SKANDALI/ Firma e Ahmetaj pak ditë para largimit, penalizion patatet dhe qepët që vijnë nga Kosova

Emri:  auto_rama_ahmetaaaaaaaaaa1499867485.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  45.1 KB

Sot Edi Rama ka botuar një editorial në gazetën The Ëall Street Jorunal me titull, “Tregu i lirë, është hapi tjetër për Ballkanin”, ku me nxitimin e hilacakut dhe njeriut të vogël 2.02 metra i gjatë, tentoi të bënte paqtimtarin e madh të Ballkanit në nisje të Samitit të Triestes që zhvillon punimet sot. Në këtë artikull Edi Rama e argumenton krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik në Ballkan ndërsa shkruan se: “Kjo është arsyeja përse këtë javë, në Itali, do të mbështes fuqimisht krijimin e zonës rajonale ekonomike, si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian”. Por, ndërsa lideri global tenton të hiqet si vizionari i paqtimit të Ballkanit përmes rritjes së raporteve ekonomike, një skandal ka nxjerrë kokën sëfundmi në Shqipëri.

Por çfarë ndodh?

Në foton kryesore të këtij shkrimi ju keni të afishuar urdhërin që ka firmosur drejtorja e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, Belinda Ikonomi dhe që iu drejtohet të gjitha degëve doganore të Shqipërisë. Urdhri ka dalë pas shkresës me nr protokolli 6283/1, të datës 5 maj 2017, firmosur nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Shkresa e mësipërme e detyron kreun e doganave të përditësojë të dhënat për vetëm tre kode doganore që përfshihen në nomenklaturën e mallrave të Shqipërisë, respektivisht patate nga çdo origjinë që të vijnë, patate Kosove dhe qepë të thata, nga çdo origjinë që të vijnë. RTSH kërkoi sot një prononcim lidhur me shkresat e mësipërme.

Kërkesa iu drejtuar këshilltarit të ministres Vukaj si dhe zyrës së drejtorës së përgjithshme të doganave. Zyrat e mësipërme nuk i janë përgjigjur ende radiotelevizionit shqiptar. Ndërkohë në Kosovë, dy ministra të qeverisë në ikje kanë reaguar ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë shqiptare për të anuluar masën e mësipërme. Avdyllah Hoti dhe Kimete Bajrami janë shprehur edhe në rrjetet sociale, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë shqiptare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsyeja e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve”, thotë ministria e ekonomisë e Kosovës, ndërsa ministri Hoti thotë se “Vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë e çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë. Kjo politike e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar”.

Konfliktet mes të dy vendeve në fushën tregtare janë të hershme dhe, megjithë mbledhjet e përbashkëta të qeverisë, por edhe grupeve permanente që janë ende në efiçensë, nuk ka pasur dakortësi në shumë raste. Rasti i patateve, qumështit, mishit etj kanë përbërë një arsye për acarime të befta, të cilat më pas, ose janë zgjidhur me ndërhyrjen e autoriteteve të larta të të dy qeverive, ose janë zgjidhur nga vetë sipërmarrjet respektive.

FOTO/ Statusi i Ministrit te Financave te Kosoves Avdulla Hoti dhe vendimi i Doganave te Shqiperise qe penalizojne patatet qe vijne nga Kosova

Emri:  statusi_i_dulles1499867533.jpg

Shikime: 96

Madhësia:  45.2 KB

Emri:  vendimi1499867535.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  65.1 KB

Panorama