Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Shoqata e Policëve në Lirim: "Oficerin Artan Cuku e vrau shteti i drejtuar nga Rama e Tahiri"

    Ekzekutimi i Artan Cukut, Shoqata e Policëve në Lirim: Ja motivi i vrasjes

    Vetëm pak ditë më parë, është bërë i mundit arrestimi i autorit të dyshuar për vrasjen e komisar Artan Cuku, i identifikuar si Mikel Shallari.

    Sot me anë të një reagimi, Shoqata e Policeve ne Lirim eshte shprehur se, Artan Cukun e vrau shteti dhe se ai nuk është vrarë për motive gjakmarrje, por për shkak të detyrës. Gjithashtu në deklaratë thuhet se Policia Politike e ish Ministrit Saimir Tahiri tentoi te shiste këtë ngjarje të rëndë të ndodhur për motive gjakmarrjeje.

    DEKLARATA:

    Artan Cukun e vrau shteti!

    Hetimi mbi vrasjen e oficerit Artan Cuku u zbardh. SH.P.P.L-2013 dhe çdo anëtar i saj ka deklaruar që nga dita e ekzekutimit e në vazhdimësi se vrasja ndodhi për shkak të detyrës dhe vetëm për shkak të detyrës. Asnjë motiv gjakëmarrjeje nuk ekzistonte.

    Shteti Policor dhe Policia Politike e ish Ministrit Saimir Tahiri tentoi dëshpërimisht deri edhe kur u evidentua autori ta shiste këtë ngjarje të rëndë të ndodhur për motive gjakmarrjeje. Sepse kështu mund të justifikonte pseudoreformat që ndërmori në 2013 në strukturat e Policisë së Shtetit duke braktisur dhe hedhur në rrugë qindra oficerë të kualifikuar për t’i zëvendësuar me militant partie, me militantët e drogës. Viktimë e këtyre pseudoreformave mbeti edhe Oficeri i jashtëzakonshëm Artan Cuku, veçse ky rezultoi viktimë fatale.

    Pas 20 vitesh karrierë policore Artan Cuku e pa veten në rrugë, i braktisur nga shteti që i shërbeu devotshmërisht, nga struktura policore për të cilën ai sakrifikoi dhe u përballë çdo ditë me krimin dhe kriminelët. Nuk mbeti me kaq, Shteti Policor dhe Kryministri Edi Rama e braktisën edhe gjatë përcjelljes së tij nga kjo jetë. Kryeministri Rama nuk gjeti kurajon për të përcjellë asnjë ngushëllim, asnjë ndjesë apo përgjegjësi si kryetari i shtetit e më keq akoma, nuk lejoi t’i kryheshin homazhet ashtu siç i takonte dhe meritonte si një Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit në Institucionin Qëndror të PSH.

    Artan Cuku Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, me 20 vjet përvojë pune përfshirë arsimimin policor, i cili ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në Qarqet Berat, Durrës, Fier, Tiranë, Vlorë etj. Njohës shumë i mirë i situatës kriminale në Republikën e Shqipërisë, ekspert në luftën kundër pastrimit të parave, me aftësi të veçanta komunikimi dhe lidershipi, me aftësi shumë të mira operacionale ku për shkak të detyrave si inspektor dhe shef i Policisë Kriminale, Zv/Drejtor në disa qarqe si dhe Drejtor Policie në Qarkun Vlorë ka realizuar me sukses hetimin, dokumentimin dhe arrestimin e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Pra Artan Cuku ishte një dorë e hekurt në luftën kundër kriminalitetit.

    Dokumentimi e zbulimi i autorësisë, mekanzimit dhe motiveve të vrasjes, si dhe vënia përpara drejtësisë së autorëve, bashkëpuntorëve dhe porositësve të vrasjes, për të cilën koha vërtetoi se kishte të bënte vetëm me detyrën e kryer ndër vite në strukturat e policisë së shtetit, ndaj ish drejtuesit të lartë dhe kolegut tonë tregon me zë të lartë se sa e braktisur dhe e pasigurtë është sot e gjithë armata e ish drejtuesve dhe ish punonjësve të policisë të larguar nga strukturat policore por edhe i drejtuesve dhe punonjësve të policisë pjesë e organizatës policore, të cilët për shkak të detyrës janë të ekspozuar përballë krimit.

    Gjejmë rastin të shprehim falenderimet tona Prokurorisë dhe strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit të angazhuara për hetimin deri në zbardhjen e së vërtetës.

    Në kujtim të jetës dhe veprës së Tij!

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shoqata e Policëve në Lirim: "Oficerin Artan Cukun e vrau shteti i drejtuar nga Rama e Tahiri"

    Ministri Demiraj i jep Medaljen e Nderit komisarit Artan Cuku, pas vdekjes

    Ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:

    Emri:  artan-cuku1.jpg

Shikime: 271

Madhësia:  118.2 KB

    “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

    Kujtojmë se komisari Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë.

    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç.

    Skedarët e Bashkëngjitur 173576

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-06-2017 më 14:16

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shoqata e Policëve në Lirim: "Oficerin Artan Cuku e vrau shteti i drejtuar nga Rama e Tahiri"

    Vrasja mafioze/ Dosjet e bujshme që rihapi Artan Cuku, zbulohet kërcënimi

    Tri janë pistat kryesore që po hetohen për zbardhjen e vrasjes së ish-drejtuesit të lartë të Policisë, Artan Cuku.

    Emri:  cuku-vrasja.jpg

Shikime: 114

Madhësia:  54.8 KB

    Burime nga grupi hetimor thanë për “Panorama” se dyshimet se vrasja mund të jetë kryer për shkak të detyrës, lidhen edhe me një kërcënim për jetën që Cuku ka marrë në kohën kur drejtonte Policinë e Vlorës.

    Kërcënim që i erdhi për shkak të rihapjes së një dosjeje të vjetër, që solli arrestime të tjera. Burimet thanë se dy pisa të tjera janë ajo e hakmarrjes dhe ndonjë konflikti të mundshëm i kohëve të fundit, që lidhet me policinë private që Cuku administronte. Konfliktet e mundshme për ndonjë tender të fituar nga ai po verifikohen nga Policia.

    Në fund të vitit 2012, Cuku me iniciativën e tij ka rihapur dosjen e disa ngjarjeve të rënda në Vlorë, mes tyre edhe atë të ndodhur në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”, mes dy grupeve kriminale, që zanafillën e ka në Spanjë, shkruan “Panorama”.

    Për këtë ngjarje është arrestuar edhe një person. Menjëherë pas arrestimit të tij, Cuku u kërcënua. Por, po për shkak të detyrës, po hetohet edhe një çështje e ndjekur po nga Artan Cuku, gjatë kohës që ishte në shërbim në strukturat e Policisë së Fierit.

    Vrasja për shkak të detyrës së mbajtur në Polici është konfirmuar verbalisht edhe nga vëllezërit e Artan Cukut.

    Ndonëse ende nuk u është marrë deklarim zyrtarisht në lidhje me ngjarjen, në komunikimet e para që ata kanë pasur me oficerët e Policisë kanë konfirmuar se Cuku nuk ka pasur probleme personale.

    Ata janë shprehur se nuk besojnë as te ndonjë hakmarrje e mundshme, pasi ngjarja e ndodhur në Komisariatin nr.4 në vitin 2005 ishte mbyllur me familjen e viktimës.

    HAKMARRJA

    Sipas burimeve nga grupi hetimor, një tjetër pistë e hetimit për vrasjen e Artan Cukut është edhe ngjarja e vitit 2005, kohë kur ai mbante detyrën e shefit të Krimeve në Komisariatit nr.4 në Tiranë.

    Në ambientet e këtij Komisariati në atë kohë është shoqëruar shtetasi Agim Daka. Gjatë marrjes në pyetje, Daka pretendohet se i rrëmbeu armën nga brezi Cukut dhe vrau veten. Cuku ishte angazhuar në marrjen në pyetje të Dakës, me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës. Për këtë ngjarje, si në aspektin ligjor, ashtu edhe me kanun, familja Cuku dhe Daka e kishin mbyllur historinë mes tyre si ngjarje aksidentale.

    Madje, familja Daka ka dhënë edhe besën që nuk do të kishte gjakmarrje në lidhje me atë që ndodhi. Por hetimi në këtë drejtim ka nisur edhe për shkak se vëllai Agim Dakës, që ndodhej në burg, prej pak kohësh ka rifituar lirinë.

    Nga ana tjetër, nisur edhe nga dëshmitarët e vrasjes së Artan Cukut, që konfirmojnë se njëri prej autorëve kishte dialekt verior, është një e dhënë që është marrë në konsideratë për këtë pistë hetimi.

    ETLEVA DELIA
    PANORAMA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-06-2017 më 14:15

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shoqata e Policëve në Lirim: "Oficerin Artan Cuku e vrau shteti i drejtuar nga Rama e Tahiri"

    Mikel Shallari pranon vrasjen e Cukut, tregon emrin e porositësit



    Kur kanë kaluar pak më shumë se dy javë nga arrestimi si autor i dyshuar i vrasjes se komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari ka pranuar vrasjen.

    24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin, por që Prokuroria dhe Policia nuk pranojnë të japin detaje për shkak të sekretit hetimor. Gjithashtu i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy.

    Armët pas krimit Shallari i ka fshehur ne fshatin Polovin të Kuçovës. Ato mësohet se janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku edhe po ekzaminohen. Akt-ekspertimi balistik ende nuk ka përfunduar për të përcaktuar shkencërisht nëse janë armën që kanë qëlluar mbi oficerin e policisë.

    Por Mikel Shallari sipas burimeve është dorëzuar nga provat e sjella nga grupi hetimor të cilit faktojnë se ai është ekzekutori.

    Ndërsa pistat e hetimit vazhdojnë të të jenë dy. Ajo për shkak të detyrës që Cuku ka kryer në drejtorinë e policisë së Vlorës, Fierit dhe Beratit, si dhe ajo e hakmarrjes.

    Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin në kohë në kur po hynte në pallatin ku banonte. 42 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhë rshme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari.

    Tv Klan

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shoqata e Policëve në Lirim: "Oficerin Artan Cuku e vrau shteti i drejtuar nga Rama e Tahiri"

    Vrasësi i Cukut lihet në burg, ja si e zbuloi Prokuroria autorin

    Emri:  sha.jpg

Shikime: 205

Madhësia:  50.2 KB

    Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mikel Shallarin i akuzuar për vrasjen e komisar Artan Cuku.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Mikel Shallarin, i cili u arrestua dy ditë më parë si autori i dyshuar i vrasjes së ish-drejtuesit të lartë të policisë.

    Prokurorët e Krimeve të Rënda bënë me dije se identifikimi i autorit është bërë përmes profilit të ADN dhe ka përputhshmëri gjenetike 100% me gjurmët e gjetura në vendngjarje.

    Janë ndjekur kamerat e bizneseve deri te sheshi “Willson” në zonën e Tiranës së Re dhe aty është parë që Mikeli ka hequr bluzën dhe e ka hedhur në kosh, e cila më pas është gjetur nga ekspertët.

    Organi i akuzës bëri të ditur se të dhënat për të akuzuarin i ka marrë nga Interpol Berna, pasi Mikel Shallari ka qenë i dënuar për trafik droge në Zvicrës.

    Sipas prokurorisë, të dhënat e ADN janë përfituar nga një bluzë që i akuzuari për krimin e rëndë e hodhi në një kosh pas ekzekutimit. Shallari kishte futur dorën në xhepin e bluzës duke lënë aty mbetjet biologjike që çuan në identifikimin e tij.

    Shqip

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shoqata e Policëve në Lirim: "Oficerin Artan Cuku e vrau shteti i drejtuar nga Rama e Tahiri"

    Vrasja e Artan Cukut/ Mikel Shallarin e ndihmoi kushëriri i tij, policia e shpall në kërkim

    Emri:  mikel-shallari-itled.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  32.7 KB

    Mikel Shallari nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e ish- drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.

    Burime nga policia bëjnë të ditur për “Abc News” se ai është ndihmuar nga kushëriri i tij, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

    Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Policia mësohet se ka prova të forta që implikojnë edhe kushëririn e 24-vjeçarit në vrasjen e Cukut më 8 prill.

    Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se policia ka edhe emrin e porositësit të vrasjes së Artan Cukut, pavarësisht se Shallari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.

    Ai thuhet se është nga Mbrostari i Fierit, dhe sipas burimeve nga policia, dyshohet se ndodhet jashtë vendit.

    Mësohet se i ndjeri Artan Cuku kishte hapur hetimin për një dosje në ngarkim të këtij personi, në kohën kur drejtonte policinë e Vlorës.

    Gazeta Shqiptare

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shoqata e Policëve në Lirim: "Oficerin Artan Cuku e vrau shteti i drejtuar nga Rama e Tahiri"

    Dëshmia e vrasësit të Artan Cukut: Ju tregoj vlonjatin dhe fierakun që porositën, të dy me…

    Dy javë pas arrestimit, Mikel Shallari vendos të bashkëpunojë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pranon të ketë ekzekutuar komisarin Dritan Cuku mbrëmjen e 8 prillit, për shkak të detyrës së tij si shef në komisariatit të Vlorës.

    Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në studion e lajmeve në “News 24” zbulon detaje të reja nga marrja në pyetje e Shallarit si dhe informacione të vlefshme për vendndodhjen e porositësve të krimit.

    klod lala
    Sipas saj, 24-vjeçari nga Kuçova ka folur në statusin e të penduarit, pasi kërkoi fillimisht marrjen në mbrojtje të familjes së tij, nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme.

    Pasi është siguruar për këtë, ai ka bërë një rrëfim të gjatë e të detajur, ku ndër të tjera sqaron se me dy personat që kanë porositur vrasjen e Cukut është njohur në një burg në Zvicër.

    Sipas tij, “njëri është me origjinë nga Vlora dhe tjetri nga Fieri dhe arsyeja pse kërkonin vrasjen e komisarit ka qënë për shkak të hapjes së një dosje mes dy bandave rivale nga Vlora e Fieri, me shumë ekzekutime mes tyre, që ishte arkivuar deri në kohën që Cuku mori drejtimin e komisariatit të Vlorës”.

    Këta dy persona, emrat dhe fotot e të cilëve i ka tashmë policia e prokuroria mësohet të jenë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se nuk ndodhen në Shqipëri. Lala konfirmoi gjithashtu se bëhet fjalë për dy persona me precedent të theksuar kriminalë.

    Gjithashtu, mësohet se i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy. Ai ka dëshmuar të ketë udhëtuar drejt vendlindjes së tij Polovin, një fshat në Kuçovë, ditën e krimit dhe pikërisht aty ka fshehur dy pistoletat. Sipas gazetares Klodiana Lala, të dyja pistoletat janë gjetur në vendin e diktuar nga Shallari, por për të vërtetuar që janë ato armët e vrasjes së Cukut do të duhet analiza balistike, raporton BalkanWeb.

    Kujtojmë se Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin në kohë në kur po hynte në pallatin ku banonte. 42 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhë rshme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari.

    Mikel Shallari pranon vrasjen e Cukut, tregon emrin e porositësit

    Kur kanë kaluar pak më shumë se dy javë nga arrestimi si autor i dyshuar i vrasjes se komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari ka pranuar vrasjen.

    24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin, por që Prokuroria dhe Policia nuk pranojnë të japin detaje për shkak të sekretit hetimor. Gjithashtu i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy.

    Armët pas krimit Shallari i ka fshehur ne fshatin Polovin të Kuçovës. Ato mësohet se janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku edhe po ekzaminohen. Akt-ekspertimi balistik ende nuk ka përfunduar për të përcaktuar shkencërisht nëse janë armën që kanë qëlluar mbi oficerin policisë.

    Por Mikel Shallari sipas burimeve është dorëzuar nga provat e sjella nga grupi hetimor të cilit faktoje se ai është ekzekutori.

    Ndërsa pistat e hetimit vazhdojnë të të jene dy. Ajo për shkak të detyrës që Cuku ka kryer në drejtorinë e policisë së Vlorës, Fierit dhe Beratit, si dhe ajo e hakmarrjes.

    Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin në kohë në kur po hynte në pallatin ku banonte. 42 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhërshme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari.

    Tv Klan

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •