Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Monika Kryemadhi si kryetare e LSI: Për skrap Ramadrogën!

    Emri:  foto-nje.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  49.9 KB

    LSI: “Oponencën e heshtur të shqiptarëve ta kthejmë në opozitë aktive që del hapur në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë”.

    Konventa Kombëtare e LSI-së zgjodhi dje Monika Kryemadhin si kryetare të re të partisë. Kryemadhi mori vota unanime të rreth 2500 anëtarëve të forumit më të lartë vendimmarrës të LSI. Në fjalimin e saj të parë si kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi konfirmoi se kjo parti politike do të jetë opozita reale e vendit. Ndryshe nga shumica e kryetarëve të partive që në kongrese dhe konventa flasin vetëm për suksese, Kryemadhi tregoi përgjegjshmëri politike kur kërkoi falje për atë gjëra që LSI-ja nuk ka mundur t’i realizojë. Ajo ju drejtua shqiptarëve me një ndjesë në emër të LSI-së për faktin se kjo forcë politike nuk reagoi me forcën e duhur për keqqeverisjen e Partisë Socialiste. Kryemadhi kërkoi ndjesë që LSI nuk reagoi me forcë kur Kryeministri Edi Rama e ktheu vendin në plantacion kanabisi apo kur jepte koncesione. Ajo tha se LSI-ja duhet të ishte treguar më e ashpër në aksionet e saj politike, duke bojkotuar edhe Parlamentin kur media kapej nga Rilindja dhe kur korrupsioni galopant po dëmtonte ekonominë e vendit.

    Duke i njohur këto qëndrime si gabime të LSI-së, Monika Kryemadhi premtoi se misioni i ri i kësaj force politike është opozita. Kryetarja e re e LSI-së premton një opozitë të fortë dhe jo të zakonshme kundër Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se opozita e LSI do të jetë në sheshet e në rrugët e vendit dhe kudo ku qytetarët janë pre e padrejtësisë dhe abuzimit nga ana e Rilindjes. Ndërkohë një opozitë po kaq të fortë premtoi edhe në Kuvend.

    Në fjalimin e saj të partë si kryetare e LSI-së, Kryemadhi i ktheu një përgjigje direkte Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të Rilindjes që në këto zgjedhje tentuan eliminimin politik të LSI.

    “Për ne do të jetë një rrugë e gjatë dhe me vështirësi, por për një gjë jam e sigurt se do jetë një rrugë pa kthim prapa. Ne jemi padyshim forca kryesore opozitare në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve zgjodhën si rezistencë bojkotin ndaj bandave të krimit, i cili shpërtheu me 25 qershor. Ne do te jemi një forcë udhëheqëse opozitare, ne do te jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë.- u shpreh Kryemadhi.

    Kryetarja e re e LSI, një ndër gratë e pakta të politikës shqiptare që ka arritur të drejtojë një parti të madhe parlamentare, ka premtuar dje se beteja nuk bëhet për partitë dhe pushtetin, por për të shpëtuar Shqipërinë. “Duke filluar që sot ne do të punojmë për ta kthyer mbrapsht qeverinë që nuk e sollën votat, por paratë e drogës. Sot ju me dhatë votën për të drejtuar një opozitë. Kjo është një detyrë pa kushte për mua dhe unë ju jap fjalën e nderit, jo të një gruaje, po fjalën e nderit të një nëne se nuk do të ndalem asnjë minutë, asnjë sekondë që ky vend të mos jetë më vatra e krimit të monarkëve”.- u shpreh Kryemadhi.

    Retorika e fortë e Kryemadhit për opozitën e re të vendit bazohet dhe në faktin se LSI-ja është e vetmja parti parlamente që ka marrë misionin e kundërshtimit të qeverisjes së Partisë Socialiste. PD është futur në një krizë pa kthim për zgjedhjen e kryetarit dhe ka dyshime të forta për një bashkëpunim të hapur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që vijon edhe këto ditë. Në këtë mënyrë, PD nuk ka mundësi dhe mesa duket as vetë Basha nuk do të jetë opozita reale e vendit, sepse pakti i 18 majit vazhdon mes Ramës dhe Bashës. Pakt që solli humbjen drastike të demokratëve. Ndaj LSI pritet të jetë forca më kundërshtare ndaj Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama në Parlament.

    Vendi ka hyrë në një fazë të re ku skena politike ka ndryshuar. Përballë një mazhorance me 74 vota, partitë opozitare pritet të organizohen. LSI do jetë lokomotiva e trenit opozitar, ku pritet një rreshtim i forcave nga radhët e politikës, shoqërisë civile, dhe sidomos rinia. Kreu i LIBRA, Ben Blushi mbështet idenë e një fronti të madh opozitar në gjithë vendin. Ai kërkon që edhe PD-në ta kthejmë në udhën e mbarë të një opozite reale, duke bërë supërfront me LSI, PD, LIBRA, PAA, PR, LZHK, PDK, PDS,etj.

    Do kemi përballje të vështirë në vjeshtë mes qeverisë dhe opozitës së re dhe FRONTIN opozitar që po krijohet.


    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Monika Kryemadhi si kryetare e LSI: Për skrap Ramadrogën!

    Ne duhet te jemi vertet vend shum i madh ku nuk te çudit me asgje,ndodh dhe qe presidenti i vendit te zgjedhi gruan kryetare partie.

    Vetingun thon budallenjt,keta nuk duan tja dine jo per etiken e institucionit por nuk e rruajn fare.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •