Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Unioni neojugosllav – një ide e rrezikshme e Beogradit dhe e Tiranës

    Lumir ABDIXHIKU

    Ka disa probleme me një propozim të tillë. I pari dhe më i rëndësishmi ndërlidhet me motivin e Serbisë në një organizim të ri. Ky motiv ka dy ngjyrime. Së pari, atë të dominancës ekonomike dhe politike në Ballkan; dhe, së dyti, të mbajtjes së status quo-së në relacionet me BE-në dhe Rusinë.

    -1-

    Javë më parë, në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, u lansua ideja e bashkimit doganor dhe ekonomik të vendeve të mbetura pa anëtarësim në BE. Siç dhe ndodh tashmë rëndom, ku flitet për iniciativa të paparashikueshme e natyrisht koti, në ballë të kësaj nisme ishte kryeministri serb (tash presidenti) Vuçiq dhe, kush tjetër përveç se homologut të tij nga Tirana, Rama.

    Të dy bashkë, unionin e ri e ballkanas po e promovonin si forcë pajtuese shqiptaro-serbe. Po i jepnin ngjyrimin e zakonshëm të pajtimit frankogjerman; Vuçiq si kryegjerman, Rama si kryefrancez. Me t’u kthyer në Beograd, i pari i Serbisë e kishte shpallur idenë e tij si neojugosllavi, diçka e këndshme për nostalgjikët e dominimit Ballkanas në Serbi. Neojugosllavia ishte pa Slloveni e Kroaci, por kishte tash Shqipërinë në të.
    Rama, ndërsa, si bashkëiniciator e si përfaqësues i vetëshpallur i shqiptarëve në Ballkan, nuk kishte pyetur askënd – asnjë shqiptarë. As ata në Shqipëri, as udhëheqësit shtetëror në Kosovë, as shqiptarë te tjerë në rajon. Nga një propozim i tillë ishin zënë në befasi zyrtarët kosovarë.

    Kryeministri i Kosovës kishte hedhur poshtë menjëherë propozimin, duke e cilësuar si eksperiment pa perspektivë, joevropian e rikujtues i një përvoje të keqe të Kosovës me Jugosllavinë. Ministri i Jashtëm, njëtrajtësisht, e kishte etiketuar idenë si të rrezikshme dhe me ngjyrime serbomadhe.

    Propozimi i tandemit Rama-Vuçiq vinte si pamflet i hyrjes në qejf tek vendimmarrësit evropianë. Të shitjes së tyre si liderë të vetëm të Ballkanit; të gjithkujt tjetër si pengues të afrimit. Ky propozim ishte pritur me interes nga disa politikanë nga Brukseli; me aq zell saqë kishin vendosur ta merrnin për trajtim në takimin e 12 korrikut të Triestes. Në fund të ditës, për përfaqësuesit e BE-së, çështja e Ballkanit do të mbetet e pandryshuar për 7 deri në 10 vjetët e ardhshëm, Çfarëdo modeli tjetër që e shpenzon këtë kohë në Ballkan është më se i mirëseardhur.

    Filtrimi i Ramës e Shqipërisë me Serbinë, sërish e për të satën herë, po i sillnin një tjetër dëm Kosovës. Shpërfaqjen e saj, pa pikë nevoje, si forcë bllokuese në Ballkan.

    -2-

    Unioni doganor e ekonomik në Ballkan, parashihte heqjen e të gjithë kufijve doganorë ne Ballkanin Perëndimor, heqjen e të gjitha tarifave të ndërmjetme në mes shteteve anëtare, si dhe mbledhjen, në një vend të të gjitha të hyrave doganore. Pra, për nga politikat tregtare dhe doganore, Ballkani do të funksiononte si një shtet. Çfarëdo që lëviz në mes të vendeve anëtare kalon pa doganë e pa kufij; çfarëdo që vjen nga jashtë mblidhet në një vend. Një minireplikim i unionit evropian doganor; natyrisht, pa Evropë e me plot Serbi në të.

    Ka disa probleme me një propozim të tillë. I pari dhe më i rëndësishmi, ndërlidhet me motivin e Serbisë në një organizim të ri. Ky motiv ka dy ngjyrime. Së pari, atë të dominancës ekonomike dhe politike në Ballkan; dhe, së dyti, të mbajtjes së status-quos në relacionet me BE-në dhe Rusinë.

    Në çështjen e dominancës, Serbia llogaritë në aleancën e Bosnjës dhe satelitit të saj në Republika Srpska; përfshirë edhe lidhjen tradicionale me Maqedoninë. Përveç kësaj, Serbia është forca më e madhe ekonomike e ushtarake në rajon. Kjo, në vete, do ta bënte Beogradin sërish kryeqendër të Ballkanit; prandaj dhe nostalgjia për kthim në model neojugosllav. Serbia prodhon, krijon e ushtron fuqi shumë herë më të madhe se të gjitha vendet e tjera bashkë. Çfarë shqiptarët kontribuojnë në këtë drejtim është krejt minore.

    Në çështjen e neutralitetit, Serbia nuk ka asnjë motiv të ndryshojë filtrimin e dyfishtë me Evropë e Rusi. Në të vërtetë, mu ky filtrim i ka ringjallur të njëjtit në forcë konsideruese këndej. Duke kërcënuar Evropën me afrim me Rusinë, e duke e kërcënuar Rusinë me afrim me Evropën, Vuqiq arrin të marrë herë hapa integrues në BE, here aeroplanë ushtarakë MIG. Në vijë të këtij dualizmi, Serbia dëshiron të mbajë edhe lëvizjet në Ballkan të stagnuara. Përparimi i Malit të Zi për në NATO, e eventualisht konsolidimi i Kosovës në shtetëzim prish forcën serbe në Ballkan. Mbi të gjitha, një periudhë dhjetëvjeçare e marrjes me projekte koti, sikurse ky union ekonomik e doganor, është dhuratë e çmuar në agjendën destabilizuese serbe e ruse për regjion.

    Problemi i dytë me propozim ndërlidhet me përfitimet që shqiptarët marrin nga një bashkim i tillë. Në drejtimin ekonomik, bizneset tona janë shumë të vogla, shumë më pak konkurruese e shumë më fragjile ndaj çfarëdo hapjeje joevropiane. Mos të ngatërrohemi. Hapja evropiane, sikurse kjo e MSA-së, përcillet me paketa ndihmuese, me programe stimujsh ekonomikë e financiarë, dhe mbi të gjitha me influencë të garantuar Perëndimore; elemente të cilat i bëjnë shqiptarët, në veçanti shtetin e Kosovës shumë më të sigurt e më atraktiv.

    Problemi i tretë, dhe jo më pak i rëndësishëm, ndërlidhet pikërisht me ndërprerjen e agjendës evropiane për ne; qoftë edhe ajo për një kohë të shkurtër. Mos të harrojmë, në këtë fazë Kosova ka nevojë për sa më shumë definim kufijsh, për sa më shumë relacione shtetërore, e sa më pak ndikim serb. Çdo projekt që s’ka këtë agjendë e s’ka këtë ngjyrim, është krejtësisht i padobishëm. Së këndejmi dhe refuzimi ynë.

    -3-

    Në këtë fazë, Kosova ka dy rrugë përpara. E para, që të bindë shpejt aleatët e saj në rajon, nisur nga Tirana. Tiranës duhet shpjeguar hilen e një neojugosllavizmi në Ballkan, hile që politikëbërësit e atjeshëm duket se nuk e kuptojnë. Ose nëse e kuptojnë janë të gatshëm ta tregtojnë me interesa të promovimit vetjak. E dyta, Kosova duhet të renditet shpejt me Malin e Zi, shtetin e dytë në Ballkan që ka refuzuar, për të njëjtat arsye si tonat shkrirjen në një influencë serbe.

    E treta, po aq e rëndësishme, Kosova duhet të ndërtojë argumentet politike e në veçanti ekonomike për t’i prezantuar si forcë kundërshtuese në takimin e Triestes. Atje, Kosova duhet të argumentojë se në rrafshin politik, nuk mund të favorizojë nënshtrimin drejt modelit të status quo-së; përkundrazi. Kosova ka secilin interes të zhbëjë këtë status quo dhe të promovojë detyrimisht ardhmërinë properëndimore, pro-BE e pro NATO në Ballkan. Secili shtet tjetër, sikurse Serbia, Bosnja e Maqedonia, duhet të vihen në presion të kësaj qartësie.

    Në rrafshin ekonomik derisa Kosova duhet të argumentojë mbi dobësitë që unioni i ri do t’u sillte ekonomisë sonë, bizneseve tona e investimeve në të ardhmen. Këtë argumentim duhet ta bëjë me ose pa Shqipërinë në bord. Shqipërinë e politikën e saj amatore e keqdashëse ndaj Kosovës – me ose pa qëllim – duhet ta luftojë në publik.


    http://maqedoniashqiptare.com/2017/0...dhe-e-tiranes/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 17-04-2017 më 08:19

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Mediat gjermane: Brukseli kërkon krijimin e një Jugosllavie të re me lider Serbinë në Ballkan

    Mediat gjermane: Brukseli kërkon krijimin e një Jugosllavie të re me lider Serbinë. Pjesë edhe Shqipëria

    Emri:  auto_auto_rama_-_vucic14914751171499857609.jpg

Shikime: 376

Madhësia:  41.3 KB

    Në kuadër të samitit të Triestes ku krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit takohen me kancelaren Angela Merkel e presidentin francez, Emmanuel Macron, shtypi gjerman drejton vëmendjen tek Ballkani.

    Gazeta gjermane "Die Welt" nën titullin "Pse Brukseli do të krijojë një Jugosllavi të re", shkruan se një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja, ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan.

    "Presidenti i sotëm, Aleksandër Vuçiç e kishte formuluar: nuk do të ishte më praktike të lidheshin vendet e Ballkanit në një zonë ekonomike të përbashkët? Ky do të ishte hapi i parë për anëtarësim në BE. BE e pranoi me falënderim këtë ide", shkruan gazeta gjermane duke e cilësuar unionin doganor si një instrument të mirë për BE që të fitojë kohë. "BE-së nuk i duhet të pranojë anëtarë të rinj, por në të njëjtën kohë ruan influencën e saj në Ballkan."

    "Die Welt" thekson se Ballkani nga ana ekonomike është për europianët i parëndësishëm, por ai ka rëndësi në kontekstin e historisë europiane. Kohët e mëdha të zgjerimit kanë kaluar, prandaj prej vitesh po diskutohet si një instrument unioni doganor, një instrument që e çaktivizon fuçinë e barutit me emrin Ballkan dhe nga ana tjetër nuk e detyron BE të zgjerohet.

    "Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën "Varësi pozitive", e cila mund të ndikojë në ç’tensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër, sigurisht vetëm si union doganor dhe transporti. Pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë."

    Gazeta gjermane kujton se Jugosllavia e vjetër u shpërbë e sëmurë nga konfliktet e brendshme, sidomos nga rivaliteti mes serbëve dhe kroatëve. "Një union i ri i Ballkanit Perëndimor do të ishte po ashtu bipolar. Atë do ta dominonin 8 milionë serbë në Serbi dhe Bosnje, si edhe 5 milionë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, që do të konkurronin me dhe kundër njëri-tjetrit."

    Vlerat e BE: Nuk ka lëshime për Ballkanin

    Ndërsa gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" nën titullin "E ardhmja e Ballkanit është në BE" boton një artikull të zëdhënësit për politikën e Jashtme të Partisë Socialdemokrate, Niels Annen. "Në Ballkanin Perëndimor elitat kombëtare rrezikojnë paqen e brishtë, për të hequr vëmendjen nga dështimet e qeverisjeve të tyre", shkruan Annen dhe kërkon që BE në samitin e Triestes të mërkurën të reagojë ndaj kësaj politike të papërgjegjshme.

    Zëdhënësi i socialdemokratëve për politikën e Jashtme, Niels Annen thekson se Ballkani Perëndimor është rikthyer në axhendën e ditës, por me lajme të politikës së brendshme që vijnë nga rajoni - si provokimet e dyanshme mes Serbisë dhe Kosovës, retorika shqiptaromadhe e politikanëve kosovarë, mësymja e dhunshme e parlamentit maqedonas. "Këto të sjellin ndërmend vitet 90-të, por paralelja historike është e gabuar. Sepse motori i këtyre tensionimeve nuk janë tensionet etnike, por interesat e elitave kombëtare, që duan të sigurojnë pushtetin e tyre e të pengojnë reformat demokratike."

    Niels Annen shkruan në artikullin e "FAZ" se zhvillimeve aktuale në rajon, BE nuk duhet t'i përgjigjet me lirimin e kushteve të anëtarësimit. "Një 'rabat gjeopolitik' shkatërron besueshmërinë e BE-së. Qeveritë në Ballkan duhet të pranojnë, se vlerat e BE, respekti për institucionet demokratike, të drejtat e opozitës dhe liria e shtypit nuk janë në dispozicion.

    DW

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Mediat gjermane: Brukseli kërkon krijimin e një Jugosllavie të re me lider Serbinë në Ballkan

    Belgjika ka qen pjese (Krahin)e gjermanis dhe duhet te zhduket si shtet dhe ti bashkohet nji pjes Gjermanis dhe pjesa tjeter Frances.
    Nuk ka komb Beligjikan As gjuhe.
    Shqiptaret jan kombe dhe kane gjuhen e tyre.


    Mbretëria e Belgjikës
    Koninkrijk België (hollandisht) nji dialekt gjerman
    Royaume de Belgique (frëngjisht)
    Königreich Belgien (gjermanisht)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 13-07-2017 më 13:56

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mediat gjermane: Brukseli kërkon krijimin e një Jugosllavie të re me lider Serbinë në Ballkan

    Me Ramën rruga jonë për në Bruksel kalon nga Beogradi

    Nga Koço Kokëdhima

    Veprimi i Ramës për publikimin e listës së zezë të personave është bërë jo rastësisht në ditën e Samitit të Triestes. Ky veprim absurd, antiligjor, antidemokratik, antiinstitucional, i pamoralshëm, joetik dhe antinjerëzor u bë për të larguar vëmendjen nga ky samit ku Shqipëria dështoi. Në Samit Shqipëria nuk prezantoi asnjë projekt. Ndërkohë që vende të tjera marrin pjesë, prezantojnë projekte, fitojnë financime dhe marrin grante, ne shkojmë pa projekte.

    Edhe propozimi i Samitit për të bërë një bashkim doganor të vendeve të Ballkanit Perëndimor me lider Serbinë, për Kosovën është provokativ ndërkohë që Serbia akoma nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

    Nga ana tjetër, të thuash se ne po bëjmë zonë të lirë ekonomike me lider Serbinë, kjo është e pamjaftueshme. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në vitin 2007. Mallrat lëvizin lirisht dhe pa dogana mes vendeve ballkanike.

    Gjithsesi vendime të tilla të rëndësishme dhe strategjike si ky që diskutohet në Samitin e Triestes duhet t’i nënshtrohen një informimi të gjerë të opinionit publik në Shqipëri dhe t’u jepet kohë njerëzve, ekspertëve, partive, gjithë institucioneve, inteligjencës, grupeve të interesit dhe OJF-ve, që të analizojnë avantazhet dhe disavantazhet.

    Në Trieste u prezantua projekti për të bërë një Jugosllavi të re me lider Serbinë, pa Kroacinë dhe Slloveninë që janë në BE dhe me Shqipërinë dhe Kosovën brenda. Më bëri përshtypje ajo që kishte shkruar kryeministri ynë se “Unë do ta mbështes fort këtë ide”, kur ne këtu nuk kemi asnjë informacion për këtë çështje, as jemi njohur me këtë projekt.

    Ne prisnim që të hapeshin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nuk e dinim që duhet të kalojmë nga Beogradi për të shkuar në Bruksel. Kjo nuk ishte ajo që prisnin shqiptarët. Për këtë çështje partia jonë, Zgjidhja, do luftojë që të bëhet një diskutim shumë i gjerë dhe të mos lejojë t’i marrë vendimet kryeministri, por t’i marrë populli me referendum, pasi të jemi të bindur e të qartë se çfarë fitojmë dhe çfarë humbasim nga ky plan.

    Popullit i është premtuar se do të hapen negociatat për anëtarësimin e plotë në BE dhe nuk i është thënë se duhet të bashkohemi një herë nën “Jugosllavinë e re” me lider Beogradin për të shkuar në Europë. Opinioni shqiptar i ka mësuar informacionet për propozimet e Shqipërisë në këto samite nga mediat e Beogradit dhe të Berlinit, jo nga qeveria jonë. Kjo është një çështje që ka lidhje drejtpërdrejt me popullin shqiptar, ka lidhje me zhvillimet e ardhshme afatmesme dhe afatgjata, ka lidhje me premtimet që politikanët që drejtojnë Shqipërinë i kanë bërë popullit, ka lidhje edhe me premtimet që diplomatët e vendeve partnere i dhanë popullit tonë përpara zgjedhjeve.

    Ne nuk mund të marrim me mend se çfarë thuhet atje ku nuk jemi, por populli ynë ka të drejtë që të dijë të vërtetën e gjërave dhe nuk mund të themi se mjafton që këto të vërteta i ditka Edi Rama. Deri tani, zyrtarët e BE-së, komisioneri Hahn dhe përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës na kanë thënë se, me kalimin me sukses të zgjedhjeve dhe me implementimin e reformës në drejtësi do të çelen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe jo në “Jugosllavinë e Re”. Me sa duket, Rama nuk po na çon drejt Brukselit, por drejt Beogradit!

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mediat gjermane: Brukseli kërkon krijimin e një Jugosllavie të re me lider Serbinë në Ballkan

    Aleancë e re në Ballkan: Greqia, Serbia dhe Bullgaria, takim tripalësh në Selanik

    Greqia, Serbia dhe Bullgaria kanë hedhur një tjetër hap në bashkpëunimin mes tyre.

    Ndonëse nismat për Ballkanin janë tashmë si ngjyrat e ylberit, përfaqësuesit e tre vendeve në fjalë, kryeministri grek, Alexis Tsipras, presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri bullgar Boyko Borisov janë takuar në Selanik për t’i dhënë rrugë një koordinimi tripalësh, që siç tha presidenti serb, përfshin sfidat e jashtme dhe të brendshme.

    “Ne jemi më të fortë së bashku sesa kur veprojmë të ndarë.

    Ne mund të përdorim këtë model më shpesh dhe të veprojmë të bashkuar mbi çështje të caktuara dhe kështu të marrim rezultate më të mira për të treja vendet tona.

    Ne jemi gati të veprojmë së bashku mbi të gjitha çështjet që lidhen me sfidat e jashtme dhe të brendshme në përputhje me standardet dhe parimet europiane.

    Jemi gati të marrim pjesë në projekte të ndryshme që kanë interes ekonomik për të treja vendet”, tha Vuçiç në një intervistë për Tajnug.

    Takimi është një kundërpeshë e lëvizjeve që po ndodhin në Ballkan, ku faktori shqiptar ka pranuar të luajë në sintoni me politikat e Ankarasë, ndërkohë që edhe Kroacia i qëndron Serbisë si kundërshtare në disa drejtime.

    Koha Jone

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •