Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Edi Rama: Gramoz Ruçi, personi i padëshiruar në SHBA, do jetë kryetar i Kuvendit të ri

    Rama: Për mua 100%, Ruçi do jetë kryetar i Kuvendit të ri



    Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Gramoz Ruçi do jetë kryetar Kuvendi pas muajit shtator, kur edhe të formohet qeveria e re e drejtuar vetëm nga PS.

    I ftuar në "Top Story", Rama komentoi për herë të parë zërat që e lidhnin emrin e kryetarit të grupit parlamentar socialist me ulësen e kryeparlamentarit.

    Rama ka thënë se për të, Ruçi do jetë 100% kryetar i Kuvendit, por fjala e fundit do t'i takojë vetë atij.

    "Për mua 100% po. Por shpresoj të mos kem telefonatën në fund të emisionit që prit se s'më ke pyetur mua. Për mua 100% po", u shpreh Rama.

    A do të jetë Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi?
    Për mua 100% po. Por shpresoj të mos kem telefonatën në fund të emisionit që prit se s'më ke pyetur mua. Për mua 100% po.


    Rama: Do jem në Kuvend kur të betohet Meta

    Kryeministri Edi Rama ka shuar dyshimet duke se deklaruar se do jetë në Parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme të 24 korrikut, kur Ilir Meta të betohet si President i Republikës.

    I ftuar në "Top Story", Rama ka thënë se do jetë në Kuvend, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye që të mos marrë pjesë.

    “Ne e votuam atë si President dhe nuk ka arsye që unë të mos jem aty. Do të jemi të gjithë pasi ne kemi respekt për institucionin e Presidentit.

    Të tjerat që s’do jemi e s’do bëjmë janë folklor. Presidenti është konsensual. Shpresoj që ai ta gjejë sërish dashurinë dhe qetësinë”, u shpreh Rama.

    I pyetur lidhur me një bllokim të mundshëm të këshillave bashkiake nga LSI në bashkitë që drejton PS, Rama tha se kjo do të ishte tradhti ndaj kontratës.

    "Kjo do të tradhtonte një kontratë. Sot ne jemi zgjedhur për atë që kërkuam, pra kërkuam timonin pa të tjerë në krah. Në prehër nuk janë, por janë pasagjerë mbrapa, në demokraci jemi", tha ai.


    Rama: Ministrat teknikë të japin dorëheqjen

    Kryeministri Edi Rama ka folur për largimin e pritshëm të ministrave teknikë.

    Rama tha se nuk do t’i shkarkonte nga detyra, megjithatë shtoi se po pret që ministrat teknikë të PD-së të largohen vetë.

    “Unë nuk premtoj se do i shkarkoj, kam thënë se do largohen pas zgjedhjeve dhe besoj se kjo do të ndodhë përpara se të ndodhemi në kushtet kur duhet të gjejmë një rol tjetër.

    Emërimi i tyre ishte i nevojshëm ashtu siç shkuan gjërat, në kushte të vështira për të lehtësuar barrën e tensionit dhe paranojës që ka çdo opozitë kur hyn në një fushatë të vështirë.

    Mendoj se është e paarsyeshme për të gjithë, jo thjesht nga këndvështrimi im. I jepen edhe pak ditë për inerci pas zgjedhjeve, edhe kjo është e kuptueshme.

    Unë nuk mund ta gjykoj, s’jam gjykatësi i performancës së ministrave teknikë. E kam thënë se nga ai moment nuk do përfshihesha më në atë proces dhe fitova lirinë për të bërë fushatën pa pasur nevojë të kujdesem për procesin”, tha Rama.Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Gramoz Ruçi do jetë kryetar Kuvendi pas muajit shtator, kur edhe të formohet qeveria e re e drejtuar vetëm nga PS. I ftuar në "Top Story", Rama komentoi për herë të parë zërat që e lidhnin emrin e kryetarit të grupit parlamentar socialist me ulësen e kryeparlamentarit. Rama ka thënë se për të, Ruçi do jetë 100% kryetar i Kuvendit, por fjala e fundit do t'i takojë vetë atij. "Për mua 100% po. Por shpresoj të mos kem telefonatën në fund të emisionit që prit se s'më ke pyetur mua. Për mua 100% po", u shpreh Rama. A do të jetë Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi? Për mua 100% po. Por shpresoj të mos kem telefonatën në fund të emisionit që prit se s'më ke pyetur mua. Për mua 100% po. Rama: Do jem në Kuvend kur të betohet Meta Kryeministri Edi Rama ka shuar dyshimet duke se deklaruar se do jetë në Parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme të 24 korrikut, kur Ilir Meta të betohet si President i Republikës. I ftuar në "Top Story", Rama ka thënë se do jetë në Kuvend, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye që të mos marrë pjesë. “Ne e votuam atë si President dhe nuk ka arsye që unë të mos jem aty. Do të jemi të gjithë pasi ne kemi respekt për institucionin e Presidentit. Të tjerat që s’do jemi e s’do bëjmë janë folklor. Presidenti është konsensual. Shpresoj që ai ta gjejë sërish dashurinë dhe qetësinë”, u shpreh Rama. I pyetur lidhur me një bllokim të mundshëm të këshillave bashkiake nga LSI në bashkitë që drejton PS, Rama tha se kjo do të ishte tradhti ndaj kontratës. "Kjo do të tradhtonte një kontratë. Sot ne jemi zgjedhur për atë që kërkuam, pra kërkuam timonin pa të tjerë në krah. Në prehër nuk janë, por janë pasagjerë mbrapa, në demokraci jemi", tha ai. Rama: Ministrat teknikë të japin dorëheqjen Kryeministri Edi Rama ka folur për largimin e pritshëm të ministrave teknikë. Rama tha se nuk do t’i shkarkonte nga detyra, megjithatë shtoi se po pret që ministrat teknikë të PD-së të largohen vetë. “Unë nuk premtoj se do i shkarkoj, kam thënë se do largohen pas zgjedhjeve dhe besoj se kjo do të ndodhë përpara se të ndodhemi në kushtet kur duhet të gjejmë një rol tjetër. Emërimi i tyre ishte i nevojshëm ashtu siç shkuan gjërat, në kushte të vështira për të lehtësuar barrën e tensionit dhe paranojës që ka çdo opozitë kur hyn në një fushatë të vështirë. Mendoj se është e paarsyeshme për të gjithë, jo thjesht nga këndvështrimi im. I jepen edhe pak ditë për inerci pas zgjedhjeve, edhe kjo është e kuptueshme. Unë nuk mund ta gjykoj, s’jam gjykatësi i performancës së ministrave teknikë. E kam thënë se nga ai moment nuk do përfshihesha më në atë proces dhe fitova lirinë për të bërë fushatën pa pasur nevojë të kujdesem për procesin”, tha Rama.

    Shqiptarja

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edi Rama: Gramoz Ruçi, personi i padëshiruar në SHBA, do jetë kryetar i Kuvendit të ri

    27 vjet "lufte" per pluralizem perfundojne me venien ne kryen e kuvendit nje ish-minister te komunizmit...
    Tragji-komedi?
    Gjejani vete titullin...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •