partie në kurriz të partive të mëdha. Le të shpresojmë që qeverisja e ardhshme të konkretizojë projektet e saj në shërbim të kërkesave të popullit, dhe le të shpresojmë që kritikat alla Lubonja të analistëve të paguar, të drejtohen drejt përcaktimit të gabimeve të qeverisjes por edhe analizimit të shkaqeve, në mënyrë që të korrigjohen dhe jo që të përdoren për të krijuar konfuzion dhe dezinformim.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Për një Qeverisje më të mirë përballë urrejtjes së Fatos Lubonjës

    'Politika eshte bixhoz me njerezit dhe pasurine e tyre!'

    Por pretendimet e Lubonjes edhe pse nuk jane qaravitje(demokraci) nuk vijne nga ndjenja te shendosha qytetare por nga plaga e tij e vjeter e burgut qe mund te jete qene edhe imorale. DIhet politika e burgjeve, te demtohen anetaret e shoqerise se te pakenaqureve qe e kane kaluar kufirin per te mos u bere kurre pjesetare te shoqerise se lire apo civile por qe te sherbejne si dordoleca per te trembur 'te luhaturit'. Nese pakenaqesite tona vijne nga uria, uria per bote sepse sot jemi me te pasur, pretendimet e tij vijne nga dhimbja qe s'mundet dot. Dihet qe ne te ri ka qene capajev, mashtrues dhe vidhte te fortet apo klanin ne pushtet dhe atehere ka qene ndryshe!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Për një Qeverisje më të mirë përballë urrejtjes së Fatos Lubonjës

    Pretendimet e Lubonjes jane nga cmira dhe urrejtja qe u mbyll tv Agon. Por jane edhe se ai ka qene dikur pjese e bllokut ku rrinin byroja dhe kqppsh tek blloku. Ka jetuar mire dhe budallalleku e futi ne burgun komunist.
    Sot tregon se eshte i persekutuar. Ndoshta por mendjemadhesia dhe arroganca do te jete fundi i tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •