Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ngrihet Instituti Çabej në vilën e trashëguar të familjes



    Është themeluar mbrëmjen e së shtunës në një vilë të veçantë në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë Instituti Çabej.

    Briken Çabej, vajza e gjuhëtarit të shquar është trashëgimtarja e kësaj vile të vjetër me një oborr të vogël e kopsht të bukur.

    Ajo e ka rijetëzuar vilën duke i ruajtur identitetin dhe i dha vulën përfundimtare “Instituti Çabej”.

    “Ne po themelojmë Institutin me shpresën që të gjithë ju edhe pasaardhësit dhe bashkëpunëtorët do ta cojnë përpara dhe shpresojmë që kjo do të marrë rrugë të mbarë dhe do të mbijetojë “- u shpreh Brikena Cabej.

    Studiues, gjuhëtarë, historianë dhe personalitete të njohura të historisë kanë qenë të pranishëm në promovim.

    Pothuajse të gjithë janë në një mendje e të emocionuar. Moikom Zeqo e konsideroi ngritjen e këtij instituti me rëndësi të jashtëzakonshme.

    “ Ky institut edhe pa patur atkin juridik është një institut sepse është me instrumente të brendshme mendore, është i vetmi institut referencial që ka kultura shqiptare në të gjitha aspektet e saj dhe për shumë kohë do të jetë i pazëvendësueshëm sepse emri është i patjetërsueshëm," u shpreh Zeqo.

    Nuk kanë munguar emocionet e studiuesve arbëreshë Matteo Mandala e Francesco Altimari, që kanë përshëndetur ngritjen e këtij instituti.

    "Është një gur tjetër mbi të cilët të rinjtë të rejat janë të nxitur të ndjekin gjurmët e tij sepse gjuha është thesari më i madh që ka një popull"., u shpreh Mandala

    Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, tha se me ngritjen e institutit do të hidhet më shumë dritë në veprën e Eqerem Çabejt.

    "Profesor Cabej ishte një gjuhëtar i madh i papërsëritshëm mishërimi i Shkencave Albanologjike", shtoi Xhufi.

    Nuk kanë munguar në ditën e përurimit edhe studiues nga Kosova. Drejtuesit Brikena Çabej dhe bashkëshorti i saj Gjergj Shiko, deklarojnë se ky institut është i pavarur nga administrata shtetërore dhe partitë politike.

    Instituti Çabej ka si qëllim të bëjë të njohur, të botoj e të përhap trashëgimin shkencore, kulturore e didaktike të Eqrem Çabejt dhe figurave të tjera të shquara të albanistikës e kulturës shqiptare. Është themeluar mbrëmjen e së shtunës në një vilë të veçantë në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë Instituti Çabej. Briken Çabej, vajza e gjuhëtarit të shquar është trashëgimtarja e kësaj vile të vjetër me një oborr të vogël e kopsht të bukur. Ajo e ka rijetëzuar vilën duke i ruajtur identitetin dhe i dha vulën përfundimtare “Instituti Çabej”. “Ne po themelojmë Institutin me shpresën që të gjithë ju edhe pasaardhësit dhe bashkëpunëtorët do ta cojnë përpara dhe shpresojmë që kjo do të marrë rrugë të mbarë dhe do të mbijetojë “- u shpreh Brikena Cabej. Studiues, gjuhëtarë, historianë dhe personalitete të njohura të historisë kanë qenë të pranishëm në promovim. Pothuajse të gjithë janë në një mendje e të emocionuar. Moikom Zeqo e konsideroi ngritjen e këtij instituti me rëndësi të jashtëzakonshme. “ Ky institut edhe pa patur atkin juridik është një institut sepse është me instrumente të brendshme mendore, është i vetmi institut referencial që ka kultura shqiptare në të gjitha aspektet e saj dhe për shumë kohë do të jetë i pazëvendësueshëm sepse emri është i patjetërsueshëm," u shpreh Zeqo. Nuk kanë munguar emocionet e studiuesve arbëreshë Matteo Mandala e Francesco Altimari, që kanë përshëndetur ngritjen e këtij instituti. "Është një gur tjetër mbi të cilët të rinjtë të rejat janë të nxitur të ndjekin gjurmët e tij sepse gjuha është thesari më i madh që ka një popull"., u shpreh Mandala Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, tha se me ngritjen e institutit do të hidhet më shumë dritë në veprën e Eqerem Çabejt. "Profesr Cabej ishte një gjuhëtar i madh i papërsëritshëm mishërimi i Shkencave Albanologjike", shtoi Xhufi. Nuk kanë munguar në ditën e përurimit edhe studiues nga Kosova. Drejtuesit Brikena Çabej dhe bashkëshorti i saj Gjergj Shiko, deklarojnë se ky institut është i pavarur nga administrata shtetërore dhe partitë politike. Instituti Çabej ka si qëllim të bëjë të njohur, të botoj e të përhap trashëgimin shkencore, kulturore e didaktike të Eqrem Çabejt dhe figurave të tjera të shquara të albanistikës e kulturës shqiptare.

    Emri:  229011.jpg

Shikime: 439

Madhësia:  34.9 KB

    Shqiptarja

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    murik (06-07-2017),SERAFIM DILO (07-07-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ngrihet Instituti Çabej në vilën e trashëguar të familjes

    Nje lajm i mire per dy arsye. Arsyeja e pare eshte se instituti mban emrin e albanologut dhe gjuhetarit me te shquar shqiptar te shekullit te XX dhe do te ruaje e trashegoje punen e vepren e tij tek brezi i gjuhetareve e albanologeve te rinj sot e neser. Arsyeja e dyte, une do te thosha po aq e rendesishme sa e para, ka te beje me faktin se kjo eshte nje sipermarrje private jo shteterore. Familja Çabej e ka ngritur kete institut modest ne pronen e familjes. Perse do te thoni ju kjo arsyeja e dyte eshte po aq e rendesishme se e para? Kur isha heren e fundit ne Shqiperi, 6 vjet me pare, takova nje njeri me emer te kultures shqiptare, i cili po perpiqej te hapte nje muze privat me objekte te vjetra kulturore e historike shqiptare qe ai vete kishte arritur te gjurmonte e grumbullonte ne vite. E inkurajova qe t'i shkonte deri ne fund kesaj nisme pasi ishte nje sherbim qe do t'iu bente jo vetem shqiptareve por edhe atyre miliona turisteve te huaj qe do vizitojne ate vend qe nuk vine te pijne kafe e pije freskuese ne qindra kafenete e restorantet e vendit, por vijne qe te njihen me kulturen dhe traditen e ketij populli. Kur e pyeta mikun se perse nuk e kish ndermarre kete nisme private edhe pse kish vite qe e kish menduar, ai me tha: "Nuk do gruaja pasi me duhet te investoj nga te ardhurat e mia familjare." Gruaja qelloi qe te ishte prezente, dhe une nga kurioziteti e pyeta: "Perse nuk e lejon burrin qe ta hapi muzeun qe ka ne mendje?" Ajo u shfajesua me fjalet: "Muzeumet duhet ti hapi shteti e jo ne se nuk na dalin leket per hallet tona e jo me per muzeume!"

    Ajo qe me beri pershtypje nga ajo bisede ishte se: a) te gjithe vazhdojne te presin nga shteti qe te investoje per kulturen e artin b) akoma nuk e kane kuptuar qe investimi ne art e kulture nuk eshte humbjeprurer por fitimprures.

    Kur lexova kete lajm, mu kujtua ai bashkebisedim.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •