Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Kreu i ODHIR: "Presion i madh qytetarëve të punësuar në shtet në këto zgjedhje"

    Kreu i vëzhguesve të ODIHR: Presione për votën në shërbimin civil

    Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, kreu i Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtar të ODIHR, Peter Tejler, rendit disa nga problemet që shoqëruan procesin, duke nisur nga raportimet për blerje të votave apo presionet nga grupet kriminale.

    “Këto janë çështje që ne më së shumti i kemi marrë nga mediat dhe ne dimë që po hetohen nga policia dhe kemi dëgjuar se ka qenë e përhapur. Por ne kemi parë edhe gjëra të tjera, të cilat mendoj se janë të rëndësishme. Ka pasur presione nga një numër i caktuar personash, jo vetëm nga kriminelë, por presione në mënyrë të veçantë në shërbimin civil. Interesante është se pamë gjithashtu se la pasur votime të autorizuara, kemi parë firma identike kur shohim vendin ku hidhet firma. Ka gjithashtu edhe votim në grup. Kemi vënë re gjatë ditës së zgjedhjeve boja e që përdorej për shenjë në gishtin e votuesit, nuk dukej qartë. Pra ka disa çështje, kemi parë edhe presione ndaj votuesve në përgjithësi”.

    Shefi i Vëzhguesve të ODIHR, në intervistën ekskluzive për Vizion PLUS, thotë se klasa politike shqiptare duhet të adresojë në reformën zgjedhore problemet e vërejtura.

    “Ajo që mendoj se duhet adresuar është administrimi shumë i madh politik i administratës, duke nisur nga KQZ e deri tek grupet e numërimit të votave. Depolitizomi i gjithë administrues zgjedhore mendoj se është çështja më e rëndësishme. Marrëveshja politike mes mazhorancës dhe opozitës kishte si pjesë e saj edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe pse ka disa çështje që duhen parë, kuadri ligjor në përgjithësi është i mirë. Por ka disa momente që ligji nuk është shumë i qartë. Por ky është një proces në zhvillim dhe ODIHR është gati të mbështesë procesin e përmirësimit të procesit zgjedhor në Shqipëri. Asnjë proces zgjedhor nuk është perfekt. Prandaj jemi gati t’ju mbështesim”
    Marrëveshja politike Rama-Basha, që parapriu zgjedhjet, parashikon krijimin e mundësisë së votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Por çfarë mendon Peter Tejler për këtë?

    “Ne nuk diskutojmë për votimin dhe numërimin elektronik, por është një çështje e vështirë. Është një çështje shumë e avancuar teknike. Sigurisht që autoritet shqiptare do të merren me këtë çështje. Por votimi elektronik nuk është i lehtë. Dhe duhet të vendoset se çfarë është numërimi elektronik. Është vetë votimi? Numërimi? Çfarë është? Dhe kjo ende nuk është përcaktuar”
    ODIHR pritet të publikojë në muajin shtator raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 Qershorit. Sipas shefit të Misionit, nuk mund të flitet për hapa përpara apo hapa mbrapa, pasi ka kaluar koha e krahasimeve.

    VizionPlus

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Kreu i ODHIR: "Presion i madh qytetarëve të punësuar në shtet në këto zgjedhje"

    Paska thene te gjitha ato qe nuk deshte a nuk kerkoj PD-ja. Dhe duke e ditur se do humte,edhe ne opozite nuk kerkoj kurre depolitizimin e administrates...,sepse siç na mesonte shoku Sali kur ishte ne qeveri ; "administrata publike duhet te jete politike",dhe diskutimi ishte per shkollat...

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •