Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Edi Rama: Ja 100 "Armiqtë e Popullit" në Qeverinë e Rilindjes!

    Edi Rama publikon 100 emrat e zyrtarëve për të cilët janë raportuar shkelje

    Edi Rama ka bërë publike sot emrat e 100 zyrtarëve të shtetit për të cilët janë bërë denoncime për abuzime.

    “Në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative nga të cilat 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë”, shkruan Rama.

    Qeverisja

    1. Mirvjena Shema ALUIZNI

    2. Toni, Shef sketori ALUIZNI

    3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres

    4. Drejtori ALUIZNI Elbasan

    5. Fatmir Ejupi Bashkia Durres

    6. Kasem Canaj Bashkia Vlore

    7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlore

    8. Xhevit Dermyshi DAR Gramsh

    9. Ramadan Bici DAR Gramsh

    10. Shyqyri Pole DAR Gramsh

    11. Drejtori DAR Korce

    12. Drejtoresha Metani DAR Tirana

    13. Sokol Alia Dogana Durres

    14. Ylber Karanxha Dogana Durres

    15. Artan Sulejmani Dogana Durres

    16. Lulezime Dogana Kakavije

    17. E.H Dogana Koliposta Kinostudio

    18. Andi Xhafa Dogana Tirane

    19. Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin

    20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP

    21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat

    22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve

    23. Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare

    24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane

    25. Perin Vogli DSHP Lushnje

    26. Drita Lala DSHP Mat

    27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene

    28. Ani Dermishi Hipoteka Durres

    29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan

    30. Rezart Elmazi Hipoteka Vlore

    31. Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres

    32. Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT

    33. Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore

    34. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce

    35. Astrit Hado ISSH

    36. Resul Llogo Kelcyre

    37. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe

    38. Artan Doda KEMP komisioni Lezhe

    39. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres

    40. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane

    41. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan

    42. Kryeprokurori Korce

    43. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce

    44. Brunilda Gjordeni Lushnje

    45. Vojo Bregu Ministria e Bujqesise

    46. Josif Dena Mjek Berat

    47. Roel Zoga Mjek Fier

    48. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan

    49. Mentor Petrela Neurokirurgjia

    50. Drejtori Policia Bashkiake Tirane

    51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane

    52. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit

    53. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores

    54. Flora Hoxha QSH njesia 7

    55. Ardit Lame QSUT

    56. Drejtori shkolles Shkolla "Halit Berzeshta” Perrenjas

    57. Vjollca Jahaj Shkolla speciale "3 Dhjetori” Shkoder

    58. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj

    59. Ediola Braha Spitali Tepelene

    60. Erjon Neurolog Spitali Vlore

    61. Bruna Mersini Spitali Vlore

    62. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster

    63. Leke Prela UK Koplik

    64. Drejtori Juridik UKT

    65. Drejtori I shitjeve UKT

    66. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj

    67. Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore

    68. Ermioni Cekani ZA Kamez

    69. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje

    70. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster

    Sistemi i Drejtësisë

    1. Altin Avdiu Gjykates

    2. Tereza Lani Gjykates

    3. Migena Laska Gjykates

    4. Majlinda Demollari Avokate

    5. Ardian Dauti Avokate

    6. Artur Sulçe Ekspert ne Gjykate

    7. Agim Bendo Gjykata e Apelit Tirane

    8. Shkelqim Miri Gjykata e Apelit Tirane

    9. Fatos Qato Gjykata e Apelit Tirane

    10. Arben Vrioni Gjykata Elbasan

    11. Gentiana Muco Gjykates

    12. Rilinda Selimi Gjykates

    13. Gilda Hoxha Gjykatese Bulqize

    14. Majlinda Andrea Gjyqtare

    15. Esmerilda Habil Gjyqtare Vlore

    16. Napolon Vasha Noter

    17. Luljeta Cenaj Notere

    18. Shkelqim Gjoka Policia Gjyqesore Bulqize

    19. Dritan Marku Prokuror

    20. Arjan Ndoi Prokuror

    21. Sokol Malaj Prokuror

    22. Hysni Vata Prokuror Bulqize

    23. Hektor Hushi Prokuror Elbasan

    24. Tomorr Kullolli Prokuror Elbasan

    25. Arjan Mucaj Prokuror Gjirokaster

    26. Julian Zonja Prokuror Tirane

    27. Aleks Hajdari Punet e Brendshme

    28. Jorsida Dervishi Zyra permbarimore STAR

    29. Alketa Tanushi Zyra permbarimore STAR

    30. Ardenis Cullhaj Zyra permbarimore STAR

    Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

    Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

    Statistika të postit për Eksperiencat negative në Administratë:

    Në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat:

    310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masen 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve.

    702 PERCEPTIME: Grup komentesh që shprehnin një opinion pa iu referuar një përvoje konkrete personale, apo edhe thjesht të dëgjuar. Në këto perceptime 166 janë pozitive për këtë nisme dhe e mbështesin edhe në ato raste kur shprehet skepticizëm nëse kjo hapësirë për denoncime në FB do e zgjidhë situatën. 235 komentues perceptonin që praktikat negative ekzistojnë në përgjithësi në të gjitha nivelet e administratës ndërsa 301 të tjerë e shprehnin perceptimin e tyre duke vënë gishtin tek disa institucione si më të ‘spikaturat’ ku më shpesh përmenden Hipotekat, Aluzini, Shëndetësia, Arsimi, OSHEE, Policia, dhe Punësimi pa meritë në administratën publike.

    343 SUGJERIME: Grup komentesh që nuk shprehin asnjë eksperiencë personale negative por ofrojnë mendimin e tyre lidhur me prioritetet e qeverisjes ku mbizotëron mbështetja për një reformë rrënjësore të administratës ku bashkë me rekrutimin e njerëzve të rinj, të aftë e profesionistë duhen të vendosen paralelisht mekanizma të fortë kontrolli dhe masa të rrepta ndëshkuese. Vendin e dytë e mbajnë sugjerimet për të vijuar me reformën e drejtësisë si e vetmja zgjidhje për të luftuar korrupsionin e për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së praktikave të këqia në të gjitha nivelet e qeverisjes. Një numër modest komentuesish, rreth 20, sugjeronin ofrimin e një platforme anonime për të denoncuar me emra e fakte konkrete.

    713 EKSPERIENCA: Grup komentesh që sillnin një rast konkret përballjeje negative me administratën qendrore e vendore, në nivel personal dhe në nivel njohjeje të një rasti të tillë nga një i afërm apo i njohuri i tyre. Nga këto:

    *Bashkitë - 111 raste denoncojnë praktika të keqia në nivel vendor ku vendin e parë e zë shërbimi jashtëzakonisht i dobët në sportelet e gjendjes civile, i ndjekur nga lejet abuzive për ndërtime dhe zvarritja e dosjeve për një leje ndërtimi

    *Hipotekat - 98 raste të referuara për korrupsion, padrejtësi, abuzim me pronat, lëshimin e vërtetimeve dhe zvarritjet në dyert e ZRPP-ve

    *Shendetesia -78 denoncime te korrupsionit te mjekeve, infermiereve, mungeses se medikamenteve dhe neglizhences apo keqtrajtimit ne dyert e spitaleve apo qendrave shendetesore

    *Arsimi -58 raste te lidhura me nivelin e përgatitjes së mësuesve; pushime të padrejta nga puna; transferime abuzive dhe punësime pa meritë.

    *ALUIZNI -54 raste që denoncojnë vonesa të qëllimshme të lejeve të legalizimeve; bashkëpunim të punonjësve të ALUIZNI-t me ata të ZRPP për tjetërsim pronash dhe trajtimi i aplikuesve në varësi të pagesës.

    *Policia – 48 raste të gjobitjeve padrejtësisht, të komunikimit aspak etik me qytetarët dhe të mos-reagimit në kohë për t’iu ardhur në mbrojtje qytetarëve të gjendur në një rrezik të caktuar.

    *KEMP - 44 raste denoncojnë abuzimet në miratimin e KEMP dhe peripecitë e mëdha që këta persona në vështirësi duhet të kalojnë për ta përfituar këtë mbështetje. Një numër i lartë komentuesisht tërheqin vëmendjen për procedurat duke e quajtur të tepërt që një person me invaliditet të pakthyeshëm duhet të paraqitet periodikisht para komisionit për të vijuar me përfitimin e KEMP.

    *OSHEE – 41 raste të lidhura me mbifaturim, faturim aforfe apo neglizhencë në përkujdesin ndaj klientit.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama: Ja 100 "Armiqtë e Popullit" në Qeverinë e Rilindjes!

    Helsinki dhe juristët: Lista e Ramës e paligjshme. Shkelen të drejtat e njeriut

    Publikimi i emrave të 100 zyrtarëve që sipas Kryeministrit kanë abuzuar me ligjin duke u bazuar në denoncimet anonime në Facebook ka sjellë reagime të shumta. Nuk janë vetëm qytetarë dhe partitë politike që e cilësojnë si një gabim moral shpalljen fajtorë të zyrtarëve vetëm mbi bazë denoncimesh anonime. Juristë dhe përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinikit e cilësojnë publikimin e kësaj liste si një shkelje ligjore nga Kryeministri Edi Rama.

    Juristët denoncojnë se po shkelen të derjtat e njeriut në publikimin e listës 100-emërore të lakuar në rrjetin social si të korruptuar.
    “Vendosja e burimeve të informacionit nga rrjetet sociale si provë e fajësisë bie jo vetëm në kundërshtim me të drejtën themelore të të drejtave të njeriut dhe me konventën evropiane për të drejtat e njeriut për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor që ka të bëjë me fajësinë dhe pafajësinë, por bie në kundërshtim edhe me terrenin human ku jeton njeriu. Që do të thotë se, njeriu në mënyrë proceduriale dhe literale duhet vendosur para faktit. A është thënia në rrjetet sociale fakt? Mund të jetë indicje, por jo fakt”, thotë avokati Sokol Hazizaj.

    “Publikimi i të dhënave në faqet e internetit apo në çdo lloj forme tjetër publike i të dhënave ndaj këtyre personave, të cilët mund të jenë nënpunës të administratës, specialistë të thjeshtë apo funksionarë në këto institucione, jo vetëm është e paligjshme por mund të krijojë shqetësime të panevojshme”, thotë Erida Skëndaj, drejtoreshë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

    Por avokati Hazizaj e sheh këtë çështje si një anti-reformë në drejtësi përsa kohë po ndërhyhet në kompetencat e institucioneve të drejtësisë që akuzon dhe gjykon shtetasit e dyshuar.

    “Kur në emër të reformës përdoren nuk do të thosha shpifje, por deklarime të paprovuara, atëherë mendoj se përdorimi i tyre është anti-reformë. Sepse nga njëra anë ne përpiqemi të forcojmë institucionet e drejtësisë, nga ana tjetër u japim goditje të madhe institucioneve, sepse nuk u lëmë atyre mundësi të krijohen, formatohen, zhvillohen dhe zbatohen”, thotë Hazizaj.

    Hazizaj shprehet se kjo nuk është mënyra e përshtatshme për të luftuar korrupsionin.

    “Në një sistem ligjor adekuat e korrekt, çdo njeri që i përmendet emri për çdo lloj arsye, veçanërisht për korrupsion të mbetur në tentativë apo veprime korruptive, do t’i drejtohej gjykatës. Por kur gjykata dhe vetë institucioni i akuzës përmendet si institucion i korruptuar, atëherë më thoni kush ka ngelur për t’iu drejtuar”, nënvizon Hazizaj.

    Megjithatë, sipas shefes së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në një situatë të tillë komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale siç parashikon ligji mund të japë rekomandime, por edhe gjoba administrative për shkeljen e kryer.

    Koha Jone

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •