Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindja e Drogës: Arrestohet e lirohet në Durrës baroni i drogës në Milano, Alket Hatija

    Skandali në Gjykatë/ Kush është gjyqtari që la të lirë baronin e madh të drogës (Emri)

    Alket Hatija, i arrestuari i pak ditëve më parë (8 korrik) për llogari të Policisë italiane është cilësuar nga mediat e këtij vendi si lordi më i madh i drogës në Milano.

    Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin me qëllim ekstradimin, duke e lënë me detyrim paraqitje 45-vjeçarin, raporton “Panorama”.

    Emri:  hatija1.jpg

Shikime: 234

Madhësia:  27.5 KB

    Sipas “Panorama” gjyqtari qe vendosi te lere të lirë atë që Italia e kerkonte me ngulm si baronin e madh të drogës është Petraq Curi.

    Mësohet se arsyetimi i përdorur nga ai për heqjen e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ka qenë, se i arrestuari Hatija e kishte kryer dënimin në Itali.

    Nga ana e saj Prokuroria do të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Referuar të dhënave që citojnë Policinë italiane, 45-vjeçari i dënuar me 20 vite burg, akuzohet se ka transportuar në Itali sasi rekord droge.

    Prej disa vitesh, Hatija ishte në ndjekje penale nga Drejtësia italiane dhe për këtë arsye ai fshihej në Shqipëri.

    Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar 45-vjeçarin me 20 vite burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, në shtator të vitit 2015.

    Emri:  eb94c9ed25744eb4f4f57191ae9e9024.jpg

Shikime: 221

Madhësia:  50.9 KB

    Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një shokun e tij.

    Por një mundësi për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë i izoluar si me qenë në një bunker në Berat, i cili rruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

    Emri:  arrestohet.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  81.8 KB

    Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

    Hatija njihet si një trafikant i “pastër”, dhe se nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë, por në sajë të telefonatave (rreptësisht të disponueshme) ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja e Drogës: Arrestohet e lirohet në Durrës baroni i drogës në Milano, Alket Hatija

    “Pse u lirua në të vërtetë baroni i drogës nga Gjykata e Durrësit”

    I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin për llogari të drejtësisë italiane dhe lirimin më pas nga Gjykata e Durrësit të ashtuquajturit “baroni i drogës”, Alket Hatiaj. Ai është dënuar nga gjykata e Milanos me 20 vite burg për trafik narkotikësh.

    Gazetari Artan Hoxha tha se gjykatësi i Gjykatës së Durrësit Petraq Suri argumentoi vendimin për lirimin e Alket Hatijas dhe masën ‘detyrim paraqitje’ duke u bazuar tek dokumentacioni i avokatit mbrojtës, sipas të cilit Alket Hatija ka vuajtur dënimin me burg në Shqipëri për të njëjtën vepër.

    “Kur ka zgjedhje krijohet amulli në institucione. Sot kemi ca institucioni që replikojnë me njëra-tjetrën. Ai është i njohur për trafikun e narkotikeve në shtetin italian dhe emri i tij është shfaqur shpesh herë. Bëhet fjalë për grupin e Shijakut, ku një pjesë e tyre janë arrestuar. Pas një kohe dënimet e tyre janë minimizuar dhe janë liruar. Arrestimi thuhet se është bërë pas kërkesës së Interpolit. Ai është dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik droge. Materialet i janë vendosur prokurorisë dhe në datën 11 korrik është marrë vendimi i Gjykatës për lirimin.

    Gjykata e Durrësit pasi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë vendosi masën detyrim paraqitje për Hatijan. Gjyqtari Petraq Suri arsyeton se avokati mbrojtës i klientit ka paraqitur dokumentacion sipas të cilës për të njëjtën vepër, Alket Hatija ka vuajtur dënimin në Shqipëri dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Për llogari të këtij grupi janë arrestuar në Itali 90 persona. Janë trafikuar gjysmë tonë drogë. Organizata shtrihej në disa shtete. Tek grupi i Shijakut janë dënuar 5 anëtarë në Shqipëri”- tha Hoxha.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja e Drogës: Arrestohet e lirohet në Durrës baroni i drogës në Milano, Alket Hatija

    Lirimi i Alket Hatijsë/ Alarmi: ‘Zoti i drogës’ është arratisur!

    Emri:  auto_456891499876242.jpg

Shikime: 317

Madhësia:  41.8 KB

    Pas vendimit të dhënë dje nga Gjykata e Durrësit për lirimin e Alket Hatijsë, sinjale vijnë edhe nga Italia fqinjë, ku 45-vjeçari është dënuar në 2015-ën në mungesë me 20 vite burgim për trafik droge.

    Media të ndryshme italiane shkruajnë se ky vendim i gjykatës mund të sjellë arratisjen nga burgu të 45-vjeçarit, i cili në vendin fqinjë etiketohet si “Zoti i Drogës”. Nofkë kjo, që sipas medieve në Itali, Hatija e ka fituar për arsye të aftësisë për të trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt vendit fqinjë.

    Madje, “Corriere Del Ticino” raporton se: "me shumë mundësi, Alket Hatija është arratisur".

    Arrestimi

    Alket Hatija, 45 vjeç, u arrestua të shtunën në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

    Policia shqiptare njoftoi se ai është dënuar në vitin 2015-ës, me me 20 vjet burgim. “Ai ishte vënë nën akuzë për ‘Trafikimi të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim’”, njoftoi Policia Shqiptare që ia kaloi dosjen Prokurorisë së Durrësit.

    Mediat italiane raportuan dje se: Hatija u arrestua nga policia shqiptare pas indikacioneve të karabinierëve të Milanos. Ai u vu në pranga në Durrës teksa ishte nisur për të takuar një mik.

    Lirimi nga Gjykata

    Me një vendim të dhënë paraditen e djeshme, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë së detyrim paraqitjes ndaj 45-vjeçarit, duke i dhënë kështu lirinë. Ndërkohë, që Prokuroria kërkoi masën e arrestit në burg deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit.

    Lidhur me vendimin, gjykata e Durrësit argumentoi se dënimin që ka marrë në Itali, Hatija e ka kryer në Shqipëri dhe se kërkesa e Prokurorisë, nuk shoqërohej me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”. Kërkesë kjo e cila është kusht për caktimin e masave shtrënguese për efekt të ekstradimit sipas parashikimeve të neneve 493 e 494 të Kodi të Procedurës Penale, sqaron më tej Gjykata.

    Apelimi i Prokurorisë

    Prokuroria e Durrësit ka apeluar mesditën e së mërkurës vendimin e Gjykatës së Durrësit, që liroi të shtetasin Alket Hatija, i arrestuar për qëllime ekstradimi në Itali.

    Në ankesën e saj prokuroria e cilëson vendimin e gjykatës krejtësisht të pabazuar dhe të mbështetur në fakte që nuk ekzistojnë.

    Sipas akuzës, të gjitha procedurat e ndjekura, që nga shpallja në kërkim, arrestimi dhe deri tek kërkesa për caktim mase sigurie me qëllim ekstradimin janë konfrom ligjit.

    Për këtë arsye Prokuroria e Durrësit i kërkon gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alket Hatijan, deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit. Tashmë do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë.

    “Zoti i drogës”

    Emri:  auto_alket-hatija1499875045.jpg

Shikime: 159

Madhësia:  17.2 KB

    Mediat italiane e cilësojnë Alket Hatijën “një nga zotërit e drogës, i aftë për të bërë të bërë të mundur transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Shqipëria në Milano”.

    Hatija, shkruan “La Republica”, jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej vazhdimisht nga persona të armatosur.

    Aktiviteti i tij prej narkotrafikanti lulëzonte, aq sa në Shqipëri bënte një jetë luksoze.

    Ai konsiderohet përgjegjës për 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë e trafikuar mes Janarit 2003 dhe Marsit 2004 në Milano. Sasi droge kjo që vlerësohet nga 35-45 milionë euro.

    Alket Hatija ishte një trafikant i pastër, një ‘kokë e madhe’ nga ata të cilët vetë nuk preknin 1 gr drogë, por që me një telefonatë urdhëronin trafikimin e sasive shumë të mëdha të drogës.

    Transporti i drogës nga Shqipëria në Itali bëhej me kamionë dhe makina me targa evropiane, që kalonin kufirin e Veriut të Italisë, si dhe anije.

    Gjuetia për Hatijan në Shqipëri

    Elementët për të rënë në gjurmët e tij nuk ishin të shumtë. Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu.

    Falë bashkëpunimit me Interpol dhe agjentët e Policisë Shqiptare, autoritetet italiane arritën që ta gjenin narkotrafikantin në qytetin e tij të lindjes.

    Megjithatë, arrestimi i tij u bë i mundur vetëm të shtunën, pasi autoritetet përfituan nga një prej udhëtimeve të tij në Durrës.

    Duke cituar autoritetet italiane, mediat e vendit fqinj shkruajnë se Hatija kishte arritur që ta transportonte të gjithë sasinë e drogës në territorin milanez në harkun kohor të një viti, nga Janari i 2013 –ën dhe Marsi 2014 -ës. Hetimet zbuluan se 45 – vjeçari kishte arritur të bënte të paktën 59 “rrugë”.

    Si transportonte kilogramë të tëra me drogë në Itali

    Mënyra sesi operonte ishte tepër e rafinuar. Fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër. Droga, e cila vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve, dorëzohej menjëherë. Kështu ‘malli’ nuk qëndronte për kohë të gjatë në ‘duart’ e narkotrafikantit, e pikërisht për këtë arsye nuk përdorte asnjë lloj magazine për të ruajtur lëndën narkotike.

    Zakonisht, për ngarkesat më të mëdha, i paraprinte udhëtimet e korrierëve të tij për të verifikuar personalisht që gjithçka të shkonte sipas planit.

    E pikërisht në një nga këto raste, bëri edhe gabimin e tij të vetëm, duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Falë të dhënave të mbledhura në atë rast, shumë vite më vonë, të shtunën e 8 Korrikut ai u arrestua.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja e Drogës: Arrestohet e lirohet në Durrës baroni i drogës në Milano, Alket Hatija

    Vendimi i Gjykatës: Arrestimi “me urdhër të Interpolit” shkeli të drejtat e Hatisë

    Vendimi i zbardhur i gjykatës tregon se Alket Hatija u la i lirë ndonëse gjyqtari Petrit Çurri kishte përpara një urdhër kërkimi ndërkombëtar për të, ndërkohë që arrestimi u cilësua i paligjshëm pasi shkel të drejtat e të dënuarit me 20 vjet burg për trafik droge.

    Emri:  alket-hatia-1.jpg

Shikime: 140

Madhësia:  18.9 KB
    Alket Hatija, i kërkuari nga Interpol Roma dhe i liruar nga Gjykata e Durrësit. Foto:Policia e Shtetit.

    Më 11 korrik, gjyqtari Petrit Çurri e quajti të paligjshëm arrestimin e të dënuarit për trafik droge, Alket Hatija dhe e liroi atë nga qelia, ndonëse kishte përpara një urdhër kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Roma.

    Vendimi i Gjykatës së Durrësit- një kopje e të cilit zotërohet nga BIRN, e argumenton “paligjshmërinë e arrestimit të përkohshëm” për të dënuarin me 20 vjet burg me mungesën e një kërkese nga Ministria e Drejtësisë për ekstradimin në Itali të Hatisë.

    Gjyqtari i çështjes i bën gjithashtu jehonë në vendim pretendimit të Hatisë se “e ka shlyer njëherë dënimin për të njëjtin fakt penal që Gjykata e Milanos e ka dënuar në shtator të vitit 2015”. Ky pretendim mbetet i pavërtetuar, përsa kohë që autoritetet shqiptare nuk e kanë marrë ende në duar vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos.

    “Gjykata vlerëson se në këtë rast janë shkelur të drejtat e të arrestuarit Alket Hatija, pasi ai ka të drejtën e kontestimit të kësaj mase në rast se e vlerëson të padrejtë,” thuhet në vendimin e marrë nga gjyqtari Çurri.

    “Gjykata vlerëson se në kushte të tilla, ndaj tij duhet të aplikohet një masë sigurimi e cila nuk i cenon interesat e tij dhe konkretisht ajo e detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore…,” shtohet në vendim.

    Alket Hatija, 44 vjeç-i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës, ndërsa qëndronte i fshehur në Berat pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme mori një kërkesë për “arrestim me qëllime ekstradimi” nga homologët italianë.

    Sipas të dhënave të dorëzuara në Gjykatë, urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatijan me 20 vjet burg për trafik narkotikësh.

    Duke ndjekur protokollin rutinë për raste të ngjashme, Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Durrësit miratimin e masës së “arrestit me burg” për qëllime ekstradimi dhe dorëzoi si prova dokumente të Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Brendshme dhe Interpolit që vërtetonin se Hatija ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Kërkesa e Prokurorisë bazohej në nenet 493, 494, 495 të Kodit të Procedurës Penale si dhe në marrëveshjen dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë dhe Konventën Europiane të Ekstradimeve.

    Kodi i Procedurës Penale i jep një rol të rëndësishëm Ministrisë së Drejtësisë në rastet e arrestimeve për qëllime ekstradimi, ndonëse i njeh të drejtën policisë gjyqësore të bëjë arrestime edhe pa kërkesën e saj.

    Neni 495 përcakton se: “në raste të ngutshme, policia gjyqësore mund të bëjë arrestimin e personit, kundër të cilit është paraqitur kërkesa për arrestim të përkohshëm”.

    “Gjykata, brenda dyzet e tetë orëve nga arrestimi e miraton atë, kur janë kushtet ose vendos lirimin e të arrestuarit. Për vendimin që merr ajo njofton Ministrin e Drejtësisë,” thuhet më tej.

    Pavarësisht këtij përcaktimi të Kodit të Procedurës, gjyqtari Çurri e cilësoi të pabazuar në ligj arrestimin e Prokurorisë për shkak të mungesës së kërkesave nga Ministria e Drejtësisë dhe shteti italian.

    Një vendim i tillë provokoi reagimin e ashpër të Prokurorisë dhe të ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, i cili i kërkoi Inspektoriatit të KLD-së që të verifikonte rastin e lirimit të Alket Hatijas nga Gjykata e Durrësit.

    Në ankimin e saj për Gjykatën e Apelit, Prokuroria e Durrësit thekson se vendimi për Alket Hatinë ka bërë “ineficent sistemin e kërkimit ndërkombëtar”.

    “Gjykata gabimish i është referuar neneve 493-494 të Kodit të Procedurës Penale, të cilat nuk rregullojnë faktin objekt gjykimi. Prokuroria në kërkesën e paraqitur gjykatës nuk ka kërkuar ekstradimin e shtetasit Alket Hatija dhe as caktimin e masë sigurimi mbi kërkesën e autoriteteve të drejtësisë italiane apo ministrisë së Drejtësisë. Fakti objekt hetimi ka qenë i posaçëm “Arrestim nga Policia Gjyqësore” i rregulluar qartësisht nga Neni 495 i Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në ankimin e prokurorit.

    Sipas Prokurorisë, gjykata duhej veçse të ndiqte procedurën me të cilën është vepruar në të gjitha rastet analoge të arrestimeve të përkohshme për qëllime ekstradimi. Prokuroria ka hedhur poshtë edhe pretendimin e avokatit të Hatisë se ai ishte dënuar njëherë për të njëjtën vepër penale që kërkohet nga Italia.

    Arrestimi i parë i Hatisë ndodhi në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, të cilat e akuzonin atë si pjesë të një organizate kriminale që kishte trafikuar qindra kilogramë heroinë në Itali me një vlerë të dyshuar tregu prej 35-40 milionë euro.

    Çështja u transferua në Shqipëri dhe pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010.

    Në apelimin e saj, Prokuroria thotë se dënimi i Hatisë në Shqipëri nuk sqaron asgjë rreth shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar.

    “Edhe pse këto pohime (dënimi i Hatisë në 2010) janë të vërteta, ato nuk sqarojnë asgjë lidhur me vendimin 4526/2015 të Gjykatës Italiane në mungesë të këtij vendimi,” pretendon Prokuroria e Durrësit.

    Klodiana Lala

    BIRN

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •